Përkujtim madhështorë në lidhje me udhëheqjen dhe popullin

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme       13-01-1446 H     19-07-2024 D 

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema  Përkujtim madhështorë në lidhje me udhëheqjen dhe popullin

Lavdërimet janë për Zotin i Cili e ka bërë fenë e Tij fe të mëshirës, unitetit dhe bashkimit, i u ka dhënë sukses atyre që i janë dorëzuar legjislacionit të Tij dhe i janë bindur Atij.  Ka urdhëruar muslimanit për unitet dhe që të kapen pas fesë së Tij dhe te pasojnë atë, i ka ndaluar ata nga mosmarrëveshjet,  ndarjet dhe konfliktet. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, përcolli mesazhin, plotësoi emanetin dhe këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të sinqertë deri sa i erdhi momenti i ndarjes. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Ju porosis që ti frikësoheni Allahut, sepse ajo është shpëtimi dhe suksesi në Botën Tjetër, Ahiret dhe në këtë botë. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

O ju njerëz! Vërtetë imameti, udhëheqja dhe administrimi është themeli mbi të cilin vendosen rregullat e fesë, rregullohen me të interesat e umetit, popullit, dhe mbi të ngrihen dispozitat e legjislacionit, fesë. Allahu ka caktuar për çdo popull një udhëheqës të cilit i është besuar drejtimi i shtetit, i ka deleguar politikën atij, ia ka bërë atij obligim drejtësinë dhe i ka dhënë të drejtën njerëzve nën pushtetin e tij që ta dëgjojnë atë dhe t’i binden. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (En-Nisa’ 59)

Nga Irbad Ibn Sarijetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka falur me ne namazin e Sabahut, pastaj është kthyer nga ne dhe na ka dhënë një këshillë elokuente, të mrekullueshme, prej së cilës rrodhën lotët prej syve dhe na u drodhën zemrat tona. I kemi thënë: “ O i dërguari i Allahut, sikur kjo është këshillë lamtumira, prandaj na porosit ne!” Ka thënë:” Ju porosis që t’i frikësoheni Allahut, të dëgjoni dhe të jeni të bindur, ndaj udhëheqësve. Vërtetë ai që do të jetoj gjatë nga ju pas meje do të shikojë mosmarrëveshje të shumta. Prandaj, kapuni pas sunetit, traditës time, dhe traditës së udhëheqësve pasues të  drejtë pas meje. Kapuni pas tyre fort me dhëmballë. Ruajuni nga gjërat e reja të shpikura, sepse çdo çështje e shpikur rishtazi është bidat, sajese, dhe çdo bidat, sajesë është devijim.”   Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu.

LEXO  Mësime nga vapa e madhe

Adhures të Zotit! Ligjshmëria e Zotit ka diktuar në krijesat e Tij se gjendja e tyre nuk përmirësohet dhe se jeta e tyre nuk do të rregullohet përveçse në praninë e një udhëheqësi që i udhëzon ata. Ai, udhëheqësi, organizon, rregullon çështjet e tyre dhe  ruan të drejtat e tyre. Me praninë e tij ruhet nderi, mbrohet gjaku, zbatohen ndëshkimet, ruhet feja, vendoset tek ata drejtësia dhe largon prej tyre padrejtësitë. Me praninë e tij qetësohet dhe sigurohet i frikësuari, forcohet i dobëti, pengohet shtypësi, i padrejti, parandalohet kaosi, largohet ankthi dhe bashkohet fjala.

“ Vërtetë bashkësia është litari i Zotit prandaj kapuni pas tij, në dorezën më të fortë të tij për ata që na ka dhënë,  

Sa shumë Zoti me pushtet paraqet mistere mëshire në fenë dhe jetën tonë.”

O ju njerëz! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar kujdestarët e çështjeve të muslimanëve që të përmbushin atë emanetin, detyrë besimit, që kanë ndaj popullit të tyre dhe të sundojnë me drejtësi. Sikurse Zoti ka urdhëruar popullin që të dëgjojnë dhe tu binden atyre në çdo gjë që ata i urdhërojnë apo i ndalojnë, për sa kohë ajo nuk është në kundërshti me Krijuesin. Në bindjen ndaj tyre është përmirësimi i fesë dhe i jetës së kësaj bote, ndërsa në kundërshtinë, mosbindjen ndaj tyre është shthurja, shkatërrimi i fesë dhe i jetës së kësaj bote. Nga Abullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Muslimani e ka për detyrë të bindet dhe të dëgjojë, si në atë që i pëlqen, ashtu edhe në atë që e urren, përderisa nuk urdhërohet për në gjynah, mosbindje ndaj Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Me të vërtetë, sundimtari, kujdestari, ka  zotim dhe marrëveshje në mbrojtjen e popullit të tij, që Zoti ia ka ndaluar thyerjen, braktisjen, moszbatimin dhe tradhtinë e saj. Prandaj mos e largoni dorën nga bindja dhe mos e thyeni lidhjen e muslimanëve. “Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.” (El-Isra’ 34) Nga Abullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kush e largon dorën nga bindja, do ta takojë Zotin në Ditën e Kijametit pa argumente. E kush vdes dhe në qafën e tij  nuk ka besëlidhje do të vdesë me vdekjen e kohës së xhahilijetit, para Islame, në humbje.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Paralajmërim kundër thashethemeve

