Lavdërimet për Zotin që na ka udhëzuar në besim, duke na bërë të qarta dijet e verteta dhe provat. Ka dërguar profet duke u dhënë atyre librat dhe gjykimin.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pak shok, dëshmi të vërtetë me sinqeritet dhe me besim.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, është dërguar profet për njerëzit dhe xhindët. Allahu i Madhërishëm na ka shpëtuar me të nga kthetrat e humbjes, mohimit dhe të shkatërrimit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirësi.
Në vijim
Fjala më e mirë është Fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, Djali i Abdullahit, gjëja më e keqe është risija në fe, çdo risi është bidat, shpikje, e çdo bidat është humbje.
Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin, kjo është porosia e Zotit për të parët dhe të fundit në këtë botë: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!”(En-Nisa 131)
O muslimanë! Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar njeriut mundësi që të marri dituri. I ka dhënë mendjet dhe logjikën duke i lejuar që të marri dituri dhe ka thënë: “Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”(El-‘Alak 3-5)
Allahu i Madhërishëm e ka zgjedhur njeriun si mëkëmbës të Tij në tokë, duke i dhënë atij diturinë si mjet të punës dhe të nderit. I ka dhuruar logjikën si mjet të ligjërimit dhe të kryerjes së detyrave. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në Tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini.” (El-Bekare 30)
Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë rëndësin dhe vlerën e diturisë dhe ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.”(El-Muxhadile 11)
Adhurues të Zotit! Me të vërtetë njeriu lind i paditur, nuk di asgjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë.”(En-Nahl 78) Allahu i Madhërishëm ka ngritur perden për masë të vogël diturije duke ua lejuar njerëzve që ti studiojnë dhe mësojnë ato. Ndërsa shumica e dijes, diturisë është e paarritshme nga logjika e njeriut. Allahu i Madhërishëm ka thënë; “Ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.”(El-Isra’ 85)
Allahu i Madhërishëm diturinë e të fshehtës e bëri ekskluzivitet të Tij dhe e mbajti atë për Vete, e mbuloi atë dhe dijen e tij dhe nuk mund të arrijë ti mësojë dikush tjetër veç Zotit. “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.”(El-En’am 59)
Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të dy,tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çelsat e të fshehtës në pesë gjwra, nuk i di dikush përveç Allahut, nuk e di kush se çfarë ka në mitrën e gruas, djalë apo vajzë, përveç Allahut. Nuk e di kush se çfarë do ti sjellë e nesërmja, ardhmja, përveç Allahut. Nuk e di kush se kur mund të vi shiu në tokë, përveç se Allahu. Nuk ka njeri që ta di se në çfarë vendi në tokë do të vdesi, përveç se Allahut. Askush nuk e di se kur do të bëhet kijameti veç Allahut.” Pastaj ka lexuar fjalën e Zotit që thotë: “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).” (El-En’am 59) Hadithin e ka transmetuar Imam Buhariu.
Adhurues të Zotit! Nga urtësitë e Zotit është dhe mbulimi i të fshehtës për krijesat e Tij, por dhe për krijesat më të dashura të Tij. Diturinë e Gajbit, nuk e di as Meleku më i afërt me Të, as dhe profeti i dërguar prej Tij; “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat.”(En-Neml 65) Allahu i Madhërishëm e ka urdhëruar të dërguarin e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ti orjentojë çështjet vetëm tek Ai, dhe të tregojë për veten e tij se nuk di të fshehtën, gajbin, dhe se nuk ka diçka dijeni për të veç se atë që i ka dhënë apo njoftuar Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe.” (El-A’raf 188)
O ju muslimanë! Ka njerëz që tentojnë të njohin botën e të fshehtës, gajbin. Dihet se çdo gjë e mbuluar është e dëshiruar. Ka prej tyre që përdorin shejtanët dhe ndihmësit e tyre të shthurur. Me fall, magji dhe të tilla përhapen dhe gënjejnë, duke thënë për Allahun gjëra që nuk e dinë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini. ” (El-A’raf 33)
Shejtanët u ngjitnin në qiell, vidhnin lajmet dhe informacionin dhe lajmëronin bashkëpuntorët e tyre, ato lajme bashkpuntorët e tyre i përhapnin tek njerëzit, por se shejtanët u ndaluan në vjedhjen e informacionit. Kjo pengesë është bërë që në kohën e të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Për këtë ka lajmëruar Kurani Famëlartë dhe ka thënë; “Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta (engjëj të fuqishëm) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë). Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në pritë shigjetash të zjarrta (meteorësh). Ne nuk e dimë nëse (me këto roje të qiellit) është synuar e keqja (zbritja e dënimit) për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre kërkon t’i udhëzojë në rrugë të drejtë?!”(El-Xhin 8-10)
Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë. Jo vetëm që kjo s’u takon atyre, por as nuk kanë fuqi të bëjnë një si ai. Në të vërtetë, ata mënjanohen nga të dëgjuarit (e Shpalljes).”(Esh-Shu’ara 210-212)
Allahu i Madhërishëm ua ka ndaluar atyre të dëgjuarit në qiellin e lartë, duke bërë yjet si shigjeta që i gjuajn ata në çdo drejtim që ata tentojnë të dëgjojnë ndonjë informacion. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, për ta mbrojtur atë nga djajtë e pabindur. (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët. Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër). (Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.”(Es-Saffat 6-10)
Adhurues të Zotit! Në zemrën e një njeriut nuk bashkohen dot besimi në Kuranin Famëlartë dhe besimi në ato mashtrues të mallkuar. Për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që shkon tek fallxhorit apo lexuesit të fatit, dhe i beson atë se çfarë ai thotë, ai ka mohuar atë që është zbritur tek Muhamedi, Kuranin.”
