Hutbe e Fitër Bajramit nga Xhamia El Aksa 01-10-1443 H 10-04-2024 D
Shejh Muhamed Sarandah
Tema Paqja qoftë mbi popullin e Gazës dhe mbi popullin besnik
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Madhërimi është për Allahun, Krijuesin dhe Atë që rikrijon përsëri, Poseduesi i Arshit të Lavdishëm, Ai që bën çfarë dëshiron. Madhërimi është për Atë që hakmerret ndaj atyre që e kundërshtojnë me zjarr të Xhehenemit pasi të jenë paralajmëruar, atë që i frikësohet dhe i bindet Ai e nderon me Xhenet, aty do të kenë lumturi pafund. Madhërimi është për Allahun i Cili qëndroi mbi qiell kur ishte tym dhe i tha qiellit dhe tokës: “Ejani me dëshirë ose me pahir.” E ata thanë: “Erdhëm me dëshirë” .
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, ka zbuluar mbulesën e tradhtarëve, sa i mjerë është vendi i tyre, Zoti është më i Madhi, veprat e hipokritëve janë zbuluar. “ Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).” (El-Kamer 53) Zoti është më i Madhi, mposhti komplotet dhe kurthet e komplotistëve: “Shijoni prekjen e Zjarrit përvëlues!” (El-Kamer 48) Zoti është më i Madh se të padrejtët dhe aleatët e tyre. Zoti është më i Madh se tiranët dhe ndihmësit e tyre, Zoti është më i Madh se ata që janë të përhapur dhe bandat e tyre, Zoti është më i Madh se ata që i ka bërë padrejtësi popullit tonë në Gaza dhe nuk u kujtuan, Zoti është më i Madh se ata që kanë thurur komplote ndaj popullit tonë, nga pushtetarët dhe presidentët, udhëheqësit dhe ata që i kërcënonin. Zoti është më i Madh se ata që kanë tradhtuar Aksasnë dhe nuk kanë menduar.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Urime për atë që priti kohën e yftarit, dhe në sofrën e të Gjithëmëshirshmit bëri yftarë, sa vend i mirë që është ai. Urime për atë që është ngritur natën dhe në sofrën e të Gjithëmëshirshmit ka ngrënë syfyr. “Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.” (El-Kamer 35) Urime për atë që ngeli i nderuar dhe me dinjitet dhe me krenari ka bërë yftarë, e prishën agjërimin. “Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” (El-Kamer 54-55)
Zoti është më i Madh për çdo pëllëmbë që janë ngritur për lutje në ambientet e Aksasë të lulëzuar. Zoti është më i Madhi sa kohë balli i të lidhurve me këtë vend dhe të atyre që qëndrojnë në xhami prekin tokën e vend udhëtimit të pastër. Zoti është më i Madhi sa kohë të lidhurit me këtë vend shpeshtojnë udhëtimin e tyre për në Aksa në natë.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Nga Shami, Levanti dhe Palestina ka udhëhequr Xherrahu fushatën e tij me fjalën “Zoti është më i Madhi.”, nga kodra e Aksasë thirri Omer Hatabi; “ Zoti është më i madhi.”, dhe nga minaret e vend udhëtimit të profetit Bilali thirri: “ Zoti është më i Madhi.”
Zoti është më i Madhi sa kohë të ndryshojë nata dhe dita, Zoti është më i Madhi për sa kohë të penduarit kërkojnë falje në agime, Zoti është më i Madhi sa kohë dërgohen salavate për të dërguarin e përzgjedhur, Zoti është më i Madhi sa kohë sytë lotojnë nga të përgjëruarit ndaj Allahut Fuqiplotë.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi popullin e Gazas që qëndrojnë të palëkundur, Zoti është më i Madhi, paqja qoftë mbi popullin e Gazas ata që ishin me agjërim, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi popullin e Gaza në muajin e Ramazanit dhe në mëngjesin e Bajramit. Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi popullin e Palestinës të lidhur dhe vigjilent me këtë tokë, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi njerëzit që punojnë në Aksa dhe vullnetarët, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi të burgosurit dhe të marrët rob, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi të plagosurit dhe të lënduarit, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi të pastrehët dhe atyre që u janë rrënuar shtëpitë, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi të dobëtit dhe të shtypurit, Zoti është më i Madhi dhe paqja qoftë mbi dëshmorët në Xhenetet e Larta. “Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.” (El-En’am 1) Allahu nuk i braktisën të dashurit, miqtë, e Tij, por me besnikëri i ka shpërblyer ata. “Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t’ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.”(El-Bekare 40) “Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju…” (Al ‘Imran 179)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmojmë se Ti je Allahu Një i Vetëm, dëshmojmë se nuk ka kundër Teje dhe nuk ka të barabartë me Ty, nuk ka fëmijë për Ty, nuk ka prind për Ty, Ti nuk ke shok, ortak, dhe se qiejt dhe toka janë argumenta që dëshmojnë për Ty, çdo gjë dëshmon për Ty Zot dhe dëshmojnë për Ty që je Një.
