Detyra për të nderuar fqinjin dhe nëse është i padrejtë

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    24-07-1446H   24-01-2025 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan

Tema   Detyra për të nderuar fqinjin dhe nëse është i padrejtë

Lavd;rimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka shkruar afatet dhe furnizimin dhe ka nxitur në përsosjen e moralit. Ai i Cili ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai ka emrat e Tij të bukur, cilësit e Tij të larta dhe Atij i përket shembulli më i lartë. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, përcolli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të sinqertë deri sa i erdhi momenti i ndarjes. O Zot, fale dhe mëshiroje atë, familjen dhe shokët e tij, ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij dhe pasuan synetin e tij deri në ditën e Kijametit. 

Në vijim

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju të kemi frikë Allahun sepse ajo është gjëja e duhur, dhe me pasimin e synetit të tij është zgjedhja.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O muslimanë!  Me angazhimin, preokupimin me punët e kësaj bote njerëzit mund të neglizhojnë  një çështje të madhe nga çështjet e fesë,  siç është ajo çfarë ka të bëjë me të drejtat e fqinjit.Vërtetë nga edukata fetare, parimet njerëzore dhe vlerat arabe  është të ruash dhe mbrosh të drejtat e fqinjit, të kujdesesh në përmbushjen dhe përmirësimin e tyre. Ky është thelbi i moralit të mirë,  i cili është standarti i moralit dhe vlerës, shkalla e drejtësisë dhe barazisë. Allahu i Madhërishëm ka nxitur në bamirësi ndaj fqinjit dhe ka porositur për të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe më të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” (En-Nisa’ 36) Të nderosh dhe të jesh i sjellshëm ndaj fqinjëve është një nga detyrat më të mëdha, një nga tiparet më të mira të njerëzve të devotshëm dhe një nga themelet e ndërtimit dhe mbajtjes së shoqërisë muslimane. Xhibraili  ka theksuar të drejtën e fqinjit tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka vazhduar ta porosisë për të deri sa ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mendoi  se fqinji do ketë pjesë në trashëgimi. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Xhibraili ka vazhduar të më porosisë për fqinjin saqë mendova se do t’i japë të drejtë në trashëgimi.” Muttefikun Alejhi.

Adhurues të Zotit!

Nga kërkesat dhe kushtet e besimit në Zot dhe në Ditën e Gjykimit është të nderuarit e fqinjit,  të bërit mirë ndaj tij, të ndaluarit e të bërit keq ndaj tij dhe të qenit i duruar me të. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit mos ta shqetësojë fqinjin e tij. Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit  le ta nderojë fqinjin e tij. Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit  le ta nderojë mysafirin e tij. Kush beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit le të flasi fjalë të mirë ose të heshti.” Muttefikun Alehji.

LEXO  Gjuha...shkaku i fitimit të kënaqësisë ose i humbjes

Nga kërkesat dhe kushtet e besimit është ruajtja e fqinjit.  Besimi i njeriut nuk është i plotë për sa kohë fqinji i tij nuk është i sigurtë prej dëmtimeve dhe lëndimeve të tij, prej tradhtisë, padrejtësisë dhe armiqësisë së tij. Nga Ebi Shurejhi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Zotin  nuk ka besuar, pasha Zotin nuk ka besuar, pasha Zotin nuk ka besuar.” I kanë thënë: “ E kush nuk ka besuar o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Ai nga dora e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Nga kërkesat dhe kushtet e besimit është që njeriu të dojë për fqinjin e tij atë që ai do për veten e tij. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se robi nuk ka besuar pa e dashur për fqinjin e vet, ose ka thënë: për vëllanë e vet, atë që e do për veten e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju njerëz! Të bërit mirë, sjellja mirë, me fqinjin është nga shkaqet e hyrjes në Xhenet  ndërsa lëndimi, mundi i tij është nga shkaqet e hyrjes për në Xhehenem. Nga Ebu Hurejra,  Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet: “ Një burrë ka ardhur dhe ka thënë: O i dërguari i Zotit, vërtetë  filanja, një grua, përmendet, është e njohur për namazin, agjërimin dhe sadakan e shumtë të saj, por se ajo lëndon fqinjin e saj me gjuhën e saj.” I dërguari ka thënë: “ Ajo është në zjarr të Xhehenemit.” Burri ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, vërtetë filanja, një grua tjetër, përmendet, është e njohur për agjërimin, lëmoshën dhe namazin  e saj të pakët,  por ajo jep diçka nga ushqimi  që ka dhe nuk i lëndon fqinjët e saj me gjuhën e saj.” I dërguari  ka thënë: “ Ajo është në Xhenet.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

Adhurues të Zotit! Dëshmia e fqinjit është standart që merret në konsideratë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “O  i dërguari i Allahut, më trego për një punë që nëse e veproj do të hyjë me të në Xhenet?” I dërguari ka thënë: “ Bëhu vepër mirë.” Burri ka thënë: “ E si mund ta di që unë jam vepër mirë?” I dërguari ka thënë: “ Pyet fqinjët e tu, nëse ata do të thonë që ti je vepër mirë, atëhere ti je vepër mirë, e nëse ata thonë që ti je vepër keq, atëhere ti vërtetë je vepër keq.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi,  ka thënë ky hadith është i saktë sipas kushteve të dy shuhjuhëve, Buhariut dhe Muslimit, por ata nuk e kanë transmetuar. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo musliman që vdes dhe katër nga fqinjët e tij më të afërt dëshmojnë se nuk dinë gjë tjetër veçse të mira për të, përveç se Zoti i Madhëruar thotë: Unë e pranova njohurinë tuaj për të dhe ja fala atij atë që ju nuk e dini.”   Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

LEXO  Adhurim dhe vepra të mira dhe pas Ramazanit

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “  Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe më të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” (En-Nisa’ 36)  

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran dhe synet, dhe na bëftë dobi në atë që ka në ata të dy nga argumentat dhe urtësitë.

