Sinqeriteti dhe përulësia gjatë sezoneve të adhurimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    24-09(Ramazan)-1447 H   13-03-2026 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema    Sinqeriteti dhe përulësia gjatë sezoneve të adhurimit

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Plotëfuqishëm në një sezon në të cilin manifestohen shenjat e devotshmërisë, në të cilin Zoti ka legjitimuar adhurimin  e agjërimit, që të arrijnë këtë synim dhe për të plotësuar këtë kuptim, ku Ai ju ka thirrur o ju besimtarë duke ju thënë: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

Vëllezër në besim! Po përjetoni shijen e dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe po merrni kënaqësinë e flladit të ditëve dhe netëve të tij të ndritshme.  Retë e mirësisë së tij derdhen mbi ju dhe burimet e bekimeve të tij vërshojnë mbi ju. Zoti ka përgatitur në të dhurata të mirësisë së Tij dhe mundësi të bujarisë së Tij çfarë nuk janë të disponueshme në përgjithësi gjatë vitit dhe pjesës tjetër të ditëve tuaja. Vlerën e këtyre ditëve  e dinë të suksesshmit dhe e shfrytëzojnë atë të shpëtuarit, ata vrapojnë për të kompensuar momentet e humbura të tij dhe për të arritur në stacionet e tij, sikur  gara e kuajve në fund të pistës së garimit.

Megjithatë, nga gjërat më të mëdha që besimtari duhet të bëjë ndërsa qëndron pranë adhurimit dhe të përpiqet në pozitën e shërbimit dhe përulësisë gjatë sezonit të adhurimit dhe mëshirës, ​​është të ndalet me zemrën e tij në dy pauza, ndalesa të mëdha, të cilat kanë një efekt të qartë dhe të madh në drejtësinë e punës dhe të zemrës së tij, në qëndrueshmërinë e tij në bindjen ndaj Zotit të tij dhe në realizimin e nënshtrimti të tij ndaj  Zotit, nga jashtë dhe nga brenda.

LEXO  “Unë jam më i mirë se ai”

Hapi i parë: Të korrigjojë qëllimin dhe motivin e veprimit të tij në mënyrë që qëllimi i tij të jetë i sinqertë me synimin e arritjes së nënshtrimit vetëm ndaj Zotit, në bindje dhe në pajtueshmëri,  dhe t’i përkushtohet këtij kuptimi në zemrën e tij sepse zemra është qendra e veprimeve dhe boshti rreth të cilit sillen rrethanat.  Prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, lidhi shpërblimin e veprave të dukshme në Ramazan, agjërimin dhe qëndrimin në namaz, me atë që është vendosur në zemra nga kuptimi i besimit dhe sinqeritetit ndaj Zotit. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëparshme. Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëparshme.” Gjithashtu nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush falet në Ramazan me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëparshme.”

Për të theksuar sekretin e fshehtësisë së nënshtrimit ndaj Zotit, që është besimi dhe pritja e shpërblimit, si dhe dëshira për të shikuar Zotin dhe sinqeriteti i punës për Të.

Hapi i dytë: Njeriu sa më shumë që i bindet dhe punon për Zotin, aq më shumë i shtohet përulësia dhe nënshtrimi ndaj Atij. Bindja, pastaj kërkon lavdërimin dhe falënderimin e Zotit që Ai ia mundësoi robit ta kryejë atë, e motivon që të shqyrtojë të metat e tij në lidhje me atë favor, nga dy perspektiva: Nga njëra anë, duke përmbushur të drejtën e duhur të Zotit për të ju nënshtruar dhe për të qenë mirënjohës,  dhe nga ana tjetër në përmbushjen e së drejtës së bindjes ndaj Tij në mënyrën më të plotë. Kjo arrihet me kërkimin e shpeshtë të faljes dhe lutja për falen e Tij, pas të gjitha adhurimeve, akteve të bindjes. Sa më shumë që përpiqet në binde ndaj Zotit, aq më shumë del prej saj me zemër të thyer para Zotit, duke parë favorin e Zotit mbi të në të, pa shikuar fare në veprën e mirë që ai kreu. Kështu, efektet dhe dritat e akteve të bindjes bëhen të dukshme tek ai, nga përulësia në shpirtin e tij ndaj Zotit të tij dhe krijesave të Tij. Për këtë arsye të madhe, kërkimi i faljes tek Zoti është legjitimuar si përfundimi dhe vula e veprave të mira, sepse mirësia e Zotit mbi robin besimtar shtrihet nga momenti kur Ai i jep atij sukses në kryerjen e veprave të mira dhe e ndihmon atë t’i bëjë ato, deri në plotësimin e mirësisë së Tij mbi të duke i pranuar ato prej tij. Prandaj dhe Aishja,  Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, çfarë duhet të them nëse ndodhën që ta arrij Natën e Kadrit?” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë asaj: “Thuaj: ‘O Allah, Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”

LEXO  Shfrytëzoni kohën e shkurtër

Zoti na begatoftë të gjithëve në pjesën e mbetur nga muaji i Ramazanit dhe na dhëntë nivelet më të larta të mirësisë. Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirues.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet janë vetëm për Allahun, lavdërimi i të Cilit është dhuratë prej Tij dhe falenderimi i të Cilit është prej mirënjohjes për mirësitë e Tij.  Zotin e lavdëroj me lavdërimin e atij që vërtet i kupton bekimet e Tij, duke pranuar paaftësinë  për të shprehur plotësisht lavdërimin dhe mirënjohjen ndaj Tij, lavdërimin e atij që ka nevojë për Të dhe që është i vetëmjaftueshëm nëpërmjet Tij në çdo kohë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Plotë në Sundimin dhe në Zotërimin e Tij, në atributet e Tij dhe në emrat e Tij të bukur.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, lutjet dhe përshëndetjet më të mira dhe të përsosura të Zotit për krijesën më të pastër të krijesave të Tij, zotërinë e të dërguarve të Tij dhe vulën e profetëve të Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pishtarët udhërrëfyes dhe yjet e qiejve të Tij, dhe mbi pasuesit e tyre në mirësi, për sa kohë që shiu bie nga retë dhe pikat e tij bien nga qielli.

Në vijim

Popull musliman! Muaji juaj i bekuar po mbaron dhe dielli i perëndimit të tij ka filluar të afrohet. Prandaj, kompensoni mangësitë e fillimit duke e përsosur fundin, shfrytëzoni këto momente të çmuara dhe përpiquni në fushat e adhurimit.

Megjithatë, dijeni se thelbi i adhurimeve qëndron tërësisht në dy gjëra.

E para: Në përsosjen e veprave nga brenda dhe nga jashtë. Nga brenda, arrihet duke iu përkushtuar vërtet Zotit dhe duke kërkuar kënaqësinë e Tij. Nga jashtë, arrihet duke ndjekur sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Kurani e ka vendosur këtë parim të madh vetëm në Suren Kehf, në tre vende. Në ajetet hapëse të sures, Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë” (El-Kehf 7)  Pastaj Ai e theksoi atë në mes të sures duke thënë: “ Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (EL-Kehf 30) Pastaj Zoti i Plotëfuqishëm e përfundoi suren duke e pohuar atë me deklaratën e Tij kur thotë: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”(El-Kehf 110)

LEXO  Bekimi i agjërimit, lidhja dhe dhurimi

E dyta: E rëndësishme është pranimi i veprave, jo ndodhja e tyre. Prandaj, përpiquni të bëni vepra të mira dhe jini këmbëngulës në kërkimin e pranimit të veprave dhe të faljes për gabimet. “ Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, që besojnë në Shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.”(El-Mu’minun 57-61)

Kujtoni mirësinë e Zotit mbi ju në arritjen e këtij muaji, shijoni vlerat e këtyre dhjetë ditëve të fundit dhe gëzoni netët e tij të bekuara të fundit. Reflektoni mbi bollëkun që Ai na ka dhënë neve dhe juve, o muslimanë, në këto toka të shenjta dhe fusha të gjelbërta, nga lehtësimet në kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve të tyre, nën qetësinë dhe rehatinë e bollshme të sigurisë besimit, unitetit dhe begatisë. Kjo e bën të domosdoshme që të bëjmë lutje të sinqerta për sundimtarët e kësaj toke të shenjtë, duke kërkuar suksesin, udhëzimin, pranimin dhe fuqizimin e tyre. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjet tona,  na bekoftë ne, ju dhe të gjithë umetin musliman gjatë këtyre netëve dhe ditëve,  na dhuroftë, me  mirësinë e Tij, përfundimin e këtij muaji të bekuar.

Pastaj shtoni lutjet dhe përshëndetjet në këtë ditë për të zgjedhurin dhe zotërinë  e njerëzimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, thotë: “Vërtet, një nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, e premte, prandaj shtoni lutjet dhe përshëndetjet tuaj mbi mua në të, sepse lutjet tuaja mbërrijnë tek unë.”

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë e të parëve dhe të fundit, udhëheqësin e të dërguarve dhe mëshirën Tënde mbi botët, zotërinë dhe profetin tonë Muhamed, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij, dhe ata që i pasojnë  në mirësi deri në Ditën e Gjykimit, na përfshij dhe ne me ta me mirësinë, begatinë dhe bujarinë Tënde, o Bujari më i Madh.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët,  bëj këtë vend të sigurt, të paqtë, fenar mirësie, dieje, udhëzimi, suneti, lavdie dhe fuqizimi, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi ta mbrosh këtë vend me mbrojtjen Tënde. O Zot, mbro dashurinë e zemrave të muslimanëve, fortesën e besimit dhe vendin e prehjes së zotërisë së profetëve dhe të dërguarve. O Zot, të lutemi mbro të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve. O Zot, mbro vendet muslimane dhe largo vështirësitë dhe vuajtjet nga të shtypurit në çdo vend,  o më i Madhi Mëshirues, o Bujari më i Madh.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe princit të kurorës, në atë që është më e mira për popullin dhe vendin, dhe në atë që është e mira dhe e drejta, o Zot i Botëve.

O Zot, jepu sukses sundimtarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që është më e mira për Islamin dhe muslimanët, o Zot i Botëve.

O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1506904018102940/923899930553477

Post Author: endrit