Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 06-03-1447 H 29-08-2025 D
Shejh Abdurrahman Sudejs
Tema Parime të qarta për arritjen e të mirave
Vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, tek Ai pendohemi. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për mirësitë e Tij të shumta dhe argumentat, shenjat e Tij të qarta.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, na ka veçuar me Sheriat, legjislacionin, të qartë që ka mbushur botët me madhështinë, lavdinë dhe dritën e tij.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, demonstroi tiparet e përparimit të qytetërimit dhe vendosi themelet e tij. O Zot, bekoje dhe mëshiroje atë dhe familjen e tij, më të mirët e krijesave në sjellje dhe më të pastrit e tyre, shokët e tij fisnik dhe të drejtë, të cilët kanë arritur majat më të larta të lavdisë, tabi’inët dhe ata që i ndoqën në vepra të mira, lutjet dhe përshëndetjet më të mira, të bekuar dhe të pafundme.
Në vijim
Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut! Kush i frikësohet Atij, Ai do ta mbrojë me mbrojtjen e Tij dhe do ta mbulojë me kujdesin e Tij. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
“ Të drejtë janë njerëzit që bëjnë mirë dhe shkëqlqejnë, ata ngrihen në shkallë të larta,
Ata kanë shpresë në kët botë jetojnë dhe mbijetojnë me këtë shpresë.”
O besimtarë! Në një botë plot me konflikte dhe trazira, plot me sprova dhe përplasje, njeriu ka nevojë që të gjeë rrugën drejt shpëtimit. Çdo njeri i mençur, i zgjuar dhe inteligjent duhet të ketë një qasje të qartë, individuale që të qartësojë rrugën dhe të shmangë të kuptuarit e gabuar, të ngjitet në rrugën e drejtë dhe të përparojë në radhët e atyre që kërkojnë kënaqësinë e Zotit të botëve.
E si mund ta bëjë ai këtë përveçse me besim të fortë, me një metodologji besimi të qartë, të saktë dhe të palëkundur, sikurse besimi dhe metodologjia e paraardhësve tanë të drejtë, Zoti i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta. Tek dy Sahihet, Buhariu dhe Muslimi, nga hadithet e Abdullah bin Masudit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Abdullah bin Masudit, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kush dëshiron të ndjekë një sunet le të ndjekë shembullin e atyre që kanë ndërruar jetë, sepse të gjallët nuk janë të garantuar nga tundimi, fitnet. Ata janë shokët e profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ata janë më të devotshmit e këtij umeti në zemër, më të thellët në dije dhe më pak të ngarkuarit me përgjegjësi. Ata janë populli i zgjedhur nga Zoti për të qenë shokë të profetit të Tij dhe për të ngritur fenë e Tij, prandaj ndiqni gjurmët e tyre sepse ata janë në rrugën e drejtë.” Prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Abdul Azizi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe udhëheqësit e besimtarëve pas tij kanë ngritur traditë, sunete që duhet të ndiqen në përputhje me Librin e Allahut, Kuranin. Askush nga krijesat nuk ka të drejtë ta ndryshojë apo ta zëvendësojë atë, ose të marrë në konsideratë diçka që e kundërshton atë. Kush udhëzohet prej tij, ai është i udhëzuar, e kush kërkon fitore prej tij, ai është i fituar. Kush e braktis atë dhe ndjek një rrugë tjetër nga rruga e besimtarëve, Allahu do ta bëjë të marrë atë që ai ka marrë, do ta hedhë në Xhehenem, e çfarë përfundimi i keq që është ai.” Është transmetuar në mënyrë të saktë nga Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, se ai ka thënë: “Çështjet e pjesës së fundit të këtij umeti nuk do të rregullohen përveçse me atë që u rregullua fillimi i tij.”
“ Ata e kuptuan qëllimin dhe domethënien e saj prandaj janë në një gjendje përkujti të Zotit.”
