Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 16-11-1445 H 24-05-2024 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim
Tema Nga dobitë fetare dhe të kësaj bote të Haxhit
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.
O ju muslimanë! Allahu ka krijuar njerëzit për ta adhuruar Atë, i ka urdhëruat që ti binden Atij dhe i ka ndaluar nga mosbindja, kundërshtia e Tij. U ka obliguar detyra me vlera të ndryshme nga të cilat disa janë më të dashura tek Ai se disa të tjetra. E nga adhurimet më madhështore dhe ibadetet më të mira është Haxhi, vizita e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, që është një nga kushtet e Islamit dhe nga bazat e tij të mëdha. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur: “ Kush nga veprat, punët janë më të mira?” Ai ka thënë: “ Besimi në Zot dhe në të dërguarin e Tij.” I është thënë: “ Po më pas?” Ka thënë: “ Xhihadi, lufta në rrugë të Zotit.” I është thënë: “ Po më pas?” Ka thënë: “ Haxhi Mebrurë, i pranuar tek Zotit.” Muttefikun Alejhi.
Allahu i Madhërishëm është betuar për kohën që është, Haxhi, dhe ka thënë: “ Dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 2) Sikurse është betuar për vendin në të cilin kryhet Haxhi dhe ka thënë: “Betohem për këtë vend,” (El-Beled 1) Allahu i Madhërishëm ka përzgjedhur vendim më të mirë dhe më të dashur tek Ai që të bëhet mbi tokën e tij ritualet e Haxhit. Në asnjë pjesë të tokës nuk bëhet tavaf përveç se rreth Qabes së ndershme. Allahu e ka bërë obligim kryerjen e tij për ata që kanë mundësi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, Allahu ua ka bërë obligim Haxhin, prandaj kryejeni atë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Mirësitë e tij janë të një pas njëshme tek personi që e kryen Haxhin që nga momenti i hyrjes së tij në kufijtë e haxhit. Kur haxhiu madhëron Allahun e shoqërojnë atë çdo pemë dhe gurë që e rrethojnë atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeri që bën Telbije, madhëron Allahun, shoqërohet në madhërim të Allahut nga e djathta dhe e majta e tij prej pemëve dhe gurëve, derisa të ndërpritet toka nga këtu dhe nga këtu.” Ka për qëllim në të djathtën dhe në të majtën e tij. Hadithin e ka transmetuar Ibn Huzejma.
Për mes tij, Haxhit, fshihen njollat e gjynaheve dhe gabimeve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Haxhi fshinë atë që ka qenë para tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Haxhi është pastrim për haxhiun nga gjynahet nëse ruhet nga të gjitha gabimet, marrëdhëniet intime dhe të ekspozuarit ndaj tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush kryen Haxhin për Zotin nuk kryen marrëdhënie (me gruan), dhe nuk grindjet, do të kthehet sikur dita që e ka lindur nëna e tij, i pastër pa gjynahet.” Muttefikun Alejhi. Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Fshirja e gjynaheve mund të jetë për gabimet e vogla ndonjë herë dhe mund të jenë ndonjë herë për gabimet e mëdha duke marrë në konsideratë peshën e tyre. Një lloj pune e person mund të jetë një mënyrë e plotësimit të sinqeritë të adhurimit të tij për hatrin e Zotit dhe me to Allahu i falën atij gabimet e mëdha.”
Haxhinjtë janë mysafirët e Zotit që vijnë për të kërkuar nderimin e Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mysafirët e Zotit janë tre: Luftëtari, Haxhiu dhe Umrexhiu.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu. Allahu mburret me ta para Melaikeve në ditën e Arefatit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit se në ditën e Arefatit. Allahu afrohet dhe krenohet me ta (Njerëzit që janë në Arafat) para Melaikeve duke thënë: Çfarë dëshirojnë këta njerez?!” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Ibn Abdul Berri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo tregon se ata janë të falur nga gjynahet e tyre, sepse Ai nuk mburret me njerëzit e ngarkuar me gjynahe dhe gabime përveç se pas pendesës dhe faljes së tyre.”
Kush i plotëson të gjitha kushtet e tij dhe detyrat e tij me nijet, qëllim të sinqeritet dhe nuk e përzien në të me gjynahqarë, shpërblimi i tij është Xheneti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Haxhi Mebrur, i pranuar tek Zoti, nuk ka shpërblim tjetër vetëm se Xhenetin.” Muttefikun Alejhi.
