Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 24- 03-1446 H 27-09-2024 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Përkujtimi i mirësive të Zotit dhe falënderimi i Tij për ato
Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është sajesë, e çdo sajesë në fe është devijim, humbje.
O ju njerëz! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm, lavdëroheni Atë për mirësitë dhe begatitë e Tij të mëdha, falënderojeni dhe adhurojeni Atë me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), dhe nëse këtë e urrejnë mohuesit dhe idhujtarët.
O ju muslimanë dhe muslimane! Allahu i Madhërishëm e ka bekuar njerëzimin me fenë e pastër Islame dhe i ka nderuar ata me të dërguarin e Tij, profetin e pa shkolluar, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, krijesën më të mirë, deri sa njerëzit u bën vëllezër, të dashur me njëri-tjetrin, pasi që ishin të ndarë dhe që e urrenin njëri-tjetrin, për këtë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ua përkujtoi atyre me fjalën e Tij kur thotë: “ Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon Shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” ( Al ‘Imran 103)
Adhurues të Zotit! Nëse shikojmë në horizont dhe në vetet tona, do të vërejmë se mirësitë e Allahut ndaj nesh janë të panumërta dhe nuk llogariten, butësia e Tij është përreth nesh pa ndërprerje. E njeriu e ka obligim, detyrë që të flasë për mirësitë e Zotit të Madhërishëm, të jetë falënderues për atë që Ai na ka sjellë nga dhuratat, për mirësitë e mëdha që na ka dhënë në fe dhe në jetën e kësaj bote, për atë me çfarë na ka rrethuar nga paqja, siguria dhe prosperiteti në vend dhe tek njerëzit, me shëndetin në trup, me prestigj, stoli dhe fëmijë, dhe për pjesë të tjera të këtyre mirësive Hyjnore, të cilat janë të panumërta dhe nuk llogariten. Në kontekstin e të folurit rreth mirësive është dhe fjala e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, drejtuar umetit Islam për personalitetin e të dërguarit tij të nderuar, profetit tonë Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Dhe shpalli mirësitë e Zotit tënd!” (Ed-Duha 11) Prandaj të folurit për mirësitë e Zotit, qofshin ato fetare apo të kësaj bote, do të thotë të jesh mirënjohës, falënderues dhe të jesh krenar për to. Nëse njeriu flet për mirësitë Hyjnore atëherë ai duhet të synojë të demonstrojë vlerësimin e Zotit ndaj tij dhe ndaj njerëzve, në nxitjen e të tjerëve që të dëshirojnë ato mirësi të Zotit, dhe të jenë falënderues për atë që ju ka dhuruar dhe u ka dhënë. Allahu i Madhërishëm është Krijuesi dhe Furnizuesi ynë, e mirësitë dhe begatitë e Tij janë më të shumta që të numërohen dhe të llogariten. Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” (En-Nahl 53) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.” (Ibrahim 34)
Faza, apo shkalla e parë e mirënjohjes për këto mirësi është të jemi të vetëdijshëm për to, t’i ndjejmë ato dhe të mos i humbim nga sytë mirësitë që na kanë ndodhur. Të jemi plotësisht të vetëdijshëm se të gjitha këto mirësi, me të cilat jemi të lumtur, janë nga Një Dhurues i Vetëm që nuk ka shok, Ai është Zoti i botëve, Krijuesi i çdo gjësë, Zoti i njerëzve dhe Ai që jep sebepet, shkaqet.
O adhurues të Zotit! Faza e dytë e mirënjohjes ndaj mirësive është t’i përdorim këto të mira në atë për të cilën Zoti i krijoi në bindje dhe realizimin e kuptimit të robërisë, të shmangim përdorimin e tyre në mosbindje, kundërshti, e shembulli ynë në këtë gjë është i dërguari ynë, Muhamedi, falënderues dhe lavdërues, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ngrihej natën për tu falur deri sa i ajteshin këmbët, dhe i kam thënë: “A e bën këtë kur Zoti ti ka falur gjynahet tuaja të mëparshme dhe të ardhshme?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A nuk duhet të jep rob mirënjohës?!” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm e ka nderuar këtë vend të bekuar, Mbretërinë e Arabisë Saudite, me bashkimin e forcës, me unifikimin e fjalës, me sinqeritetin në adhurimin e Zotit të Vetëm dhe me ndjekjen e sunetit të profetit tonë Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të pastër dhe të mirë. Sikurse ka ardhur me të i dërguari dhe i dashuri ynë, drita e syve tanë, Muhamedi i biri i Abdullahit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O adhurues të Zotit! Kjo është mirësi e madhe p për të cilën, e kemi obligim të flasim dhe të jemi falënderues për të. Mirënjohja, falënderimi për Zotin, Zotin e botëve, është mirësi e madhe dhe pozitë e nderuar. Ajo është cilësi e Allahut të Madhërishëm dhe cilësi e të dërguarve të Tij të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm, duke lavdëruar profetin Ibrahim, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët, (por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij.” (En-Nahl 120-121) Ji mirënjohës i madh shoqërues me vepra të mira, që njeriu robi të përdori mirësitë e Zotit të Madhërishëm mbi të për të cilat ai është krijuar, nga bindja dhe devotshmëria ndaj Tij, dhe të vepruarit me to në atë që Zoti do dhe është i kënaqur.
