Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 13-03-1447H 05-09-2025 D
Shejh Halid El Muhana
Tema Lëndimi i njerëzve lloji më i keq i falimentimit
Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Drejtuesi i qiejve dhe i tokës, Menaxhuesi i të gjitha krijesave mbarë, Dërguesi i të dërguarve, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ata, për njerëzimin që t’i udhëzojë ata dhe që t’u shpjegojë ligjet e fesë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Vërteti dhe i Qarti.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit, i dërguari dhe miku i Tij, më i miri i të gjitha krijesave. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi të gjithë profetët dhe të dërguarit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Dijeni se Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm dhe Fuqiplotë, krijoi krijesat e Tij me një natyrë që i pëlqen të përfitojnë dhe të largohen nga dëmin, dhe e urren çdo gjë që është në kundërshtim me këtë. Kjo është një natyrë komplekse për të cilën nuk ka mosmarrëveshje midis krijimit, që është e pranishme tek njerëzit dhe kafshët. Për këtë arsye, Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, krijoi për ta nga toka furnizimet e tyre dhe e bëri atë strehë për të gjitha shqisat e tyre, kështu që shpirtrat e tyre e dëshirojnë atë dhe zemrat e tyre u lidhën me të. Nëse Krijuesi do t’i kishte lënë të vazhdonin me natyrën e tyre dhe me atë që Ai ua kishte mundësuar, ata do të ishin kthyer në bindjen ndaj dëshirave të tyre, ndërsa dhembshuria, mëshira dhe respekti i ndërsjellë do të kishin humbur, dhe disa prej tyre do të kishin shkelur kundër të tjerëve. Zoti e dinte se ata nuk do të tregonin dhembshuri pas urdhrave dhe ndalimeve, inkurajimit dhe frikësimit përveçse përmes disiplinës. Kështu që Ai, i Gjithëdijshmi, i Urti, përcaktoi kufijtë, urdhëroi drejtësi, nxiti në të dhe u premtoi njerëzve të saj një shpërblim bujar. Ai ndaloi padrejtësinë, paralajmëroi kundër saj dhe kërcënoi atë me ndëshkim të dhimbshëm.
Nga mëshira e Tij është se ua bëri të qartë robërve të Vet se çfarë e ruan shpërblimin për veprat e tyre, në mënyrë që ta gjejnë atë në regjistrat e tyre të veprave të mira kur kanë më shumë nevojë për të. Ai ua bëri të qartë atyre se çfarë i asgjëson ato që të ruhen prej tyre dhe të mos nxitohen për të. Zoti i Madhërishëm dhe Lartësuar ka thënë: “ O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!” (Muhammed 33)
O ju muslimanë! Neglizhenca në disa gjynahe është nga faktor shkatërrues, devijim nga rruga e udhëzimit dhe rënie në humnerën e shkatërrimit. Sa nga ata që punojnë të përkushtuar në bindjen ndaj Allahut, që i shoqërojnë veprat e detyruara, obligimet, me vullnetare, sunetet, por janë të falimentuar ku shumica e veprave të tyre kanë qenë të kota! Kjo për shkak të padijes ose neglizhencës së tyre për atë që i anulon, fshinë veprat e mira dhe atë që e vendosën ata në mesin e të falimentuarve, përshkrimi i të cilëve u specifikuan nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në thënien e tij: “ A e dini se kush është i falimentuar?” Sahabët thanë: “I falimentuar midis nesh është ai që nuk ka dirhem e as pasuri.” I dërguari i Allahut tha: “I falimentuar në umetin tim është ai që vjen Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim, zekat, por ai ka ofenduar dikë, ka shpifur për nderin e dikujt tjetër, ka ngrënë pasurinë e një tjetri, ka derdhur gjakun e dikujt tjetër dhe ka gjuajtur dikë tjetër. Kështu që, do të merren prej sevapeve të tij derisa kur t’i mbarojnë të gjitha sevapet dhe nuk ka me çfarë të shlyejë hakun e atyre që u ka bërë padrejtësi, atëherë do të merret prej gjynaheve të atyre e do t’i ngarkohen atij dhe do të hidhet në Zjarr.”
I falimentuari u tërhoq nga lakmia dhe iu bind asaj, dëshirat e tij e thirrën dhe i ndoqi ato. Ai i bëri padrejtësi këtij, e ofendoi atë, mori pasurinë e këtij dhe derdhi gjakun e atij tjetrit. Ai mendoi se namazi, agjërimi dhe bamirësia do t’i shlyenin të gjitha gjynahet. Ky ishte mendimi, dyshimi që deshi, e pranoi, prandaj u bë nga njerëzit që humbi më shumë dhe që tregoi më shumë keqardhje. Si mund të ishte ndryshe, kur ai që ishte i kujdesshëm për umetin e tij, i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ruajuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruajuni nga lakmia, sepse lakmia i shkatërroi ata që erdhën para jush, i shtyu të derdhnin gjakun e njëri-tjetrit dhe ta bënin të lejuar atë që është e ndaluar për njëri-tjetrin.”
Le ta dijë njeriu që dëshiron shpëtimin për veten e tij se siguria nga të drejtat e robërve pas kryerjes së detyrave të obliguara është rruga e të devotshmëve dhe rruga që të çon drejt mëshirës së Zotit të botëve. “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”(Esh-Shu’ara’ 88-89)
Libri i Zotit të Lartësuar, Kurani, ka folur dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka shpjeguar origjinën e padrejtësive në mënyrë që njerëzit të kenë kujdes prej tyre, dhe që ato sillen rreth tre parimeve: gjaku, pasuria dhe nderi. Legjislacioni Islam i ka treguar dhe i ka rënditur, i ka ndarë dhe i ka sqaruar ato. Këto ishin nga gjërat e fundit me të cilat ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, këshilloi umetin e tij në predikimin e tij në Ditën e Kurban Bajramit në Mina, kur tha: “Gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend. A e kam përcjellë mesazhin? O Zot, dëshmo për këtë!”
I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për këtë mesazh të qartë, zgjodhi një tubim madhështorë, në një ditë të madhe dhe në një vend të madh, që prova të ishte e plotë për njerëzit, në mënyrë që ata të ndiheshin të sigurt me njëri-tjetrin, jetët e tyre të përmirësohen dhe të rregulloheshin çështjet e tyre fetare dhe të kësaj bote.
Adhurues të Zotit! Nga padrejtësitë më të mëdha për të cilën Zoti i Plotfuqishëm ka kërcënuar me ndëshkim të rëndë është që muslimani të bëjë betim të rremë për të bërë të lejuar marrjen e pasurisë së muslimani tjetër. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush merr me dhunë të drejtën e një muslimani duke u betuar në rrenë Zoti ia ka ndaluar atij Xhenetin dhe ia ka bërë të detyrueshëm, obligim Xhehenemin.” Ata thanë: “O i dërguar i Allahut, dhe nëse është diçka e parëndësishme?!” I dërguari tha: “Edhe nëse është një degë, pjesë e misvakut.”
Kjo gjë përfshin mashtrimin në shitje dhe tregti, pasi është një padrejtësi ndaj njerëzve dhe marrje e pasurisë së tyre padrejtësisht. Nëse i shtohet kësaj betimi se një produkt është i cilësisë së mirë kur realiteti është i kundërt, atëherë gjynahi është edhe më i madh. Lidhur me këtë, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke paralajmëruar dhe qortuar, ka thënë: ““ Në Ditën e Gjykimit Zoti nuk do t’u flasi tre përsonave: Atij përsonit dhurues që nuk jep asgjë përveçse për mburrje, atij përsonit që shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm dhe atij përsonit që e lë rrobën e tij të zvarritet, varet, pas belit.”
Nga format e mashtrimit në shitje është mbulimi dhe fshehja e të metave të mallit. Kjo në shumë forma të ndryshme, personi i devotshëm që kërkon shpëtim për veten e tij e di rrezikun dhe dëmin që i shkakton vetes para të tjerëve. Gjynahi është ai që e trazon shpirtin dhe kumbon në gjoks.
Në të vërtetë, nga format e padrejtësisë financiare, që shumë njerëz e marrin lehtë pavarësisht kërcënimit të vendosur, është konsumimi, ngrënia e pasurisë së jetimëve. Një kërcënim i rëndë është vendosur për këdo që merr në ngarkim pasurinë e një jetimi dhe e konsumon atë, siç thuhet në fjalën e Vërtetë dhe të qartë, Allahut të Lartësuar: “ Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në Zjarrin flakërues.”(En-Nisa’ 10) Dhe në fjalën e Allahut të Plotëfuqishëm: “ Jepuni pasurinë e tyre jetimëve, mos ua ndërroni sendet e tyre të mira me tuajat të këqija. Mos e harxhoni pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh.” (En-Nisa’ 2) I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shmangni shtatë gjynahe vdekjeprurëse…” dhe midis tyre përmendi: “Konsumimin, ngrënien e pasurisë së jetimit.”
Nga padrejtësitë e mëdha financiare është mohimi i të drejtave, pagave të punëtorëve, të punësuarve e të ngjashme, ose vonesa e tyre, ose zvarritja e dhënies së tyre, ose zvogëlimi i tyre, ose ngarkimi i punëtorit me punë që tejkalon atë për të cilën është rënë dakord pa i rritur pagën. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti i Plotfuqishëm tha: Në ditën e Gjykimit tre përsona që do jenë armiqtë e Mi: Njeriun që bëri premtim në Emrin Tim dhe pastaj e tradhtoi, nuk e përmbushi, atë, njeriu që shiti një njeri të lirë dhe pastaj konsumoi çmimin e tij, dhe njeriu që punësoi një punëtor, përfitoi plotësisht prej tij dhe nuk i dha pagën e tij.”
Nga padrejtësitë e rënda financiare është që punonjësi të mbledhi zekatin ose lëmoshën dhe pastaj të mbajë pjesë për vete. Lidhur me këtë, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për Zotin, çdokush prej jush që merr diçka padrejtësisht, do të vijë duke e bartur atë në Ditën e Gjykimit.”
O Zot, na bëj dobi me Librin Tënd, Kuranin, të cilin e zbrite udhëzim dhe mëshirë për besimtarët, dhe me sunetin e të dërguarit Tënd, zotërinë e të gjithë të dërguarve.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime ashtu siç ai e meriton. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin dhe robin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij pas tij.
Në vijim
O robër të Zotit! Shpëtim dhe vetëm shpëtim para se të jetë tepër vonë. Le ta kompensojë secili prej nesh për sa kohë që është ende në gjendje, duke ndjekur atë që i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti i urdhëroi umetin e tij me thënien e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij në nderin e tij ose në ndonjë gjë tjetër, le të kërkojë falje prej tij sot para se të mos ketë më, vlerë, as dinar as dirhem.” Kjo do të thotë: Le t’i kthejë të drejtat që i takojnë për sa kohë që është në këtë botë, sepse në botën Tjetër, në Ahiret, të drejtat nuk kthehen me dinar dhe dirhem, dhe ato nuk lirohen prej tyre thjesht me pendim. Përkundrazi, hakmarrja dhe përmbushja e të drejtave është nga bilanci i veprave të mira në peshoren e shtypësit nëse ai ka vepra të mira. Përndryshe, veprat e këqija të të shtypurit merren dhe i vendosen atij. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga dështimi.
O ju muslimanë! Të përmbahesh, ndalosh nga dëmtimi i të tjerëve është e drejtë e çdo musliman ndaj vëllait të tij musliman. Kjo sjellje do ngrejë statusin e atij që e bën këtë tek Zoti i tij, duke u bërë nga njerëzit më të mirë. Një burrë erdhi tek i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe i tha: “Kush është më i miri i njerëzve?” I dërguari i tha: “ Një njeri që përpiqet, del në luftë në rrugë të Zotit, me jetën dhe pasurinë e tij, dhe një njeri që jeton në një luginë, adhuron Zotin e tij dhe i kursen, nuk i lëndon, njerëzit nga e keqja e tij.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është pyetur për veprat më të mira, ka thënë ndër të tjera: “Të përmbahesh nga e keqja jote ndaj njerëzve, të mos i dëmtosh ata, është një akt bamirësie, sadakaje nga ana jote për veten tënde.”
Adhurues të Zotit! Nuk ka përsosmëri të shpirtit përveçse duke dërguar lutje dhe përshëndetje mbi të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Kjo është një nga kërkesat e dashurisë dhe e pasimit të tij, prandaj shtoni lutjet dhe përshëndetjet mbi të dërguarin tuaj, shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe gjynahet tuaja do të falen.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë, të dërguarin, udhëheqësin dhe të dashurin tonë Muhamedin, të birin e Abdullahit, dhe e kanë harruar ta kujtojnë ata që neglizhojnë, të privuarit.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, pasuesit dhe udhëheqësit e udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij fisnikë, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.
O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët në çdo vend mbështetës dhe përkrasës, mbrojtës dhe ndihmues i tyre. O Zot, ndihmoi robërit e Tu të shtypur në Palestinë përballë jehudëve tiranë, të padrejtë. O Zot, jepu atyre lehtësim të shpejtë nga vuajtjet e tyre, rrugëdalje nga vështirësitë e tyre dhe furnizim të mirë. O Zot, ushqeji ata kur janë të uritur dhe jepu siguri kur janë të frikësuar. O Zot, merru me sionistët uzurpues dhe agresivë. O Zot, intensifiko ndëshkimin Tënd mbi ta, mundi ata, tronditi ata dhe kthe rrethin e të keqes mbi ta.
O Zot, na jep siguri në vendtet dhe shtëpitë tona. O Zot, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, jepi sukses kujdestarit dhe udhëheqësit tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur, udhëzoje atë nga e mira, drejtësia dhe devotshmëria. O Zot, mbështet atë dhe zëvendësin e fronit të tij në atë që është në të mirë të popullit, dhe në përmirësimin e jetesës dhe vendit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj