Besimi dhe qëndrueshmëria janë fitore dhe siguri

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    16-01-1447H   11-07-2025 D

Shejh Halid El Muhana

Tema  Besimi dhe qëndrueshmëria janë fitore dhe siguri

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71) 

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë nga mëshira e Zotit me robërit e Tij të nënshtruar, muslimanë, se pasi që i udhëzoi në besim, u bërë të qartë rrugët e paqes të cilat të shpien tek Ai, të vërtetuar, për ata që i ndjekin ato, në legjislacionin e saktë dhe në rrugën e drejtë.  Në të vërtetë, provat dhe shenjat më të mëdha të besimit, argumentet dhe shtyllat më të rëndësishme, më të larta,  të tij janë: Sinqeriteti ndaj Zotit të Plotëfuqishëm dhe pasimi i sunetit të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dy kushte pa të cilat besimi nuk është i vlefshëm, askush nuk mund ta arrijë Zotin përveçse nëpërmjet tyre dhe nuk ka qëndrueshmëri përveçse nëpërmjet tyre. Kjo është për shkak se besimi, o robër të Zotit, është fjalë dhe vepra, siç tregon për këtë libri i Zotit, Kurani, dhe suneti i të dërguari të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre. Pranë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e kënaqësisë.” (Junus 9) Njerëzit e këtij premtimi fisnik janë ata që e kombinuan besimin në të me zbatimin e kërkesave të tij nga veprat e mira, në mënyrë të sinqertë, ndaj Zotit, dhe duke pasuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  Një i burrë,  të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, më thuaj diçka për Islamin në mënyrë që të mos kem nevojë ta pyes askënd tjetër përveç teje?” I dërguari ka thënë: “ Thuaj kam besuar Zotin e pastaj bëhu i qëndrueshëm në këtë në rrugë të drejtë.”

LEXO  Haxhi në mes shtyllave të adhurimit dhe mbushjes së zemrës

Ky hadith është një nga thëniet më gjithëpërfshirëse të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshtë mbi të,  dhe një nga hadithet më gjithëpërfshirëse mbi parimet e Islamit. Me këtë hadith, i dërguari i besueshëm përshkroi metodën e fesë dhe përmblodhi rrugën për të arritur te Zoti i botëve.

Kuptimi i hadithit është: Besoni në Allahun,  Zot, Krijues dhe Menaxhues, të karakterizuar nga atributet e përsosmërisë dhe madhështisë së Tij. Pastaj konfirmoni këtë besëlidhje dhe deklaratë duke i bërë gjymtyrët tuaja të vendosura, të palëkundura në bindjen ndaj Zotit tuaj, duke iu përmbajtur urdhrave të Tij dhe shmangur ndalesat e Tij, duke iu përmbajtur asaj vendosmërie dhe duke këmbëngulur në të derisa të zbresin mbi ju Melaiket e mëshirës me lajmin e mirë me të cilin ka përgëzuar njerëzit e besimit dhe të vendosmërisë me fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar: “ Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fussilet 30)

Në ajetin fisnik ka argument se pranimi i veprave është në varësi të qëndrimit të monoteizmit, Njësimit të Zotit, dhe se ai u paraprin atyre, veprave, dhe është kusht për pranimin dhe shqyrtimin e tyre.

O ju muslimanë! Besimi në Zotin e Lartësuar nëse ngulitet fort në zemra kërkon që feja t’i përkushtohet sinqerisht Zotit dhe që vullneti i njeriut t’i përkushtohet vetëm Atij. Kjo arrihet duke ia kushtuar robi qëllimit për Zotin e tij në të gjitha llojet e adhurimit dhe duke kërkuar t’i afrohet Zotit të tij përmes të gjitha akteve të bindjes. Kjo arrihet duke dëshmuar se; “Ska Zot tjetër përveç Allahut.”

