Nga arsyet për të merituar faljen dhe mëshirën e Zotit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    15-08-1446H   14-02-2025 D

Shejh Halid El Muhana

Tema  Nga arsyet për të merituar faljen dhe mëshirën e Zotit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.” (Gafir 3)

Lutjet dhe përshëndetjet për përgëzuesin e lajmit të mirë, paralajmëruesin dhe pishtarin ndriçues, të dërguarin, udhëheqësin dhe zotërinë tonë, Muhamedin të birin e Abdulllahit, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave të mëdha.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut.   “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

O ju muslimanë! Vërtetë Allahu i Lartësuar kur krijoi Ademin, babain e njerëzimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe prej tij krijoi gruan, bashkëshorten e tij, i krijoi me njohjen e Tij, Allahut të Lartësuar, Zoti Krijues, Sundues i Vetëm, që meriton dashurinë e përsosur dhe nderimin me përulësinë më të madhe. Përveçse Allahu i Lartësuar i krijoi ata të dy dhe pasardhëst e tyre me përgjegjësi, të ngarkuar me urdhëra dhe ndalesa, me të këqija dhe të mira. I Lavdëruar është Ai që ka Krijuar shpirtërat dhe i ka përsosur ato, vendosi në të lëvizjen dhe vullnetin, qëllimin dhe shqetësimin, dashurinë dhe urrejtjen, ndryshimin dhe ndikimin. Sikurse, Allahu i Madhërishëm e di, e Ai është Krijuesi i Gjithëdijshmi, se shpirtërat e robërve të Tij dhe pse natyrshëm janë prirur për të dashur dhe miratuar të mirën, mirëpo, janë të pandashëm nga dëshira për të keqen nëse largohen nga rruga e drejtë, kanë  një prirje për t’u bindur dhe neveri ndaj mosbindjes, me dëshirën për në të mirë dhe me synim nga e keqja.

Duke qenë se Allahu është Mëshirues, Mëshirëplotë, Tolerues, Falës i Madh, Pranues i pendesës, i Butë, Ai ka shkruar një pustulat që kur ka krijuar gjithësinë, i cili është tek Ai mbi Arsh, që thotë: “ Vërtetë Mëshira Ime mbizotëron mbi zemërimin Tim.” Sikurse na ka lajmëruar për këtë më i sinqerti i të sinqertëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Vërtetë që  Mëshira e Tij e madhe dhe gjërë e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, ka ndikim të madh tek të gjitha krijesat e Tij, në botën e ulët dhe atë të lartë, në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Prej kësaj Mëshire është falja e  Tij, Allahut të Lartësuar, për gjynahet e atij që Ai dëshiron nga robërit e Tij, besimtarët muslimanë. Vërtetë, Allahu i Madhërishëm është Falës i Madh, për këtë arsye e ka quajtur Veten e Tij, Gafur, Gafar, dhe Gafir. Gufranuhu, Falja e Tij është falja e gjynaheve është përmes mbulimit të tyre që të mos demaskohet me to kryerësit e tyre në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, me fshirjen dhe tejkalimin e tyre, dhe faljen e tij për gjynahet që ka bërë përsa kohë nuk kanë arritur nivelin e mohimit, kufrit, apo  shirkut të madh. Sepse ai, shirku i madh, është gjynahi i cili nuk falet, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (En-Nisa’ 116) Dhe sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge.” (En-Nisa’ 168)

Ajo që përfshihet në këtë postulat është falja e Tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, gjynahet e atyre që kërkojnë falje. Kjo, o adhurues të Zotit, sepse kërkimi i faljes është origjina dhe baza e faljes, dhe nga arsyet e saj  më të mëdha. Për këtë arsye, Zoti urdhëroi më të mirin e krijesave të Tij në mënyrë që umeti i tij t’i bindet atij, dhe e bëri atë të ndjekë urdhrin e Tij me dituri me monoteizmin e Tij, Njësimin e Tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dije se nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd…” (Muhammed 19)

Zotëria i të parëve ishte shembulli më i mirë në kërkimin falje tek Zoti dhe robi më i devotshëm ndaj Zotit të tij në këtë çështje.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte kërkonte shumë falje tek Zoti. Ai kërkonte falje tek Zoti njëqind herë,  para se të ngrihej në këmbë, lutjen: Zoti im, më fal mua dhe prano pendimin tim, me të vërtetë Ti je që e pranon pendesën, je Falës i madh.”