Përmirsoni besimin, akiden tuaj, lidhuni dhe ndiqni Kuranin, librin tuaj, dhe dijeni se Allahu është ai që di të fshehtën, gajbin, dhe se të fshehtën e Tij nuk e shfaqën tek asnjë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat, dhe s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.
Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Adhurues të Zotit! Njerëzit janë sprovuar me mashtrimet e fallxhorëve dhe lexuesve të fatit dhe magjistarët. Ata arrijnë dhe depertojnë tek të dobëtit. Tallen dhe lozin me mendjet e tyre me talljen më të keqe. Sa që u drejtohen atyre në të mirë dhe të keqe, duke u besuar atyre diturinë e të fshehtës dhe informacionin e qiellit. Është vërtetuar me argument ndalimi në vajtjen dhe besimin e tyre. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që shkon tek fallxhori apo lexues të fatit, dhe i beson atë se çfarë ai thotë, ai ka mohuar atë që është zbritur tek Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Kuranin.”
Nga Imran Ibn Husejni, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që shikon apo dikush tjetër ja shikon fatin, ai që hudhën fall apo dikush tjetër hudhën për të, apo ai që bën magji apo urdhëron dikë që ti bëjë magji.”
Adhurues të Zotit! Me të vërtetë objek i shejtanëve janë gënjeshtarët dhe gjynahqarët, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A doni t’ju tregoj se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar. Ata përgjojnë, por shumica tyre janë gënjeshtarë.” (Esh-Shu’ara 221-223)
Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: Disa njerëz e kanë pyetur të dërguarin i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për fallxhorët, dhe ai ka thënë: “ Me të vërtetë ata nuk është se dinë diçka.” I kanë thënë: O i dërguari i Allahut, ata me të vërtetë flasin për një diçka dhe ajo ndodhën me të vërtetë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë Melaiket zbresin në qiellin e dynjasë, dhe flasin për një çështje që është vendosur në qiell, këtë gjë e vjedhin shejtanët dhe e marrin dhe jua japin fallxhorëve. Me këtë të vërtetë që marrin ata fusin dhe njëqind gënjeshtra nga vetja e tyre.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Kjo fjalë është nga e vërteta të cilën e marrin xhindët duke e futur në veshët e zëvëndësit të tij dhe prej sajtë nxjerrin dhe njëqind gënjeshtra.” Muttefikun Alejhi.
O ju muslimanë! Shejtanët prej njerëzve dhe xhindëve vërtetë janë bashkpuntorë dhe ju i keni ata armiq. Ata e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Allahu i Madhërishëm ju ka premtuar të gjithëve atyre dhe ka thënë; “Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” – Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.” (El-En’am 128)
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm vërtetë është Vetëm Ai që e di diturinë e të fshehtës, gajbit, e ai që tenton dhe mundohet që ti bëhet ortak Allahut në diçka të tillë, i ka bërë Allahut ortak dhe kështu ka gënjyer, nuk ka besuar Allahun dhe të dërguarin e Tij. Vërtetë ai që largohet nga bindja ndaj Allahut duke ju bindur dikujt tjetër duke e ndjekur atë në çështjet e fesë së tij ai i ka bërë shok Allahut të Madhërishëm; “Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.” (El-En’am 121)
Kapuni fort pas fesë tuaj dhe besimit, akides tuaj, sepse ju jeni në dritën që shkëlqen, nata e të cilës është si dita e sajtë, dhe se nuk largohet prej sajtë vetëm se ai që është i humbur.
O Posedues dhe rrotullues i zemrave bëji zemrat tona të qëndrueshme në fenë Tënde.
O Ndryshues i zemrave, drejtoi zemrat tona në bindjen ndaj Teje.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
Shkatërro politeizmin dhe politeistët, ndihmo robërit e Tu që të Njësojnë Ty.
O Zot bëje këtë vend të paqtë, të qetë, dhe të sigurtë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vedin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga suksesi Yt, mbështete atë me mbështetjen Tënde.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje. O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje.
Ti je i Pasur ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm jo të dëmshëm dhe të rëndë. O Zot me të ngjallën vendin, duke e bërë atë shenjë njohje për të tashmen dhe të kaluarën, o Zot bëje atë mëshirë dhe jo dënim, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës. O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo re mbi ne me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.