Ngritja e dashurisë për Zotin dhe bindja ndaj Tij

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    17-03-1446 H    20-09-2024 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Ngritja e dashurisë për Zotin dhe bindja ndaj Tij

Lavdërimet janë për Allahun, i  Cili thotë: “  Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).” (El-Bekare 165)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai ka thënë në hadith Kud’si: “ Dashuria Ime është e merituar për ata njerëz që përpiqen, sakrifikojnë vetëm për hatrin Tim, dashuria Ime është e merituar për ata njerëz që luftojnë për hatrin Tim.”

Prandaj, o adhurues të Zotit! Nxitoni për në dashurinë e Zotit, bashkëpunoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për të fituar këtë dashuri.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij, të cilin një burrë e ka pyetur duke i thënë: “ Kur do të ndodhi Kijameti?” Ai i ka thënë: “ Çfarë ke përgatitur për të?” Burri ka thënë: “ Për a të moment, nuk kam përgatitur shumë nga namazi, as nga agjërimi dhe as nga lëmosha, por unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij.” I dërguari i ka thënë: “ Ti do të jesh me ata që do.” Enesi, transmetuesi i hadithit, ka thënë: “ Nuk jemi gëzuar me diçka që na ka bërë më shumë të lumtur se sa me fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.”  “ Ti do të jesh me ata që do.” Unë e dua të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj që të jem me ta me dashurinë time për ata, dhe nëse nuk kam punuar, vepruar sikur se veprat, punët e tyre.”

Kjo është fjala e Enesit, ndërsa unë them sikurse ai ka thënë, e ju jeni dëshmitarë të fjalës time; Unë e dua të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e dua Ebu Bekrin, Omerin, Othmani dhe Aliun, shpresoj që të jem me ata  me dashurinë time për ata, dhe nëse nuk ka punuar, vepruar sikur se veprat, punët e tyre, dhe nëse pozita ime është shumë më e ulët se pozita e tyre.

O Zot, fale dhe mëshiroje të dashurin dhe të përzgjedhurin. O Zot, fali dhe mëshiroi familjarët e tij të pastër, shokët e tij, të cilët ndihmuan fenë, dhe pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Duajeni  Allahun dhe të dërguarin e Tij, duajeni Kurnain dhe Islamin,  duajeni popullin tonë i cili ka besuar në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, dhe  duajini njerëzit e mirë.

O muslimanë! Duajeni Allahu në Veten e Tij, sepse Ai është i denjë, meriton që të duhet, duajeni Allahun për mirësitë e Tij, të cilat as numërohen dhe nuk llogariten dot. Duajeni Allahun, Zotin tuaj, sepse dashuria e Tij është më e madhe se çdo gjë.

O besimtar! Duajeni të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse ai është i dërguari mëshirë, profeti i drejtë, larguesi, shtypësi i padrejtësisë dhe tiranisë.

O adhurues të Zotit! Duajeni të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse me anë  të tij u bëtë umeti më i mirë, sepse me anë të tij morët në kontroll karvanin e  popujve, dhe sepse pa dashurinë e tij u bëtë sikurse jeni sot, tallje për llumrat e popujve, ju marrin vegël, kafshë,  që të jeni pasues dhe skllevër të tyre.

Duajeni të dërguarin tuaj duke marrë atë që ai ju solli, sepse Allahu ju thotë: “ Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” ( El-Hashr 7)

O ju muslimanë! Duajeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, nënshtrojuni urdhrit të tyre dhe largohuni, përmbahuni nga ajo që ju ndaluan. Dashuria juaj për Zotin dhe të dërguarin e Tij do të thotë që ti nënshtroheni legjislacionit të Zotit dhe të pasoni udhëzimin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është transmetuar se muslimanët kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, për Zotin vërtetë ne e duam Zotin tonë!” Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar  ka zbritur: “   Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imran 31)

O adhurues të Zotit! Jepuni zemrave tuaja pjesën e tyre legjitime nga kjo dashuri që është adhurim, ibadet, me të cilin afroheni për tek Zoti dhe rinovoni me të besëlidhjen për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Merreni dashurinë për Allahun dhe të dërguarin e Tij jetë të cilën e jetoni,  metodë të cilën e ndiqni dhe sjellje që e përvetësoni, në mënyrë që të jeni në mesin e njerëzve të nderuar, zotërinj,  dhe për popujt udhëheqës. Muslimanët nuk e kanë sunduar botën para jush përveçse me dashurinë e tyre për Zotin dhe të dërguarin e Tij, e Allahu i deshi, i mbështeti dhe i ndihmoi ata, dhe ishin sikurse Allahu lajmëroi me fjalën e Tij: “… që i do dhe që e duan…” (El-Ma’ide 54)

LEXO  Allahu na ka nderuar me Kuran - Aksa 29.11.2019

A mund ta arrimë këtë nivel dashurie për Zotin dhe për të dërguarin e Tij?

O besimtarë! Jepni prioritet dashurisë së Zotit dhe të dërguarin e Tij para çdo dashurie përveç tyre, merrni shembull sahabet, shokët e të dërguarit, të cilën të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë thënë: “ O i dërguar i Zotit vazhdo me ne, jemi me ty,  ashtu sikurse të ka urdhëruar Zoti!”

O muslimanë! A jemi, vazhduam, me të dërguarin tonë ashtu siç na ka urdhëruar Zoti, sikurse vepruan sahabet, shokët e tij?! Kjo është dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij.

Dëgjoni shembullin e sahabeve gjithashtu, ku ata praktikisht shprehin dashurinë e tyre për Zotin dhe të dërguarin e Tij, kur thonë: “ Për Zotin, ai për ne ka qenë më i dashur se pasuria jonë, se fëmijët, baballarët dhe nënat tona, dhe më i dashur, se uji i ftohtë për të eturin,  nga vapa e madhe.” E kjo dashuri për Zotin dhe për të për të dërguarin e Tij është ajo që i bëri ata të sundojnë thesaret e Kisras dhe Çezarit, sepse ata zbatuan atë që Allahu ua bëri obligim, pasuan dhe nuk devijuan, dhe ishin të sinqertë në fjalë dhe vepra për Zotin e tyre, pa hipokrizi dhe reputacion, nuk bën të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, dhe nuk ishin të pakënaqur me caktimin dhe vullnetit të Zotit.

Kur do e rinovojmë guximin dhe qëllimin tonë me dashurinë tonë për Zotin dhe për të dërguarin e Tij?

O adhurues të Zotit! Mos i jepni përparësi dashurisë ndaj bashkëshorteve tuaja, dashurisë ndaj fëmijëve tuaj dhe dashurisë ndaj pasurisë tuaj para urdhrave të Zotit dhe ndalesave të Tij për ju. Kush shkëputën marrëdhëniet me nënën, vëllezërit, motrat dhe të afërmit e tij duke ju bindur bashkëshortes së tij, kush mbledh pasuri në rrugë të lejuar dhe të ndaluar, që të kënaqi bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Atë që e udhëheq  dashuria për fëmijët e tij drejtë frikës, mosveprimit dhe dështimit,  në kryerjen e detyrës së thirrjes së njerëzve drejt Zotit të Madhërishëm, ose në të urdhëruarit për të mirë dhe në të ndaluarit nga e keqja, ose e angazhojnë larg bindjes ndaj Zotit të tij,  ky nuk ka dashuri  për Zotin dhe për të dërguarin e Tij, e ky është muslimani i dobët. E për shembuj të tillë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ U shkatërroftë robi i dinarit, u shkatërroftë robi i dërhemit, u shkatërroftë robi i mëndafshit, u shkatërroftë robi i kadifes së bardhë, u shkatërroftë dhe nëse kthehet përmbys, e nëse goditet me një gjemb nuk do të mund ta heqë as me sharrë hekuri.”

O muslimanë! Mësoni nga sahabet dashurinë për Zotin dhe për të dërguarin e Tij. Bilali torturohej në mes të Mekes në mes të ditës, por përsëri thoshte: “ Ehadun, Ehad, Zoti është Një i Vetëm.” E përsëriste këtë fjalë disa herë i vendosur në të vërtetën dhe nga dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij. Ndërsa Selma El Farisij përshkon distanca të mëdha duke mos menduar për lodhjen dhe rraskapitjen që i ndodh, me qëllimin që të shikojë të dërguarin e Zotit dhe ta pasojë atë, nga dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij. Hubejb Ibn Adij me të cilin mushrikët, idhujtarët bëjnë pazar në mënyrë që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të jetë i kryqëzuar para tyre që të vritet në vend të tij, dhe nuk pranon nga dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij. Historia është e mbushur me dashurinë e sahabeve, shokëve të profetit, për Zotin e tyre dhe për të dërguarin e tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe prioriteti i dashurisë së tyre, Allahut dhe të dërguarit, para çdo gjëje.

O ju besimtarë! Njerëzit tanë në Gaza kanë shkruar mësime në dashurinë për Zotin dhe dashurinë për të dërguarin e Tij. Prej gati një viti ata jetojnë në ankth, mundime dhe në fatkeqësi, e ata llogarisin atë që u ndodh nga dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij.  Sytë e tyre ngrihet drejt qiellit dhe Zotit të tij dhe nuk drejtohen në tokë dhe drejt atyre që i kanë tradhtuar në të. E gjitha kjo nga dashuria për Zotin dhe për të dërguarin e Tij. Sikurse llogarisin urinë dhe gjakun e tyre, dhe atë që i ka goditur ata nga mundimet dhe vështirësitë nga dashuri për Zotin dhe për të dërguarin e Tij, e shpërblimi i Zotit është për robërit që dashurinë e tyre e kanë për Zotin dhe të dërguarin e Tij. “…do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En-Nisa’ 69)

LEXO  Mendimi i mirë për Zotin

O ju muslimanë! Duajeni fenë tuaj dhe ripërtërini kthimin tuaj në të. E gjithë bota mbarë ju lufton me forma dhe rrugë të ndryshme në mënyrë që të ju nxjerri prej saj, fesë. Prandaj, duajeni fenë tuaj, merreni atë në përgjithësi dhe në detaje, mos e vlerësoni dashurinë tuaj për njerëzit në llogari të fesë tuaj. Sepse mbi bazë të vendosjes  së fesë është  dashuria, mbi besnikërinë ndaj besimtarëve dhe kundërshtinë tuaj ndaj jobesimtarëve ngrihet dashuria. Prandaj mos e shpërdoroni fenë tuaj dhe mos e neglizhoni akiden, doktrinën, besimin tuaj, m me pretekstin  e dashurisë tuaj për njerëzit, apo frikës nga urrejtja e tyre ndaj jush. Ju lexoni çdo ditë në Kuranin Famëlartë fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “  Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me Shpalljen e Vet.” (El-Muxhadile 22)

Kjo është dashuria e vërtetë që e ka legjitimuar  Allahu dhe në të cilën ju ka bërë thirrje.

O ju të lidhur dhe që jeni vigjilent në këtë vend! Duajeni popullin tuaj i cili beson në Zotin dhe të dërguarin e Tij. I humbur është ai që humbën dashurinë e besimtarëve durimtarë! Atij që beson në Allahun dhe të dërguarin e Tij jepni dashurinë që meriton, jini besnik ndaj tyre dhe jini me ata në çfarë do situate që të jenë. I dashuruari nuk e braktisën të dashurin e tij. Largoni urrejtjen nga zemrat tuaja që keni për njëri-tjetrin për shkak të kësaj bote dhe ofertave të saj kalimtare, sepse ajo për të cilën urreheni në mes njëri-tjetrit nuk peshon as sa krahu i mushkonjës.  Sa e neveritshme dhe e parëndësishme është ajo për të cilën e urreni njëri-tjetrin! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Askush prej jush nuk ka besuar plotësisht deri sa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij nga mirësia.” Kush prej nesh është ngritur në këtë nivel të dashurisë që të jetë i plotë në besimin e tij? Plotësoni besimin tuaj, duhuni për hatrin e Zotit, urrehuni për hatrin e Zotit dhe peshoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët me peshoren e legjislacionit fetar, Sheriatit, sepse kjo dashuri është lidhja më e fortë me besimin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush do për hatrin e Zotit dhe urren për hatrin e Tij, jep për hatrin e Zotit dhe refuzon për hatrin e Tij,  ai ka plotësuar besimin.”