Vërtetë, besimi në Zotin e Plotfuqishëm mbjell në shpirtra ndjenjën e madhërimit dhe nënshtrimi ndaj Tij, dashurinë e plotë, frikën dhe shpresën tek  Ai. Kështu që sinqeriteti kërkohet nga robi në të gjitha çështjet e besimit, si në ato themelore ashtu edhe dytësore, të detyrueshme në të gjitha aktet e adhurimit, si shpirtërore ashtu edhe praktike.  Në të vërtetë, është themeli mbi të cilin ato ndërtohen dhe baza mbi të cilën ato vendosen.

Pastaj, robi nuk do ta arrijë Zotin e tij nëpërmjet këtij sinqeriteti, as nuk do ta arrijë nivelin e besimit që meriton të përshkruhet me emrin e Tij, derisa veprimet e tij të jenë në përputhje me sunetin e rregulluesit të sheriatit, legjislacionti Islam, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, udhëzuesit drejt Zotit. E kush i bindet atij bindja e tij është ndaj Zotit, që udhëzon drejt asaj që Ai, Zoti i Madhërishëm, e do, e pranon dhe është i kënaqur me të. Kjo është përmbushja e dëshmisë se; “Muhamedi është i dërguari i Zotit.” Kërkesa e saj është besimi me nënshtrim ndaj Zotit nëpërmjet bindjes, që është interpretimi i Islamit. Kjo, sepse Islami është nënshtrim ndaj Zotit nëpërmjet monoteizmit, Njësimit të Tij në besim dhe adhurim,  nënshtrim ndaj Tij nëpërmjet bindjes dhe liri nga politeizmi, idhurjtaria. Siç dhe tregohet nga thënia e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “ Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.” (En-Nisa’ 80) Allahu i Madhërishëm dhe i Lavdëruar ka thënë: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” (Al ‘Imran 31)

LEXO  Sipas veprave do të shpërbleheni - Medina 10.01.2020

Imam Ebu Amrin El Evzaiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Besimi nuk është i shëndoshë, i qëndrueshëm,  përveçse nëpërmjet fjalëve. Besimi dhe fjalët nuk janë të shëndosha, të qëndrueshme përveçse nëpërmjet veprave. Besimi, fjalët dhe veprat nuk janë të shëndosha përveçse me qëllim që është në përputhje me sunetin.” Këtu përfundon fjala e tij,  Zoti e mëshiroftë.

Kush e pason vërtetë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  pas sinqeritetit të tij ndaj Zotit dhe qëllimin e tij vetëm për Atë me bindje, adhurime, ai i ka kombinuar dy parimet themelore të fesë, të cilët janë: Të adhurojmë Zotin  duke mos i shoqëruar asgjë Atij, që ta adhurojmë Atë përveçse në përputhje me atë që Ai ka përcaktuar, dhe të mos e adhurojmë Atë përmes risive, shpikjeve. Ai u dallua me rrugën e tij nga njerëzit e humbur, të cilët i shoqëronin shok Zotit,  nuk ia kushtonin fenë e tyre sinqerisht Zotit të tyre, ose e adhurojnë Atë në një mënyrë tjetër nga ajo që Ai ka urdhëruar dhe përcaktuar. Ata nuk e kanë ndjekur vërtet të dërguarin e Zotit të botëve, por përkundrazi ata kanë ndjekur tekat e tyre.

Zoti na dhëntë dobi të gjithëve me udhëzimin e Librit të Tij të Urtë, Kuranit, dhe sunetit të dërguarit të Tij fisnik!

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, na ka urdhëruar që të mos adhurojmë diçka tjetër përve Tij. Lutjet dhe përshëndetjet për Muhamedin, robin, mikun dhe të përzgjedhurin e Tij.

Në vijim

Allahu i Madhërishëm për Veten e Tij të Lartësuar ka thënë: “ Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë…”( El-Mulk 2) Imami i njohur, Fudejl Ibn Ajad, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ai me veprat më të sinqerta dhe më të sakta. Nëse vepra është e saktë, por jo e sinqertë, nuk pranohet derisa të jetë e sinqertë dhe e saktë. E sinqertë nëse është për Zotin,  dhe e saktë nëse është në përputhje me sunetin e të dërguarit të Zotit.”  Këtu përfundon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Ndërsa Shejhul Islami, Ibën Tejmijetu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Metoda, mënyra e shokëve të Muhammedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte se ata adhuronin vetëm Zotin, ashtu siç i kishte urdhëruar i dërguari i tyre. Për ta, e lejuara ishte ajo që Ai e kishte bërë të lejuar, e ndaluara ishte ajo që Ai e kishte bërë të ndaluar, dhe feja ishte ajo që Ai e kishte përcaktuar. Ata i kryenin pesë namazet ditore siç i kishte urdhëruar Zoti, në kohën e tyre të caktuar, në xhemat me muslimanët në xhami. Ata agjëronin muajin e Ramazanit, kryenin Haxhin në Shtëpinë e Vjetër, Qaben, e jepnin zekatin, urdhëronin për të mirën dhe ndalonin të keqen, luftonin në rrugën e Zotit dhe e adhuronin Zotin me të gjitha gjërat e tjera që i dërguari i tyre i kishte urdhëruar të bënin. Ata nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Zotit,  nuk i lutenin askujt tjetër përveç Zotit, as asaj çfarë ka në qiej as asaj çfarë ka në tokë, as Melaikeve, as planetëve, as profetëve dhe as statujave të tyre. E dinë se të gjithë këto janë nga politeizmi që Zoti dhe i dërguari i Tij i kanë ndaluar. Ata nuk i lutenin asnjë krijese, as Melaikeve, as xhindëve, as njeriut, as profetit, as atyre që nuk janë profetë, as te varri i tij dhe as në mungesë të tij. Ata nuk kërkonin ndihmë prej askujt tjetër përveç se prej Zotit dhe nuk kërkonin fitore prej askujt tjetër përveç se prej Zotit,  nuk mbështetenin tek askush tjetër përveç se tek Zoti, nuk lutenin ndonjë krijese që mungon as të vdekur, nuk kërkonin ndihmë prej tij, nuk ankohenin tek ai, nuk kërkonin falje, udhëzim apo fitore prej tij.  Përkundrazi, ata i kërkojnë të gjitha këto nga Zoti.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

LEXO  Agjërimi dhe lidhja me xhaminë e Aksasë

O Zot, të lutemi me mëshirën dhe mirësinë Tënde që të na bësh të gjitha veprat tona të mira, të sinqerta vetëm për hatrin Tënd dhe të mos i japësh askujt tjetër asgjë në to.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj na fal dhe prano pendimin tonë, na mundëso të ndjekim rrugën Tënde dhe na mbro nga dënimi i Zjarrit të Xhehenemit.

O ju muslimanë! Gjëja më e mirë që gjuhët mund të bëjnë në këtë ditë të bekuar është të dërgojnë sa më shumë lutje dhe përshëndetje për të dërguarin tuaj. Pra, zbatojini ato dhe do të arrini shpërblimet më të mëdha dhe do të meritoni faljen e të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëfalësit.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin, udhëheqësin dhe zotërinë tonë Muhamedin, sa herë e kanë kujtuar atë përkujtuesit dhe e kanë harruar ta kujtojnë atë që neglizhojnë.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, pasuesit e sunetit të saktë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me mirësinë dhe mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm.

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët në çdo vend, o Zoti i botëve. O Zot, ndihmoi ata në Palestinë përballë jehudëve tiranë, të padrejtë, pushtues. O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, mundësoju ushqim të uriturve prej tyre, qetëso të frikësuarit e tyre dhe përmirëso kushtet e tyre. O Zot, jepu atyre mbrojtje dhe mbështetës nga ana Jote.

O Zot, na jep siguri në vendtet dhe shtëpitë tona, përmirëso udhëheqësit dhe sundimtarët tanë. O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur, udhëzoje atë nga e mira, drejtësia dhe devotshmëria. O Zot, ndihmoje atë dhe princin e tij të kurorës të bëjnë atë që është më e mira për popullin dhe vendin, o Zot i botëve.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/537497942782802

Post Author: endrit