Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 17-09(Ramazan)-1447 H 06-03-2026 D
Shejh Halid Ebu Xhumua
Tema Vlerat e Dhjetë Ditëve të Fundit të Ramazanit dhe e Natës së Kadrit
Hutbeja e ditës së sotme, e xhuma, 27 Ramazan, 1447 H, 06-03-2026, është mbajtu nga Shejh Halid Ebu Xhumua në xhaminë e bekuar të Aksasë.
Hutbeja nuk është transmetuar drejtpërdrejtë, as nuk u transmetua nga altoparlantët e jashtëm. Gjithashtu, sipas urdhrave, ligjërimi ishte i shkurtuar dhe i kufizuar vetëm në dhjetë minuta, me vetëm një numër shumë të vogël pjesëmarrësish të stafit të Vakëfit (vakëf islamik). Predikimi titullohej “Vlerat e Dhjetë Ditëve të Fundit të Ramazanit dhe e Natës së Kadrit”
Ky është rasti i pestë që nga viti 1967 në të cilin predikimi i së xhuma është penguar të mbahet në xhaminë e bekuar të Aksasë:
☆ E para ishte më 9 qershor 1967, dy ditë pas pushtimit të Kudsit, ndërsa forcat ushtarake Izraelite ishin ende të pranishme.
☆ E dyta ishte më 14 korrik 2017, pas operacionit të kryer nga tre vëllezërit në Aksa, kur autoritetet pushtuese njoftuan mbylljen e Aksasë dhe filluan përgatitjet për të instaluar porta elektronike.
☆ Mbyllja e tretë ishte më 13 qershor 2025, që përkoi me luftën 12-ditore me Iranin.
☆ Mbyllja e katërt ishte më 20 qershor 2025, gjatë të njëjtit bllokim.
☆ Dhe sot është mbyllja e pestë, 6 mars 2026, nën pretekstin e luftës me Iranin.
Për të ndjekur kanalin e Xhamisë Al-Aksa në WhatsApp: