Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 13-01-1446 H 19-07-2024 D
Shejh Muhamed Hysejn
Tema Mësime dhe dobi nga Hixhreti dhe Ashura
Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë që ditët të lëvizin me drejtësinë e Tij, dhe me Mirësinë e Tij, ka dhënë përfundimin e mirë për njerëzit e drejtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “ …dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” ( Ibrahim 5)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, i Atij është Pushteti dhe për Atë janë lavdërimet, në Dorën e Tij është çdo e mirë dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, modeli dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe pasuan traditën e tyre deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju të lidhur dhe që qëndroni vigjilent në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga ditët e Zotit në muajin e Zotit, muajin e Muharremit, është dhe dita historike e shpërnguljes së të përzgjedhurit të Zotit, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ajo është ditë madhështore nga ditët e Zotit të Lartësuar, ditë në të cilën Zoti i botëve ka ndihmuar të dërguarin e Tij besnik: “…vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” ( Et-Teube 40)
Nga ditët e Zotit në muajin e Zotit, muajin e Muharremit, është dhe dita e Ashuras, që është dita e dhjetë nga ky muaj i shenjtë, Muharremi. E për këtë arsye është quajtur dita e Ashuras, dita e dhjetë. Përmbledhja e mësimit në këtë ditë është se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka ndihmuar robërit e Tij besimtarë dhe mbështeti të dërguarin e Tij, Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, duke mbytur tiranin e epokës, Faraonin e kohës në atë kohë, në det. Ai u bë shembull dhe mësim për ata që marri mësim. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ndihmoi të dërguarin e Tij, Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, me det, në të cilin u mbyt tirania, epërsia, dhuna dhe mosbesimi, dhe shpëtuan në të i dërguari dhe populli i tij që besuan në Zot.
Po, ajo është ditë nga ditët e Zotit të Lartësuar, në të cilën Allahu ndihmoi të vërtetën dhe mposhti në të të kotën. Ndihmoi në atë ditë ata që ishin të dobët dhe të shtypur në tokë, dhe i bëri ata udhëheqës në këtë tokë, në kohën në të cilën mbyti në të mohuesit dhe mbështetësit e tyre, e u kthyen të rinjë, ku, sikur, të mos ishin librat e zbritur të Zotit, nuk do ti kishin njohur popujt.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju të lidhur dhe vigjilent besnikë në xhaminë e bekuar të Aksasë, në Kud’sin e ndershëm dhe në çdo pjesë të tokës së pastër nga toka e Paslestinës së shenjtë! Po, ajo është ditë nga ditët e Zotit të Lartësuar, të cilën e ka agjëruar i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe ka nxitur në agjërimin e saj, falënderim ndaj Zotit të Lartësuar. Sepse të dërguarit dhe profetët të gjithë ftojnë në Njësimin e Krijuesit të gjithësisë dhe në ndihmë të së vërtetës. Allahu i Madhërishëm është Ai që ndihmon të vërtetën, ndihmon të shtypurit dhe ndihmon ata që u është bërë padrejtësi. E Ai me fuqinë, lavdinë dhe forcën e Tij, Atij i përkasin ushtarët e qiejve dhe të tokës, dhe askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në hixhretin, shpërnguljen e ndershme të të dërguarit, ne kemi porosi, këshilla, përfitime dhe mësime që nuk përfundojnë deri në ditën e Kijametit. Në hixhret kemi atë që na shton durimin dhe qëndrueshmërinë, lidhjen, vigjilencën dhe triumfin e të vërtetës, thënien e të vërtetës dhe kthimin tek Allahu i Vërtetë, me emrin e Tij i Vërtetë, Allahu dëshiron të përmbushet premtimin e Tij dhe të mposhtë, anulojë të pavërtetën e kriminelëve, të pafeve dhe arrogantëve.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E ju mund të imagjinoni bindjen e Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, duke përsëritur: “ Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.” (Esh-Shu’ara’ 62) Sikurse ju mund të imagjinoni, ta studioni dhe të jeni të bindur, sigurt në premtimin e Allahut të Lartësuar për të dashurin e Tij të nderuar dhe shoqëruesin e tij në shpellë, i cili i thoshte: “ Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40)
