Këshilla për drejtësi dhe përmirësim

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    08-04-1446 H    11-10-2024 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Këshilla për drejtësi dhe përmirësim

Lavdërimet janë për Zotin, Lartësuesi i të vërtetës dhe Ndihmuesi i saj, poshtëruesi i të kotës dhe sunduesi i saj, Zotëruesi i mirësive të përhershme dhe i hakmarrjeve të vazhdueshme, Pushteti i Tij është i pashembullt dhe argumentet e Tij nuk arrihen. Zoti dhe Sunduesi ynë, tek Ti frikësohen lavdëruesit dhe kthehen të tremburit, Ti mbron ata që tek Ti kërkojnë mbrojtje dhe ruan ata që tek Ti kërkuan strehë, ju mjafton atyre që janë mbështetur tek Ti, udhëzon ata që të binden Ty dhe lartëson ata që krenohen me Ty.

O Zot, na lartëso me Islam, na ndero me besim,  na ngre ne me Kuran, na fut në Xhenet, o i Butë, o Dhurues, ruaj muslimanët në çdo vend.   

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi që e ruajmë si mjet furnizimi kur ato ndërpritet, mbarojnë,  e marrim atë nsi afat nëse afati ka skaduar, ka përfunduar.  Madhërimi është për Atë që ka fuqi mahnitëse dhe forcë të plotfuqishme, Sunduesi i çështjeve të kësaj bote dhe Ahiretit, botës Tjetër.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari i përzgjedhur dhe besniku i dalluar. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka dërguar ftues për në Xhenetet e Tij dhe udhëzues për në rrugën e Tij, në kohën kur njerëzimi ishin në kulmin e injorancës dhe në fanatizëm të verbër, të cilët kënaqeshin në dëshirat e tyre si të dehur, lëkundeshin në detin e devijimeve dhe endeshin në luginat e padijes. Fisniku i tyre ishte arrogant, ndërsa modesti i tyre ishte i shtypur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte mëshirë e ofruar dhe mirësi e dhuruar. Lexoi për ne ajetet Kuranore, na mësoi rregullat, ishte butësi ndaj nesh, mëshirë për ne, bekim për ne, mirësi dhe nderim ndaj nesh. Sikur të mos ishte ai, nuk do ishim udhëzuar, nuk do kishim dhënë sadaka dhe nuk do kishim falur namaz. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, ata ishin njerëzit e garave në të mirë, njerëzit e vlerave dhe fesë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar forcoi këmbët e tyre, shpallën fjalën e monoteizmit, besimit në Një Zot, ishin më të merituarit për të dhe njerëzit e tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ringjallët nën shoqërinë e tyre dhe mos na largoftë nga tradita, syneti i tyre.

Zoti i Madhërishëm qoftë i kënaqur me shokët e tij të nderuar dhe të fuqishëm në fenë e tyre, në rrugë të Zotit nuk i frikësoheshin asnjë gjëje. Ata ishin të vendosur dhe të palëkundur në të vërtetën, urdhëronin në të mirë dhe ndalonin nga e keqja. Prej tyre ishin fukeha, njohës të jusirprudencës Islame, muhadithunë, njohës të shkencës së hadithit, dhe prej tyre ishin asketë dhe adhurues. Shikoni ata në fushën e betejës, një prej tyre ishte i barabartë me njëmijë. A nuk ishte prej tyre besniku, Ebu Bekri, dalluesi i të vërtetës, Omeri, dhe poseduesi i dy dritëve, Othmani?! A nuk ishte në mesin e tyre poseduesi i shpatës së  mprehtë dhe i rrituri me edukimin profetik, Aliu?! A nuk ishte në mesin e tyre prijësi i këtij umeti?! Pa tjetër që po, në mesin e tyre ishte përkthyesi, sqaruesi i Kuranit, Ibn Abasi, lajmëtari i drejtë dhe përgëzues. Në mesin e tyre ishte ai që këmba e tij në peshore është më e rëndë tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar se mali i Uhudit, Abdullah Ibn Mesudi. Në mesin e tyre kishte nga ata që nëse betoheshin në Zot do e përmbushnin atë betim. Në mesin e tyre ishte ai që u quajt shpata e mprehtë e Zotit, Halid Ibn Velidi. Në mesin e tyre ishte poseduesi i dy krahëve, Xhafer bin Ebi Talib, në mesin e tyre ishte dhe zotëria i dëshmorëve, Hasani. Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata dhe na bashkoftë me ata në Xhenetet, në kopshtet e lumturisë, në kolltuqe, përballë njëri-tjetrit. Paqja dhe shpëtimi i Allahut të Madhërishëm qoftë mbi të dërguarin tonë, sa herë që e përmendin atë përkujtuesit dhe neglizhojnë përmendjen e tij neglizhentët.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Zoti ju bëftë të lumtur në të gjitha çështjet, na mbrojt nga çdo paralajmërim dhe na ruajt neve dhe ju nga çdo gjë e fshehtë. Lavdërimet janë për Zotin  përgjithmonë në kohë të mira dhe në kohë të vështira. “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju…” (El-Bekare 216)

