Heqja e Ihramit dhe Tawafi i Ifadas në qetësi dhe lumturi

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    10-12-1446 H     06-06-2025 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Heqja e Ihramit dhe Tawafi i Ifadas në qetësi dhe lumturi

Lavdërimet i takojnë Zotit. Lavdërimet i takojnë Zotit, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Zotin e besoj dhe Atë nuk e mohoj, dhe i luftoj ata që Atë e mohojnë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, sepse frika, devotshmëria ndaj Tij është çelësi dhe themeli i të gjitha çështjeve, dhe bëni kujdes nga Ai, sepse Ai e di atë që fshihni dhe atë që shfaqni. Veçoni Atë me Njësim të Vetmin që meriton të adhurohet, lutjet janë vetëm për Zotin e Vetëm, përkujtimi dhe kthimi me besim është vetëm tek Ai, i pa shok është Ai. Pastroni shpirtrat tuaj me pendim dhe përmirësojini ata dhe falënderojeni Atë që ka bashkuar për ju në këtë ditë shumë të nderuar në mes të festës javore dhe festës  së vitit. Ato janë dy ditë të nderuara dhe dy stinë, sezone të mëdha: Dita e xhuma që është dita e shndritshme, më e rëndësishme, dhe dita e Kurban Bajramit, e ajo është dita e Haxhit të madh, sipas mendimit të saktë. U emëruar kështu, dita e Haxhit të madh,  për shkak të shumë ritualeve të Haxhit që kryhen në këtë ditë, duke përfshirë gjuajtja me gurë, therja, kurbani, rruajtja, qethja e kokës, dhe Tawaf al-Ifadah, tavafi i haxhinjëve pas kthimit nga Arefati.

Mysafit të të Gjithëmëshirshmit, pelegrinë, haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit! Jini të qetë dhe të kthjellët!  Le të jetë Haxhi juaj në përputhje me rregullat dhe udhëzimet. Jini të butë dhe të sjellshëm, bujarë me njerëzit dhe shmangni zhurmën dhe shkaktimin e dëmit.

Popull musliman! Në këtë ditë të madhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbajti një ligjërim, hutbe për të cilën Allahu hapi veshët e njerëzve, sa që atë e dëgjuan të gjithë banorët e Minas nga shtëpitë e tyre. E nga ato që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Adhuroni Zotin tuaj, falini pesë namazet tuaja të ditës, agjëroni muajin tuaj të Ramazanit dhe binduni sundimtarit, kujdestarit të çështjeve tuaja do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj.” Sikurse shpjegoi shenjtërinë e ditës së sakrificës, kurbanit, vlerën e saj tek Zoti i Plotfuqishëm  dhe shenjtërinë e Mekës mbi të gjitha vendet. Prandaj, o musliman, bëj kujdes nga të qenit i pasjellshëm në këtë vend të shenjtë. Bëj kujdes nga lëndimi i muslimanëve në çfarëdo mënyrë dhe ji sjellshëm me vëllezërit tuaj muslimanë, pelegrinët, haxhinjtë e shtëpisë së Tij të shenjtë, Qabes. Mos i shqetësoni me zhurmë të tepruar, me zë të lartë, me grumbullime të tepërta të njerëzve, me shqetësimin e tyre përmes tubimeve, me grumbullime në rrugë, me thirrje, slogane të rreme dhe me propagandë mashtruese. Këto gjëra konsiderohen nga lëndimet dhe Zoti i ka ndaluar lëndimin e besimtarëve me fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar, kur ka thënë: “ Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58) Prandaj, mos bini në gjynahe pa e kuptuar, mos i zhvlerësoni veprat tuaja pa e ditur dhe mos e ndotni festën tuaj duke bërë gabime, gjynahe.

LEXO  Vlerat e Kuranit Famëlartë për umeti Islam - Meka 11.03.2022

Vërtetë, në këtë ditë të bekuar, muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm për diçka të rëndësishme: Sinqeritetin në afrimin për tek Zoti i Plotfuqishëm, duke shmangur, larguar nga hipokrizia dhe mburrja.

O ti musliman! Frikësoju Zotit dhe ji i sinqertë ndaj Tij, do të arrish shpërblimin dhe kënaqësinë e Tij.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!” (El-Bekare 203)

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi të gjithëve me sqarimin që ai përmban.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët, prandaj tek Zoti kërkoni falje, sepse me të vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. 

