Qëndrueshmëria në fe

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar     11-06-1438 H     10-03-2017 D

Shejh   Salih Bin Muhamed  Al Talib

Tema   Qëndrueshmëria në fe

Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të shumta dhe të pastra nga çdo sy faqësi. Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të bollshme dhe bujare. Lavdërimet janë për Zotin sa pikat e shiut dhe rrjedha e lumenjëve. Madhërimi është për Allahun, Zoti ynë, Atë e lavdërojmë, Ai që e mbështjell natën rreth ditës dhe e mbështjell ditën rreth natës, Ai ka dhuruar për ne mirësitë e Tij, të dukshme dhe të fshehura, i ka premtuar mirësi kujt do që i bindet Atij dhe na ka paralajmëruar nga pasimi i epsheve tona, dëshirave, dhe ata që duan ti shkaktojnë umetit dëm do kenë dënim të madh.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është robi i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

Porosia e Zotit për të parët dhe të fundit është që ta kenë frikë Atë. “ Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’131) Frika dhe devotshmëria ndaj Zotit është fillimi dhe parimi i çdo çështjeje. Ajo është që drejton në të mirë dhe pengon nga të ndaluarat. Njerëzit më të pa aftë janë ata që pasojnë egon, dëshirat e veta, dhe më kot, pa vepra, shpresojnë në faljen e Zotit. Më i zgjuari i tyre është ai që kontrollon veten e tij dhe punon për atë që e pret pas vdekjes, për Ahiret.  “ O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme. Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.”(Gafir 39-40)

O ju muslimanë! Kur Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar deshi t’i vinte në sprovë besimtarët dhe ata që iu bashkuan radhëve të Islamit, dhe deshi që të shqyrtonte tek ata forcën e bindjes së tyre dhe sinqeritetin e besimit të tyre, Ai ndryshoi rrethanat e tyre dhe i alternonte ditët e tyre, duke alternuar tek ata midis ngritjes dhe disfatës, lavdisë dhe rënies. Kush përqafon Islamin në kohë begatie, koha e vështirësisë do ta zbulojë natyrën e vërtetë të besimit dhe bindjes së tij. Kush i përshtatet shoqërisë përreth, do të zhgënjehet nga rrethanat në ndryshim. Nëse çështja e Islamit do të vazhdonte në begati dhe fitore për të vërtetën, do të kishte nga ata që do të gëzoheshin me begati dhe adhuronin fitoren dhe nëse nuk e adhurojnë Zotin. Prandaj, më shumë që dalin në skenë shpirtrat e hipokrizisë dhe devijojnë këmbët e hipokritëve është në kohë të vështira, në momente frike dhe dobësije. Këto janë skena që janë përsëritur gjatë jetës së të dërguarve dhe histrorive të popujve të tyre. Popull nga pasuesit e Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe një grup nga ushtria e tij kur atyre i dërguari  i tyre ju tha: “Hyni në tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju…” (El-Ma’ide 21) Ata ju përgjigjën atij: “ Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata…” (El-Ma’ide 22) E specifikuan historinë e bindjes, devotshmërisë së tyre me fjalët e tyre ku thanë: “ Kështu që shko ti bashkë me Zotin tënd dhe luftoni, se ne do të rrimë këtu.”(El-Ma’ide 24) Kjo skenë është përsëritur disa herë me të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Në suren Ahzab, Zoti jep një shembut të zbritjes së shkatërrimit, ku Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund. Aty besimtarët u vunë në provë dhe pësuan një tronditje të fuqishme. Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit!”(El-Ahzab 10-12) Sa herë që e vërteta ka qenë në një situatë të vështirë largimi apo ikja prej saj ka qenë më i shpejtë dhe heqja dorë nga kostot e saj ishte më e dhimbshme dhe më lënduese. Kur gjendja e muslimanëve dobësohet shikon një numër të madh që heqin dorë nga përgjegjësitë e Islamit, ose do shikosh disa që i kthejnë mbrapsh disa nga rregullat e sheriatit, legjislacionit Islam, për përmirësim ose interpretim  me pretendimin për të qëndruar me hapin e kohës, në harmoni me botën dhe qytetërimin e saj. Ata harruan ose i bën të harrojnë se mosha e Islamit i ka kaluar njëmijë e katër qind e katër dhjetë e katër 1444 vite, ku në më shumë se njëmijë vite prej tyre ai, Islami ka qenë dominues dhe kontrollues i botës në pushtet dhe në civilizim, qytetërim, lavdi dhe fuqi. Ai ishte pretendent i dashur dhe i nderuar. Për më shumë se njëmijë vite Allahu lartësoi popullin që e pasoi atë në fushën e diturisë dhe civilizimit, nga fragmentarizmi në një bashkësi, nga frika në siguri, nga varfëria në pasurim, nga humbja në mundësi dhe qëndrueshmëri, nga të pasurit në udhëheqje. “Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj.” (Al ‘Imran 103) Disa ajete më pas Zoti thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin.” (Al ‘Imran 110) Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ne të fundit jemi të parë në Ditën e Gjykimi, dhe ne jemi të parët që do të hyjnë në Xhenet, dhe pse atyre u është dhënë Libri, Teurai dhe Ungjilli,  para nesh dhe neve na është dhënë Libri, Kurani,  pas tyre, ndërsa ata u përçanë. Zoti na udhëzoi drejt në të vërtetën në lidhje me atë për të cilën ata u përçanë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Madhështia e parimeve Islame në luftë dhe paqe