O muslimanë! Kush e shqyrton metodologjinë e paraardhësve tanë të drejtë do të gjejë pika referimi, parime dhe vlera fitimprurëse që e dallojnë këtë metodologji të lartë dhe të shquar, të cilën asnjë metodologji tjetër nuk e ndan me të. Karakteristikat e para të saj janë: Shqetësimi, preokupimi i tyre, për monoteizëm të pastër për Zotin e Plotfuqishëm; Ai nuk ka të barabartë, nuk ka partner, as shembuj dhe as kolegë. “Asgjë e askush nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura 11) Asnjë idhull apo faltore nuk adhurohet, asnjë idhull nuk vizitohet, nuk ka afrimitet për mes të vdekurve dhe nuk thirren mbetjet e tyre. “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” (Ez-Zumer 3) Ky parim kurorëzon sinqeritetin me fjalë dhe me vepra: “ E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit),…” (El-Bejjine 5) Dhe ata do ta shikojnë qartë Zotin e tyre në jetën e Përtejme, në Ahiret. “Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” ( El-Kijame 22-23)
Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi ka ardhur nga hadithet e Xhabir Ibn Abdallah, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë tek ne natën e hënës së plotë dhe ka thënë: “ Do ta shikoni Zotin tuaj në Ditën e Ringjalljes ashtu siç e shikoni këtë hënë të plotë dhe nuk do të dëmtoheni duke e parë Atë.” I lutemi Allahut të Plotfuqishëm të na dhurojë kënaqësinë e të parit të fytyrës së Tij fisnike.
Një nga parimet dhe vlerat më të rëndësishme që dalloi rrugën e paraardhësve tanë të drejtë është të referuarit e tyre tek Kurani dhe suneti në çdo çështje të vogël dhe të madhe. “Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (En-Nisa’ 59) Kurani, sipas Selefëve, është fjala e Allahut e zbritur nëpërmjet shpalljes dhe jo i krijuar. “Në të vërtetë, Ne ta kemi shpallur Kuranin ty hap pas hapi.” (El-Insan 23) Ata i referojnë ajetet e ngjashme tek ajetet e qarta, dhe metaforën tek e qarta, në harmoni kjo midis kuptimeve të dukshme të teksteve dhe objektivave të tyre, në mes të arsyes dhe të transmetuarës. Ky është parim i fortë në metodologjinë e selefëve, paraardhësve tanë të mirë, Zoti i mëshiroftë. Prandaj, çdo gjë që ishte në përputhje me Kuranin dhe sunetin ata e miratuan, dhe çdo gjë që i kundërshton ato e zhvlerësonin, refuzonin. Ata nuk devijojnë nga teksti autentik, as nuk e kundërshtojnë atë bazuar në teka apo arsye, dhe nuk i gjykojnë tekstet e shpalljes me arsye. Për selefët, të parët e umetit, Kurani dhe suneti janë burimi i ëmbël dhe freskues nga të cilët pi çdo person i etur, dhe tek të cilët kthehet çdo person i udhëzuar dhe udhërrëfyes, në mënyrë që të mos humbasë rrugën ose të mos bëhet i mjerë.
“ Në të gjitha punët e tua, kapu pas shpalljes, jo pas shenjave të delirit.
Mbështeteni Librin e Zotit dhe sunetin që erdhi nga i dërguari me dalluesin e qartë.”
Umeti Islam! Nga parimet e mëdha është kujdesi për dijen dhe të nxënit. Urojmë që fëmijët tanë, të cilët po fillojnë vitin e ri shkollor, ta ndiejnë rëndësinë e saj dhe kujdesin që meriton, ashtu si dhe mësuesit, meshkuj dhe femra, në misionin e tyre të madh, të punojnë me seriozitet në promovimin e vlerave dhe vetëdijes intelektuale.
Vëllezër në Islam! Nga tiparet dhe parimet e metodologjisë së paraardhësve tanë të mirë, drejtë, Zoti i mëshiroftë, është një rregull që është nga karakteristikat e tyre më të veçanta, në fakt një tipar i spikatur i metodologjisë së tyre fisnike; Regulli i respektimit të grupit, bashkësisë dhe udhëheqjes, dhe ajo që rrjedhën nga dëgjimi dhe bindja. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Litari i Zotit është bashkësia.” Nga Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguri i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Umeti im nuk do të bashkohet kurrë në devijim, humbje. Prandaj qëndroni në bashkësi, grup, sepse dora e Zotit është mbi bashkësinë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Ndërsa në ether ka ardhur nga Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ju është drejtuar njerëzve në ligjërim dhe ka thënë: “ Ajo që urreni në bashkësi është më e mirë se ajo që doni në grup.” Ndërsa Imam Tahaviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ne e shikojmë grupin, bashkësinë në të drejtë dhe korrekt, ndërsa përçarjen devijim dhe dënim. E njëjta gjë vlen për lutjen për sundimtarët dhe imamët, udhëheqësit e muslimanëve.” Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse do e dija se lutja ime do të merrte përgjigje, atë do e bëja për imamin, udhëheqësin.” Zoti është më i Madhi.
