Mbrojtja dhe imunizimi kundër magjisë dhe syrit të keq

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    17-07-1446 H    17-01-2025 D

Shejh Abdurrahman Sudejs  

Tema Mbrojtja dhe imunizimi kundër magjisë dhe syrit të keq

Lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Madhërimi dhe lavdërimi është vetëm për Atë, ka caktuar çështjet dhe i ka vendosur ato, dhe ka ndaluar të pavërteta dhe çdo gjë të ngjashme me to.

“Për Ty janë lavdërimet, o poseduesi i Madhështisë, e kush është falënderues për lavdërimin Tënd ka arritur mirënjohje.

Për Ty janë lavdërimet, lavdërime që nuk mund të numërohen nga askush, a mund të numërohen guralecat, bimët, rëra dhe shiu?!”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi që mbron trupat nga çdo gjë që mund t’u ndodhi.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa më e mirë dhe më e pastër. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, elita e të gjitha krijesave dhe më lartat prej tyre, ata që kanë arritur nivelet më të larta të mbrojtjes dhe imunitetit, tabi’inën dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, frikësojuni Atij në fshehtësi dhe hapur, sepse kush i përmbahet frikës, devotshmërisë ndaj Tij, i është përgjigjur thirrjes së Zotit dhe ka marrë përgjigje, ka rezistuar dhe nuk është mashtruar dhe është pastruar në shpirtë dhe në zemër. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)  

“Devotshmëria është që e bën njeriun gjithmonë të suksesshëm, me të ai kapërcen tmerret e vështirësive.”

O besimtarë! Në një botë plot kriza, sfida, iluzione dhe ankesa, ku:

“I riu kërkon të plaket, dhe plaku do të donte të ishte i ri.

Njeriu që është bosh dëshiron të punojë, ndërsa ai që ka punë është i mërzitur me të, me punën.

Poseduesi i pasurisë është në hall, e në hall është dhe i varfri.”

Në shoqëritë ku përhapen magjia dhe veprat e shejtanit, prekjet nga syri i keq  dhe epidemitë psikologjike, janë të përhapura rastet e ankthit, çrregullimit mendor, tensionit, depresionit, shqetësimeve dhe pikëllimeve janë përkeqësuar. Çfarëdo shqetësimi dhe sëmundje që i bie muslimanit, apo humbje e jetës dhe e pasurisë, është nga urdhri i Krijuesit, Allahut të Lartësuar,  për të sprovuar individët dhe shoqëritë. E kjo për një grup është një hap për në shkallët e përsosmërisë ndërsa për disa të tjerë pastrim nga veprat e këqija. E gjithë çështja e muslimanit kthehet  në mirësi, nëse  goditet me durim e përballën mundimin  dhe ankthin. “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare 216)

Umeti i besimit! T’u kujtosh njerëzve rëndësinë e mbrojtjes dhe imunitetit është një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit kanë nevojë, veçanërisht në këtë kohë kur shumë sëmundje janë përhapur në mesin e njerëzve dhe kanë depërtuar tek ata, dhe sëmundjet i kanë prekur dhe depërtuar në to, si epilepsia, të shkelurit,  magjia dhe syri i keq, urrejtja dhe zilia, ku të gjitha të çojnë në shkatërrim. Ajetet e Kuranit kanë ardhur  me dëshmitë, provat më të mëdha, dhe tekstet e hadithit me thënien më të mrekullueshme, dëshmi nga realiteti dhe dhëshmitar okular, se ata të dy, Kurani dhe syneti, janë balsami dhe shërim, për çdo sëmundje kurim. “Thuaj: “Ai është  udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. (Fussilet 44) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më tregoni, shfaqni tek unë rukjet, leximet për shërimin tuaj, nuk ka asgjë të keqe me rukjet tuaja përderisa ato nuk  bëjnë shirk,  nuk i bëjnë shok Allahut.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Sa nga të sëmurët kanë qenë në prag të vdekjes dhe shkatërrimit, që nuk kanë patur luksin e klinikave, as ekselencën e sanatoriumeve dhe mjekëve, por kanë kërkuar trajtim me rukje të ligjshme, të pranuar fetarish, e Zoti u ka dhënë shpëtim dhe shërim. Imam Ibn El Kajjim, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Vërtetë Kurani është shërimi i plotë nga të gjitha sëmundet e zemrës, shpirtërore dhe fizike, nëse i sëmuri trajton veten me të si duhet. E si mund t’i rezistojnë sëmundjet fjalëve të Zotit të tokës dhe të qiejve, i cili, Kurani,  nëse do të kishte zbritur në male, do t’i çante ato, ose mbi tokë do ta bënte copë-copë?” Çfarë sigurie e fortë dhe çfarë bindje magjepsëse!

“Nëse rukja, shërimi është për ethet ose syrin e keq, le të jetë nga dy shpalljet e pastra, Kurani dhe syneti,

LEXO  Vlera e muajit Muharrem - Shejh Mahir el Muajkili - 14.09.2018

Kjo është nga udhëzimi dhe legjislacioni i të dërguarit, e për këtë nuk ka mendime të ndryshme në praktikimin e tij.”

Populli musliman! Parandalimi dhe imunizimi janë një mënyrë për të shmangur dëmet, prekjet dhe sëmundjet. Prandaj, robër të Zotit, ju duhet të mbroni veten, fëmijët tuaj dhe shtëpitë tuaja me lutjet e legjitime dhe duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes, lutjet e hyrjes dhe daljes, nga shtëpia dhe jo vetëm, lutjet e ushqimit dhe pijes, lutjet e gjumit dhe e zgjimit prej tij, dhe të tjera nga lutjet e vërtetuara, të sakta nga zotëria i njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sepse ajo është kështjella mbrojtëse, me lejen e Zotit, me mbështetjen e patundur tek Sunduesi që shikon dhe dëgjon çdo gjë, dhe duke ja besuar çështjen menaxhimit të Tij të përsosur dhe të mrekullueshëm. Bindja në Zotin është nga përcaktimet më të rëndësishme dhe zbulimi më i hershëm në errësirën e hutisë. “ A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?!” ( Ez-Zumer 36)

“ I kam besuar Zotit tim, Atij i’a kam besuar çështjen time, Ai më mjafton si ndihmës, mos u trishto për rrethanat e kohës, sepse bindja ime në Zot është siguria ime.”

Buhariu në Sahihun e  tij ka transmetuar nga hadithet e Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kërkonte mbrojtje tek Zotit për Hasanin dhe Husejnin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dhe thoshte: “ Vërtetë babai i juaj e recitonte, këtkonte mbrojtje me të,  për Ismailin dhe Ishakun; Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo shejtan dhe çdo zvarranik helmues dhe nga çdo sy i keq.”  Ndërsa në Sahihun e Muslimit ka ardhur nga hadithet e Ebi Umamete El Bahilij, Zoti qoftë i kënaqur me të,  se ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Lexoni suren El Bekare sepse marrja, leximi i saj është begati, braktisja e saj keqardhje, dëm, dhe asaj nuk mund t’i bëjnë ballë bataletu.”  Bataletu janë magjistarët.

Imam Ahmedi në Musnedin e tij ka transmetuar nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, sepse vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sureja Beare.” E në veçanti Ajetul Kursij dhe ajetet e fundit të sures Bekare, surja Ihlas dhe dy Meudhetejnet, Felek dhe Nas, sikurse ka qenë dhe udhëzimi i të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vërtetë ajo të mjafton për çdo gjë.

Popull musliman! Shumë nga muslimanët neglizhojnë të mbrojnë veten, fëmijët dhe shtëpitë e tyre, bashkuar kjo me dobësinë e besimit dhe aspektet e imanit,  besimit të tyre. Prandaj, ka prej tyre që janë goditur nga shejtani me prekjen prej tij, pëshpëritje, vesvese ose gjëra të tjera, ose janë të prekur nga syri i keq ose zilia. Disa prej tyre bien në grackat e magjistarëve dhe sharlatanëve, ata që shkrujanë hajmali dhe fatsjellje, magjistarë, injorantë dhe shkelës. Merren me ata që pretendojnë se praktikojnë ekzorcizëm legjitim, rukje e pranuar fetarisht, ose që pretendojnë se zhbëjnë veprat e liga  dhe prishjen e magjisë e të ngjashme me to. Prej tyre, një nga ata është person i sofistikuar që sofistikon në shkrime të errëta dhe mërmëritën, një tjetër që flet dhe mërmëritë fjalë të rëndësishme, një tjetër që pohon se sëmundja është syri i keq dhe se ai që e ka prekur me syrin e keq është një i afërm, e një tjetër që nuk ndalet duke rrahur rëndë njerëzit.  E shumica e këtyre pretenduesve maskohen duke treguar pamjen e njerëzve të mençur dhe të  devotshëm, por ata nuk janë gjë tjetër veçse mashtrues dinakë që zhvatin paratë e njerëzve dhe i nxjerrin ato pa masë. Ata mund të japin receta që nxisin iluzionin, për të mashtruar njerëzit e thjeshtë, veçanërisht me popullaritetin e tyre në kanalet satelitore, rrjetet e informacionit, faqet e rrjeteve sociale, madje edhe disa aplikacione dixhitale.