O adhurues të Zotit! Duajini muslimanët, mos prekni, sulmoni gjakun e tyre, pasurinë e tyre, nderin e tyre, as të shenjtat e tyre, mos i braktisni ata, bëni çdo të mirë për ta që keni mundësi dhe shmangni prej tyre çdo të keqe që keni mundësi ta largoni prej tyre. E gjithë kjo është një shenjë e dashurisë suaj për muslimanët dhe nga shfaqjet e besimit dhe dashurisë suaj për Zotin dhe të dërguarin. Prandaj, trokitni në dyert e Xhenetit me këtë dashuri gjithëpërfshirës, lidhni në mes besim tuaj në Zotin dhe dashurisë tuaj për Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar, dhe dashurisë për besimtarët. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk do të hyni në Xhenet derisa të keni besuar plotësisht, dhe nuk do të besoni plotësisht deri sa të duheni mes njëri-tjetrti.”

O Zot, na furnizo me dashurinë për Ty! O Zot, na furnizo me dashuri për të dërguarin Tënd! O  Zot, na furnizo me dashuri për fenë Tënde! O Zot, na furnizo me dashuri për librin Tënd, Kuranin! O Zot, na furnizo me dashuri për besimtarët e mirë dhe të drejtë! O  Zot, na furnizo kënaqësinë Tënde! O Zot, na furnizo të jemi nën shoqërinë e të dërguarit Tënd, në Xhenetet e Përhershme!

Adhurues të Zotit! Luteni Allahut duke qenë të bindur në përgjigje, sepse vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e shkujdesur dhe neglizhente ndaj saj, lutjes.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë i pasuan ata në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju besimtarë! Vëllazëria në mes nesh do të thotë të duam njëri-tjetrin, sepse vëllai është i dashur për vëllain e tij. Vërtetë solidariteti dhe  dhembshuria jonë  dhe bashkëpunimi ynë për të bërë mirë, në format e saj të ndryshme, është një imazh i vërtetë i dashurisë me të cilën Zoti është i kënaqur për ne. Zoti ju mëshiroftë! Shikoni se ku qëndron dashuria juaj për ata që ju rrethojnë nga muslimanët?! A jeni nga të sinqertët! Apo keni qenë nga të pavëmendshmit në të?! Ku është mëshira?! Ku është simpati?! Ku është këshilla në mes muslimanëve?! A nuk është betuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai që nuk do për muslimnaët atë që do për vetën besimi i tij është i mangët, dhe ka thënë: “Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, asnjë rob nuk ka besuar plotësisht deri sa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij nga të mirat.”

LEXO  Besimtari në mes të mirënjohjes në kohë qetësie dhe durimit në kohë të vështira

Shtoni besimin tuaj me dashurinë për Zotin, me dashurinë për të dërguarin e Zotit dhe me dashurinë për besimtarët.

O të lidhur me këtë vend! Duajini bashkëshortet tuaja dhe silluni mirë me ato. O besimtarë! Duajini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni atyre padrejtësi. Ndërsa ju, o gratë e muslimanëve, duajini bashkëshortët tuaj dhe silluni mirë me baballarët, nënat dhe njerëzit e tyre. Zoti e mëshiroftë atë grua që bëhet çelës i të mirës dhe mbyllëse i të keqes.

Ndërsa ju o të afërt, njerëz të farefisit! Duajeni njëri-tjetrin, dhe dijeni se kjo dashuri mes jush është nga gjërat thelbësore të lidhjes dhe nga plotësimet e besimit. E përsëris: Dijeni se kjo dashuri mes jush është nga gjërat thelbësore të lidhjes dhe nga plotësimet e besimit. E përsëris për të tretën herë; Dijeni se kjo dashuri mes jush është nga gjërat thelbësore të lidhjes dhe nga plotësimet e besimit. Frikësojuni Allahut, përmbushni lidhjen tuaj dhe plotësoni besimin tuaj.  Prandaj bëni mirë, përmirësoni dashurinë tuaj për Zotin, përmirësoni dashurinë tuaj për të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, përmirësoni dashurinë tuaj për besimtarët dhe përmirësoni dashurinë tuaj për xhaminë e bekuar të Aksasë. Ndiqni këshillën e të dërguari tuaj që i ka dhënë Ebu Hurejrës kur e ka porositur duke i thënë: “ Duaj për muslimanët dhe besimtarë atë që do për veten dhe njerëzit e familjes tënde, dhe urre për ta atë që urren për veten dhe njerëzit e familjes tënde, që të jesh besimtar, me besim të plotë.”