Zotit i kërkoj falje prandja tek Ai kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, Ai meriton të falënderohet për sukset dhe të të mira që na ka dhënë.

Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë, Muhamedin,  për familjarët, shokët, pasuesit dhe mbështetësit e tij.  

Në vijim

O ju njerëz!

Frikësojuni Allahut në sjelljen ndaj fqinjit tuaj. Përmbushni detyrat dhe të drejtat që ua ka obliguar Allahu, përmirësoni komunikimim me fqinjin,  ruani nderin e fqinjin dhe nëse ai është i padrejtë. Vërtetë nga ë drejtat e fqinjit është të bërit durim përball tij,  tolerimi i dëmit të tij, ulja e shikimit para femrave të tij dhe intimiteteve të tij, anashkalimi i gabimeve dhe rrëshqitjeve të tij dhe mosndjekja e hapave të tij të gabuar.  

Nga të drejtat e fqinjit të ndaluarit nga dëmtimi i tij. Kush e tepron në të drejtim të fqinjit të tij privohet nga begatitë e shtëpisë së tij. Në varësisë të fqinjësisë është dhe vlera e shtëpisë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga fqinji i keq në këtë shtëpinë e përkohshme, të cilin e tradhtojnë sytë e tij, veshët e tij përgjojnë, nëse shikon një të mirë e varrosën atë, e nëse dëgjon një të keqe e përhapën atë. Zotit i kërkojmë mbrojtje prej tij.

Nga të drejtat e fqinjit është përshëndetja me selam në takimin me të, ta vizitojmë kur është i sëmurë, ta mbështesim dhe ta ngushëllojmë në rast fatkeqësishë, mos zbulimi i sekretit të tij dhe mos largimi i mbulesës së tij.

“ Vëzhgoni, ruani, të drejtat e fqinjit në gjithçka që Zoti ka përcaktuar dhe urdhëruar.

Vizitojeni atë në kohë shëndeti dhe përgëzojeni, vizitojeni në sëmundje dhe në fatkeqësitë e saj.”

Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Vërtetë Alahu i do tre gjëra dhe i urren tre të tjera; Ai ka përmendur nga ato që i do Allahu:  Ai njeri që ka një fqinjë të keq që e lëndon dhe ai bën durim përballë dëmit, lëndimit të tij, derisa Allahu të ja largojë atë.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi.  

LEXO  Shfrytëzoni kohën e shkurtër

Nga të drejtat e fqinjit është të bërit mirë ndaj tij dhe kontrrolli i gjendjes së tij, marrëdhënien e mira me të,  afrimiteti me të dhe mbështetja e tij. Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Ebi Dherr, nëse gatuan një supë mishi shto ujin e  saj dhe kujdesu për fqinjin tënd.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju muslimane! Frikësojuni Allahut në sjelljen me fqinjët tuaj. Mos e nënvlersoni që t’i bëni dhuratë fqinjes tuaj qoftë dhe një këmbë deleje. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i knaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “ O gratë muslimane, asnjë fqinj të mos e nënvlerësojë dhuratën e fqinjit tjetër, qoftë dhe thundra e deles.” Muttefikun Alejhi.

Adhurues të Zotit! Vlera e fqinjit është në varësi të afërsisë dhe largësisë së tij. Fqinji që është më afër me derë ka më shumë të drejta. I gjithë xhemati i xhamisë dhe të gjithë njerëzit e lagjes janë fqinjë, ndërsa e drejta e tyre ndryshon sipas afërsisë ose largësisë së tyre.  Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam thënë; O i dërguari i Zotit, unë kam dy fqinjë, tek cili prej tyre të jap dhuratë?” I dërguari i Allahut ka thënë: “ Tek ai që është më afër me ty në derë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

O Zot, na frymëzo me atë që është e drejtë dhe na ndihmo që t’i përmbushim të drejtat e fqinjëve tanë.

O Zot,  na udhëzo, na bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona,  bëje tek ne të urryer mosbesimin, imoralitetin dhe mosbindjen,  dhe na bëj prej të udhëzuarve.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve, siguroi ata në vendet e tyre, bashko forcat e tyre, unifiko fjalën e tyre në të vërtetën, bashko zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhëniet në mes tyre. O Zot, largo prej tyre ndarjet dhe fitnet, ato të cilat janë shfaqur dhe çfarë nuk janë shfaqur, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep siguri në vendet tona dhe përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde, lartëso me të fenë Tënde, dhe jepi atij shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, o Zoti i botëve.   

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë do dhe je i kënaqur, o dëgjues i lutjeve tona.

O Zot, pranoje nga ne me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di çdo gjë, prano pendesë tonë, me të vërtetë Ti je që pranon pendesën tonë, Mëshirëbërës.

O Zot, fale dhe mëshiroje  Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1043753404139086

Post Author: endrit