O vëllezër të besimit! O njerëz të besimit të saktë dhe të qasjes së qartë e të paanshme! Shijojeni madhështinë e unitetit dhe të bashkësisë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (El-Enfal 46) Kjo është metoda e paraardhësve tanë fisnikë dhe rruga e tyre e ndritshme, metoda më e lartë dhe rruga më sublime, asnjë ndasi partiake, asnjë fanatizëm, asnjë sektarizëm dhe asnjë nacionalizëm. “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Metodë që rinovohet në vazhdimsi, besim i bazuar në gjithçka që është në përputhje me rregullat dhe objektivat e Islamit. Sikurse nuk është domen eskluziv i ndonjë personi, grupi apo vendi. Përkundrazi, është një thirrje gjithëpërfshirëse për të ndjekur udhëzimin e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, për të ndjekur udhëzimin e sahabëve, Zoti qoftë i kënaqur me ta, për të qëndruar larg bidateve dhe gjërave të reja, shpikjeve, për të ju kundërvënë njerëzve të tekave dhe devijimit, dhe për ta dashur vërtet të përzgjedhurin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke ndjekur udhëzimin e tij dhe duke iu përmbajtur sunetit të tij. “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” (Al ‘Imran 31)
“Kapu fort pas litarit të Allahut dhe ndiq udhëzimin e mos u bëj bidatçi që të kesh sukses. Përmbaju Librit të Zotit dhe sunnetit që erdhi nga i dërguari i Tij, që të shpëtosh dhe të kesh përfitim.”
Këtu shfaqet një parim madhështorë i paraardhësve tanë të drejtë, që është të jemi të kënaqur me të gjithë sahabët, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë, të mos i sulmojmë ata, të përmbahemi nga ajo që ndodhi midis tyre, dhe të mos shpallim asnjë nga njerëzit e Kibles jobesimtar për kryerjen e gjynaheve të mëdha, përveç nëse ajo gjë konsideron e lejuar, fetarisht.
“Thuaj fjalë të mira për të gjithë shokët, mos u bëj shpifës duke i kritikuar dhe i plagosur ata.
Shpallja ka four qartë për vlerat e tyre, dhe në suren Feth ka ajete që i lavdërojnë shokët.”
O robër të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe ndiqni rrugën e paraardhësve tuaj, do të keni sukses, do të jeni fitimtarë dhe do të arrini të mirat e kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiretit. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El-En’am 153)
Zoti është përgjegjës për të na mundësuar të ndjekim rrugën e Selefëve, të parëve tanë të mirë, për të na dhënë pasardhës të mëdhenj në të gjitha të mirat, për të përgatitur umetin Islam për rrugën e drejtë dhe për të ruajtur besimin tonë, udhëheqjen tonë, sigurinë tonë, stabilitetin tonë dhe prosperitetin tonë. Ai është Dhurues dhe Bujar i Madh.
Zoti na begatoftë të gjithëve në dy shpalljet, në Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së dy botëve.
Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Ai është i Duruar dhe Falës i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka dhuruar bekime me bollëk dhe ka paralajmëruar ata që kërkojnë të mbjellin përçarje dhe ndasi në mes muslimanëve. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të përzgjedhurin e Zotit dhe të dashurin e dalluar, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi tabi’inët, dhe mbi ata që i ndjekin në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe Madhërojeni Atë, frikësojuni Madhështisë së Tij dhe binduni Atij, që të përmirësohen situatat tuaja në jetën tuaj të kësaj bote dhe në botën Tjetër, Ahiret.
O besimtarë! Nga tiparet e shkëlqyera të qasjes së paraardhësve tanë të drejtë, Zoti i mëshiroftë, janë e moderuara dhe ekuilibri në fjalë dhe vepra, depërtimi në çështjen e thirrjes në rrugë të Zotit, mirësjellja me dijetarët, zbatimi i rregullit të urdhërimit në të mirë me të mirë dhe ndalimit të keqes pa të keqen, me urtësi, mëshira ndaj njerëzve, veçanërisht me të dobëtit dhe të vuajturit, të qenit i butë me ta, të mos qenit i dhunshëm dhe përpjekja për drejtësi dhe paanësi deri dhe me kundërshtarët.