Po, o ju muslimanë! Vërtetë Allahu është me të dërguarit e Tij dhe me të sinqertët nga pasuesit e tyre besimtarë. Çfarë kishte në hixhretin, shpërnhuljen e tij të ndershme? Surak Ibn Malik pason gjurmët e të dërguarit të ndershëm, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, derisa ju zhytën këmbët e kalit të tij në tokë. Pastaj ai kërkon premtim nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Për të urdhëruar Ebu Bekrin, shoqëruesin e tij në shpellë, shoqëruesi i tij në udhëtimin e tij të shpërnguljes, shoqëruesi i tij në të gjitha ditët e besimit të sinqertë, duke i thënë: “ O Ebu Bekër, shkruar atij premtim. O Surak, kthehu dhe do të kesh suveniret, byzylykët e Kisras!” Zoti është më i Madhi, a ka besim më të madh, s a ka bindje më të madhe dhe a ka sinqeritet më të madh, kur ato janë sinqerisht vetëm për Allahun e Lartësuar! Po, ai është i dërguari, i cili është persekutuar nga i gjithë populli i Mekes, ai është i dërguari i cili është përgjuar nga mohuesit e Mekes për ta vrarë me goditjen e një burri të vetëm. Atë e ndihmon dhe mbështetën Allahu, sikurse Allahu mposhtën ata kriminelë, mohues, të padrejtë, tiranë, dhe i kthen komplotet e tyre në fytyrat e tyre të mposhtur.
Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “ O i dërguari i Allahut, sikur ndonjëri nga ata të shikonte poshtë këmbëve të tyre do të na kishte shikuar.” E si ishte përgjigja e atij që ka besim, përgjigja e atij që është i bindur në fitoren dhe ndihmën e Zotit, përgjigje me siguri të plotë! “ O Ebu Bekër, çfarë mendon ti për ata të dy që Zoti është i treti i tyre?!”
O ju muslimanë! Udhëtimi i nderuar vazhdon, çlirohen tokat e Kisras dhe tokat e Bizantit. Byzylykët, syveniret, e Kisras sillen në kohën e Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me të, për të ja vendosur ai me dorën e tij në duart e Suraka Ibn Malikut. Ai shikon në duart e tij sikur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, po shikonte duart e tij.
O ju të lidhur dhe vigjilent në këtë tokë! Kjo është bindja, kjo është bindja në Zot, bindja në fitoren dhe në ndihmën e Zotit, për atë që është i sinqertë në besim dhe qëllim për Zotin e Lartësuar. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, a nuk na ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, fjalën e tij se ka thënë: “ Me të vërtetë veprat varen sipas nijetit. Çdokujt i takon ajo që ka pasur për nijet. Ai, i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, emigrimi i tij konsiderohet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush ka emigruar për të fituar diçka të kësaj bote, apo për t`u martuar me ndonjë grua, ai përfiton nga emigrimi i tij vetëm atë që ka pasur për qëllim.” Janë qëllimet që bëjnë dallimin midis atyre që janë thjesht për Zotin e Plotfuqishëm dhe atyre që janë për hir të arritjes së disa prej simptomave kalimtare të kësaj bote. Është shpërngulja e të dashurit më të madh dhe shokëve të tij të nderuar të cilët braktisën të gjitha aspektet e kësaj bote. Ata lanë pasurinë dhe fëmijët, dhe braktisën vendin dhe çfarë kishte në të duke emigruar për tek Allahu i Madhërishëm, duke kërkuar nga Allahu mirësinë, ndihmën, fitoren dhe kënaqësinë e Tij. E kjo ju është dhënë. Vendosën lavdinë dhe dinjitetin e Islamit në Medinen, qytetin e emigrimit të ndershëm, Tajjibeh, më e mira e të mirave, Medina e Ndritshme, të cilën e ndriçoi drita e të dashurit të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Po, o ju muslimanë! O ju të lidhur dhe vigjilent në xhaminë e Aksasë, në Kud’s dhe në Palestinë! I dashuri ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na thotë: “ Pas çlirimit të Mekes nuk ka emigrim, shpërngulje nga vendi.” Hixhreti, shpërngulja nga vendi, pas çlirimit të Mekes, ka përfunduar me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ka përfunduar me muhaxhirinët e drejtë nga shokët e tij të nderuar. Prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka thënë: “ Pas çlirimit të Mekes nuk ka më emigrim, shpërngulje nga vendi, por ka xhihad, përpjekje në rrugë të Zotit dhe qëllim, e kur të kërkohet mobilizim (për luftë) mobilizohuni.” Shumë nga dijetarët thonë se origjina, baza e xhihadit është lidhja dhe vigjilenca në rrugë të Allahut të Lartësuar. O ju të lidhur dhe vigjilent në tokën e Israsë dhe Miraxhit, urime për ju. Urime për ju shpërblimin e muhaxhirinëve, të shpërngulurve dhe pse nuk jeni shpërngulur. Urime për ju shpërblimi i hixhretit, shpërnguljes, dhe nëse nuk jeni përfshirë në të, sepse ju jeni shpërngulur për tek Zoti me bindje, u shpërngulët për tek Zoti me bindje, u shpërngulët për tek Zoti me lidhje dhe vigjilencë, u shpërngulët për tek Zoti duke u kapur, lidhur, pas tokës tuaj, pas vendeve tuaja të shenjta, pas aftësive tuaja dhe pas atdheut tuaj.
