Lavdërimet për Zotin, Lavdërimet për Zotin, Falësin, Bujarin, Mirënjohësi i Buti, kontrollon krijesat me Vullnetin, Mëshirën dhe Fuqinë e Tij, Ai është në dijeni të çdo gjëje. Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësi të cilat nuk i llogaritën dot veç Ai, nga ato që dimë dhe që nuk dimë. “Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.” (Al Imran 74)
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, Zoti i Fronit Madhështor!
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, posedues i moralit të lartë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, pasuesit e rrugës së drejtë.
Në vijim
Frikësohuni Zotit, frikësohuni Zotit duke plotësuar detyrimet, vaxhibatet, duke ju larguar të ndaluarave, që të fitoni nga mirësitë e Zotit në këtë botë dhe pas ndarjes nga kjo botë, pas vdekjes, dhe të ndërtoni vendbanimet tuaja në Xhenet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.” ( Et-Talak 5)
O ju njerëz! Kush dëshiron botën tjetër, ajo është në Dorë të Zotit, Ai është Një i Vetëm i pa shok. Allahu iu Madhërueshëm ka bërë të qartë të punuarit për të para ndërrimit jetë, para vdekjes, nuk ka gjë më të mirë se të punuarit për të, botën tjetër, dhe që ka shpërblimin më të mirë.
Kush dëshiron këtë botë duke e harruar botën tjetër, Sunduesi i kësaj bote është Zoti i Botëve, Ai i jep atij prej sajtë një pjesë, e në botën tjetër nuk ka pjesë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet. Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.” ( El-Isra’ 18-20)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t’ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t’i japim pjesë prej tij, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.” ( Esh-Shura 20)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!” ( El-Lejl 13) Kush do që dëshiron ti kërkojë ato, dynjanë dhe botën tjetër, ti kërkojë vetëm nga Allahu i Madhërishëm.
Muslimani e shfrytëzon në të mirë atë çfarë i ka dhënë Allahu i Madhërishëm në këtë botë. Ai nuk i përzien të lejuarat me të ndaluara, rrespekton kufirin në mes tyre, ju shmanget shpërdorimit dhe të ndaluarave, dhe e përdorën në të mirë atë që i ka dhënë Allahu i Madhërishëm. Bën vetëm të mira me furnizimin që i ka dhënë Zoti, dhe atë çfarë i ka caktuar Allahu i Madhërishëm në këtë botë, e bën “pasuri” për veten e tij për në vendqëndrimin e përhershëm, në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.”(El-Bekare 200-202)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët”. ( El-Kasas 77)
O ju njerëz! Me të vërtetë ajo çfarë është nga Allahu arrihet vetëm se me bindjen ndaj Tij, dhe se e keqja nuk largohet nga njeriu vetëm se me Mirësinë dhe Mëshirën e Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Vet. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Junus 107)
Ju kujtoj një të vërtetë për të cilën përpiqet ta arrijë çdo njeri, që është se çdo kush punon dhe përpiqet që të arrijë të mira, të fitoj virtyte dhe nderime, dhe të shpëtojë dhe të mbrohet nga dhimbjet dhe shkatërrimet. Por se kjo kërkesë e madhe, kjo fitore dhe shpëtim madhështorë nuk arrihet dhe nuk realizohet vetëm se me pasimin e rrugës së të dërguarve të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, dhe vulën përmbydhëse të tyre të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kush do që e pason atë ka fituar të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. E nëse e godet atë ndonjë gjë e keqe, që e urren nga fatkeqsitë, Suhejb Ibn Sinani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sa e çuditshme është puna e besimtarit, në çdo çështje të tij ka mirësi, e kjo nuk ndodhën tek dikush tjetër veç se tek besimtari. Nëse e prekën ndonjë e mirë ai është mirënjohës ndaj Zotit, e kjo është në të mirë të tij. E nëse e prekën ndonjë e keqe, e urryer, ai bën durim e kjo është në të mirë të tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Kush gabon në zgjedhjen e rrugës, privohet nga besimi, humbën këtë botë dhe botën tjetër. Atij nuk i bën dobi e gjithë pasuria e kësaj bote, sepse kënaqsia e kësaj botë është e përkohshme që ka një përfundim, lumturia e sajtë pasohet me hidhërim dhe humbje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.”(Al Imran 185)
O ti njeri ndaj Zotit tënd përkushtohu, lutju Atij në vazhdimsi, duke i kërkuar vetëm të mira dhe duke kërkuar mbrojtjen e Tij nga çdo e keqe. Zoti ynë është Mëshirues Mëshirbërës, dëshiron që ti lutemi sa më shumë. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kud’si, ka thënë: “O robërit e Mi ! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhë xhindët të jenë në një drejtim të vetëm, dhe më luten Mua , do ti jap çdo njeriu atë çfarë më është lutur, dhe nuk do të më ndryshojë diçka nga ajo çfarë posedoj, aq sa ndryshon gjilpëra kur hynë në detë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi nga Ebu Dherri.