Haxhi është adhurim që e ndjekin adhurime, i mbushur me dobi, mësime dhe argumente. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ që të dëshmojnë dobitë e tyre…” (El-Haxhxh 28) Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Prej dobive të tyre janë nga ritualet e adhurimit, nga tregtia, falja, përfitime të kësaj bote dhe të botës Tjetër.” Dobitë e tij më të mëdha janë ato me të cilat i afron njerëzit gjatë Haxhit të tyre tek sinqeriteti i punës për Zotin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut!” (El-Bekare 196) Prej dobive të Haxhit është shfaqja e Njësimit të Zotit gjatë Telbies së tyre: “Të përgjigjemi o Zoti ynë, të përgjigjemi! Të përgjigjemi Ty që nuk ke rival, të përgjigjemi! Falënderimi vetëm Ty të takon, mirësia është vetëm prej Teje. Ty të takon sundimi! Ti nuk ke rival!” Muttefikun Alejhi.
Prej dobive të Haxhit është dorëzimi i vetes tek Zoti në adhurim dhe nënshtrim. Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Haxhi bazohet në nënshtrim dhe përulje ndaj Zotin, e për këtë i është dhënë emri ritual.”
Nga qëllimet e Haxhit është të arrihet pasimi dhe ndjeka e shembullit të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nuk ka ritual dhe adhurim përveçse në përputhje me udhëzimin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në mënyrë që të kryeni, plotësoni ritualet tuaja, sepse unë nuk e di a do të bëj Haxh tjetër pas këtij të tanishmit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Pasimi i tij është dëshmi e sinqeritetit, besimit dhe dashurisë për Zotin. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.(Al ‘Imran 31)
Çdo ibadet që është në kundërshtim me udhëzimin e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Zoti nuk e pranon atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush bën një veprim që nuk është në përputhje me urdhëzimin tonë është e refuzuar.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Muslimani i përmbahet fesë së tij, distancohet nga veprimet dhe sjelljet e kohës së injorancës, para Islame. Në Haxh ka vërtetim pas vërtetimit për këtë. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sheriati, legjislacioni Islam, ka vendosur ketë qëllim që të ndryshojnë nga politeistët, veçanërisht në rituale.”
Nijeti për të hyrë në ihram është një ftesë për shpirtin për të mos iu bindur dëshirave. Nuk ka veshje të qepura, asnjë prekje të parfumit, prerje thonjve dhe as propozim martese. Me veshjen e ihramit zhduken dallimet e zbukurimeve të kësaj bote dhe krijesat shfaqen të barabarta pa dallim në mes tyre në pamje.
Në Haxh ka përulje ndaj Zotit dhe krijimit të Tij, dhe pranim se krenaria i takon vetëm Zotit. Kjo bëhet duke thënë “Allahu Ekber” gjatë gjuajtjes me gurë, në tavaf, në ditën e Kurbanit dhe në ditët e Teshrikut, Kurban Bajramit, në mënyrë që zemrat të mbeten të lidhura me Zotin, të pastra nga çdo gjë tjetër.
Në Haxh, shfaqet madhështia e Islamit me unifikimin e popujve në të vërtetën dhe bashkimin e tyre në fjalën e Islamit, kanë për qëllim të gjithë një vend, i luten Një Zoti, ndjekin një profet dhe lexojnë një libër. Në Haxh zhduken dallimet nga racat, gjuhët, vendet dhe ngjyrat, dhe shfaqet në të peshorja e devotshmërisë dhe besimit. “ O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurat 13)
Në Haxh muslimanët bashkohen, forcohen lidhjet e dashurisë mes tyre dhe njerëzimit i shfaqet madhështia dhe vlera e Islamit, lavdia dhe lartësimi i këtij umeti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato.” (El-Enfal 63)
Prej dobive të Haxhit është se Haxhinjtë afrohen më shumë me Zotin e tyre duke e përmendur shpesh Zotin e Plotfuqishëm, sa herë që qëndrojnë ose udhëtojnë, sa herë që ngjiten ose zbresin, madje edhe pasi të kenë mbaruar ritualet e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!” (El-Bekare 200) Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njerëzit më të mirë në çdo punë janë ata që e përmendin Allahun më shumë, në veprën e tyre, ndërsa haxhilerët më të mirë janë ata që e përmendin Allahun më shumë.”
Stolia, zbukurimi i haxhinjve është shfaqja e moralit të tyre fisnik, shfaqja e vlerave të veprave të tyre dhe që të flasin me mirësi mes tyre. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, ka thënë: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare 197) Por të garojnë në shërbim të njëri-tjetrit. Muxhahidi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam shoqëruar Ibn Umerin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, në udhëtim për t’i shërbyer atij por ai më shërbente mua.” Ibn Rexhebi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Shumë nga paraardhësit tanë, Selefuna Es Salih, kërkonin nga shokët e tyre t’u shërbenin kur udhëtonin, në mënyrë që të përfitonin nga shpërblimi për këtë.”