O ju muslimanë! E prandaj, për këtë nuk është për tu habitur të shikojmë popullin tonë durimtarë, i lidhur me tokën e tij i vendosur në të vërtetën dhe në besim, që lëvizin në Gaza nga një vend në një vend tjetër, shpërngulen në Gaza nga një qytete në tjetrin dhe nga një tokë në një tokë tjetër. Por se ai, populli, shikon në Gaza, në të gjithë Gazan, se ai është atdheu i tij prej të cilit nuk shpërngulet, nuk del prej tij, kush do qofshin sakrificat, kush do qofshin padrejtësitë e shtypësve, e të padrejtëve, kush do që të jenë neglizhentët që neglizhojnë dhe kush do qofshin komplotistët që thurin komplote. Po, vërtetë populli ynë në çdo pjesë të tokës së Palestinës ka marrë mbi vete besëlidhjen, fjalën, dhe e ka ndarë me Allahun këtë besë dhe këtë fjalë, se nuk do të heqë dorë nga toka e Israsë dhe Miraxhit. Nuk e braktisën dhe nuk shpërngulet nga toka e Israsë dhe Miraxhit. I jep bijtë e tij dëshmorë, në gradët e larta dhe me lavdi, me lejen e Allahut të Madhërishëm. Bën durim, ndrydhën dhimbjet e tij, ushqen veten dhe zemrën e tij me besim të fortë se: “ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En-Nahl 128) Ushqen veten e tij me fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir 51)
Ka ardhur në hadith të ndershëm, nga i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Musliman është ai që janë të qetë muslimanët e tjerë nga gjuha dhe dora e tij. Muhaxhir është ai që e braktisën atë që Allahu e ka ndaluar.” Apo siç ai ka thënë.
Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, do që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, na ka lënë në rrugë të shndritshme, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Bejtul Makdisit, Kudsit dhe rrethinat e tij! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga mësimet e hixhretit, shpërnguljes në këto ditë është që të braktisim gjynahet dhe të këqijat, të braktisim gjithçka që Zoti e ka ndaluar dhe që Zoti na ka ndaluar prej tyre. Po, o ju muslimanë, nëse ne braktisim të ndaluarat, të këqijat, dhe i drejtohemi Allahut me bindje dhe adhurime, jemi nga muhaxhirinët, të shpërngulurit tek Allahu i Lartësuar, dhe do të jemi nga përfituesit e shpërblimit të hixhretit, shpërnguljes së ndershme, me lejen e dhe fuqinë e Allahut të Lartësuar.
Po, o ju vëllezër të nderuar! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Rekomandohet për të gjithë muslimanët që t’i braktisin shkeljet dhe gjynahet, të braktisin mosbindjen ndaj Zotit të Madhëruar dhe ta dinë të gjithë se Zoti do ti pyes ata për atë çfarë kanë bërë në këtë jetë. Nëse anë bërë të mirë e mira do të jetë për ta, e nëse kanë bërë keq do të shpërblehen për të me të keqe. Po, o ju muslimanë! Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, shënon, numëron veprat e robërve të Tij, për të ua paraqitur atyre në Ditën e Gjykimit, libra në qafat e tyre. “ Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (El-Isra’ 14)
O ju muslimanë! Në përkujtimin e ditës së hixhretit dhe ditëve të saj të mëdha dhe të shumta, duke qëndruar në mësimet, porositë, vendimet dhe efektet e saj, themi: Hixhreti i nderuar bëri që Ebu Bekrin, Zoti qoftë i kënaqur me të, të luftojë ata që dolën nga feja, për ta mbajtur Islami larg çdo gjëje që e njollosën apo heq prej tij diçka, duke thënë: “ Pasha Zotin, nëse do të ndalojnë së dhëni sadaka dhe një dhi, ose dhe dhi barsë, të cilat i jepnin për të dërguarin e Zotit, unë do t’i luftoj ata në vend të tij.”
E nga ditët e Zotit, shembull tek ky umet, popull, ishte dhe ai Halife, udhëheqës i cili ju drejtua reve, ai është Harun Rashidi, duke i thënë: “ Lësho shi ku të duash sepse uji yt do të kthehet tek ne.” Ky është dinjiteti i mesazhit, dinjiteti i besimit dhe bindja në sinqeritet. Kjo ishte krenaria e Mu’tasimit në ditën kur një grua muslimane thirri për ndihmë, e ai iu përgjigj thirrjes së saj, mblodhi dhe përgatiti ushtrinë dhe i ndihmoi asaj. E prandaj dhe poeti e përjetësoi këtë kujtim në poezi:
“Ndoshta thirrja o Mutesim, mbushi gojët e vajzave jetime,
Preku veshët e tyre, por ajo nuk preku dinjitetin e Mu’tesimit.”
Rënkimet e vajzave, rënkimet e të rënëve prekin botën mbarë përmes mjeteve të informacionit, mediave, por janë shurdhuar veshët e udhëheqësve, pushtetarëve dhe zyrtarëve, në botën Arabe dhe Muslimane, por se dhe në të gjithë botën nga dëgjimi i tyre. Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut të Madhërishëm. Ne na mjafton Allahu, Ai është mbështetës i mrekullueshëm. Ne na mjafton Allahu, Ai është mbështetës i mrekullueshëm. Ne do të jetojmë dhe do e themi atë, do të vdesim me besim dhe ne do e përsërisim atë. Ne na mjafton Allahu, Ai është mbështetës i mrekullueshëm.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E ndoshta dikush mund të pyes, çfarë është kjo që ndodhën në xhaminë e bekuar të Aksasë, nga sulmet dhe inkursionet nga qeveria e pushtuesit Izraelit? Dje, një ishte ministër, dua të ruaj pastërtinë e minberit nga përmendja e emrit të tij, sulmonte xhaminë e bekuar. Duke menduar se ky sulm, apo ky inkursion mund të ndryshojë diçka në realitetin e xhamisë së bekuar të Aksasë. I themi atij dhe të tjerëve veç tij, por se i themi të gjithë botës, vërtetë xhamia e bekuar e Aksasë është xhami Islame me vendim Hyjnorë në librin e Zotit, në zemër të Kuranit Famëlartë. “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1)
Realitetin dhe shenjtërinë e xhamisë së Aksasë nuk do e ndryshojnë sulmet e sulmuesit, apo agresioni i agresorit, por se ajo është e Islamit dhe e muslimanëve, vetëm për adhurimin e muslimanëve dhe vetëm për lutjet e muslimanëve. E me lejen e Zotit dhe Fuqinë e Tij do të qëndrojë e tillë derisa Allahu të përmbushi atë ngjarje që ka caktuar.
O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Na jep ne dhe muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona dhe të na japi fitore.
O Zot, të lutemi të jesh kundër të padrejtëve, sepse ata nuk të besojnë Ty.
O Zot, ndihmoju fëmijëve të tyre të mitur dhe të moshuarve të tyre të përkulur, mëshiro të vdekurit e tyre dhe prano dëshmorët tanë, o Zoti i botëve.
Do të falim namazin e xhenazes në mungesë, për shpirtrat e dëshmorëve, pas namazit të xhumasë. Zoti pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira.
Ndërsa ti që thërret për namaz, fto për në namaz.
Afrim Smakaj