LEXO  Vendosmëri dhe optimizëm me armëpushimin

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lajmëruar për veten e tij se ai i kërkon falje Zotit dhe pendohet tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.

Për nderim dhe vlerë të kërkimit falje, Zoti frymëzoi Melaiket e Tij të nderuar që të kërkojnë falje tek Zoti për robërit e Tij besimtarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues!” (Gafir 7) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Melaiket luten për çdo njërin prej jush për sa kohë ai është në vendin e faljes, namazit, dhe thonë: Zoti ynë mëshiroje atë, Zoti ynë fale atë,  Zoti ynë prano pendesën e tij, derisa ai nuk shkakton dëm në të, nuk flet keq për të tjerët, dhe nuk e prish abdesin.”

Për shkak të vlerës së kërkimit falje Zoti ka udhëzuar që netët dhe jeta të mbyllen me të. Zoti i Madhërishëm duke lavdëruar robërit e Tij të devotshëm, duke përshkruar ata që meritojnë Xhenetet e Tij të Amshuara,  ka thënë: “ Ata flinin pak natën,  ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Edh-Dharijat 17-18) Zoti ka urdhëruar të dërguarin e Tij që të përfundojë me të, kërkim falje, jetën e tij në fjalën e Tij, të Bekuar janë Emrat e Tij, kur thotë: “ Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.” (En-Nasr 1-3) Fjalia e fundit me të cilën ia lëvizi gjuhën e tij të pastërkur ai po vuante nga vdekja, ishte: “O Zot, më fal, më mëshiro dhe më bashko me ata që i ke lartësuar, në  Xhenetet e larta.”

Për shkak të virtytit të kërkimit të faljes tek Zoti dhe nevojës së madhe të robit për të, prijësi i të devotshmëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, udhëzoi popullin e tij që të fillonin dhe të përfundonin ditën e tyre me të, me kërkim falje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mënyra, lutja, më e mirë për të kërkuar falje është të thuash: “ Zoti  im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e asaj që kam bërë, jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal sepse s’ka kush që i fal gjynahet  përveç Teje.”

Kjo lutje e bekuar profetike përfshin arsyet e pranimit të faljes, nga nënshtrimi i madh drejtuar Zotit të Madhërishëm, me Njësimin e Tij në Zotërimin dhe Sundimin e Tij, me të nënshtruarit ndaj Atij me cilësitë e adhuruesit, me njohjen e mirësive të Tij, me pranimin e robit për gjynahin e tij dhe nevoja e tij që Zoti i tij ta falë atë.  Sepse vetëm Ai, Allahu i Madhërishëm ka fuqi të falë, e kjo është nga karakteristikat e Hyjnores që askush nuk i ka përveç Zotit, i lavdëruar është Ai.

Kur më i miri dhe më i dituri i këtij populli pas të dërguarit të tij, kërkoi,  i sinqerti Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga i dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  që ti mësojë një lutje në namazin e tij, ai i mësoi këtë lutje: “ O Zot, unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes dhe askush nuk i falë gjynahet përveç Teje, prandaj më fal me falje nga ana Jote dhe më mëshiro, me të vërtetë Ti je Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”