Në Haxh ka edukim të shpirtit për braktisje të dëshirave përmes të shmangurit nga disa gjërave të lejuara, si rrobat e qepura dhe parfumosja. Kush përmbahet nga gjërat e ndaluara të ihramit gjatë Haxhit të tij ai është më i prirur që të ndalojë veten nga gjynahet në çdo kohë dhe vend. Sikurse në Haxh ka nxitje në përsosjen e punës së bërë dhe në rëndësinë e kohës në jetë. Me perëndimin e diellit, ka një zhvendosje nga një vend në tjetrin dhe kalim nga një ritual në tjetrin. Asnjë veprim nuk e arrin tjetrit. Një sistem gjithëpërfshirës i jetës dhe ritualeve, nga i cili është pikënisja për sinqeritet dhe pasim.
Haxhiu, në situatën e gjuajtjes së gurëve, mendon poshtërimin e shejtanit kur u paraqit para Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, për ta penguar në bindjen ndaj urdhrit të Zotit të tij për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Miku i Zotit, Ibrahimi, hodhi gur mbi të, duke e poshtëruar atë dhe duke treguar armiqësi e tij. Ndërsa përsëritja e daljes së tij tek miku i Zotit tre herë është një kujtesë për ne që shejtani përsëritën pëshpëritjet e tij tek bijtë e Ademit dhe në shumë situata.
Kush thërret Zotin në haxhin e tij në Teuhid, Njësim të Tij, dhe thotë tekbirin në Bajram, ai e ka obligim që të përmbushë premtimin e tij me Zotin që të mos thërrasë askënd tjetër përveç Tij, të mos i kthehet askujt tjetër përveç Tij dhe të mos bëj tavaf diku tjetër përveç se në Qabe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” ( El- Fatir 13)
Në vijim
O ju muslimanë! Zoti e madhëroi xhaminë e shenjtë, Qaben, dhe e quajti Shtëpia e Tij. Nuk ka asnjë nga njerëzit e Islamit, muslimanët, që nuk dëshiron ta shikojë Qaben dhe të bëj tavafë në të. Haxhi është përkujtues i përgatitjes për nisjen për në botën Tjetër, Ahiret. Ai, Haxhi është shtylla e fundit e Islamit dhe kryhet në muajin e fundit të vitit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka kryer Haxhin në fund të jetës së tij. Haxhiu lë pasurinë dhe familjen e tij dhe niset për në Haxh dhe veshën ihramin si rroba e qefinit. Mbledhja e njerëzve dhe qëndrimi i tyre në vende adhurimi është përkujtim i tubimit të tyre në Mahsher, vend tubim në botën Tjetër, dhe qëndrimin e tyre para Zotit.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai.” (El-Haxhxh 27-28)
Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, sepse me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Ai që është i justifikuar, ka arsye për mos bërjen e një vepre të mirë, është ortak me atë që e bën atë vepër nëse qëllimi i tij është i sinqertë. Ndoshta ai që ecën me zemrën e tij u paraprin atyre që ecin me trupat e tyre. Për ata që nuk janë në Haxh është legjitimuar agjërimi i ditës së Arefatit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi i ditës së Arefatit, shpresoj-llogaris tek Allahun se shlyen gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që pason.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Bashkojuni haxhinjëve gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes në lutje, Njësim, Madhërim me Lavdërim të Zotit dhe me lloje të tjera të përkujtimit dhe shtojini ato herë pas here, në çdo moment. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka punë më të mira sesa ato që bëhen në këto ditë!” I kanë thënë: “ As lufta në rrugë të Allahut?” Ka thënë: “ As lufta në rrugë të Allahut, përveç atij personit që del të luftojë me veten dhe pasurin e tij dhe nuk kthehen me asnjërën, bie shehid.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Shfrytëzoni sezonet e adhurimeve para se ato të kalojnë. Jeta është mundësi e ditët e saj janë të numëruara ndërsa jeta është e shkurtër.
Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar me një çështje që ja ka filluar me Veten e Tij së pari, është pasuar nga Melaiket e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot, bëje të paqtë, të sigurtë dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot, të lutemi të jesh për të dobëtit dhe të shtypurit Mbështetës dhe Ndihmues i tyre, Përkrahës dhe Mbrojtës i tyre, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoje ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, jepi atij shëndet të shpejtë dhe të plotë, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
O Zot, ruaj haxhinjët dhe ata që bëjnë umren, o Ruajtësi më i mirë, o Zoti i botëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacioni Tënd.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lartësuar, Ai ju kujton ju,
Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj