Hytbe e Qabes 21- 07- 1442 H 05-03-2021 D
Shejh Abdullah El Xhuheni Tema: “Frikësojuni Allahut!”
Falenderimi i takon Allahut, Atë falenderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se ska të adhuruar me meritë përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Nisa:1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të ërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Sure Ahzab, 70-71.)
Ligjërimi më i bukur është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është bidat e çdo bidat është humbje e çdo humbje të çon në zjarr.
O njerëz! U porosis ju dhe veten time me devotshmëri ndaj Allahut të lartësuar. Kush i ruhet Allahut, Ai e ruan atë dhe e shpëton prej çdo të keqeje.
Kjo është porosia e Allahut të lartësuar për të gjithë krijesat që nga të parët e deri tek të mbramët.
Allahu thotë: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: Frikësojuni Allahut!” (Nisa; 131).
O Muslimanë Allahu i lartësuar e ka sjellë të dërguarin e Tij me udhëzim e me fe të vërtetë me qëllim që dominojë mbi të gjitha fetë edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët dhe idhujtarët.
I Dërguari është përpjekur të realizojë adhurimin ndaj Allahut të vetëm e të pashoq. Ai ka mbrojtur monoteizmin prej veprave të injorancës, prej njollosjes me risi e me bestytni të kota. Ai s.a.s e bënte këtë që të kujdesej për lumturinë dhe shpëtimin e popullit të tij në këtë botë e në botën tjetër.
O rob të Allahut prej dritës profetike po përmendim një hadith madhështor i cili është gurë themeli në ndjesinë e mbikqyrjes së Allahut të lartësuar, në kujdesin për të drejtat e Tij, në mbështetjen tek Ai, në lënjen e tërë çështjes në dorë të Tij, në realizimin e monoteizmit për Të duke ia dedikuar adhurimin vetëm Atij të vetëm e të pashoq, në besimin e prerë se të gjitha krijesat janë të pafuqishme dhe nevojtare para Allahut të lartësuar.
Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu përcjellin prej Ibn Abasit r.a se ka thënë: Unë një ditë isha pas profetit s.a.s e ai më tha: “O djalosh! Unë po të mësoj disa fjalë;
Ruaje Allahun që të të ruajë Ai ty! (Ji korrekt me çfarë kërkon prej teje) Ruaje Allahun që ta gjesh Atë në anën tënde!
Kur të lutesh lutju vetëm Allahut, e kur të kërkosh ndihmë kërkoi vetëm Atij.
Dije se sikur gjithë njerëzit të bashkohen me qëllim që të të bëjnë dobi, nuk do të të bëjnë veçse aq sa Allahu ka caktuar për ty! Dhe nëse të gjithë ata bashkohen për të të dëmtuar, nuk do të munden veçse aq sa Allahu ka caktuar kundër teje. Penat janë ngritur dhe fletët janë tharë (gjithçka është paracaktuar)”
Në versonin e Ahmedi: Njihe Allahun në mirësi të njohë Ai ty në vështirësi. Dije prej durimit ndaj asaj që urren do të gjeshë mirësi të shumta. Fitorja vjen me durim. Rrugdalja vjen bashkë me fatkeqësinë dhe me vështirësinë vjen dhe lehtësimi.
Këto janë porosi profetike të përmbledhura e të shkëlqyera të cilat ncjerrin në pah madhështinë e fesë islame e cila së pari mbështetet tek adhurimi dhe lidhja e fortë dhe e vazhdueshme me Allahun e lartësuar. Këto porosi i shtojnë njeriut rezerva të njëpasnjëshme dhe forcë që buron prej të Plotfuqishmit plot Krenari.
Ti o rob i Allahut këto porosi duhet ti rikujtosh e të punosh sipas tyre me qëllim që të kesh dobi në fenë tënde, në këtë jetë e në jetën tjetër.
O Allah na dhuro besim të vërtetë, të sigurtë e të plotë! Na dhuro mirësi të pandërprerë dhe kënaqësi të pandërprerë të syrit. Ne të lutemi të na bësh të kënaqur me përcaktimin Tënd, jetë të këndëshme pas vdekjes dhe shikim të këndshëm të fytyrës Tënde fisnike.
Me këtë që thashë e dëgjuat i kërkoj falje Allahut të madhërishëm për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahu. Kërkojini falje dhe pendohuni tek Ai se Ai është Falësi e Mëshirëploti!
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm e Krenar. Miqtë e tij nuk poshtërohen kurrë dhe armiqtë e tij nuk mund të fitojnë krenari.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai është miku më i mirë dhe ndihmësi më i mirë.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Ai e kumtoi shpalljen, e plotësoi amanetin, e këshilloi umetin, e largoi errësirën dhe luftoi për Allahun me të gjitha përpjekjet e duhura. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi vëllezërit e tij.
Gëzimi i mbush zemrat dhe shkëlqen fytyrat që Allahu me mirësinë e Tij lartësisë së tij, princit të kurorës mbretërore Muhamed bin Selman (Allahu i dhëntë fitore) i dhuroi shërim pas një operacioni të suksesshëm që pati lartësia e tij. I lutemi Allahut të lartësuar që ti dhurojë atij shëndet të plotë e mbrojtje, ta ruajë atë me përkujdesjen e Tij si mbështetës të Shërbëtorit të Dy vendeve të shenjta Allahu i dhëntë krenari në bindje e në devotshmëri!
O rob të Allahut! Allahu këtij vendi i ka dhënë mirësinë e gjykimit me librin e Allahut dhe me sunetit e të dërguarit të Tij s.a.s, me zbatimin e masa ndërshkuese të përcaktuara duke vënë drejtësinë për individët e shoqërisë.
Kjo gjë ka sjellë frytet e saj ku Allahu ka shtrirë sigurinë mbi këtë vend, bollëkun, stabilitetin, ka nxjerrë thesaret e tokë dhe ka zbritur begatitë e qiellit. Allahut i takon falenderimi fillim e mbarim, publikisht e në fshehtësi. Për këtë armiqtë kundër saj thurin plane. Ata vazhdojnë me akuza kundër këtij vendi, kundër udhëheqes së tij, kundër dijetarëve të tij dhe kundër bijve të tij.
Me gjithë këto sulme të egra ne shohim rrethimin e Allahut, interesimin dhe ndihmën e Tij ndaj këtij vendi. Allahu e poshtëron këdo që përpiqet ti bëjë keq këtij vendi e ia kthen kurthet në qafat e tyre.
O Allah na ruaj fenë tonë e na bëj të qëndrueshëm në të derisa të takojmë Ty! Mbroje vendin e Dy të Shenjtave prej çdo të keqeje e të urryere!
Dërgoni salavate dhe selame mbi më të nderuarin e profetëve dhe prijësin e të devotshmëve, mbi profetin tonë Muhamed s.a.s.
Allahu për këtë ju urdhëron në librin e Tij duke thënë fjalë fisnike: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat të vetëm Allahu me të atij i dërgon dhjetë të tilla.
O Allah nderoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse ke nderuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit.
Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të mbajtën drejtësi Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun, shokët dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde! O më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve! O Allah poshtëroje atë që mundohet të poshtërojë islamin dhe muslimanët!
Këtë vend bëje të sigurtë, të qetë, të pasur e bujar dhe të gjithë vendet e muslimanëve!
O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, ata që janë gjallë dhe ata që kanë vdekur!
O Allah shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve! O Allah mbroji mjekët tanë dhe ndihmësat e tyre dhe mundësoji të jenë sa më të saktë në punën e tyre!
Largoje prej nesh këtë pandemi o Mëshirues i mëshiruesve!
O Allah ruaji ushtarët tanë kufitarë, saktësoi gjuajtjet e tyre, forcoi këmbët e tyre, jepu fitore atyre ndaj armikut Tënd dhe armikut të tyre!
O Allah jepi sukses prijësit tonë, shërbyesit të Dy Vendeve të Shenjta dhe mëkëmbësit të tij në atë që ti pëlqen e kënaqesh, drejtoi ata të dy në bamirësi e devotshmëri dhe jepi sukses të gjithë qeveritarëve muslimanë tek ajo që është e mirë dhe e dobishme!
O Allah zbrit mbi ne shi e mos na lër të pashpresë! O Allah na ndihmo!
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi vetes tonë e nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të shkatërruarve!
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit!
Rob të Allahut, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Përkujtojeni Allahun e madhërishët që Tju kujtojë Ai juve. Falenderojeni për mirësitë e shumta që ju ka dhënë që t`ua shtojë ato. Vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.