Nga lutjet e dobishme në mbrojtje të fesë, mbrojtja e trupave, dhe ruajtja e interesave të kësaj bote dhe botës tjetër, është lutja drejtuar Zotit për dhënie të shëndetit të plotë, (mbrojtje të shëndetit) e sidomos në këtë kohë të zbritjes së kësaj fatkeqësie të përgjithshme. Nga Abaz Ibn Ebdul Muttalib, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Kam thënë; O i dërguari i Allahut, më mëso diçka, fjalë, me të cilën ti lutem Zotit.” Ka thënë: “Lutju Zotit tënd që të japi shëndet të plotë.” Kalova disa ditë e më pas erdha përsëri dhe i thashë: “O i dërguari i Allahut, më mëso diçka, fjalë, me të cilën ti lutem Zotit të Madhërishëm.” Ka thënë: “O Abaz, o xhaxhai i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutju Zotit që të japi shëndet të plotë, shpëtim në këtë botë dhe në botër tjetër.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, dhe ka thënë se ky hadith është i saktë.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e rrespektonte dhe e donte shumë Abazin dhe e konsideronte në vendin e babait. Ai i thoshte atij: “O xhaxhai im lute Zotin sa më shumë për shëndet të plotë.” Transmeton Taberaniu.
Shokët e profetit, Zoti qoftë i kënaqur me ta, e vlersonin shumë Abazin. Omeri dhe Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, kur kalonin para Abazin, zbrisnin nga kafshët e tyre në shenjë rrespekti për të.
Udhëheqësi, i pari i lexuesve të Kuranit dhe dijetarëve të hadithin në kohën e tij, Muhamed Ibn Muhamed Ibn Xhezeriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “I mençuri le të shikojë mirë domethënijen dhe peshën e kësaj fjale të cilën ka zgjedhur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për xhaxhain e tij. Me të vërtetë kujt i është dhënë shëndeti i plotë, ai ka fituar atë që ka kërkuar dhe dëshiruar me zemër, shpirtë, dhe besim duke u mbrojtur kështu nga ajo që ka frikë në të dy botët me bindje të plotë.
Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur lutja e tij për shëndet, duke përdorur këtë term dhe kuptimin e tij në rreth pesëdhjetë rrugë transmetimi. Kjo në kohën kur Allahu ja ka falur gjynahet e para dhe të fundit, dhe ai është i mbrojtur në mënyrë të plotë. Si është halli ynë, që jemi shënjestra të shigjetave të fatit, dhe nën trysninë e egos, shejtanit dhe të kotës.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Lutjuni Zotit që të ju japë shëndet, dhe falje, sepse askujtë pas besimit të drejtë nuk i është dhënë gjë më e mirë se shëndeti.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, Ibn Hibani, Hakimi që ka thënë se është i saktë në transmetim.
Besimi i drejtë është, besimi në Zotin, Melaiket, Librat, të dërguarit e Tij, Botën tjetër, dhe besimi në caktimin e Zotit. Ky besim është i mbështetur në atë që ka ardhur në Kuran dhe në synetin e të dërguarit të Zotit, duke mos pasur dyshim në këtë. Sikurëse çdo gjë është në varësi të Allahut, dhe rregullimi i të gjitha çështjeve është në Dorë të Zotit.
Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “O i dërguari i Allahut, cila lutje është me e mirë?” Ka thënë: “Lutju Zotit tënd që të japin shëndet dhe të të fali në këtë botë dhe në botën tjetër.” Më pas ai ka ardhur përsëri një ditë tjetër dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, cila lutje është më e mirë?” Ai i ka thënë të njëjtën gjë. Më pas ka ardhur përsëri një ditë tjetër për të tretën herë, dhe i ka thënë po të njëjtën gjë. I ka thënë: “Nëse të është dhënë shëndet në këtë botë dhe e ke shfrytëzuar atë për në botën tjetër ke shpëtuar, fituar.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk i linte pa i bërë këto lutje në darkë dhe në mëngjes; O Zoti im të lutem të më japësh shëndet dhe falje në këtë botë dhe në botën tjetër. O Zoti im, të lutem të më japësh shëndet dhe mbrojtje në fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time. O Zot më mbulo të metat, dhe më jep siguri në kohë të vështirë. O Zot më ruaj në mes duarve të mia, dhe pas meje, nga e djathta dhe nga e majta ime, nga sipër meje dhe të kërkoj mbrojtje me Madhështinë Tënde që të më ruash nga goditja posht meje.” Hadithi është i saktë, e kanë transmetuar Ibn Maxhe, Hakimi dhe Ibn Hibani.
Me lutje Allahu i Madhërishëm largon këtë epidemi dhe jo vetëm atë. Selmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk e ndryshon caktimin asnjë gjë veç duasë, lutjes drejtuar Zotit, sikurëse nuk shtohet jeta vetëm se me bamirësi.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, Hakimi dhe Ibn Hibani.
Përmendja e Zotit, dhikri, në të gjitha format e tij, është lutje dhe adhurim me të cilën Allahu largon të këqijat. Medito në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që i ka thënë Ebi Musa El Eshariut: “Thuaj se nuk ka Forcë dhe Mbështetje veç Forcës dhe Mbështetjes së Allahut, sepse ajo është thesar nga thesaret e xhenetit.” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Dhe në hadithin e Ebu Hurejrës, Zoti qoftë i kënaqur me të, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka Forcë dhe Mbështetje veç Forcës dhe Mbështetjes së Allahut, është ilaç për nëntëdhjetë e nëntë sëmundje dhe më e vogla, e lehta e tyre është ankthi, shqetësimi.” Hadithin e ka transmetuar Tabaraniu tek “El Evsat” dhe Hakimi tek “El Mustedrek” dhe ka thënë se është i saktë në zinxhirin e transmetimit.
Dhikri, përmendje të Zotit, më i dobishëm është ai që bëhet me prezencën e zemrës dhe me bindje të plotë. Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar muslimanët që ti drejtohemi Atij me lutje në kërkim të të mirës dhe në mbrojtje nga çdo e keqe. Sikurëse ka urdhëruar që ti mbështetemi Allahut dhe sinqeritet në kthimin drejt Tij, duke e mbështetur zemrën, bindjen tek Ai. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes dhe madhëroje Atë me falënderim!” ( El-Furkan 58)
Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai!”( Hud 123)
Allahu i Madhërishëm, atij që është mbështetur dhe kthyer tek Ai me të vërtetë dhe sinqeritet i ka garantuar mbështetje të mjaftueshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” ( Et-Talak 3)
Feja, legjislacioni Islam, ka urdhëruar që të bashkangjiten, të jenë paralel, marrja e masave me mbështetjen tek Krijuesi i tyre. Usametu Ibn Sherik ka thënë se isha tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur erdhën disa shtetgtarë, beduinë, dhe i thanë: “O i dërguari i Allahut, a mund të mjekohemi?” Ka thënë: “Po, o robër të Zotit mjekohuni, sepse Allahu i Madhërishëm nuk ka zbritur sëmundje që të mos ketë dhënë për të ilaç, veç një sëmundjeje të vetme.” E kanë pyetur; “ Kush është ajo?” Ka thënë: “Plakja.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu, që ka thënë se ky hadithë është i mirë, i saktë.
Lutja dhe kërkimi mbrojtje Allahut nga të gjitha të këqiat, të përgjithshmet dhe të veçantat, është nga masat që duhen marrë për të cilat jemi urdhëruar. Allahu i Madhërishë, Zoti ynë na ka urdhëruar që të punojmë me to, paralel me mjekimin.
Abdullah Ibn Hubejbi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Thënija e sureve Ihlas, Felek dhe Nas tre herë në çdo darkë dhe në çdo mëngjes të mbrojnë nga çdo gjë.” Hadithin e kanë transmetuar Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
Leximi i sures Ihlas është lidhje me Zotin përmes emrave dhe cilësive të Tij, ndërsa Feleku dhe Nasi pas sajtë janë kërkim mbrojtje nga Allahu prej gjithë të këqijave të përgjithshmet dhe të veçantat, dhe marrje masash për mbrojtje prej gjithë të këqijave. Ka ardhur në një hadith: “Lutjet më të mira drejtuar Zotit janë lutjet me këto të dyja.”
Nga çfarë është detyrë që të përsëritet sa më shumë është të zbatimi i porosive dhe këshillave mjeksore me qëllim që të kalohet nga të gjithë kjo fatkeqsi e madhe dhe e rëndë.