O ju muslimanë! Me gjithë këtë mirësi, përsëri dobësia dhe vështirësia e momentit bie për shkak të largimit nga feja dhe lirisë së tepruar në kontrollin mbi mësimet e Sheriatit, legjislacionit Islam. Prandaj, Islami në tërësi, në formën në të cilën e ka zbritur Zoti dhe kanë punuar me të paraadhësit tanë, të parët tanë të mirë, është caktimi ynë nga i cili nuk kemi shpëtim dhe është ai që nxjerrën në pah premtimet e Zotit nga ndihma, triumfi dhe begati në këtë botë  dhe kënaqësia e Zotit dhe fitimi i Xheneteve të Tij në botën Tjetër, Ahiret. “ Ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen. Vërtet, Allahu është i rreptë në ndëshkim.” (El-Bekare 211) Mirësia më e madhe është mirësia e fesë, besimit, dhe qëndrueshmëria në atë që të ka bekuar Allahu me të nga udhëzimi. Ajo është dëshira e njerëzve të devotshëm,  shpresa e njerëzve të ditur dhe lutja e njerëzve të përulur. Ndërsa rrëshqitja e këmbës është frika e njerëzve adhurues të Zotit, dhembshuria e të devotshmëve dhe hutimi i bamirësve. I dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, thoshte shumë shpesh: “ O Rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të palëkundur në fenë Tënde.” Sahabet, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, përpiqeshin kundër dëshirave të tyre të mos mbeten të mangët në punët në të cilat i kishte lënë i dërguari i Zotit. Sa që Abdullah Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, kur i dërguari i Zotit e udhëzoi atë që të ishte i lehtë me veten në adhurim, ai ka thënë: “ Unë mund të duroj më shumë se kaq!” Por kur ai u rrit në moshë, nuk mundi më ta duronte dhe ka thënë: “ Ah sikur unë të kisha pranuar lehtësimin, lejen e të dërguarit të Allahut.”  Ibn Tejmietu, Zoti e mëshiroftë, duke komentuar këtë hadith, ka thënë: “ Abdulla Ibn Amri kur është rritur, në moshë, thoshte; Ah sikur unë të kisha pranuar lehtësimin, lejen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në mënyrë që të mos largohej nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në një gjendje dhe pastaj të largohej prej saj.”

O ju muslimanë! Allahu ka lavdëruar njerëzit e vendosur, të qëndrueshëm, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “  Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Kështu që disa prej tyre e kanë kryer zotimin (duke vdekur në luftë për Çështjen e Allahut), kurse të tjerët presin, pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.”(El-Ahzab 23)

Sot umeti ka nevojë të madhe për qëndrime të forta dhe të palëkundura, për modele të drejta, ndershme dhe të afta për të përballur këtë fazë kritike, dhe këto përgjegjësi të shtuara, si rezultat i vështirësisë në të cilën kalon umeti, dobërisë, frikës dhe rënies, me paqëndrueshmërinë dhe disfatën e shtuar. Vërtetë kjo fe  madhështore na u transmetua mbi supet e njerëzve të mëdhenj që Zoti i zgjodhi për këtë barrë të rëndë. Ata ishin besnikë ndaj asaj që i kishin premtuar Zotit dhe nuk u lëkundën e as nuk u dorëzuan. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria e tyre në kohë të vështira, dhënia e asaj që ishte e çmuar dhe e vlefshme, si dhe sakrificat e tyre patën një ndikim të madh në ruajtjen e besimit dhe në ruajtjen e Sheriatit. Kur Hudhejfe Ibn El Jemanes, Zoti qoftë i kënaqur me të, iu afrua vdekja tek ai hyri Ebu Mes’ud El Ensariju, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe tha: “O Ebu Abdullah, na jep një urdhër, këshillë.”  Hudhejfe ka thënë: “A nuk të ka ardhur e vërteta? Dije se humbja e vërtetë është të dish atë që e mohoje dhe të mohosh atë që e dije. Ruaju, bëj  kujdes nga luhatjet në fenë e Zotit, sepse feja e Zotit është një.” Disfatizmi i individit musliman nga brenda është një sëmundje kronike dhe e pashërueshme që po shkatërron forcën e umetit,  unitetin dhe lavdinë e tij, dobëson imunitetin e tij përballë infiltrimit të dyshimeve të armikut dhe ekzekutimit të komploteve dhe planeve të tyre dhe kurtheve të tyre të vazhdueshme, përballë të cilave mund të bien dhe malet, e personi i mposhtur nga brenda është  barrë dhe presion për shoqërinë e tij.

LEXO  Tronditja e vdekjes dhe pasojat e saj

O ti besimtar! Përkujto se rruga e drejtë që po ndjekën nuk është e re dhe nuk është lindja, shpikja e shekullit dhe kohës tënde, por se ajo është rrugë e lashtë në të cilën kanë ecur profetët, dijetarët, martirët, dëshmorët dhe njerëzit e drejtë dhe ata të cilët i ka përzgjedhur Zoti me fjalën e Tij ku thotë: “ Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur.” (En-Neml 59) Sikurse ka thënë: “ Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.).” (El-Fatir 32) Durimi është mjeti i besimtarëve në rrugën e gjatë dhe me gjemba, besimi në premtimin e vërtetë të Zotit dhe qëndrueshmëria pa ankth, konfuzion apo dyshime. Durim, besim dhe qëndrueshmëri pavarësisht trazirave të të tjerëve dhe dinakërisë, planeve të intrigantëve. Ndihma e Zotit është afër, e rezervuar për ata që e meritojnë, e askush nuk do ta meritojë atë përveç atyre që qëndrojnë të palëkundur në fatkeqësi dhe vështirësi, dhe nuk i përkulin kokat para stuhisë. “Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s’ke pse të humbasësh durimin kurrsesi prej atyre që nuk besojnë!”(Er-Rum 60)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran dhe me sunet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë që ata përmbajnë.

Zotit të Lartësuar i kërkoj falje për vete dhe për ju.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për sukseset dhe arritjet e dhuruara për ne.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Madhërim për Atë.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi për në kënaqësinë e Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabi’inët dhe mbi ata që e pasojnë në mirësi deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Vërtetë umetit tonë i është premtuar shpërblim i mirë në sprova, sevape kur përballet me fatkeqësi dhe është i qëndrueshëm në thirrje dhe lutje. Sikurse i është premtuar më një nga dy të mira në momentin e përballjes me armiqt,  që është triumfi, fitorja me garancinë e Zotit të tokës dhe të qiellit. Nuk i lejohet individit që të dëshpërohet apo të hidhërohet dhe as që të mërzitet për të mirën apo të lodhet. Si mund të dëshpërohet dikush që e di se Zoti është Ndihmësi i tij, ose të humbasë shpresën ai që e di që Zoti i tij është Mbështetësi i tij, apo të trembet ai që e di se Zoti është Mbrojtësi i tij? Asnjë përmirësues, apo reformator qoftë, nuk duhet ta konsiderojë punën për Islamin si barrë apo shqetësim, ose të trishtohet nga veprimet e individëve ose grupeve ndaj një pjese të Islamit apo të tërit. Zoti i Plotëfuqishëm dhe i Lartësuar duke ju drejtuar të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?”(El-Kehf 6) Sikurse ka thënë: “ Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.”(Jusuf 103) Shetësimi dhe pikëllimi frustojnë njeriun dhe dobësojnë përpjekjet e tij, ose ja ndërpresin ato. Vendimet, dekretet e Zotit janë të vlefshme në të gjitha çështjet. Njeriut nuk i ngelet tjetër vetëm se të përpiqet në përmirësimin e vetes së tij dhe atyre që janë përreth tij, duke shtuar lutjet për ata, duke qenë pranë tyre dhe duke dashur të mirën që ata zotërojnë.  E mira përfaqësohet në origjinën e Islamit që ata kanë, në detyrimet e tij që ata kryejnë dhe në shmangien e shumë gjërave të ndaluara, edhe nëse kryejnë disa prej tyre. Umeti ka shumë të mira në vetvete E kemi për detyrë që të kujdesemi për këto të mira, ti zhvillojmë ato  dhe ti mbrojmë nga të këqijat e së kaluarës. Të edukojmë shpirtin dhe të rinjtë që të kemi frikë Zotin dhe të jemi të vetëdijshëm për Të,  ta njohi Atë, kufijtë dhe ligjet e Tij, dije që çon në veprim dhe pastërti, dhe që mbetet furnizim dhe mbështetje në kohë lehtësie dhe vështirësish. Vërtetë ky mentalitet e ndihmon përmirësuesin në ekuilibrimin e tij për përpjekjet dhe reformimin e tij dhe e largon atë nga pakujdesia në marrëdhëniet e tij apo nga ekzagjerimi në reagimin e tij. Ndërsa fenari ndriçues i rrugës: “  Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit…”(El-Ahzab 21) I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte plot optimizëm, jepte lajme të gëzuara, premtonte rezultate të mira, dhe urdhëronte në përdorim të mjetetve për fitore dhe sukses.  Sprovat kanë urtësi që Zoti dëshiron ti zbulojë në univers, ashtu siç i ka caktuar. “ …me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta.” (El-Enfal 42) dhe me qëllim që të bjeri maska e gënjeshtërt nga gënjeshtra dhe gënjeshtarët, të kthehet umeti në origjinën e lavdisë së tij, të kapet pas librit të Zotit të tij dhe sunetit të dërguarit të tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, të bashkohet në të vërtetën dhe të jetë i unifikuar. Vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi, dhe rrugëzgjidhja vjen me vështirësi. Mëshira e Zotit është afër me vepër mirët.  

LEXO  Nga morali i muslimanëve ndihma ndaj të shtypurve

Prandaj, punoni, përgëzoni dhe shpresoni. Kush ka furnizime me devotshmëri dhe vepra të mira është i denjë për shpëtim. Ligjshmëria e Zotit është që të mos zhgënjejë robin që i drejtohet Atij.

O Zot, o Rrotulluesi i zemrave bëj të vendosura zemrat tona në fenë Tënde. Ruaj për ne fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, ruaj për ne jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe  jetën tjetër (Ahiretin) tonën, në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen lehtësim për ne nga çdo e keqe.

Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për atë që Zoti e dërgoi mëshirë për të gjithë botën dhe udhëzim për njerëzimin mbarë. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjarët e tij të pastër dhe të mirë,  shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Kijametit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro tiranët, ateistët dhe të shthururit. O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd,  sunetin e të dërguarit Tënd dhe robërit e Tu besimtarë.

O Zot, jepi këtij umeti një udhëheqës të mirë, të mençur, të lartësojë popullin në bindjen ndaj Teje dhe të udhëzojë njerëzit që të kundërshtojnë Ty, të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, o Zoti i botëve.

O Zot, ata që Islamit, muslimanëve, fesë dhe vendit të tyre i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, kthe komplotet e tyre mbi kokat e tyre dhe bëj që mbi ta për përfundojë rrethi i të keqes, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo ata që luftojnë në rrugën Tënde në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve. O Zot, largo bllokadën e tyre, përmirëso gjendjen e tyre dhe shkatërro armikun e tyre. O Zot, çliro xhaminë Aksa nga padrejtësia e të tiranëve dhe sulmet e pushtuesve.

O Zot, të lutemi Ty me Emrin Tënd më të Madh, me të Cilin nëse të lutemi Ti përgjigjesh, nëse të kërkohet Ti jep, që të jesh i butë me vëllezrit tanë muslimanë në çdo vend. O Zot, të lutemi që të jesh me ata në Palestinë dhe Siri, në Irak, në Jemen dhe në çdo vend. O Zot, të lutemi që të jesh i butë me ata, largo prej tyre fatkeqësitë dhe shpejto tek ata rrugë daljen, lehtësimin, o Mëshiruesi i të varfërve. O Zot, përmirëso gjendjen e tyre, bashkoi ata në udhëzim dhe mbroi ata nga të këqinjtë e tyre.

O Zot, të lutemi që të jesh kundër tiranëve të padrejtë dhe ata që i mbështesin ata.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që Ti do dhe je i kënaqur, dhe udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. O Zot, jepu sukses zëvendësve të tij dhe mbështetësit e tyre në atë që është e mira e popullit dhe vendit.

O Zot, ruaj dhe forco ushtarët tanë që vigjilojnë në frontet dhe kufinjtë tanë, ata që përpiqen në mbrojtjen e shtetit, popullit dhe vendit tona të shenjtë. O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbështetën, mbrojtës dhe ruajtës.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të gjykojnë me legjislacionin Tënd dhe të pasojnë sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe bëj ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë.

O Zot, përhap paqen, qetësinë dhe stabilitetin mbi vendin tonë dhe mbi të gjitha vendet muslimane, na mbro nga e keqja e të këqijve, nga sulmet e pabesimtarëve dhe nga dëmet e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)  

“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al ‘Imran 147)

O Zot, na fal gjynahet tona, mbulo të metat tona, lehtëso çështjet tona dhe na mundëso që shpresat tona të arrijnë atë me të cilën Ti je i kënaqur me ne.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, bashkëshortet tona dhe pasardhësit tanë, me të vërtetë Ti je që i përgjigjesh lutjes.

Zotit i kërkojmë falje, Zotit i kërkojmë falje, Atij që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, i Gjalli dhe i Përhershmi, tek Ai pendohemi.

O Allah, Ti je Zoti, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i Pasur, nuk ke nevojë për diçka, e ne jemi të varfër, që kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj prej të dëshpëruarve.

O Zot, na furnizo me shi, me shi të bollshëm, të begatë, të bereqetshëm dhe të qetë, të përgjithshëm dhe të dobishëm, jo të rrëmbyeshëm dhe jo të dëmshëm, me të cilin të ringjallsh vendin, të freskosh robërit e Tu dhe ta bësh atë argument për të pranishmit dhe ata që vijnë.

O Zot, zbrit shi mëshirë, jo ndëshkim, as sprovë, as fatkeqësi  dhe as përmbytje. O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo nga qielli për ne shi të bollshëm dhe bëj atë që Ti zbret forcë për ne dhe argument për ata që vijnë.  

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1523163663143642/1299364742078025

Post Author: endrit