Vlerat e namazit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    22-04-1446 H   25-10-2024

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema  Vlerat e namazit

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Tij është pushteti, për Atë janë lavdërimet, Ai jep dhe merr jetë, dhe është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.  

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, Zoti e dërgoi  atë me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij dhe pasuan synetin, traditën e tij deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Vërtetë libri i Allahut, Kurani është fjala më e saktë dhe udhërrëfyesi më i drejtë, ndërsa syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është metoda më e mirë dhe rruga më e drejtë. Shembulli i mirë është në pasimin e tij ndërsa devijimi dhe humbja është në risi, shpikje.

Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut në atë që ju ka urdhëruar dhe largohuni nga ajo që ju ka ndaluar dhe qortuar.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

O muslimanë! Namazi është obligimi më i madh të cilin Allahun e ka bërë  detyrë pas monoteizmit,  Njësimit të Tij. Namazi është shtylla e Islamit dhe kushti i dytë nga kushtet e tij të mëdha.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” (El-Bejjine 5) Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Islami është ngritur në pesë shtylla; Mbi të adhuruarit e Zoti dhe të mos besohet në diçka tjetër përveç Tij, faljen e namazit, dhënien e Zekatit, kryerjen e Haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.” Muttefikun Alejhi. Nga Muadh Ibn Xhebel, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka dërguar me mision dhe më ka thënë: “ Ti do të jesh tek një populli ndjekës të librit, të krishterë dhe jehudë, ftoi ata që të dëshmojnë se s’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Allahut. Nëse ata të pasojnë, të binden në këtë gjë, mësoju atyre se Allahu ka obliguar pesë namaze në çdo ditë dhe natë. Nëse ata të pasojnë, të binden në këtë gjë, mësoju atyre se Allahu ka obliguar për ata zekat që  merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse ata të pasojnë, të binden në këtë gjë, bëj kujdes që të mos u marrësh pasurinë e tyre me pa të drejtë. Frikësoju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi sepse vërtetë në mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka pengesë.” Hadithin  e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

Adhurues të Zotit! Namazi është obligimi i parë për të cilin do të merret në pyetje njeriu në ditën e Gjykimit, e nëse namazi i tij ka qenë i saktë, siç duhet, ai ka sukses, ja ka rritur, dhe puna e tij do të jetë e suksesshme.  E nëse namazi i tij nuk ka qenë i saktë,  siç duhet, do të zhgënjehet, ka humbur dhe puna e tij nuk ka sukses. Nga Ebu  Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë gjëja e parë për të cilën do të merret njeriu në llogari në ditën e Gjykimit prej punëve të tij do të jetë namazi i tij.  Nëse e ka pasur namazin e saktë, në rregull ka shpëtuar dhe fiton. Nëse nuk e ka pasur namazin e saktë, në rregull do të zhgënjehet dhe do të humbi. Nëse nga namazet obligim atij i mungon diçka, Allahu i Madhërishëm do ju thotë Melaikeve të Tij, dhe pse Ai është i Ditur me çdo gjë, shikoni se mos robi im ka nga namazet vullnetare, dhe plotëson me to atë çfarë atij i mungon nga namazet e obliguara, e pastaj në këtë do të bazohen të gjitha veprat e tij.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Ndërsa tek Ebu Daudi ka ardhur se; “ Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm do u thotë Melaikeve të Tij,  e Ai është i Ditur me çdo gjë; “Shikoni në namazin e robit Tim e ka plotësuar atë apo e ka lënë mangët, e  nëse ai ka qenë i plotë, i saktë, do t’i shkruat atij i plotë. E  nëse ka lënë mangët diçka prej tij, namazit, Zoti do ju thotë: Shikoni se a ka robi im nga namazet vullnetare, e nëse ai ka namaz vullnetar, Zoti do thotë; Plotësoni namazet obligim të tij nga namazet e tij vullnetare, e pastaj në këtë do të bazohen të gjitha veprat e tij.”

O muslimanë! Allahu e ka bërë obligim për muslimanët pesë namaze brenda një dite dhe natës së saj dhe ka caktuar për ato kohë specifike. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa’ 103) Që do të thotë obligim në kohë të njohura dhe të specifikuara, ku nuk lejohet vonimi i tyre përveç se me arsyetim, leje fetare.  Nga Ubadete Ibn Samiti, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Dëshmoj se unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; Allahu i Madhërishëm i ka bërë obligim pesë namaze, kush merr abdes në mënyrën më të mirë dhe i falën ato në kohën e tyre, plotëson në mënyrën më të mirë rukutë, përuljen dhe qëndrimin ulur të tyre  ka një besëlidhje me Zotin se do ta falë. E  kush nuk e bën këtë, nuk ka asnjë besëlidhje me Zotin, nëse Ai dëshiron e falën e nëse dëshiron e ndëshkon atë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Nga Abdullah Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ E kam pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, cila punë, vepër është më e mirë?” Ka thënë:  “Namazi në kohën e tij.” Ka thënë: “ I kam thënë: E pas tij, namazit, cila punë, vepër është më e mirë?”  Ka thënë: “ Kujdesi ndaj prindërve.” Ka thënë: “ I kam thënë: E pas tyre cila vepër është vepra më e mirë?”  Ka thënë: “ Xhihadi, përpjekja, lufta në rrugë të Allahut.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Respektimi i prindërve... bekim në këtë jetë dhe në botën Tjetër

Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Nuk e kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të ketë vonuar namaz deri në fund të kohës së tij deri sa Allahu e ka marrë nga kjo botë.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm ka paralajmëruar nga humbja e kohës së namazit përmes neglizhencës dhe pakujdesisë ndaj tij, nga argëtimi dhe të lënit e tij pas dore, dhe të angazhuarit me diçka tjetër përveç tij, namazit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Ma’un 4-5) Domethënë, ata e neglizhojnë atë derisa të iki dhe të kalojë koha e tij.

