Gjendja e muslimanëve të sinqertë dhe të devotshëm në Ramazan

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      27-08-1445 H     08-03-2024 D 

Shejh Abdul Bari  Eth-Thubejti 

Tema Gjendja e muslimanëve të sinqertë dhe të devotshëm në Ramazan

Lavdërimet janë për Allahun. Zotin e lavdërojmë për mirësinë e muajit të Ramazanit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, ka caktuar sezone mirësish e prej tyre dhe muaji i Ramazanit.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.  Shejtanë prangosen që  në natën e parë të Ramazanit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ata që pranuar thirrjen e tij dhe i pranoi Allahu në muajin e Ramazanit.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Ramazani po thuaj se janë afruar dritat e tij, është afruar shkëlqimi i tij dhe është afruar fillimi i tij. Ai ka status të lartë në shpirtrat e besimtarëve, dhe në zemrat e tyre ka dashuri dhe krenari. Dita e tij është e mbushur me thesare mëshire ndërsa nata e tij është falje dhe mirësi, bekime. Gjëja më e shijshme në univers, gjëja më e bukur në jetë dhe lumturia, gëzimi i syrit është në kthimin,  afrimin tek Zoti i Madhëruar. E thelbi i kthimit tek Zoti është kthimi i zemrës, duke e bërë Zotin qëllimin dhe fokusin tënd. Mënyrat e kthimit tek Zoti në muajin e Ramazanit dhe gjatë gjithë jetës së njeriut janë të disponueshme, të larmishme, ndryshme dhe të ligjshme. Në mes tij, kthimit tek Zoti, dhe popullit nuk ka tjetër përveç hyrjes, depërtimit. Agjërimi është nga format më të bukura të kthimit tek Zoti. Muslimani braktisën ushqimin dhe pijen e tij duke kërkuar kënaqësinë e Zotit. Kush i afrohet, i kthehet Zotit me agjërim, Zoti do i afrohet, kthehet atij me një shpërblim të papërshkrueshëm dhe një mirësi të pa parë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo punë e birit të Ademit, njeriut, shumëfishohet, një vepër e mirë i shumëfishohet prej dhjetë deri në shtatëqind fish. Allahu i Madhërishëm ka thënë: Përveç agjërimit, ai është për Mua, dhe vetëm Unë shpërblej për të. Ai, agjëruesi, largohet nga epshet dhe ushqimi i tij vetëm për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime;  Gëzim kur ai bën iftar, dhe gëzim kur të takojë Zotin e tij. Ndërsa era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa aroma e miskut.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Namazi është afrimi, kthimi  më madhështorë për tek Allahu. Vërtetë qëndrimi yt para Duarve të Tij nënkupton lutjen tënde drejtuar Atij, Allahut të Madhërishëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dikush nga ju ngrihet për tu falur vërtetë ai komunikon me Zotin e tij.” Komunikon me Zotin duke e lavdëruar  dhe e nderuar Atë,  me përulësi dhe përgjërim para Tij, që ta fali, ta mëshirojë, ta shërojë, ta udhëzojë dhe ta furnizojë. Nëse zemra e tij arrin të njohë këto kuptime, ai del nga namazi duke shijuar kënaqësinë e afërsisë dhe mirësinë e kthimit për tek Allahu. Namazi në Ramazan është kënaqësi, aromë e mirë dhe nga gjërat më të mira.  Ndërsa leximi i një ajeti në librin e Zotit, Kuran, lexuesin e afron më shumë për tek Zoti. Çdo shkronjë që lexon e afron më shumë me Krijuesin e tij dhe në kënaqësinë e Tij. E kur bashkohen Ramazani dhe Kurani, mos e privo veten nga ajo lumturinë e tanishme me ata që do të vijnë dhe mëshira që u jepet atyre që pasojnë.