Në vijim
O ju muslimanë! Në këtë kohë kur litari dhe shigjeta janë përzier, janë shtuar dyshimet ndaj dritës së dy shpalljeve dhe rrugës së paraardhësve tanë të drejtë, Zoti i mëshiroftë, janë shtuar dyshimet mashtruese, aspektet dhe terminologjia mashtruese, ku shumë nga ata që pretendojnë se janë muslimanë mjaftohen me formalitete dhe paraqitje, me festime dhe me shfaqje. Në një kohë kur sulmet ndaj atyre që janë në rrugën e paraardhësve janë të shumta, nuk është e nevojshme të theksohet domosdoshmëria e ndjekjes së rrugës së paraardhësve të drejtë. Mos u mashtroni nga gënjeshtra për shkak të numrit të madh të të pakujdesshmëve, mos u ndjeni të vetmuar në rrugën e së vërtetës për shkak të numrit të vogël të atyre që e ndjekin atë. Ju duhet t’i përmbaheni parimeve dhe vlerave të saj fitimprurëse, për të arritur vëllazërinë, solidaritetin dhe harmoninë Islame, për të hedhur poshtë përçarjen dhe ndasitë, për të qëndruar larg dhunës dhe terrorizmit, dhe marrjes së armëve kundër umetit, popullit në revolucione ose grushte shteti që e zhytin popullin në vorbullën e korrupsionit të madh dhe dëmit të madh. Sepse ata që kryejnë veprime të tilla nuk do ta mbështesin Islamin, as mosbesimin nuk do ta thyejnë, as nuk do ta përmirësojnë fenë dhe as nuk do ta ruajnë jetën e kësaj bote. Allahu është burimi i ndihmës.
Pastaj, theksojmë thirrjen për solidaritet Islam dhe interesim për çështjet muslimane, veçanërisht, nga të parat e tyre, për çështjen Palestineze, pasi është një nga çështjet më të rëndësishme të mëdha muslimane dhe ka statusin e saj të veçantë fetar dhe historik. Është detyra jonë që të gjithë të punojmë për t’i mbështetur ata, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta bërë këtë, si dhe të paralajmërojmë fuqimisht kundër politikave të zhvendosjes, rrethimit, izolimit dhe urisë, të cilat paralajmërojnë një katastrofë të madhe humanitare. Është detyrë e muslimanëve t’u ofrojmë atyre ndihmë përmes kanaleve zyrtare dhe të besueshme, për të shuar urinë e tyre dhe për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Ne duhet t’i shtojmë lutjet tona për ta dhe të këshillojmë njëri-tjetrin ta bëjnë këtë. Kush nuk interesohet për punët e muslimanëve nuk është prej tyre. Zoti e mbroftë tokën e dy xhamive të shenjta, shtëpinë e monoteizmin, besimit në Një Zot, fenar i sunetin, slogan dhe mantel për Selefizmin e vërtetë, dhe të gjitha vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryre. Zoti i mbrojtë ata nga komplotet e komplotistëve dhe të këqijat e agresorëve. Ai është që dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni me selam të dërguarin tuaj fisnik, sikurse ju ka urdhërua me këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, Allahu i Lartësuar, e Ai është që thotë të vërtetën, ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjarët e tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tij të parë të drejtë, njerëzit e nderuar dhe me status të lartë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, të gjithë shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe ne së bashku me ata, me Mirësinë, Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë. O Zot, bëje këtë vend të paqtë, të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve muslimanëve. O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, mbështet me të vërtetën, udhëzim, ndihmë dhe në të drejtën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona. O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të fronit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është e mirë dhe e dobishme për vendin dhe për popullin.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve.
O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, largo nga ne smirën e atyre që kanë smirë ndaj nesh, kurthet e atyre që thurin kurthe, të këqijat e njerëzve të këqinjë, komplotet e të pamorlshmëve dhe të këqijat e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, shua urinë e tyre, lehtëso nevojat e tyre, lehtëso vuajtjet e tyre, hiqe rrethimin e tyre dhe jepu atyre fitore mbi armikun Tënd dhe armikun e tyre. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit. O Zot, shkatërro armiqtë e tyre, sionistët agresivë, pushtues, uzurpues. O Zot, shpërndaji ata, përçaji radhët e tyre dhe bëji shembull për ata që mendojnë. O Ndihmës i të shtypurve, o Shpëtimtar i atyre që kërkojnë ndihmë.
O Zot, jepu sukses bijve dhe bijave tona, studentëve, në fillim të vitit të tyre akademik dhe jepu atyre përmirësim, arritje dhe sukses, o Zoti i botëve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.
Lutja jonë e fundit: Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj