Festa e Bajramit ritual adhurimi dhe thirrje në natyrshmëri

Hutbe e Fitër Bajramit nga Medineja e Ndritshme     01-10-1443 H     10-04-2024 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema  Festa e Bajramit ritual adhurimi dhe thirrje në natyrshmëri

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, sa kohë që të lindi dielli i Bajramit dhe të ngrihet  lartë, sa kohë retë të sjellin shi dhe përgëzim, dhe sa kohë të vetëtimat të shkëlqejnë dhe të shuhen.

Zoti është më i Madhi, sa kohë pema të lëshoj aromë dhe erë të mirë, sa kohë të lëshojë gjethe pema pas ujitjes dhe të gjelbërojë, dhe sa kohë kopshtet të lëshojnë lulet e tyre dhe të zbukurohen.

Zoti është më i Madhi, ashtu siç fillon dhe mbaron muaji i agjërimit, ndërsa gjoksi i mallit trazohet dhe digjet, dhe sikur syri dhe dora kërkojnë peshën e tij dhe trazohen.

Zoti është më i Madhi, ashtu si grykët që tingëllojnë në përkujtim, si gurët që u fundosën nga frika e Zotit të tyre, dhe si gjuhët që përsërisin dhe pohojnë monoteizmin, besimin në Një Zot.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Lavdërimet janë Zotin, i Cili i filloi veprat e mirësisë dhe i ktheu ato përsëri, përcaktoi pozicionet e ligjshmërisë dhe ato që Ai i deshi, vendosi rregullat e fesë dhe i tregoi ato. Ai është që Krijoi nga fillimi dhe që përsëritën krijimin, Ai që vendosën çfarë dëshiron, Ai i Cili vuri në pah veçoritë e vlerave të fesë në ditën e Bajramit, i foli botës së heshtur me argumentat e Njësimit të Zotit, dhe bashkoi në fenë Islame nga përsosmëritë  e ligjeve, aspektet dhe interpretimet e tyre. Sikurse zgjodhi këtë vend të bekuar, përzgjodhi për të rojet dhe mbështetësit e tij, dhe e ruajti atë nga çdo gjë që e dëmton atë dhe nga çdokush që e dëmton atë.

Zotin e lavdërojmë me lavdërimet e atij që shqiptoi i pari deklaratën e tij, që derdhi mbi të bojën e bekimeve dhe lëshoi shumë lavdërime.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.          

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Dëshminë e atij që e vendosi atë në zemrën dhe e shqiptoj me gjuhën e tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe pasuesit e tyre në vepra të mira, Ai e plotësoi mirësi, begatin dhe dashamirësin e Tij.

Në vijim

O besimtarë dhe besimtare! Urime për ju festa e Fitër Bajramit tuaj në kopshtet dhe begatitë e të cilit po qëndroni, dhe po shijoni nga pijet dhe ëmbëlsirat e tij. Keni marrë nga koha e tij pranverën dhe rininë dhe keni korrur prej frutave të tij më të mirat dhe më të shijshmet e vitit.  Ditët tuaja janë akoma festë dhe gëzimi i juaj vetëm është rritur. Zoti ju takoftë me këtë Bajram dhe begatitë e tij, ju shumëfishoftë gëzimin dhe harenë e tij, ju dhuroftë jetë për të tjerët si ai, në begatitë më të bollshme dhe më të plota, dhe ju dhënë periudha më të gjëra dhe më të gjata në kohë.

“Bajrami ka filluar dhe shenjat e tij janë shfaqur, fillimi i tij është mirëpritur dhe lajmi i mirë është përhapur,

Toka ka veshur rrobat e saj të mëndafshta, livadhi ka buzëqeshur nga lulet e tij.

Dora e mirësisë në këtë mëngjes gërvishti diçka në banesë, Fitër Bajrami u shpërnda,

Mbushi  tokën me një dritë vezulluese dhe aromatike.

Zoti e bekoftë ditën tuaj, sa të pastra janë virtytet e saj, feja e udhëzimit i ka vendosur ritualet e saj.”

Vëllezër në besim! Këto janë karvanët e Bajramit të lavdishëm që rrjedhin në këto vende të ndritshme dhe të pastra si shiu që bie nga qielli. Në këtë ditë të bukur njerëzit mbulohen me ndjenja gëzimi, feste dhe kënaqësie, ashtu sikur mbulohet livadhi i freskët kur laget me shiun nga qielli. Çfarë e pushton të përmalluarin kur pret të dashurin e munguar?! Kjo është një ditë në të cilën aroma e lumturisë shpërthen në shpirtrat e njerëzve dhe aroma e qetësisë dhe gëzimit përhapet në zemra. Pas një sezoni madhështorë nga sezonet e adhurimit, në të cilën u shfaqën mirësitë dhe bekimet e Zotit, u derdhën bekimet dhe mëshirat e Tij, pasi shpirtrat u ngopën nga burimi i adhurimit në muajin e agjërimit.

LEXO  Këshilla për dimrin - Medina 17.01.2020

O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë dita e Bajrimit në Islam, përkundër orëve të pakta të tij, i ngjan momenteve të kënaqësisë që zgjasin në kohë. Orët e tij të skadencës, përfundimit,  janë të shpejta, ndërsa efektet e tij janë të gjata. Ndjenjat e gëzimit dhe manifestimi i lumturisë së tij  që qëndrojnë në zemra janë sikur lidhja e parfumit me pronarin e tij për një kohë. Derisa i kthehet malli për Bajramin, i cili pasohet nga nostalgjia, e dëshiron atë sikur dëshira për një hije të bukur në mesin e shkretëtirës, ​​dhe lëvizën drejt tij sikur lëvizën i eturi drejt hijes të freskët dhe të këndshme.

Vërtetë kjo fe madhështore është feja e monoteizmit dhe e sheriatit, legjislacionit, dhe feja e adhurimit të pastër vetëm ndaj Zotit. Sikurse ajo është feja e jetës dhe kësaj bote, feja e ndërtimit dhe feja e zhvillimit, feja e moralit dhe e vlerave. Ajo është fe e ekuilibruar dhe e ndërtuar plotësisht. Kjo përsosmëri është e dukshme në tiparet e bukurisë që janë të ngulitura në të gjitha aspektet e jetës, sepse Ligjvënësi i saj, Allahu i Madhërishëm është i Bukur dhe e do të bukurën, bukurinë e dukshme dhe atë të fshehtë. Allahu i Madhërishëm është i Bukur në Veten e Tij, i Bukur në Cilësitë dhe në veprat e Tij, derisa ajo bukuri Hyjnore vërshoi në universin e Tij, në krijimin e Tij, në legjislacionin dhe në vendimet e Tij.

Feja Islame nuk është një murgjëri memece që qëndron vetëm pas perdeve të ritualeve të adhurimit, sikurse nuk është as me materializmin e zbrazët që nxiton vetëm pas mirazhit të paraqitjeve të vjetruara, por se është feja e rrjedhës së jetës, e cila lëvizën në heshtje në damarët e ekzistencës dhe lëvizën si një përrua lutjesh e përgjërimesh, ku me të gjithësia stoliset me bukuri dhe madhështi, me ndërtim dhe dhurim, me moral dhe me vlera. Islami është një fe që ndërthur bukurinë e së jashtmes dhe me bukurinë e të brendshmes, shkëlqimin e sjelljes, pastërtinë e zemrave dhe freskinë e një jete të qetë dhe përhapjen e gëzimit në të gjitha aspektet e jetës. Islami, është si një lumë i freskët nga i cili shuan etjen muslimani, për tu nisur në këtë univers të madh për të arritur vullnetin e Zotit në krijimin e kësaj qenie njerëzore, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të…” (Hud 61)

Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se ka thënë: “Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur në Medine ka gjetur popullin që kishin dy ditë në të cilat ata luanin, festonin, që në kohën e injorancës, para Islamit, dhe ka thënë: Vërtetë Allahu ua ka zëvendësuar ato dy ditë me diçka shumë më të mirë sa ata; me ditën e Fitër Bajramit dhe me ditën e Kurban Bajramit.” Në Islam, Bajrami, festa legjitimohet pas plotësimit dhe kryerjes së dy adhurimeve madhështore dhe kalimit të dy sezoneve të mëdha nga sezonit e adhurimeve të mëdha, për të kombinuar, bashkuar Ligjvënësi i Urtë, Allahu i Madhërishëm,  në mes dualitetit të përsosjes shpirtërore dhe rritjes së besimit dhe gëzimin e lumturisë së jetës së qeshur në shpirtin njerëzor, në një dualitet të mrekullueshëm që zbulon përsosmërinë e ligjshmërisë Hyjnore, nga ku Ligjvënësi kërkon të lartësojë shpirtin njerëzor, dhe ta ngrejë atë lart mbi pamjet e thjeshta materiale ose adhuruese, në një nivel më të lartë të vlerësimit njerëzorë. Në përputhje kjo me kërkesat e kësaj krijese të mrekullueshme njerëzore, në formimin e saj të jashtëm dhe të brendshëm.

LEXO  Shiu është bekim nga Zoti, falënderimi i Tij për të është devotshmëri

Zoti na begatoftë të gjithëve në këtë Bajram dhe ju dhuroftë sa më shumë nga mirësitë e Tij të bollshme.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju!

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Hutbeja e dytë

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili meriton lavdërime në të gjitha ditët e vitit dhe në ditën e Bajramit, lavdërimet e plota janë për Filluesin e Krijim dhe Atë që përsëritën krijimin. Atë e falënderojmë për bekimet e mëparshme dhe duke kërkuar më shumë prej tyre. Lutjet dhe përshëndetjet për më të mirin e krijesave të Tij dhe të përzgjedhurin e të dërguarve dhe të robërve të Tij, për zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, dhe për ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e premtimit dhe takimit të Tij.

Në vijim

O ju besimtarë dhe besimtare! Mos i hiqni ato që fituat nga rrobat e devotshmërisë dhe mos i hiqni rrobat e bindjes me të cilat jeni stolisur gjatë muajit të agjërimit.  Sepse vërtetë rrobat e devotshmërisë, rrobat e nderit, petku i lavdisë nëse i ka veshur dikush zburim për nga jashtë dhe është stolisur me bukuritë e dukshme, dielli i përsosmërisë së tij ka shkëlqyer dhe është ndriçuar, roli i vlerave të tij është plotësuar dhe është transformuar. “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.” (El-A’raf 26)

Vëllezër në besim! Vërtetë misioni i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe emigrimi i tij në këtë vend, në realitet, ishte dita e kësaj bote dhe lindja e diellit të  historisë, kur dielli i kësaj feje përmbyllëse  doli pas një periudhe kohe nga të dërguarit e tjerë  dhe një errësire në botë. Dielli i tij buroi nga ky vend i mirë dhe i bekuar, udhëzim dhe  qytetërim për të gjithë botën dhe njerëzore për njeriun në çdo vend. Ajo që i parapriu kësaj historie të lavdishme ishte errësirë e zezë, prej së cilës njeriu dinte vetëm disa fragmente lajmesh të shpërndara, derisa historia dhe ngjarjet e saj vazhduan me atë shkëlqim Hyjnor në këtë mesazh të Muhamedit. Kështu vazhdoi lidhja e zinxhirëve të historisë së lavdishme të qytetërimit njerëzor, që nga episodi i misionit profetik dhe hixhretit civil i Muhamedit, atij profeti të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dritë, udhëzim, qytetërim, shkëlqim dhe mëshirë në moral, në legjislacion, në sjellje, në ndërtim dhe në jetë. Kjo hallkë e këtij zinxhiri filloi nga këto troje dhe vende të pastra dhe të begata.

“Vende në të cilat Melaiket e qiellit kanë vendosur pikat referuese të shpalljes në mes përkujtimit dhe Kuranit.

Toka e parë, pemët e së cilës u mbollën herët dhe pasuria e të cilave u mbuluan me retë e besimit,

Aty u vendos për profecinë një kortezh, në numër yjesh me drita që ndriçojnë dhe dallojnë.

Aty, Xhebraili solli mesazhin, me atë është fillimi i historisë dhe me të do përmbyllen të gjitha kohërat.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është lutje e babait të tij Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kjo sepse kur ai fillo të ndërtonte shtëpinë e shenjtë, Qaben , ju lut Allahut sikurse dhe Zoti thotë në Kuran, ku thotë: “  Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabesë, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka! O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë Shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”( El-Bekare 127-129) Pastaj sa delikate dhe e saktë ishte lutja e Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai e shprehu atë me zemër në thënien e tij: “O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.” (Ibrahim 37) Këto janë grupet e vizitorëve që vërshojnë drejt saj sikur po i afrohen dhe po strehohen në të me zemrat e jo me këmbët e tyre, si një i dashur i përmalluar kur zemra i fluturon tek e dashura e tij.

LEXO  Kujdesi ndaj paasurisë publike, të përbashkët - Medina 03.01.2020

“E njëjta gjë vlen edhe për atë që emocionohet kur kujton një shtëpi, pështjellimi i së cilës është trazuar nga vetëtimat e ndritshme.

Mbështetësit e durimit në pasion e dështuan, në ditën e ndarjes  lotët e ndihmuan.

Vargjet e mallit mbeten në zemër dhe një dëshirë e zjarrtë dashurie në bark nuk zhytet.”

O ju besimtarë dhe besimtare! Vërtetë shërbimi ndaj vizitorëve të dy xhamive të shenjta, kujdesi për dy xhamitë e shenjta dhe kryerja e shërbimit ndaj tyre dhe mbështetja për vizitorët e tyre janë nga nderimet më të larta dhe veprat më të mira, e ato  janë ndër bekimet e mëdha të Zotit për sunduesit e këtij vend të bekuar. Udhëheqja e këtij vendi u kushtoi vëmendjen e saj dhe e bëri atë objekt të kujdesit të saj. Me Mirësinë dhe Begatinë e Tij, Zoti ua ka dhënë këtë nder të madh sundimtarëve të këtij vendi dhe u ka dhuruar atyre këtë lavdi unike. Ajo është një nga bekimet më të mëdha që kërkon nga ne të falënderojmë më shumë Zotin dhe të lutemi për ta që të ju dhurojë Zoti shpërblim të madh dhe vendosmëri të plotë.

O Zot, të lutemi që të shpërblesh kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe mëkëmbësin e tij besnik, udhëheqësit e këtij udhëtimi dhe pionierët e këtij kujdesi, me shpërblimet më të mira që ke shpërblyer në të dy botët, dhe bëj që ata të dy të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme.

O Zot, jepu sukses atyre të dyve në atë që është në dobi të vendit dhe të popullit, në fe dhe në këtë jetë, në të tashmen dhe në të ardhmen, o më i madhi Bujar. O Zot, ruaj këtë vend, kopshtin e dy xhamive të shenjta, dashuria e zemrave të muslimanëve, streha e besimit, nga çdo e keqe. O Zot, ruaje dijetarët e tij, besimin dhe vendet e shenjtat të tij, mbro ushtarët e tij dhe ruaj kufijtë e tij, ruaj të moshuarit dhe të rinjtë e tij,  burrat dhe gratë e tij, dhe njerëzit e sigurisë së tij.

Shtoni lutjet dhe përshëndetjet në vazhdimësi për njeriun më të mirë dhe zotërinë e njerëzimit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të parët e nderuar, dhe pasuesit e tyre në mirësi deri sa plotësohet hëna dhe mbaron muaji i agjërimit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, shkatërro armiqtë e fesë. O Zot, bëje këtë vend të bekuar të mbrojtur, të ruajtur dhe të sigurte, o Zoti i botëve, dhe kështu të gjitha vendet muslimane.

O Zot, pranoje nga muajin e Ramazanit, atë që na ke dhënë sukses në të nga agjërimi dhe namazet në të, dhe na fal çdo mangësi që kemi lënë në orët dhe ditët e tij.

Vëllezër në besim! Vërtetë bukuria dhe kënaqësia janë kuptime që nuk kanë vlerë nëse nuk ripërtërihen në shqisat dhe emocionet tua, herë pas here, të revoltuar brenda vetes, duke rrjedhur brenda krahëve të tu. Sepse ato të dyja nxisin shpirtin, i cili mund të vritet nga dobësia dhe mungesa e përparimit, në rrugëtimin e kësaj jete.

Prandaj, ju uroj Bajramin, Zoti ju ruajt gëzimet, kënaquni, festoni në ditët tuaja, Zoti ua pranoftë adhurimet tuaja.  Dijeni se shpërblimi më i madh për veprat e mira, shtimi i mirësive dhe vazhdimësia e begative është të falënderoni Zotin dhe ta lavdëroni Atë me atë që meriton,  duke përmendur mirësitë e Tij, bukurinë e bekimeve të Tij dhe bollëkun e dhuratave  të Tij. Falënderimi dhe lavdërimi i mirë për Të  është i mjaftueshëm ashtu siç e do dhe është i kënaqur Zoti ynë.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1965382287210122

Post Author: endrit