LEXO  Ramazani muaj frymëzimi dhe me ndikim të qëndrueshëm

Kjo lutje e bekuar, kërkim  për falje përfshinë diçka të ngjashme me atë që përfshinte zotëria i lutjeve për falje, përveç se filloi me pranimin e gabimit të robit ndaj vetes së tij, sepse kryerja e gjynaheve është padrejtësi ndaj vetes. E kjo është për shkak se shpirtrat janë të prirur natyrshëm të duan dhe të madhërojnë Krijuesin. Kështu që nëse robi bën një gjynah, ai i ka bërë vetes padrejtësi duke kundërshtuar Atë që ai është krijuar për ta dashur dhe respektuar, dhe e ekspozon veten përballë mundimeve të kësaj bote dhe Ahiretit, botës Tjetër.  Kjo lutje përfshin pranimin e gjynahit nga robi së bashku me lavdërimin e Zotit dhe lutja drejtuar Atij nëpërmjet cilësive të Tij, e cila është lutje e njerëzve të ditur, vlera dhe shpërblimi i të cilës është e madh, që tregon njohjen e atij që kërkon faljen me gabimet e veta dhe pendimin e tij për gabimet e tij, thyerjen e zemrës dhe zhdukjen e mendjemadhësisë prej tij. E ajo është lutje që shpresohet të pranohet dhe atij që e thotë atë do t’i falen gabimet. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nisa’110)

Nëse monoteizmi, besimi në Një Zot, kombinohet me kërkimin e faljes, robi do të arrijë pasurinë dhe lumturinë, dhe i largohet çdo gjë që e mundon atë, nuk ka fuqi e as forcë tjetër përveç Zotit.

Për shkak të vlerës së kërkimit falje dhe nevojës së madhe të robërve për të, Zoti i tyre i udhëzoi në të dhe ka thënë: “ Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”(El-Mu’minun 118) Kjo sepse njeriu nuk ndalon  së kryeri një akt bindjeje, duke shpresuar në pranimin e tij, ndërsa ka frikë se mos nuk e kryen atë siç duhet, dhe ka nevojë të kërkojë falje nga Zoti që të kompensoj mangësitë e saj.  Prandaj kush e ka mbaruar namazin e tij është urdhëruar që të kërkojë falje nga Zoti tre herë. Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njerëzit me vendosmëri dhe mendjeprehtë, të ditur, janë më të zjarrtë në kërkim falje tek Zotit në përfundim të adhurimeve, për shkakun e të qenurit dëshmitarë për mangësitë e tyre në të, dhe dështimin e tyre për të përmbushur të drejtën e Zotit në të, siç i ka hije Madhështisë dhe Krenarisë së Tij.” Ashtu sikurse nëse robi nuk e braktis gjynahin që ka bërë, ai i frikësohet dënimit të tij dhe ka nevojë për të kërkuar falje që Zoti të fshijë gjurmën e tij, gjynahit, dhe ta mbulojë atë.

O adhurues të Zotit! Kërkimi falje tek Zoti është interpretim i asaj që është në zemër nga keqardhja për gjynahin dhe e mangësive në të drejtën e Zotit.

Kush mediton në dy atributet e faljes dhe mëshirës së Zotit, të Madhërishëm dhe të Lartësaur, do i gjejë ato të shoqëruara me njëra tjetrën në shumë ajete të librit të Zotit të Lartësua, në Kuran,  që janë më shumë se shtatëdhjetë ajete, në të cilat atributi i mëshirës vjen pas atributit të faljes së Zotit. Sekreti i kësaj, e Zoti e di më së miri, është se mëshira e Zotit të Lartësuar me robin e Tij është më afër me të kur ai kërkon falje tek Zoti. Prandaj, kërkimi falje tek Zoti obligon, sjellën mëshirë. Kështu mëshira e pakufishme e Zotit zbret mbi ata që tek Ai kërkojnë falje, nga mbulimi i gjynahit, shpërfillja e tij dhe parandalimi i dënimit që obligon, sjellën  gjynahi, ndryshimi i veprave të këqija në vepra të mira, udhëzimi në dritën e bindjes, dashurisë dhe njohjes me të, si dhe urrejtjen ndaj mosbindjes dhe neverinë prej saj. Ky kuptim vjen dhe nga fjalët e Zotit të Plotfuqishëm që thotë: “ Ne i dërguam fisit të Themudit, vëllanë e tij Salihun. Ai tha: “Adhuroni Allahun!” Por ata u ndanë në dy grupe, që grindeshin midis tyre. (Salihu) tha: “O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës?! Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”( En-Neml 45-46)