O ju besimtarë! Përkujtoni gjithmonë se ne jemi popull që na ka nderuar Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar me Islam, prandaj të mos e kërkojmë nderin në diçka tjetër përveç tij, Islamit. Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ne vazhdojmë të jemi krenarë që kur Omari u konvertua në Islam. Vërtetë hyrja e Omerit  në Islam ishte nder ndërsa emigrimi i tij ishte çlirim dhe fitore, udhëheqja e tij ishte mëshirë. Për Zotin, ne nuk ishim në gjendje të falnim namaz rreth shtëpisë së shenjtë, Qabes, hapur derisa Omeri u konvertua në Islam.”

LEXO  Aksa është vetëm e muslimanëve - Aksa 04.09.2020

Lavdërimet janë për Allahun që na ka nderuar me njerëz të tillë si Omeri. Në atë kohë thonin: “ Nëse do të vijë Omeri, do të vijë tek ju butësia, feja dhe shfaqja e veprat e mira tek ata që falen.” Ai ishte dritë me të cilën ndriçoheshin njerëzit, fener mirësie, fuqie, uniteti, dhurimi dhe përmirësimi. Ai nuk ishte nga njerëzit e mërive, urrejtjes apo gjakderdhjes. Ai ishte këshillues për umetin e tij, punonte për mbrojtjen e tij, kujdesej dhe i prirur për të bërë vepra të mira, pioner në punë dhe vepra të mira. “Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija’ 90)

O ju të dashur! O ju besimtar! Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, kaloi nëpër xhamia në muajin e Ramazanit ku pa se ato ishin të ndriçuara me kandila, fenerë, dhe ka thënë: “ Zoti e ndriçoftë Omerin në varrin e tij, ashtu siç ai na ndriçoi xhamitë tona.” Ku janë sot ata njerëzit që përhapin dritë nëpër xhamia?! Dritën e diturisë, udhëzimit, lutjeve, namazit dhe adhurimit? Ku janë ata të cilët japin lajme të mira, përgëzime dhe nuk kërcënojnë?! Ku janë ata që vishen me moralin e të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?!

Adhurues të Zotit! Nëse dëshironi jetë të mirë atëherë binduni Zotit dhe kënaqeni Atë, drejtoni fytyrat dhe rrallët tuaja në namazet tuaja, kujdesuni dhe plotësoni namazet e mesme në xhemat, e në veçanti në xhaminë e Aksasë. A nuk është ajo pasioni, qetësimi i zemrave tuaja?! Pse nuk vini në të që të falni namaz në të?! Nëse doni që të kujdeseni dhe ta ruani atë, Aksanë, ju duhet që të vini në të. Mbusheni atë me adhurime, lexim dhe këndim Kuranit, dhe lutje. Mbusheni atë duke marrë pjesë në mësimet e dijetarëve të mirët  dhe të njerëzve të sinqertë.  Bëni kujdes, ruhuni nga mosveprimi dhe dembelizmi,  bëni kujdes nga humbja e kohës dhe mërzia, sepse ajo shkatërron shpresat. Prandaj besimtari kujdeset për namazin e xhumasë dhe namazet me xhemat, shton namazet vullnetare, leximin e Kuranit, lutjet dhe përkujtimin e Zotit. Qëndron në xhamia, e kalon natën me namaz, përkujtim të Zotit, madhërim të Zotit dhe kërkim falje tek Ai. E merr veten në llogari për çdo moment që i ka kaluar në mos bindje ndaj Zotit,  duke iu përmbajtur urdhërit në të mirë dhe ndaluar nga e keqja, duke bërë durim në atë që i ndodh. Nuk ushqehet nga pasuria e të padrejtëve. Ai është njeri i dijes, i butë, i durimit, i mëshirës, i lëmoshës, i drejtësisë, bamirësisë dhe mirësisë, i devotshmërisë dhe i pastërtisë, dëlirësisë. Ai përjeton pak kënaqësi, është larg dëshirave, ka shumë vepra të mira, bën veprat të mira në fshehtësi dhe në publik, nuk i hakmerret asnjërit prej muslimanëve nëse e dëmtojnë, gjuha e tij mbetet e lagur me përmendjen e Zotit, shmangën të folurit e tepërt, nuk flet vetëm se në domosdoshmëri, kujdeset për interesat e besimtarëve dhe ecën për plotësimin e nevojave të tyre.  “Ata që ecin në errësirë për në xhami janë ata që do të hyjnë në mëshirën e Zotit.” Ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njeriu vazhdon të jetë në namaz për sa kohë është duke pritur namaz, namazin e ardhshëm, dhe për të, Melaiket thonë: O Zot fale, o Zot mëshiroje.” O Zot, na mëshiro sepse vërtetë Ti je i mëshirshëm me ne, dhe mos na ndëshko, o Sunduesi ynë, sepse Ti je i fuqishëm për ta bërë këtë gjë ndaj nesh.

Adhurues të Zotit! Kur Omeri ka hyrë në Islam ka zbritur Xhibri’ili dhe ka thënë: “ O Muhamed, banorët e qiellit janë gëzuar me hyrjen e Omerit në Islam.” E si të mos jenë gëzuar?!  Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe zemrën e Omerit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sikur të kishte pas meje të dërguar do të ishte Omeri.” Sikurse ka thënë: “ Në popujt e mëparshëm ka pasur njerëz të fjalës, e nëse do ketë nga umeti im ai do jetë Omeri.” Vërtetë qetësia flet, rrjedhën nga gjuha e Omerit.

Sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, thonin: “ Ne ndiqnim Omerin dhe mësonim devotshmërinë prej tij. Ai i urdhëronte tregtarët të mësonin fenë e tyre nga frika se mos bien në gjëra të ndaluara.” Ku jemi ne sot nga cilësitë e tij?! Ku janë ata që ecin në metodën dhe rrugën e tij?! Ku janë ata të cilët largohen nga të ndaluarat dhe të dyshimtat, dhe bëjnë dallimin në mes të lejuarës dhe të ndaluarës?! Disa njerëz përfitojnë nga situata aktuale dhe i shfrytëzojnë njerëzit duke i rritur çmimet. Ata le t’i frikësohen Allahut në të varfrit, të dobëtit dhe nevojtarët.

LEXO  Rimëkëmbja Shoqërore - Dr. Jusuf Ebu Sunejneh - Aksa - 03.08.2018

Shikoni në shoqërinë tonë sot: Incidentet e vrasjeve dhe gjakderdhjes, sulmet ndaj fqinjëve dhe shpërfillja e të drejtave të tyre, armiqësi dhe urrejtje midis të afërmve, shpërbërja e familjeve, mosmarrëveshjet midis burrave dhe grave dhe rritja e përqindjes  së divorceve. Disa njerëz shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të arritur interesat e tyre korruptive, disa njerëz merren me kamatë dhe tradhti bashkëshortore, ndërsa disa të tjerë lozin bixhoz, merren dhe shpërndajnë drogë, dhe hanë pa të drejtë paratë e jetimëve.  A nuk janë të pranishme në mes nesh këto që përmenda dhe të tjerët?! A nuk është e vërtetë ajo që thashë?! Ah, sa mjerim për ata njerëz!

O ju besimtar! Nëse dëshironi lumturi, duhet të jeni të bindur dhe të kënaqur me atë që Zoti i Madhërishëm ka caktuar për ju. Mos guxoni që të privoni të dobëtit nga trashëgimia e tyre dhe përdorni fuqinë tuaj ndaj tyre.  E si do të jetë qëndrimi i juaj kur do të thuhet: “ Ndalini ata, se do të pyeten.” (Es-Saffat 24)