LEXO  Kur kriza rritet vjen lehtësimi

Sa herë që i afrohesh Kuranin me lexim dhe meditim, Allahu të afrohet ty, ngrihesh në status, të shtohet shpërblimi për veprat e mira dhe të ndriçohet jeta jote. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do ti thuhet lexuesit të Kur’anit: lexo, ngjitu dhe këndo sikur ke kënduar në dynja, sepse vendi yt është te ajeti i fundit që do ta lexosh.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Dhikri, përmendja e Zotit është portë e gjërë dhe e hapur para duarve tua për tu kthyer tek Ai, Allahu i Madhërishëm, në mëngjes dhe në darkë, agim dhe perëndim, në këmbë dhe ulur. Ai që kthehet për tek Zoti investon në çdo moment në Ramazan. Ai është hije lehtë, kalon shpejt, shpërblimi është i madh dhe mirësia e madhe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm thotë; “Unë jam ashtu siç mendon robi im për Mua dhe Unë jam me të kur më kujton Mua.  Nëse ai më kujton në vete edhe Unë e kujtoj atë në Veten Time; nëse ai më kujton Mua në një tubim Unë e kujtoj në një tubim më të mirë se ai.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

E si mund të jetë kur dhikri, përmendja e Allahut, është në Ramazan me gjuhën e agjëruesit dhe zemrën e përulur?!  Lutja në Ramazan ka pozitë të lartë dhe status të qartë, kur njeriu veçohet me Zotin e tij, ndërsa nata mbyllet me heshtjen e saj nata hedhën mbulesën e saj, zbret errësira me mbulesën e saj, ndërsa gjuha e gjendjes së tij thotë: Tek kush tjetër përveç Teje të drejtohem dhe të kërkoj strehim, kam ardhur tek Ti i ngarkuar me gabime dhe gjynahe, më fal, më mëshiro dhe më ndriço zemrën time.

Depozitat e Tij, Allahut të Madhërishëm nuk shterohen duke dhënë. Ai shikon çdo lot që derdhet, Ai di zemërimin, trishtimin dhe ankthin e zemrës sate, vëzhgon hidhërimet tuaja, dëgjon lutjet dhe përgjërimet tuaja. Ai e do robin që është këmbëngulës në lutje,  nuk lodhet nga lutjet e robit që i drejtohet Atij por se gëzohet shumë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186)

Në Ramazan shpirtrat janë të etur për t’iu përgjigjur rënkimeve të lënduarve, për të mbështetur të shtypurit, për t’u ofruar ndihmë nevojtarëve dhe për të ndjerë dhimbjen e muslimanëve. Kjo është një nga format më të bukura të kthimit tek Zoti, një e drejtë e natyrshme nga të drejtat e vëllazërisë së besimit dhe për të sjellë mëshirën e atyre në qiell. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ata që janë të mëshirshëm i mëshiron i Gjithëmëshirshmi. Mëshironi banorët e tokës që të ju mëshirojë Ai që është në qiell.” Transmeton Ebu Daudi. 

LEXO  Agjërimi i Ramazanit me vendosmëri, durim dhe besim në shpërblim

Sikur rezultati i vetëm i kthimit, afrimit tuaj për tek Zotit  të ishte vetëm se kthimi, afrimi i Allahut pranë teje kjo do të ishte e mjaftueshme. Dhe nën këtë fjalë kthimi, afrimi i Allahu pranë teje, është nga kuptimet që nuk mund të shpjegohen në mënyrë adekuate dhe as fjalët nuk mund të kuptohen. Po sikur Zoti të kthehet, afrohet pranë teje në Ramazan?! Allahu afrohet pranë teje  me Mirësinë, Bujarinë, Dhënien, Dhurimin, Dashamirësinë, Mëshirën dhe Faljen e Tij. Ai është që i shpërblen veprat e mira me mirësi dhe shtim, duke u afruar gjithnjë e më shumë dhe kthimi me pranim gjithnjë  e më shumë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm thotë; Kush vjen me një vepër të mirë, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, ndërsa kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa ajo vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah. Kush më afrohet një krah, i afrohem një pash  dhe kush vjen drejt Meje duke ecur, do të shkoj drejt tij duke vrapuar.” Transmeton Muslimi.

