Të ruajmë të drejtat e Zotit dhe krijesave

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    27-10-1446H   25-04-2025 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema  Të ruajmë të drejtat e Zotit dhe krijesave

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të shumta, të pastra dhe largë syfaqësisë, sikurse Zoti ynë do dhe është i kënaqur.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, më i Madhi dhe më i Lartësuari.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari dhe i përzgjedhuri i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij,  njerëzit e udhëzimit dhe devotshmërisë.

Në vijim

O j adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar, nxitoni drejtë faljes dhe kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!” (El-Bekare 203)

O muslimanë! Nga sukseset më të mëdha dhe udhëzimi më i përsosur, i plotë është që njeriu të përpiqet  në ruajtjen e bindjes ndaj Zotit të tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Ai është jashtëzakonisht i  kujdesshëm  pët të ruajtur bindjen e tij,  ndaj Zotit,  duke u përpjekur me veten të jetë i sigurtë nga të drejtat e krijesave. Ai përpiqet që të jetë plotësisht larg rënies në padrejtësinë ndaj tyre, në çdo formë të padrejtësisë, verbale ose reale, fjalë ose vepra. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).” (Ibrahim 42) Ndërsa në hadith Kudsi ka ardhur nga ajo që trasmeton i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga Zoti i tij: “ O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, prandaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit!” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Adhurues të Zotit! Nga fatkeqësitë më të mëdha dhe humbjet më të rënda është t’i japësh vetes liri të plotë për të shtypur të tjerët dhe për të shkelur të drejtat e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësojuni padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësisë në ditën e Gjykimit.” Muttefikun alejhi.

O ti musliman! Kujto se gjëja më e madhe që ti duhet të bësh është që të ruash veprat tua të mira dhe të mbrosh fenë tënde, për atë Ditë kur njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (El-Enbija’ 47) Falimentimi i vërtetë dhe humbja e madhe është kur ty, o njeri,  në kryerjen e veprave të mira dhe nxitimi në akte bindjeje, adhurime, dhe pastaj të vish në ditën e Gjykimit duke mbajtur të drejtat e njerëzve, i kapur me padrejtësinë ndaj tyre. Kjo është fatkeqësi e madhe dhe humbje e rëndë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij qoftë në nderin e tij apo në diçka tjetër, atëherë le t’i kërkojë hallallëkun sot, ta shlyejë,  para (ditës) në të cilën ai nuk do të ketë asnjë dinar dhe dirhem. Nëse ai (që ka bërë padrejtësi) ka ndonjë vepër të mirë, atëherë do të merret nga vepra e tij e mirë aq sa ai ka bërë padrejtësi. E nëse ai nuk ka asnjë vepër të mirë atëherë ai do të marrë nga veprat e këqija të atij që i ka bërë padrejtësi dhe do t’i mbarten atij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Sekreti i lumturisë së vërtetë

Vërtetë ai është falimentimi i plotë kur të zotët e të drejtave do të marrin të mirat e tua, ose do të ngarkojnë mbi shpinën tënde të këqijat e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A e dini se kush është i falimentuari?” I kanë thënë: “ I falimentuari tek ne është ai që nuk ka dirhem, lek i kohës, dhe nuk ka pasuri.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I falimentuar nga Umeti im është ai njeri i cili do të vijë në Ditën e Kijametit, ka falur namaz, ka agjëruar dhe ka dhënë zekat, mirëpo ka ofenduar dikënd, ka shpifur ndaj një tjetri, ka ngrënë pasurinë e një tjetri, ka derdhur gjakun e një tjetri dhe ka goditur një tjetër. Ai do t’i japë nga të mirat e tij atij që i ka hyrë në hak, do t’i japë këtij e atij. E nëse atij do t’i mbarohen të mirat para se t’ia ketë dhënë hakun të tjerëve, atëherë ai do të marrë nga veprat e tyre të këqija, të cilat do t’i ngarkohen atij, dhe pastaj do të hidhet në Zjarr.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Vërtetë ajo është drejtësia Hyjnore e plotë. O ju që dëshiron siguri të plotë dhe mirëqenie! Hiqni dorë, ndaloni së sulmuari njerëzit, merrni iniciativën për të përmbushur të drejtat e tyre dhe nxitoni të shlyeni, të kërkoni hallallin tuaj, prej tyre.  Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë…” (Esh-Shura 42)

O ju që e keni lëshuar, i keni dhënë liri gjuhës dhe lapsit tuaj  për të fyer, shpifur dhe përgojuar njerëzit, që keni nxituar në përgojimin e tyre dhe keni sulmuar nderin e tyre! O ju që keni ngrënë pasurinë e njerëzve, keni qenë të pakujdesshëm me të, dhe keni qenë neglizhent në kthimin e saj te pronarët e saj, pendohuni tek Zoti juaj, kthehuni, ejani në vete, dhe nxitoni të hiqni dorë nga ato të drejta. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ … dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.” (Ta Ha 111) Interpretimi i saktë i këtij ajeti është se ajo që nënkuptohet është padrejtësi absolute. Ky ajet përfshin shtypjen e njerëzve, padrejtsëinë ndaj tyre, nga ana materiale dhe morale. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush vdes duke pasur borxh një dinar apo një dirhem, do t’i shlyhet nga punët e tij të mira. Atje, në ditën e Gjykimit, nuk do të ketë as dinar, as dirhem.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Ibn Maxheh me zinxhir transmetimi të saktë.

LEXO  Pastrimi i shpirtrave... rruga drejt suksesit

Zoti ju mëshiroftë! Nxitoni drejtë shpëtimit dhe shpejtoni që të shpëtoni vetet tuaja, do të jeni të sigurtë dhe do fitoni. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në ditën e Gjykimit, të drejtat do t’u jepen atyre që i meritojnë, derisa delja pa brirë të largohet nga delja me brirë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O Zot, prano pendesën tonë, me të vërtetë Ti je që e pranon pendesën, Mëshirëplotë, na fal ne, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, Mëshirplotë.

Zoti na bekoftë në atë që dëgjuam. Lavdërimet janë për Zotin. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin.

Hutbeja e dytë

Zotin tim e lavdëroj dhe e falënderoj.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Adhurues të Zotit!

Për muslimanin është detyrë që të përpiqet sa më shumë që të pastrojë veten e tij nga shkelja e të drejtave të të tjerëve. Ka ardhur në një hadith të saktë se xhihadi, përpjekja në rrugë të Zotit shlyen gabimet përveç borxhit. Ndërsa të qenit lehtësues me borxhin është e çon robin drejt situatave shkatërruese në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush merr nga pasuria e njerëzve, borxh, duke patur për qëllim kthimin e saj tek ata, Zoti do ja kthejë në emër të tij, e kush merr pasurin e njerëzve, borxh, duke patur për qëllim shkatërrimin e saj, pasurinë e njerëzve, Allahu do e shkatërrojë atë, pasurinë e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Kurani Famëlartë udhëzim për besimtarët

Pastaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ka urdhëruar me një çështje shumë të rëndësishme, që është të dërguarit e lutjeve dhe përshndetjeve për zotërinë e bijve të Ademit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me familjarët e tij dhe me të gjitha ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.  

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur, ndërruar jetë.

O Zot, ruaj muslimanët në çdo vend. O Zot, largo shqetësimet dhe fatkeqësitë e tyre, lehtëso çështjet e tyre dhe mposht armiqt e tyre, o Zoti i botëve.  O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh kundër atyre që kanë pushtet mbi ta. O Zot, të lutemi të jesh kundër atyre që u kanë bërë padrejtësi, i kanë shtypur ata, o më  i Madhi më Bujari, denoi ata ashtu siç dënon i Plotfuqishmi i Plotpushtetshëm, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, ruaj ata të dy me ruajtjen Tënde, mbuloi ata me mbrojtjen dhe kujdesin Tënd.

O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në të mirë të popullit të tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, na furnizo me shi! O Zot, na fresko me shi, o i Pasur, që nuk ke nevoj për diçka, o i Lavdëruar, o Bujarë, o më i Madhi më Bujari.

Lutja jonë e fundit: Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/4180113295557649

Post Author: endrit