Zoti është më i Madhi, lavdërime për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Pasardhësi i njerëzve të drejtë dhe porta e të dërguarve më të mirë, Allahu e ka dërguar Profet, e zgjodhi si shpëtimtarë, e përzgjodhi atë si një kujdestarë besnik, arab i pastër nga Kurejshët, poseduesi i fytyrës së shndritshme dhe ballit shkëlqyes, për të cilin u nda hëna në dyshë, dhe i dhanë selam, e përshëndetën pema dhe guri. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjarët e tij nga të cilët Zoti largoi fatkeqësitë dhe i pastroi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
O banorë të Bejtul Makdis, Kudsit dhe rrethinave të tij! O njerëz besnik dhe të fjalës! O populli i Palestinës! Sot është dita e përmbushjes së premtimit, përmbushët agjërimin tuaj dhe Zoti juaj e ka përmbushur premtimin me shpërblimet tuaja. “ Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)
O njerëz të besës, fjalës së përmbushur! Përmbushët të drejtat e xhamisë së Aksasë me namaz dhe qëndrim në të, me I’tikaf, qëndrim në xhami, dhe shpeshtim të udhëtimit në të, me shërbim dhe vullnetarizëm: “ E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!” (En-Nisa’ 122) Sot është dita e shpërblimit; “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?!” (Er-Rahman 60)
O njerëz të besnikërisë! O popull që jeni poseduesit e besnikërisë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë një ditë para muslimanëve, ka falur namazin e tij për dëshmorët e Uhudit, lutjen e tij për të vdekurit, e kjo tetë vite pas rënies së tyre dëshmorë, nga besnikëria ndaj tyre. Ky është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shkruan për popullin e tij pozicionin besnikërisë dhe nuk i harron ata dhe me kalimin e viteve dhe ditëve. Sa mëngjese Bajrami kanë kaluar për njeriun e besnikërisë dhe nuk i ka harruar njerëzit e Uhudit. Bajrami është adhurim, mbajtja e lidhjeve farefisnore në Bajram është adhurim, prandaj mos i shkëpusni ato. Ditët e Bajramit janë ditë të besnikërisë dhe afrimitetit, bashkëpunimit dhe vizitave tek familjarët, të afërmit dhe fqinjët, dhe tek njerëzit e dobët dhe që i ka prekur fatkeqësia.
O njerëzit e lirë të Bejtul Makdis, Kudsit! Vërtetë besnikëria është Miraxhi, ngritja e njerëzve të pastër, ndërsa feja është besnikëri ndaj Krijuesit dhe krijesave, pagabueshmëria është me Islamin dhe pozitën e tij ndërsa llogaria është tek Zoti. Qëndrueshmëria e popullit të Palestinës është dëshmi e besnikërisë dhe vlerës së tyre, dhe se është tregues se ata janë grupi i cili ka përmbushur të drejtën e popullit të tij në besnikëri, duke ndjekur dhe qëndruar në të vërtetën. Ata kanë shpenzuar kohën dhe pasurinë e tyre, kanë duruar mundimet. Veprat e tyre që janë besnikë për hatrin e Zotit, nuk janë në këmbim të një favori dhe as në pritje të një të mire. Jeta njerëzve besnikë është e lartësuar nga fisnikëria e tyre dhe pastërtia e sekreteve të tyre. Imam Shafiu ka thënë: “Njerëzit më të lartë në status dhe vlera janë ata që nuk e shikojnë, konsiderojnë veten me status dhe vlera, superior.”
Besnikëria është karakteristikë e profetëve dhe karakteristikë e atyre që kanë banuar në këtë tokë të bekuar. “Dhe të Ibrahimit – i cili i plotësoi detyrimet.” (En-Nexhm 37)
Sot është dita e Bajramit dhe e përmbushjes së detyrës. Nëse nuk i përmbush të drejtat e vëllezërve tuaj, mbaj mend besnikërinë e Musait ndaj vëllait të tij. “Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllanë tim!” (Ta Ha 29-30) E Zoti është më përmbushësi i premtimeve se të gjithë: “Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t’ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.”(El-Bekare 40)
Përmbushni atë premtim që i keni dhënë Allahut në lidhje me vendqëndrimin tuaj, Kudsit, ashtu sikurse ishit në muajin e Ramazanit. Nexhashiu ka strehuari të shpërngulurit, ka ushqyer të uriturit dhe ka mbrojtur të frikësuarit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka falur namazin e xhenazes së tij në mungesë në përmbushjet të të drejtës ndaj tij. Sa u përket atyre që tradhtojnë të pastrehët dhe ndalojnë ushqimin e të uriturve, ndaj tyre nuk kemi asnjë besëlidhje, nuk kemi përmbushje premtimi dhe detyrim ndaj tyre. Ata janë që maskohen në këmbim të pozitave dhe posteve. “Ne pamë se shumica e tyre nuk i përmbaheshin besëlidhjes…” (El-A’raf 102) “Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.” (El-Kamer 50)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Imam Ahmedi ka thënë: “ Prej më shumë se tridhjetë vitesh nuk e kam kaluar natën pa u lutur për Shafiun dhe pa kërkuar falje tek Zoti për të.” Shafi’iu ka thënë: “ I lirë është ai që kujdeset dhe për një moment.”
Pjesë e besnikërisë, përmbushja e të drejtës, ndaj Aksës është ruajtja e sigurisë, qetësisë dhe shenjtërisë së saj, që të mos bjerë në ngatërresat e budallenjve.
“ O Zoti im, vërtetë gjynahet e mia në të kaluarën janë shtuar, e unë nuk kam punë të mbledh që të më shpëtojë.
Por kam ardhur me monoteizmin, besimin në Një Zot, të shoqëruar me dashurinë për të dërguarin e kjo gjë më mjafton.”
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka premtuar dhe e ka përmbushur premtimin e Tij, ka toleruar dhe ka falur.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, më i Fuqishmi më i Madhi, Ai është Unik, i Vetëm në planifikim dhe çdo gjë tek Ai është e paracaktuar.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e ka dërguar mëshirë për mbarë botën, argument kundër mohuesve, përcolli atë me të cilën është dërguar dhe adhuroi Allahun deri sa i ka ardhur momenti i ndarjes nga kjo botë.
O njerëz të besnikërisë, përmbushës të premtimit! Ka ardhur Bajrami, vuajtjet janë shtuar dhe populli ynë po vuan. E si mund të jemi të lumtur kur fëmijët tanë vriten dhe shpërngulen?! Shtrati i tyre është toka ndërsa mbulesa e tyre qielli. Festa, Bajrami ynë është me lidhjet farefisnore. “ Lidhjet farefisnore janë të lidhura me Arshin thonë; Kush më ka mbajtur mua, lidhjet, atë do e mbajë Allahu, e kush më ka shkëputur mua me atë do të shkëpus lidhjet dhe Allahu.”
Keni shijuar kënaqësinë e agjërimit dhe faljes, u qetësuat duke komunikuar me të Gjithëmëshirshmin, prandaj mos e ndërroni bindjen me mosbindje, mos i shkëputni lidhjet familjare, mos e braktisni Aksanë dhe jini në një rresht, si një ndërtesë solide, e fortë.
Zoti pranoftë adhurimet tuaja, agjërimin tuaj, namazit tuaj të natës dhe lidhjet tuaja familjare. Zoti largoftë nga populli ynë vuajtjet dhe vështirësitë. O Zot, të lutemi të jesh mbështetje dhe ndihmë për njerëzit tanë në Gaza, mbrojtje dhe përkrahje. O Zot, zbrit qetësinë mbi ata, o Zot ushqe të uriturit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe ndihmo të shpërngulurit prej tyre, o Zoti i botëve.
Allahun e Madhërishëm e lusim që e ardhmja të jetë më e mirë se e shkuara.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Zoti pranoftë nga ne dhe ju veprat e mira.
Paqja, Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Afrim Smakaj