LEXO  Përgatituni për ditën e llogarisë - Medina 18.12.2020

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Zotit siç e meriton për Madhështinë e Tij. Lutjet dhe përshëndetjet janë për robin dhe të dërguarin e Tij, Muhamedin dhe familjen e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë kërkimi falje tek Zoti është nga të mirat më të mëdha dhe veprat më të mëdha të bindjes me të cilën njerëzit arrijnë shpërblimin më të mirë dhe mbrohen me të nga dënimi i keq. Njeriu është me të vërtetë një gjynahqarë i varfër, e po të mos ishte falja e Zotit njeriu nuk do të ishte i mbrojtur nga e keqja e gjynaheve të tij. Nuk ka shkak për të keqen përveç se gjynaheve të njerëzve dhe e keqja nuk mund të shmanget veçse me anë të kërkimit falje tek  Zoti i Madhërishëm, sikurse i Plotëfuqishmi dhe i Lartësuari ka thënë: “ Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.”(El-Enfal 33) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Ata kishin dy siguri: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe kërkimi i faljes tek Zoti. I dërguari u largua, nga kjo botë, dhe ngeli kërkimi falje tek Zoti.”

O ju muslimanë! Kërkimi i faljes tek Zoti është arsye e madhe për marrjen  e begative, mirësive. Kush është udhëzuara në të, në  kërkim falje tek Zoti,  në oborrin e tij janë vendosur valët e mirësive dhe janë larguar prej tij ushtritë e pikëllimeve dhe të këqijave. Sepse në të këqija, gjynahe, shqetësime,  vështirësi dhe në fatkeqësi kërkimi falje tek Zoti është arsye për shpëtim prej tyre, dhe shkak për ndryshimin e kushteve të këqija në të kundërtat e tyre nga lehtësimi, rrugëdalja, mirëqenia dhe furnizimi, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh 10-12)

Adhurues të Zotit! Ashtu sikurse kërkimi falje e Zotit të Plotfuqishëm kërkohet prej Tij, të Lartësuarit, përmes lutjes, duasë, ajo gjithashtu ka rrugë të arritjes së saj përmes veprave të mira që meritojnë, oblogojnë, faljen e Tij, Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kërkoi Zotit të tij arsyet për mëshirën e Tij dhe përcaktimin e faljes së Tij. Ato  janë punët e mira, të drejta dhe bindja, dhe veprat e mira me të cilat vërtetohet falja e gjynaheve dhe vendosmëria,   tregojnë vlefshmërinë e pendimit të njeriut dhe sinqeritetin e kthimit të tij, sikurse Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Kur të vijnë te ti ata që besojnë në Shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.” (El-En’am 54)

O Zot, Ti je Mbrojtësi ynë na fal dhe na mëshiro ne, Ti je Falësi më i mirë.

O Zot, na fal dhe na mëshiro, Ti je Falësi më i mirë.

O ju muslimanë! Shtoni lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tuaj, Zoti juaj falë gjynahet tuaja dhe lehtëson shqetësimet tuaja. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin, dhe familjen e tij të pastër. O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij të nderuar, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o më i Miri Ndihmues.

O Zot, ata që i dëshirojnë të keqen vendin tonë dhe vendet muslimane angazhoi me vetet e tyre, kthe komplotin e tyre mbi kokat e tyre, bëj planet e tyre shkatërrim për ata, o i Fortë, o Fuqiplotë.

O Zot, bëj të qëndrueshëm për vendin tonë sigurinë, dinjitetin, begatinë dhe stabilitetin e tij. O Zot, ruaje atë nga e keqja e çdo dinaku, urrejtësi dhe ziliqari.

O Zot, ndihmo vllezërit tanë në Palestinë përballë jehudëve tiranë, të padrejtë, sionistët pushtues. O Zot, largoje frikën dhe ankthin e tyre dhe  largo pikëllimin prej tyre. O Zot, ruaj xhamin e Aksasë nga sulmet e agrsorëve të fshehur. O Zot, ruaj me rojet e Tua të gjitha vendet muslimane.

O Zot, mbështet me të vëertetën dhe udhëzim udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, mbështete atë dhe zevëndësin e fronit të tij në atë që është e mirë për çështjet e popullit dhe të vendit, dhe ndihma e Islamit dhe muslimanëve.

Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju,

Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1711906946372129

Post Author: endrit