Në vijim

O ju të bekuar dhe të sukseshëm! Mbrojtja dhe imunizimi nu ka nevojë për inate apo kokëfortësi, ose rëni në kthetrat e pretenduesve dhe tregtarëve të iluzioneve, por përkundrazi është e mbrojtur, e sigurtë nga të gjitha këta, gjë që njeriu e bën me veten e tij, me familjen dhe fëmijët e tij, në shtëpinë dhe familjen e tij. E ajo kërkon mbrojtjen e individëve, shtëpive, familjeve dhe komuniteteve, shoqërive; nga përpjekja, zelli për hir të besimit fisnik dhe të sheriatit të mrekullueshëm. Prandaj përgëzoni, o robër të Zotit,  shpresoni dhe armatosuni me mbrojtje dhe optimizëm.

LEXO  Porosi për të qenë të bindur dhe për të braktisur veprat e këqija

“ O ti i shqetësuar vërtetë shqetësimi do të largohet, lehtësohet, ji optimist, sepse Zoti është ai që mund ta lehtësojë,

Zoti sjellë lehtësim pas vështirësisë, mos ki frikë se ty të mjafton Allahu,

Nëse je i pikëlluar, mbështetu tek Zoti dhe ji i kënaqur me Të, me të vërtetë, Allahu është Ai që e largon fatkeqësinë.

Për Zotin, nuk ke askënd përveç Zotit, të mjafton Zoti, në çdo gjë ti ke Zotin.”

Zotit i kërkoj mbrojtje prej shejtanit të mallkuar: “ Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (El-Isra’ 82) 

Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi dhe na lartësoftë me argumentat e qarta dhe urtësitë e tyre.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, për të mirat dhe begatitë që na ka dhuruarMadhërimi është për Allahun, ka nderuar robërit e Tij  me mirësi dhe zgjuarsi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, modeli i njerëzve të devotshëm. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër dhe të zgjedhur, mbi shokët e tij të devotshëm dhe të drejtë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e takimit, ditën e Gjykimit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut duke plotësuar urdhrat e Tij dhe duke u shmangur nga ato që Ai ka ndaluar dhe pengesat që ka vënë, sepse me të vërtetë, Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësiar është në dijeni të së brendshmes dhe të jashtmes, për sekretet dhe misteret e zemrës.

O besimtarë! Për ju nuk është e panjohur ajo se me çfarë po përballet umeti nga sprovat, mundimet, fatkeqësitë, kryengritjet, mundimet dhe fatkeqësitë, të cilat e kanë shtyrë atë drejt tragjedive. Prandaj, një nga llojet më të rëndësishme të mbrojtjes në këto kohë të vështira është imunizimi i mendjes së brezit dhe rinisë, intelektualisht dhe ideologjikisht. E përgjegjësia për këtë është e dijetarëve, predikuesve, thirrësave,  baballarëve, njerëzve të edukimit, mendimtarëve dhe profesionistëve të medias dhe e njerëzve që mbajnë lapsin, shkrimtarëve. Ata të gjithë duhet të kontribuojnë në forcimin e brezit dhe të rinisë, intelektualisht dhe ideologjikisht. T’i nxisin ata të mblidhen rreth dijetarëve të vendosur, të besuar të umetit, dhe të paralajmërojnë kundër fetvave të devijuara, nxitëse dhe mashtruese. Të kontribuojnë në edukimin e tyre për sfidat me të cilat përballen në një kohë kur tundimet e dëshirave dhe dyshimeve mbizotërojnë, dhe që i sollën fitnet, grindjet në familje, shtëpi dhe shoqëri.  T’i largojnë, pengojnë që  të mos bien në thellësitë e mendimeve të kundërta dhe të përhapin vetëdijen në sqarimin e planeve të armiqve dhe thashethemet e tyre,  dhe  t’u bllokojnë, këpusim rrugën e tyre në arritjen e qëllimeve të tyre të dyshimta.