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka nderuar shtëpinë e Tij të shenjtë, Qaben dhe e ka bërë atë strehë për zemrat e njerëzve besimtarë. Allahu e Madhërishëm e lavdëroj  për bekimet e Tij dhe e falënderoj për mirësitë e Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Ndërsa muslimani përjeton bekimet e kësaj dite të madhe, ai gëzohet me gëzimin e vëllezërve të tij muslimanë për përfitimet, bekimet, shpirtërore  që Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuari u dha njerëzve të tubimit, në Arafat, dhe mbërritjen e tyre në shtëpinë e shenjtë të Allahut, në Qabe, për të kryer Tawaf ul-Ifadah, tavafin e haxhinjëve pas kthimit nga Arefati, në siguri, qetësi dhe shëndet. Ata asgjë nuk i ka preokupuar, nuk i ka penguar asnjë punë mashtruese që i shpërqendron dhe pa askënd që turbullon qetësinë e qëndrimit të tyre. Prandaj, i drejtohemi Zotit të Lartësuar dhe të Plotfuqishëm me lavdërime, falënderime dhe mirënjohje për atë që Ai ka dhuruar dhe favorizuar. Atij i lutemi, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, që të ndihmonë përgjegjësit e haxhit dhe tu japi atyre sukses në shërbim të haxhinjëve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, dhe në lehtësimin e ritualeve të tyre me lehtësi dhe thjetësi. E gjithë kjo, nën udhëheqjen e kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Ibn Abdul Aziz dhe shkëlqësinë e tij, princin e kurorës, kryeministrin, princin Muhamed Ibn Selman, Zoti u ndihmoftë atyre të dyve dhe qeverisë së tyre të mençur dhe u dhëntë fitore. Pasi të gjithë instancat e shtetit janë mobilizuar në shërbimin e pelegrinëve, haxhinjëve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes. Zoti i shpërbleftë ata me të mira për shërbimin e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve.

LEXO  Mendimi ndryshe dhe pasojat e refuzimit të tij - Abrurrahman Al-Sudejs - Aksa 15.02.2019

Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për këshilluesin, përgëzuesin dhe pishtarin ndriçues, Allahu i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishmi na ka urdhëruaar për këtë në Kuranin Famëlartë, Allahu i Lartësuar  ka thënë në falën e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin,  poseduesin e pozitës së lavdëruar dhe i luginës së premtuar, në Xhenet.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë,  ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe mbro botën Islame, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso kujdestarën dhe udhëheqsit tanë, mbështet me lavdi, nderë dhe fitore të qartë kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Selman Ibn Abdul Aziz dhe shkëlqësinë e tij, princin e kurorës, princin Muhamed Ibn Selman. O Zot, ruaj ata me shëndet të plotë dhe mirëqenie të gjithanshme, shpërbleji ata të dy për dy xhamitë e shenjta dhe për vednet e shenjta të Islamit dhe muslimanëve me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë. O Zot, jepu sukses të gjithë udhëheqësve muslimanë, udhëzoji ata drejt asaj që është më e mira për fenë dhe vendet e tyre.

LEXO  Lëndimi i njerëzve lloji më i keq i falimentimit

O Zot, ruaj ushtarët tanë dhe mbro kufinjtë tanë. Ruaj njerëzit e sigurisë tonë, o Zoti i botëve.

O Zot, shpëtoni muslimanët e shtypur dhe të dobët në Palestinë. O Zot,  intensifikoni forcën Tënde ndaj jehudëve uzurpues. O Zot, të lutemi Ty të na mbushësh zemrat plot gëzim për çlirimin e xhamisë Aksa nga duart e sionistëve uzurpues dhe me gëzim për fitoren e muslimanëve kudo që janë mbi armiqtë e tyre të padrejtë.

O Zot, jepu siguri haxhinjëve dhe lehtëso për ata haxhin e tyre. Bëj haxhin e tyre të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera, gjynahet e tyre të falura dhe ktheji ata në shtëpitë e tyre të sigurtë, shëndosh e mirë dhe fitimtarë.

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.

O Zot, zbrit tek ne shi!

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lartësuar, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni Atë për begatitë dhe të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)   

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1527590418396648

Post Author: endrit