O muslimanë! Nëse Zoti ju do dijeni se fitorja është e juaja, nëse Zoti ju do përfundimi i mirë është për ju, nëse Zoti ju do mbështetja, e Tij, është aleati i juaj, dhe nëse të gjithë popujt e tokës të bashkohen kundër jush nuk do të ju dëmtojnë dot me diçka. Përhapni dashurinë për Zotin dhe dashurinë për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  në jetën tuaj. Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Udhëzohuni me të udhëzimin e tij, syneti dhe morali i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Me këtë dashuri Allahu do të ju largojë zjarrin e njerëzve të prishur, largon nga ku komplotet e zullumqarëve, e të padrejtëve, dhe nuk do të ju sprovojë, godasë me frikë dhe uri.

Prandaj, o adhurues të Zotit! Ejani për tek Zoti juaj dhe duajeni Atë. O muslimanë, nxitoni për tek i dërguari juaj, nderojeni dhe vlerësojeni atë. O të lidhur me këtë vend, mos u largoni nga hija e xhamisë tuaj e Aksasë, sepse nën hijen e saj të bekuar është dashuria e të gjithë dashurisë është bindja ndaj Zotit dhe lidhja me të. Dashuria e juaj për Zotin dhe për të dërguarin tuaj, dashuria juaj për fenë tuaj dhe dashuria juaj për Aksanë tuaj është kapitali juaj pasurorë me të cilën tregtoni me Allahun, në një tregti që nuk do të humbasë.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se lehtësimi i shqetësimeve tuaja dhe largimi i vështirësive tuaja, rruga e tyre, që nuk ka rrugë tjetër përveç saj, është dashuria për Allahun dhe për të dërguarin e Tij dhe për besimtarët e drejtë. Të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është thënë: “ Burri i do njerëzit dhe pse bashkohet me ta?” Ai ka thënë: “ Njeriu është me atë që do.” Në një hadith fisnik të saktë ka ardhur: “ Kush e dëshiron takimin me Allahun, dhe Ai e do takimin me të.E kush e urren takimin me Allahun, dhe Ai e urren takimin me të.”

O Zot, ne përgëzohemi me mëshirën, faljen dhe Xhenetin Tënd, prandaj na jep mëshirën dhe faljen Tënde të madhe, dhe kopshtet e begata në Xhenet.

O Zot, vërtetë ne e duam të dërguarin Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, prandaj na bashko me të në Xhenet! O Zot, ne i duam sahabet dhe njerëzit e drejtë nga besimtarët, na mundëso shoqërinë e tyre në Firdeusin, Xhenetin e Lartë! O Zot, ne e duam librin Tënd, Kuranin, na bëj nga njerëzit dhe të veçuarit e tij! O Zot, ne e duam fenë Tënde, na shkruaj nga ndjekësit e sinqertë dhe të drejtë të saj, dhe nga ata që punojnë për të deri në ditën e Gjykimit!

O Zot, ne e duam xhaminë e Aksasë, na mundëso ne dhe pasardhësit tanë lidhjen me të dhe namazin në të deri në ditën e Kijametit.

O Zot, ne i duam bashkëshortet tona,  djemtë, vajzat dhe njerëzi tanë, bashkoi ata me ne në vendin e sinqertë në Xhenetet e  Adnit dhe në lumturinë e Përhershme.

O Zot, me dashurinë tonë për Ty dhe për të dërguarin Tënd, për librin Tënd dhe për fenë Tënde, largo nga populli ynë dhe njerëzit tanë në Gaza fatkeqësinë e frikës dhe urisë.

O Zot, prano dëshmorët, mundëso lirinë e të burgosurve, ktheji ata në familjet e tyre shëndoshë e mirë  dhe fitimtarë, jepu shërim të shpejtë të plagosurve.

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë, ndihmo robërit  e Tu të dobët dhe të shtypur. O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe njerëzit tanë, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit.

O Zot, na jep kthim të mirë tek Ti,  jo të turpshëm dhe poshtërues, dhe na mundëso të mbyllim veprat tona me punë të mira.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun,  Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë që të jua shtojë të mirat, kërkoni falje prej Tij sepse Ai ju falën.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/498880833070279

Post Author: endrit