Zoti i ruajtë të rinjtë tanë, shoqëritë tona dhe vendet tona nga çdo e keqe dhe e urryer. Zoti ruajtë besimin tonë, sigurinë tonë, udhëheqjen tonë dhe qetësinë tonë, me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i përgjigjet lutjeve.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni me selam zotërinë e profetëve dhe të dërguarve, modelin e të devoshmëve të pastër, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti i botëve, Allahu i Madhërishëm  ka thënë fjalë të bekuar, të mirë dhe të urtë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) Ndërsa tek Muslimi dhe të tjerë veç tij ka ardhur; “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

“ Vërtetë lutja dhe përshëndetja për të dërguarin është fitim, kush e bën atë ka fituar nder dhe krenari,

Prandaj fito përmes lutjeve ndaj të dërguarit duke përsëritur, Zoti lutet për të për aq kohë sa universi rrotullohet.”

O Zot,  fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tij, halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, të gjithë shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe ne së bashku me ata, me Mirësinë, Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

Jemi strehuar tek Zoti, Sunduesi i gjithësisë dhe i universit, jemi lidhur fort pas Zotit të Lavdisë dhe Madhështisë, jemi mbështetur  tek i Gjalli i Përjetshëm që nuk vdes kurrë, kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Zotit, të cilat nuk mund ti shkeli dhe kalojnë as  i drejti dhe as i ligu, që të na ruajnë nga çdo shejtan dhe çdo zvarranik helmues dhe nga çdo sy i keq. Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Zotit që të na ruaj nga e keqja e asaj që krijoi, shpërndau dhe solli në jetë, nga e keqja e asaj që zbret nga qielli dhe ajo që ngjitet në të, nga e keqja e asaj që del nga toka dhe e asaj që zvarritet në të, dhe e keqja e çdo krijese të cilën Ti e mban nën kontroll, me të vërtetë Zoti im është që me drejton për në rrugë të drejtë. Në emër të Zotit, me emrin e të Cilit asgjë në tokë e as në qiell nuk mund të dëmtojë, Ai që dëgjon dhe di gjithçka,  mbështetja jonë është tek Allahu dhe Ai na mjafton.  “ Na mjafton Allahu! Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta; edhe i Dërguari i Tij. Ne vetëm tek Allahu i varim shpresat.”(  Et-Teube 59)  Allahu është Zoti ynë, nuk i bëj Atij diçka shok në adhurim, nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut. Kërkojmë strehë, mbrojtje  tek Allahu nga fuqia dhe forca jonë, i drejtohemi fuqisë dhe forcës së Tij, Madhërimi është për Ty, o Zot!  

LEXO  Kuptimi i devotshmërisë dhe rrugët për ta arritur atë

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë, të sigurtë, të qetë, me stabilitet dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona.

O Zot, mbështet me të vërtetën dhe në të drejtën  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ata që vendit tonë, Islamit dhe muslimanëve   i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre,  kthe planet e tyre në kokat e tyre dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Dëgjuesi i lutjeve.

O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran,  dhe synet, o Ti që dhuron  Mirësi dhe Begati.

O Zot, ushtarët e Tu nuk  mposhten dhe premtimi Yt nuk  thyhet.  

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, shkatërroi armiqtë e tyre, copto forcën e tyre, dhe bëji ata shembull për ata që marrin vesh.

O Zot, shpëto xhaminë e Aksasë nga sionistët ozurpatorë, bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, shpëto të shtypurit nga muslimanët në çdo vend! O Zot, ndalo gjakderdhjen e tyre, përmirëso gjendjen e tyre, mëshiro dobësinë e tyre, përmirëso të metat e tyre, merr nën kujdesin Tënd çështjen e tyre dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre. 

O Zot, vendos për këtë popull çështje udhëzimi në të cilat do të nderohen njerëzit e bindjes dhe besimit dhe të udhëzohen njerëz të mosbindjes dhe të kundërshtisë.

O Zot, kemi vëllezër që i ka kapluar i ftohtë i dimrit me të dobësi  dhe varfëri, o Zot, o Plotësuesi i nevojave, o Larguesi i të vështirave, o Lehtësuesi i të pikëlluarve,    zbit mbi ata nga ngrohtësia e mëshirës Tënde dhe pasuroi ata me mirësitë dhe bekimet e Tua, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot, na begato ne në të gjithë muajtë e vitit dhe ditët e tij dhe na mundëso me mirësinë Tënde që të arrijmë muajin e Ramazanit duke qenë mirë, të shëndetshëm, të sigurt dhe në paqe.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1123505862574568

Post Author: endrit