Bëni kujdes dhe frikësojuni Allahut në namaz. Faleni atë në kohën e tij, kujdesuni dhe ruajeni atë. Mos u tregoni dembel në plotësimin, kryerjen e tij dhe të humbni kohën e tij.

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata:  “ Të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 18)

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që i takojnë  Madhështisë së Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në Madhështinë dhe Përsosmërinë e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që ndjekin shembullin e tij.

O muslimanë! Namazi është shtylla e fesë,  nga obligimet më të mëdha, nga ibadetet, lutjet më madhështore dhe nga veprat më të pastra të afrimit me Zotin.  Është nga detyrat e dy prindërve dhe prej përgjegjësive të tyre edukimi i fëmijëve dhe nxitja e familjes në ruajtjen e faljes së namazit në kohën e tij, ti urdhërojnë në kryerjen e tyre, t’i mbikëqyrin, vëzhgojnë në kryerjen e tij dhe shtyrjen e tyre që ta plotësojnë atë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!” (Ta Ha 132) Nga Amri Ibn Shujabi, ai nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, tregohet të ketë thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Urdhëroni fëmijët tuaj në kryerjen e namazit kur ata janë në moshën shtatë vjeçare, goditini, rrihini,  ata që ta kryejnë namazin kur ata janë në moshën dhjetë vjeçare dhe ndani ata në shtretërit e tyre.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

O ju njerëz! Ruajta dhe kujdesi për kryerjen e namazit është ndihma më e mirë për edukimin e shpirtit dhe pastrimin e tij. Me të, namaz, ndriçohet zemra, pastrohet gjoksi, shtohet besimi dhe devotshmëria ai është këshilluesi dhe qortuesi më e mira i gjynaheve, veprave të  këqija. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El ‘Ankebut 45)

Kujdesi për namazin është nga arsyet më të mëdha të shpëtimin, suksesit, shkaku më i rëndësishëm i  sigurisë nga frika dhe paniku, dhe nga arsyet më të mëdha për shpërblim dhe sevap.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (El-A’la 14-15) Ka thënë: “  Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (El-Bekare 277)

LEXO  Nderi i robërisë, nënshtrimit ndaj Zotit të Lartësuar

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mendoni sikur para shtëpisë së ndonjërit prej jush të ndodhej një lumë dhe ai të lahej në të pesë herë në ditë. A do t’i mbetej gjë e pistë në trupin e tij?” I kanë thënë; “ Nuk do të ngelet diçka nga papastërtia e tij.” Ai ka thënë:  “Të njëjtin funksion kanë pesë namazet në ditë, me të cilat Allahu i fshinë të gjitha gjynahet.” Muttefikun Alejhi.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “Pesë namazet në ditë, nga xhumaja në xhuma, nga ramazani në ramazan janë shlyese të gabimeve që ndodhin mes tyre nëse u largohesh gjynaheve të mëdha.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Namazi është porosia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në të cilën ka nxitur kur ishte në momentet e fundit, në grahmat e vdekjes, duke u ndarë nga kjo botë.

“Shpirti im për atë u bëftë kurban, morali i të cilit dëshmon se është i dërguari më i mirë nga i gjithë njerëzimi.

Vlerat e tij përfshinë të gjithë njerëzit ashtu sikur drita e diellit dhe e hënës përfshinë të gjitha krijesat.”

Fjala e tij e fundit në këtë botë ka qenë: “ Namazi, namazi, kujdesuni për të dhe plotësojeni atë,  dhe bëni kujdes ndaj atij që është nën pushtetin, sundimin tuaja.” Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Këshilla, porosia e fundit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në momentet kur i është afruat ndërrimi i jetës; Namazi, namazi, kujdesuni për të dhe plotësojeni atë,  dhe bëni kujdes ndaj atij që është nën pushtetin, sundimin tuaja. Namazi, namazi, kujdesuni për të dhe plotësojeni atë,  dhe bëni kujdes ndaj atij që është nën pushtetin, sundimin tuaja.” E ka përsëritur këtë derisa i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri sa ka filluar që t’i gargonte, gumëzhinte në gjoksin e tij dhe gjuha e tij mezi e shqipton atë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

O Zot, na bëj ngushëllimin e syve tanë në namaz, na bëj nga ata që e plotësojnë namazin, na bëj nga ata që kujdesen për namazin,  na ndihmi që të gjejmë qetësinë në namaz, o Zoti i botëve.

O Zot, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve dhe jepu siguri në vendet e tyre, bashko forcat e tyre, unifiko fjalën e tyre në të vërtetën, bashko zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhëniet e tyre.

O Zot, shmang prej tyre ndarje, përçarjet dhe fitnet, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, blloko tek ata shtigjet e kaosit, mbuloi ata me siguri dhe stabilitet, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh për njerëzit tanë në Palestinë Mbrojtës dhe Ndihmues, Mbështetës dhe Shpërblyes. O Zot, lehtësua atyre vështirësitë,  largo nga ata fatkeqësinë, ruaj nderin dhe gjakun e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, bashko forcat e tyre dhe prano të vdekurit e tyre dëshmorë.

O Zot, jepu atyre fitore përballë sionistëve agresorë, pushtuesve të padrejtë, o i Fortë, o i Plotfuqishëm. O Zot, zbrit tek ata mëshirën, ndihmën dhe mirësitë Tënde, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde dhe lartëso me të fenë Tënde, jepi atij shëndet të plotë, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet. “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1238238194093916

Post Author: endrit