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorëzënësin tuaj; vërtet, Allahu e di  se çfarë bëni ju.” (En-Nahl 91)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe me synet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit i kërkoj falje, prandaj, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë vetëm për Zotin e Vetëm. Lutjet dhe përshëndetjet janë për atë që nuk ka të dërguar pas tij, për familjarët dhe shokët e tij.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Lartësuar e ka bashkuar të gjithë çështjen tuaj në një fe të vetme, në të dërguar të vetëm, në libër të vetëm dhe në kible, drejtim të vetëm. Ju ka urdhëruar për unifikim, bashkim dhe dakortësi, dhe ju ka ndaluar nga mosmarrëveshjet dhe përçarjet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Uniteti dhe marrëveshja, dakortësia, nuk do të arrihet veçse me dëgjimin dhe bindjen ndaj imamit, udhëheqësit. Çështja e fesë në popull nuk do të rregullohen vetëm se me dëgjimin dhe bindjen ndaj imamit, udhëheqësit. Siguria dhe drejtësia nuk do të vendoset përveç se me dëgjim dhe bindja ndaj imamit, udhëheqësit. Shenjtëria nuk do të ruhet dhe nuk do të parandalohen vështirësitë përveçse me dëgjim dhe bindje ndaj udhëheqësit. I pa drejti, shtypësi, nuk do të pengohet, nuk do të ndihmohet i shtypuri dhe nuk do të mbrohet i dobëti nga i forti vetëm se me dëgjim dhe bindje ndaj udhëheqësit. Asnjë popull nuk do të ngrihet vetëm nëse i nënshtrohet dëgjimit dhe bindjes ndaj udhëheqësit. Frikësojuni Allahut dhe ruani unitetin dhe bashkimin tuaj, dëgjojini dhe binduni kujdestarëve të çështjeve tuaja; “…dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (El-Enfal 46) Kujdesuni për vendin dhe sigurinë tuaj, dhe kapuni fort pas fesë tuaj.

LEXO  Bëni kujdes nga mashtruesit dhe përgojuesit - Medina 01.01.2021

O u njerëz! Ndarjet dhe përçarjet janë mjetet më të rënda dhe më të mëdha për shkatërrimin e popujve dhe qytetërimeve, e në të kaluarën dhe të tashmen ka shembull për ata që i marrin në konsideratë ato. Ndarjet dhe përçarjet kërcënojnë ekzistencën e kombit dhe minojnë kohezionin e tij. Ndarjet dhe përçarjet janë rruga drejtë kaosit dhe mjete të shkatërrimit, baruti, ushqimi i fitneve dhe luftërave. Allahu i Madhërishëm ka ndaluar nga ndarjet dhe përçarjet, duke i bërë ato nga shkaqet e dështimit dhe dobësimit, por se dhe nga shkaqet e dënimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (El-Enfal 46) Dhe ka thënë: “Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Al ‘Imran 105)

Nga armiqësitë dhe grindjet më të mëdha që armiqtë planifikojnë është mbjella fitneve, grindjeve dhe përçarjeve në popull. Vërtetë, mbështetja e tyre është pandershmëri, tradhti dhe humbje e besueshmërisë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush del nga bindja dhe braktisën xhematin, bashkësinë dhe vdes, ai ka vdekur me vdekjen e kohës së injorancës, në humbje. Kush lufton nën një flamur të panjohur, zemërohet me një grup ose thërret për një grup tjetër, ose ndihmon një grup dhe vritet, vdekja e tij është vdekje e kohës së injorancës, pa besim. Kush del kundër umetit tim duke goditur të drejtin dhe të pamoralshmin, nuk frikësohet, nuk bën dallim në mes tyre, dhe nuk e përmbushëm marrëveshjen, premtimin që ka dhënë tek udhëheqësi,  ai nuk është nga unë dhe unë nuk jam prej tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve dhe jepu siguri në vendet e tyre, bashko forcat e tyre, unifiko fjalën e tyre në të vërtetën, bashko zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhëniet e tyre.

O Zot, shmang prej tyre ndarje, përçarjet dhe fitnet, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, blloko tek ata shtigjet e kaosit, dhe mbuloi ata me siguri dhe stabilitet.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.

O Zot, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1567997534092108

Post Author: endrit