Zoti i shpërbleftë me të gjithë të mirat kujdestarët e çështjeve tona, Zoti i ruajt, për përpjekjet e tyre të mëdha në luftimin e kësaj epidemie të vështirë. Kujdesi i lartë i tyre për shëndetin e qytetarëve dhe atyre që janë prezent në vendin tonë. Pasimi dhe ndjekja e porosive dhe këshillave e pakëson dëmin e këtij virusi, me lejen e Allahut të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm me lejen e Tij do ta largojë këtë fatkeqsi, Mëshira e Tij është e Madhe, dhe rrugëdalja e Tij është e afërt. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”( Gafir 60)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin; “I Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” (El-Furkan 2) “dituria e Tij përfshin çdo gjë.”( Ta Ha 98) dhe “ çdo gjë e ka llogaritur saktësisht.”( El-Xhinn 28) , “Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!” (En-Nisa 58)
Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë që nuk i llogaritën dot kush veç Tij, nga ato që dimë dhe ato që nuk dimë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Atij, “Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë.” ( El-Fatir 44) Kush i mbështetet Atij është i shpëtuar, kush kërkon mjaftueshëm mbështetjen tek Ai, ajo i mjafton, dhe kush kërkon ndihmën dhe udhëzimin e Tij Ai është më i miri ndihmues. “Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës! ” ( El-Furkan 31)
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, e ka dërguar Allahu përgëzues, si sjellës të lajmit të mirë, dhe paralajmërues. Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen, dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Frikësohuni Zotit, sepse me frikën ndaj Tij fitoni sevape, shpërblime, dhe shpëtoni nga dënimi.
O ju njerëz! Dëgjoni dhe shikoni se si është mbuluar toka nga fatkeqsia e madhe, dhe se fatkeqsitë nuk e largo dikush veç Zotit të Botrave. Nga shkaqet e largimit të sajtë është dhe bashkëpunimi duke marrë në konsideratë masat fetare dhe ligjore, dhe praktikimin e të lejuarave.
Nga shkaqet më kryesore që ndikojnë në largimin e sajtë është dhe pendesa e përgjithshme nga i gjithë umeti, Allahu i Madhërishëm mëshiron njerëzit me pendesë dhe me lutje atë çfarë është e pamundur nga njeriu. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë.” Allahu i Madhërishëm na tregon se si e ka larguar ndëshkimin nga populli i Junusit, paqja e Zotit qoftë mbi të, me pendesën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.”(Junus 98) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë në komentimin e tij: “Kur kan humbur të dërguarin e tyre dhe menduan se i mbuloi ndëshkimi, Allahu i Madhërishëm zbriti në zemrat e tyre pendesën, filluan të marrin masa, larguan çdo kafshë nga të vegjlit e sajtë, e më pas u veçuan duke ju drejtuar Zotit për dyzetë netë me rrallë. Pasi që Allahu i Madhërishëm pa tek ata sinqeritetin nga zemrat e tyre, pendesën dhe keqardhjen për atë çfarë ata kishin kaluar, Allahu i Madhërishëm largoi nga ata ndëshkimin, dënimin pasi që kishte zbritur mbi ta.” Këtu mbaron fjala e tij.
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët.
O Zot poshtëro ata që sjellin risi dhe shpikje në fe, o Zoti i Botrave, me të cilën dëmtohet feja me të cilën ka ardhur Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot poshtëro ata që sjellin risinë, shpikjen në fe deri në ditën e fundit të kësaj bote.
O Zot mos lejo që të ngrihet risia që dëmton fenë Tënde deri në ditën e fundit, o Zoti i Botrave, Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Ti je kontrolluesi mbi robërit Tu, o Zot na bëj ne nga ata që kapen pas synetit të të dërguarit, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë botë. Na e bëj të mundur ndarjen nga kjo botë me besimin që Ti je i Kënaqur o Zoti i Botrave.
O Zot na mbro nga të këqiat e veteve tona, nga veprat tona të këqia dhe nga vesveset e shejtanit, o Zoti i Botrave.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot ruaj muslimanët dhe pasardhësit e tyre nga shejtani i mallkuar, o Zoti i Botrave.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot largo këtë fatkeqsi, O Zot largo këtë fatkeqsi nga umeti ynë, o Zot largo këtë fatkeqsi, këtë sëmundje, virus o Zoti i Botrave.
O Zoti i Botrave largoje atë nga vendet muslimane, dhe nga toka mbarë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na ruaj shëndetin dhe na fal gabimet, o Zot na ruaj shëndetin nga ky virus dhe ruaj shëndetin e muslimanëve prej tij o Zoti i Botrave.
O Zoti i Botrave largoje atë nga toka, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, o Zot ruaj ushtarët tanë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot ndihmoje drej çdo të mire. O Zot jepi sukses në vendimet e tij dhe në atë që është në ndihmë të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur , o Zot jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmoje drej çdo të mire.
O Zot jepi sukses atij në atë që është e mirë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë, dhe përmirso të gjitha çështjet tona.
O Zot na e bëj të qartë të vërtetën dhe na e bëj të mundur ta ndjekim atë.
O Zot na e bëj të qartë të kotën dhe na e bëj të mundur ti qëndrojmë larg asajtë.
O Zot, o më i Madhi më Bujari, të lutemi që të na jepësh përfundim të mirë ne dhe të gjithë muslimanëve, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.