Zot, për Ty janë lavdërimet siç i takon Fytyrës së Madhështisë Tënde dhe Pushtetit Tënd Madhështorë, na ruajte akiden, besimit tonë nga politeizmi, idhujtaria dhe papastërtitë, na udhëzove në besim dhe në monoteizëm, besimin në Një Zot. Për Ty janë lavdërimet o Allah, bashkove forcat tona me udhëheqësin tonë, njësove radhët tona pas drejtuesit tonë, na ndihmove dhe na forcove ne, nënshtrove armikun tonë, zgjerove furnizimin tonë, shfaqe sigurinë tonë, na ruajte nga fitnet, dhe çdo gjë që ne të kemi kërkuar, o Zoti ynë, na e dhurove, për këtë ke lavdërime të pa fundme dhe të shumta.
O Zot, na furnizo mirënjohje ndaj mirësive Tua, na shto nga mirësitë e Tua të shumta dhe nga Bujaria Jote, na fal ne, baballartë dhe nënat tona, dhe të gjithë muslimanët, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të përhershme me Përjetësinë e Tij, lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të përjetshme që nuk kanë fund pa vullnetin e Tij. Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të përjetshme ku thënësi i tyre fiton vetëm se kënaqësinë e Tij. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të përjetshme për çdo lëvizje të syrit dhe për çdo frymëmarrje të njeriut.
Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij, dhe për ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij dhe thirrën me thirrjen e tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm, kapuni pas librit të Allahut të Lartësuar, Kuranit, pas synetit të profetit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pas synetit të halifeve të drejtë pas tij dhe kapuni fort pas tyre me dhëmballë.
O adhurues të Zotit! Dijeni se popujt e mëdhenj kujtojnë historinë e tyre dhe e përdorin atë për udhëzim dhe për edukim, dhe marrin nga arritjet e baballarëve dhe gjyshërve, të parëve. E nga historia e tyre ka motive për përsosmëri, bujari, integritet dhe motivim që të arrihet çdo gjë që është e dobishme për Islamin dhe muslimanët. Një popull që nuk e njeh historinë e tij nuk mund ta formulojë mirë të ardhmen e tij.
Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për poseduesin e luginës së shenjtë në momentin e madh në ditën e Gjykimit, të dërguarin dhe ndërmjetësuesin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe mbi të gjithë familjen e tij, lutje dhe përshëndetje.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me halifet e drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe me ata që i pasuan në vepra të mira deri në ditën Kijametit.
O Zot, na bëj dobi me dashurinë tonë për ata, na ringjall, o Zot, nën shoqërinë e tyre, dhe mos na shmang nga syneti dhe rruga e tyre, o më i Madhi Bujar.
O Zot, mbështet Islamin dhe muslimanët, dhe me Mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot, mbështete në të vërtetën, në sukses dhe në drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur, orientoje atë në drejtësi dhe devotshmëri. Mundësoi atij këshilltarë të mirë, forco me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, dhe bëje atë në ndihmë të Islamit dhe muslimanëve. Bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij, vëllezërve dhe mbështetësve të tij në të vërtetën dhe në udhëzim, dhe në çdo gjë që është përmirësimi i popullit dhe vendit.
O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i botëve.
O Zot, zbrit mbrojtjen Tënde mbi vendin tonë dhe mbi të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot, jepu suskes njerëzve tanë të sigurisë dhe njerëzve tanë që vigjilojnë në mbrojtjen e kufirit, të lutemi të jesh mbështetës dhe mbrojtës i tyre, përkrahës dhe ndihmës i tyre.
O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe me Ty prej Teje, nuk mund të numërojmë lavdërimet ndaj Teje, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde.
O Zot, mos na ndëshko me të këqijat e veprave tona, mos na merr në përgjegjësi për atë që kanë bërë të këqijtë nga ne, na ruaj nga çdo çështje që na shqetëson, bëhu Përkrahës dhe Ndihmës për ne.
O Zot, shpëto të dobëtit prej muslimanëve në Palestinë dhe në çdo vend.
O Zot, trego Fuqinë Tënde kundër jehudëve uzurpatorë. O Zot, na jep gëzim që kënaqën zemrat tona me çlirimin e xhamisë së Aksasë nga duart e sionistëve uzurpatorë dhe gëzim me fitoren e muslimanëve në çdo vend kundër armiqve të tyre të padrejtë.
O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.
O Zot, zbrit tek ne shi!
O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj