Haxhi, shkollë diturie dhe vepre

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    25-11-1446H   23-05-2025 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema   Haxhi, shkollë diturie dhe vepre

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Përcolli mesazhi, përmbushi emanetin, këshilloi umetin dhe e la atë në rrugë të ndriçuar, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij dhe ndoqën rrugën e tij deri në ditën e Fundit, Kijamet.  

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë  është fjala e Zotit, Kurani, dhe lidhja më e fortë është fjala e devotshmërisë, feja, besimi më i mirë është feja e Ibrahimit, ndërsa tregimet më të mira janë ato që sjellën Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërsa çështjet më të këqija janë të shpikurat në fe, risitë, dhe çdo shpikje, risi është devijim.

Adhurues të Zotit! Bindja ndaj Zotit është fitimi dhe dobia më e madhe, ndërsa kënaqësia e Tij është përfitimi dhe qëllimi më i mirë. Xheneti është rrethuar me të vështira ndërsa zjarri i Xhehenemit është rrethuar me dëshira. “Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese. ” (Al ‘Imran 185)

Frikësojuni Allahut në atë që ju ka urdhërua, dhe largohuni nga ajo që ju ka ndaluar dhe qortuar. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!”(Al ‘Imran 102)

O ju njerëz! Vërtetë ju jeni në muajin e shenjtë, në vend të shenjtë dhe duke pritur për të kryer një nga shtyllat e Islamit, siç është haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe. Nga pjesët e përgatitjes për të kryer këtë ritual është mësimi i rregullave që lidhen me të. Prandaj, muslimani që është gati të kryejë haxhin duhet të mësojë metodën dhe mënyrën e kryerjes së ritualit të tij me përsosmëri dhe saktësi, të dijë shtyllat, detyrimet dhe ndalesat, si dhe vendimet që rrjedhin prej tyre. Dituria ka përparësi, duhet që ti paraprijë veprës,  Zoti nuk adhurohet bazuar në të kota, por se Ai adhurohet duke u bazuar në dituri dhe njohje. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartsuar ka thënë: “ Dije se nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd…” (Muhammed 19) Ai e vuri dijen përpara fjalëve dhe veprave.

Adhurues të Zotit! Mësimi i diturisë është nder, kërkimi i saj është akt adhurimi, të gjërmuarit e saj është xhihad, përpjekje në rrugë të Zotit, të mësuarit e saj dikujt tjetër që nuk di është lëmoshë, sadaka,  dhënia e saj atyre që e meritojnë është një akt devotshmërie. Asgjë nuk e afron njeriun me Zotin më shumë se dituria që e udhëzon robin në adhurim të Tij. Zoti ju ka vënë në dispozicion mjetet dhe ju ka siguruar kushtet  e duhura, kështu që askush nuk ka justifikim për mosmarrjen e diturisë, sepse të gjitha mjetet janë të disponueshme dhe argumenti qëndron.

LEXO  Nga mirësitë e Ramazanit nxitja për të përfituar nga Nata e Kadrit

O ju njerëz! Mësimi i rregullave të Haxhit është pjesë e kryerjes së tij, por se në të vërtetë është kusht për vlefshmërinë dhe përmbushjen e tij. Prandaj, sigurohuni që t’i mësoni ato sa më saktë, nga dijetarë të respektuar dhe institucione të akredituara, në mënyrë që të mund t’i kryeni ritualet tuaja në mënyrën e legjitiuar.

Allahu ka lehtësuar për ju çfarë nuk ishte e lehtë për ata që ishin para jush, në aspektin e mjeteve edukative, platformave për udhëzim dhe udhëzime vizuale në shumë gjuhë. A ka justifikim pas kësaj? A ka mbetur justifikim për këdo që është në padije? Prandaj, shfrytëzoni rastin e kohës suaj dhe mësoni ritualet tuaja. Në shërbim të mysafirëve të Allahut, kryesia e çështjeve fetare në xhaminë e madhe, Meke, xhaminë e profetit, autoriteti i përgjithshëm për çështjet e xhamisë së madhe dhe xhamisë së profetit, si dhe ministria e haxhit dhe umres kanë lançuar, përmes platformave të tyre të ndërgjegjësimit të gjitha shërbimet që u nevojiten pelegrinëve dhe vizitorëve, duke përfshirë udhëzime shkencore bazuar në Kuran dhe sunetin e profetit, udhëzime sigurie dhe shëndetësore, mjete mbështetëse, procedura rregullatore dhe të tjera veç tyre. Përfitoni prej tyre dhe mbështetuni në to. Zoti e pranoftë nga ju.

Mysafirë të Gjithëmëshirshmit! Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Vizitorë në xhaminë e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Zoti ju ka nderuar dhe ju ka dhuruar vizitën në qytetin e ndritshëm të Medines, qyteti më i mirë, shtëpia dhe besimi, vendi i emigrimit dhe strehimi i të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vend banimi, vend prehja e tij e fundit e kësaj bote, vendi më i mirë dhe toka më e dashur e Zotit pas Mekes, prandaj njiheni dhe vlersoni vendin e saj, lartësoni rëndësinë e saj dhe respektoni shenjtërinë e saj, nderoni madhështinë e saj, silluni me edukatën më të mirë në të, bëni kujdes nga shkelja e shenjtërisë së saj dhe nga sajesat, risitë në të. Përkujtoni gjithmonë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Medina është  vend i shenjtë, prandaj kush bën bidat në të, ose strehon, mbështetën një përson që bën bidat, mbi të është mallkimi i Allahut, i Melaikeve dhe i të gjithë njerëzve, në ditën e Gjykimit nuk do të pranohet asnjë kompensim apo shpërblim prej tij.” Transmeton Muslimi.

Allahu ju ka nderuar me vizitën në xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e cila është themeluar në devotshmëri që nga dita e parë, e ajo është më e madhja dhe më e mira nga shtëpitë e Allahut në tokë, nga xhamit. Adhurimi në të është i dyfishtë në krahasim me adhurimin në çdo xhami tjetër, përveç xhamisë së shenjtë, Qabes. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Një namaz në këtë xhami, në xhaminë time, është më i vlefshëm se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveç xhamisë së shenjtë, Qabes.” Muttefikun Alejhi.

O ti që Zoti të ka nderuar me vizitën në Medinen e Ndritshme! O vizitor i xhamisë së profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Ti ke shkelur në tokë të nderuar, ke mbërritur në tokën që është toka më e dashur për Allahun pas Mekes! Prandaj shijo nderin e vendit, respekto shenjtërinë e tij dhe zbato etiketën Islame në të. Ruaj qetësinë, vetpërmbajtjen dhe dinjitetin. Ki kujdes të mos i shqetësosh ose bezdisësh namazfalësit,  të mos i lëndosh ata ose t’u shkelësh qafën. Ji i butë me vizitorët dhe mysafirët e të Gjithëmëshirshmit,  shmang shtyrjen dhe përplasjen gjatë turmave.

LEXO  Paralajmërim kundër ruajtjes së degëve dhe neglizhencës së parimeve

O ti vizitor! Ky vend është i dedikuar për adhurim, prandaj shmangn gjithçka që bie ndesh me ligjin Islam, siç janë risitë, shkeljet, fitnet dhe të këqijat. Mos u bëj shkak për t’i larguar njerëzit nga përulësia dhe bindja.

O ti vizitor! Shfrytëzo mundësin e këtij vendi, drejtoju Zotit me sinqeritet, vendosmëri dhe besim, sepse adhurimi në të është më i mirë dhe shpërblimi për të shumëfishohet shumëfish. Prandaj, mos e humb kohën tënde në pakujdesi, zbavitje dhe bredhje, në biseda dhe në thashetheme boshe dhe mos u merr me çështjet e kësaj bote.

O ti vizitor! Ndiq udhëzimet e autoriteteve rregullatore, të cilat janë përgjegjëse për shërbimin dhe rregullin. Zbato udhëzimet dhe direktivat e kërkuara, dhe ji në ndihmë për drejtësinë, të mirë, dhe jo për në të keqe, gjynah. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Ma’ide 2)

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që e dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën e saj. “Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 18)

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka bërë bindjen ndaj Tij rrugë drejtë kënaqësisë së Tij, ka bërë kënaqësinë e Tij mjet për të arritur fitoren me Xhenetin e Tij, udhëzoi besimtarët ta adhuronin Atë, kështu që ata braktisën kënaqësitë dhe dëshirat e tyre dhe preferuan kënaqësinë e Tij.

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Adhurimi nuk është thjeshtë vetëm një ushtrim fizik, por përkundrazi, ai  është zbatim i urdhrave të Zotit dhe shmangie nga ajo që Zoti e ka ndaluar, me përulësi dhe nënshtrim, nga dashuria, dëshira dhe shpresa për atë që është tek Zoti, si dhe nga frika dhe respekti ndaj Zotit. Për pranimin e adhurimit kërkohet të plotësohen dy kushte: Kushti i parë: Sinqeriteti ndaj Zotit të Plotfuqishëm, në atë mënyrë që qëllimi i adhurimit të jetë kërkimi i kënaqësisë së Zotit të Vetëm dhe të pa shok. Kushti i dytë: Adhurimi të jetë në përputhje me atë që Zoti ka përcaktuar, legjitimuar në Librin e Tij, Kuran, dhe sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Baza e tij është dëgjimi, pasimi dhe ndjekja, jo vetëm teka dhe bidate, shpikje, risi. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.” Muttefikun Alejhi.

Përpiquni që të jeni të sinqert ndaj Zotit dhe që ti përmbaheni synetit të drguarit të Tij. Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Në ditën e Kurban Bajramit e kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke hedhur guralecën nga kafsha e tij dhe thoshte: Mësoni ritualet tuaja,  sepse nuk e di, ndoshta nuk do kryej haxh tjetër  pas haxhit tim të këtij viti.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Këshilla që theksojnë domosdoshmërinë e drejtësisë dhe kujdesin për Xhaminë Aksa

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Zoti ju ka nderuar dhe ju ka mundësuar të përmbushni obligimin e Haxhit, e ju për këtë keni shpenzuar gjërat e tua më të çmuara dhe me vlerë. Prandaj, urime për ju që e keni bërë nijetin tuaj dhe do të begatoheni nëse jeni të sinqertë. Për këtë arsye, bëni kujdes në kryerjen dhe plotësimin e këtij adhurimi,  për pranimin e tij dhe mësoni rreth rregullave të  tij. Ruajuni nga gjërat e turpëshme, ruajuni nga imoraliteti dhe nga debatet, grindjet. “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare 197)

Jini të qetë dhe me dinjitet, jini të dhemshur nëse jeni në turma dhe mos u shtyni. Jeni të mëshirshëm me të dobëtit nga ju. Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kishtq ndjekur Usama nga pas, e kur është nis për në Arafat, ai kishte lidhur frerët e deves për fundin e shalës së deves së tij, sa që koka e saj, deves arrinte në shalën e devesë së tij, dhe thoshte duke ngritur dorën e tij të djathtë: “ O ju njerëz, qetësi dhe qetësi.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju njerëz! Allahu ka zgjedhur  mbretërinë e Arabisë Saudite djepin e shpalljes, Kiblën (drejtimin për në namaze) të muslimanëve dhe destinacionin e zemrave të tyre, për të shërbyer dhe siguruar vendet e shenjta për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur. Zoti i ka dhuruar kësaj mbretërije shërbimin dhe mikpritjen e haxhinjve, plotësuesve të Umres, vizitorëve dhe delegacioneve, e cila, mbretrija, e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u ofruar shërbimet e nevojshme haxhinjve dhe vizitorëve për t’i ndihmuar ata të kryejnë ritualet dhe vizitat e tyre, dhe duke u siguruar atyre kërkesat e qetësisë dhe të  sigurisë. Allahu e shpërbleftë kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe princin e tij besnik të kurorës me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë, i plotësoftë, i përsostë dhe i pastroftë ata të dy për atë që bëjnë në shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre.

O Zot, ruaj haxhinjët, pelegrinët e shtëpinë Tënde të shenjtë, Qabes,  dhe vizitorët e xhamisë së të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. O Zot, mbroji ata me mbrojtjen Tënde, strehoji me kujdesin Tënd dhe ktheji ata tek familjet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë, o Zot i botëve. O Zot, bëj të lehta për ta ritualet e Haxhit, pranoi prej tyre dhe bëj Haxhin e tyre të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera dhe gjynahet e tyre të falura, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na përdor në bindjen ndaj Tëje, na ndihmo që të kujtojmë, të falënderojmë dhe të adhurojmë siç duhet.

O Zot, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen, dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty.

O Zot, bëje të paqtë, qetë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve. O Zot, jepu siguri në vendet e tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.

O Zot, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1039064274397606

Post Author: endrit