Shikoni në drejtësinë e Omerit, shtoni sa më shumë përmendjen e Omerit, sepse kur përmendet Omeri përmendet drejtësia. Zbukuroni kuvendet tuaja me përmendjen e Omerit. Paraardhësit tanë të mirë, Selefët, u mësonin fëmijëve të tyre dashurinë për Ebu Bekrin dhe për Omerin njëjtë sikurse  u mësonin  atyre sure prej Kuranit. O adhurues të Zotit! A e dini pse e bënin këtë? Sepse në të është përmirësimi i umetit, mbrojtja e nderit, krenarisë, lavdisë dhe pozitës së tij. Në kohën e tyre është përhapur qetësia dhe siguria,  dhe jetuar jetë të mirë dhe të lumtur. Nuk përjetuan frikë, as panik, as rrënime, nuk kishte, as arrestime, as burgje, as gjoba dhe as taksa hakmarrëse.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Hurmuzani ka parë Omerin në gjumë në xhaminë e  Medines, dhe ka thënë: “ Pasha Zotin ky është pushtetari i bekuar, Omeri i cili një ditë ka thënë: Nëse një deve do të pengohet në Irak, unë do të jem përgjegjës për të në Ditën e Gjykimit, pse nuk ia kam drejtuar asaj rrugën?!” Po sikur Omari të ishte sot në mesin tonë dhe të shikonte kushtet e muslimanëve në Gaza, në Bregu Perëndimor, në Liban dhe gjithandej, dhe të shikonte rrënim dhe shkatërrim?! Ku janë ata që janë përgjegjës për të gjitha këto?! A nuk ka në mesin e tyre një njeri të drejtë?! Omeri ishte i ditur për të gjithë njerëzit nën kujdestarinë e tij, i drejtë në veten e tij, pranonte kërkimin e faljes, lehtë për t’u mbrojtur, i hapur për sygjerime, kërkonte atë që ishte e drejtë, larg nga gabimi, i sjellshëm me të dobëtit, nuk e ngrinte zërin, shumë i heshtur, larg të metave, bujar me paratë, i rreptë me nëpunësit dhe i mëshirshëm me të varfrit.

Adhurues të Zotit! Shpata, kurora dhe suveniret e Kisras u sollën, paraqitën tek Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, e ai tha: “ Njerëzit i kanë besuar ato tek ata që janë të besueshëm, e mbajnë emanetin.” Babai i Hasanit, Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Vërtetë ti je i dëlirë, i pastër,  dhe u pastrua dhe populli, nëpunësit.”

O ju nëpunës! Përgatituni për llogaridhënie, përgatituni për qëndrimin para Sunduesit, Allahut të Madhërishëm. Merreni veten tuaj në llogari para se të ju marrin në llogari, sepse është më mirë dhe më e lehtë për llogarinë tuaj. Peshoni vetet tuaja para se të peshoheni dhe përgatituni për paraqitjen e madhe: “Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur.” (El-Hakka 18)

Adhurues të Zotit! Imam Ibn Sirini është trishtuar një ditë dhe i kanë thënë: “ O babi i Bekrit, çfarë është ky trishtim, pikëllim?” Ai ka thënë: “ Ky pikëllim është për shkak të një gjynahi që kam bërë dyzet vite më parë.” O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe prezantoni për vetet tuaja më parë se: “  Që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut…”( Ez-Zumer 56)

Pa tjetër atij që interesi i tij ka qenë kjo botë në ditën e Gjykimit do ti zgjatet shqetësimi. Kush i frikësohet asaj që ka para duarve të tij është i ngopur me atë që ka, e kush i frikësohet paralajmërimit mashtrohet dhe hutohet në këtë botë nga ajo që dëshiron. O i mjerë, nëse dëshiron për veten tënde shpërblimin mos fli në netët e gjata dhe mos neglizho. Prano këshilltarin e mençur dhe të sinqertë nëse ai ju vjen me një çështje të qartë. Mos u shqetësoni për jetesën e atyre që do të lini pas, sepse nuk jeni përgjegjës për furnizimin e tyre.

LEXO  Aksa Xhami e Muslimanëve -Aksa 5-4-2019

Adhurues të Zotit! Shëroni gjynahet me pendesë, sepse mund të jetë një person i penduar, pendimi i të cilit e thërret për në Xhenet, derisa ta dërgojë atë në të, në Xhenet. Zemra e të penduarit është si një shishe ku çdo gjë që bie në të ndikon tek ajo. Këshillat e mira për në zemrat e tyre vijnë shpejt, e ato janë më afër ndikimit, prandaj uluni me ata që pendohen, sepse vërtet, mëshira e Allahut është afër punë mirëve. Vërtetë mëshira e Zotit është afër atij që ndjen keqardhje.

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe drejtohuni për tek Sunduesi ynë Bujar me lutje dhe nënshtrim. Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i  Cili me urdhrin e Tij shëron çdo sëmundje, me të largohet çdo fatkeqësi dhe mundim, drejt Atij ngrihen duart me përulje dhe lutje, në vështirësi dhe në begati, në kohë të mira dhe kohë të vështira, Ai është që i dëgjon të gjithë zërat dhe i përgjigjet nevojtarit kur e thërret Atë. Madhërimi është për Atë sa shumë që janë dhurata e Tij dhe sa i madh është lartësimi i Tij.    

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i Gjalli i Adhuruari, i Vetmi në Ekzistencë, Bujari i Madh, Fisniku Bujari, Ndihmuesi i të vërtetës dhe i njerëzve të saj, shtypësi i të kotës, gënjeshtrës dhe grupit të saj, ka bërë që në fund, fitorja është e besimtarëve nga Mirësia e Tij. I Lavdëruar është Ai që ka hapur zemra dhe i ka qetësuar, u ka dhuruar atyre nga begatitë e Tij dhe i ka mbushur me mirësi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari i ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, Sunduesi ynë i Madhrëuar dhe i Lartësuar e ka mbështetur me sahabe, shokë që bartën shqetësimet e tij, e ndihmuan kundër armiqve të tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasuan në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Syri loton, zemra pikëllohet por nuk themi, me lejen e Zotit, vetëm se atë çfarë kënaqën Zotin, e ne për ju dhe me ju, o njerëzit tanë në Gaza, jemi të pikëlluar. Ju  keni duruar atë që askush tjetër nuk e ka duruar dhe keni bërë durim të mirë.  Ju ishit dhe jeni një model me durimin dhe qëndrueshmërinë tuaj.

E shpresojmë që shqetësimi në të cilin ndodheni do të pasohet së shpejti me lehtësim, në dashtë Zoti, kështu që nuk duhet të ketë dëshpërim e as dorëzim. “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju…” (El-Bekare 216)

Xheneti është rrethuar me vështirësi, ndërsa zjarri i Xhehenemit është rrethuar me dëshira. Zoti na shtoftë shpërblimin tonë dhe na ruajte nga fatkeqësitë tona me diçka të dobishme për Ahiretin tonë dhe për jetën tonë në këtë botë. Bëjeni bindjen tuaj në Zotin të fortë, Ai është që ka fuqinë, Ai është Ngadhënjimtari Ndihmuesi. Ne na mjafton Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, Ai është mbrojtësi ynë për çdo shqetësim, shoqëruesi ynë në çdo vështirësi dhe mbrojtësi ynë në çdo mirësi.

Adhurues të Zotit! Drejtohuni për tek Sunduesi ynë Bujarë që të largoje prej tyre vështirësitë dhe pikëllimin. O Zot, largo izolimin, bllokadën prej tyre dhe prej të gjithë muslimanëve. Mundëso lirimin e të burgosurve tanë. O Zot, prano dëshmorët dhe jep shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit tanë.

O Zot, ruaj Aksanë tonë.

O ju besimtarë! Ka ardhur nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kërkoni të mirën përgjatë gjithë jetës tuaj dhe ekspozohuni në të mirat e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar, sepse vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Bekuar ka sezone mirësie që prekën, i dhuron ato tek ai që dëshiron prej robërve të Tij. Luteni Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar që të mbulojë të metat tuaja dhe të ju sigurojë nga trishtimet  tuaja.”

O Zot, o i Pushtetshëm, o Ndëshkues i rreptë, Ti je Ai që hakmarrja e të Cilit nuk përballohet, o Ti që poshtëron  çdo tiran kokëfortë me nënshtrimin e pushteti të tij. O Zot, largo nga ne sytë e të padrejtëve të cilët duan të keqen ndaj nesh, largo zemrat e tyre nga e keqja që ata dëshirojnë për ne, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi që të na japish fitore në momentet e gjykimit, të na japësh pozitat e dëshmorëve, jetën e njerëzve të lumtur dhe shoqërimin e të dërguarve. Na jep fitore kundër armiqve tanë. Na bëj ne të drejtuar dhe të udhëzuar, jo të devijuar dhe të humbur.

O Zot, kjo është lutja jonë e në dorën Tënde është përgjigja,  kjo është përpjekja jonë dhe tek Ti është mbështetja jonë. Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm! Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto për faljen e namazit.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…”(El-Ankebut 45) “Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/846424490654532

Post Author: endrit