Nëse Zoti i afrohet një robi, Ai e do atë, dhe nëse Ai e do atë, Ai e pranon atë dhe e bën atë të pranuar në qiell, të dashur në tokë, i ringjallën zemrën, nderon statusin e tij dhe i lartëson përmendjen, forcon dhe udhëzon hapat e tij, e ndihmon në përpjekjet e tij, i përgjigjet lutjes së tij nëse lutet dhe e mbron nga çdo e keqe. Nëse dëshiron që të njohësh një pjesë të kuptimit nga kthimi, afrimi i Zotit drejt tej, merrni parasysh, kupto këtë hadith. Buhariu ka transmetuar nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai ka thënë: “ Vërtetë Allahu ka thënë; Kushdo që tregon armiqësi ndaj ndonjë veliu (i dashur tek Allahu), Unë do t’i shpall luftë. Me asgjë më të mirë nuk mund të më afrohet robi Im pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar. Robi Im vazhdon duke u afruar tek Unë me vepra vullnetare derisa Unë ta dua atë, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin sheh, dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm dhe këmba e tij me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë. Në të vërtetë, nuk ka asgjë (që) Unë e kam caktuar dhe për të cilën hezitoj ta bëj për hir të besimtarit përveçse ta bej atë të përjetojë vdekjen (e tij, e) Ai nuk e pëlqen atë, dhe unë e urrej për të mos i pëlqyer atij, por unë kështu kam urdhëruar (vendosur).”

LEXO  Nga arsyet e lehtësimit të shqetësimeve dhe brengave

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit  i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh,  Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahu, pastroi zemrat tona dhe përmirësoi moralin tonë me Kuran.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Cili ka thënë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani…” (El-Bekare 185)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, atij ja mësonte Xhibriili Kuranin në muajin e Ramazanit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, përmes të cilëve Allahu e ruajti Kuranin.

Porosis veten time dhe ju që ti frikësohemi Allahut, Zoti i Madhërishëm ka thënë: “… prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju…”(El-Bekare 282)

Muslimani kur hynë në sezonin e adhurimeve dhe bindjes ndaj Zotit, gëzohet me ta dhe shkundën nga krahët e tij pluhurin e përtacisë dhe përveshën mëngët e seriozitetit që të shfrytëzojë sezonet e mirësive të cilat mund dhe të mos përsëriten, më për të. Ai e jeton kohën e bindjes dhe adhurimeve duke mos humbur asnjë moment dhe vrapon drejt faljes dhe Xhenetit. Përfitimet në muajin e Ramazanin meritojnë vendosmëri dhe forcë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron Ramazanin me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.” Ka thënë: “ Kush falën namazin e teravive në Ramazan  me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.” Ka thënë: “ Kush e arrin natën e Kadrit me namaz dhe adhurim, me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.” Nëse neglizhon në njërën prej tyre, apo je i pakujdesshëm, mos neglizho dhe mos e humb tjetrën. Çfarë fitoreje për atë që përpiqet dhe i arrin të gjitha.

O Zot, na e mundëso ta arrijmë Ramazanit, na jep sukses në të në agjërim, përkujtim, lexim të Kuranin Famëlartë dhe falje të namazit në të, dhe na bëj që të jemi nga të pranuarit, tek Ti.

O Zot, na fal dobësinë tonë, bashko ndasitë tona, merr nën Kujdesin Tënd çështjen tonë, bëj që përfundimi ynë të jetë me vepra të mira. O Zot, lehtëso çështjet tona, largo shqetësimet tona. O Zot, të lutemi për falje dhe shëndet të plotë dhe të na japësh shpëtim të përhershëm, në fe, në këtë jetë dhe në botën Tjetër.

O Zot, mbulo të metat tona, na jep siguri nga të vështirat tona, na ruaj në mes duarve tona dhe nga pas nesh, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë këmbëve tona.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, Palestina është goditur nga fatkeqësi dhe vështirësi për të cilat Ti je i ditur për to dhe i Fuqishëm për largimin e tyre. O Zot, largo atë fatkeqësi që ka zbritur mbi ta.

O Zot, ata janë të uritur prandaj ushqeji ata, të braktisur prandaj përkrahi ata, të shtypur ndihmoi dhe jepu fitore.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në çdo të mirë, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe në atë që është në përmirësim të vendit dhe popullit.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1839309829843748

Post Author: endrit