Kurban Bajrami në mes të nderimit të ritualeve dhe ruajtjes së lidhjeve familjare

Hutbe e Kurban Bajramit nga  Xhamia El Aksa         10-12-1447 H     27-05-2026 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Kurban Bajrami në mes të nderimit të ritualeve dhe ruajtjes së lidhjeve familjare

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Nuk ka nderim vetëm se  me Islam, Zoti është më i Madhi, nuk ka gjykim vetëm se me Kuran. Zoti është më Madhi, nuk ka nder dhe nuk ka dinjitet përveçse në hijen e besimit. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ua dha sukses Haxhinjëve të shtëpisë së Tij të shenjtë, Qabes, që të kryejnë ritualet e Haxhit. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i thirri ata dhe iu përgjigjën thirrjes së Tij, erdhën nga çdo cep i largët. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ua mundësoi atyre të kryenin ritualet dhe u mundësoi të pinë nga uji i pastër i Zemzemit.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi, të gjitha lavdërimet janë për Zotin,  madhërimi i takon Zotit të Plotëfuqishëm, Atë e falënderojmë mëngjes e mbrëmje.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, e përmbushi premtimin e Tij, i dha fitoren robit të Tij, forcoi ushtrinë e Tij dhe i mundi grupacionet i vetëm. Nuk ka pasur asgjë para Tij dhe nuk do të ketë asgjë pas Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetësuesi dhe modeli  ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi ata që ndjekin rrugën e tyre, pasojnë gjurmët e tyre dhe i përmbahen traditës së tyre deri në ditën e Kijametit.

Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për robërit dhe për të burgosurit, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë! O banorë të Kudsit dhe rrethinave të tij! Në këtë ditë të bekuar, mbërrin një nga ditët e lavdishme të Zotit, dita e Kurban Bajramit të bekuar. Ky Bajram, të cilin Zoti e ka bërë kulmin e njërës prej shtyllave të Islamit, është shtylla më e madhe e Haxhit, shtylla më e rëndësishme e Haxhit, e cila përfaqëson njërën nga shtyllat e fesë së vërtetë të Islamit. Lavdërimet janë për Zotin i Cili e ka bërë këtë ditë të bekuar realitet për ne dhe për Haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, Allahu i Lartësuar ua ka mundësuar atyre të qëndrojnë në Arafat dhe të vazhdojnë drejt Muzdelifes. Sot ata bëjnë flijime, kurbanet, kryejnë ritualin e hedhjes së gurëve dhe bëjnë tavafin rreth Shtëpisë së Lashtë, Qabes. “…dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.”(El-Haxhxh 29)

LEXO  Xhamia Aksa është e muslimanëve - Aksa 18.09.2020

O ju muslimanë! O ju banorë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ne pyesim, dhe shumë prej nesh thonë:

“Bajram, me çfarë gjendjeje je kthyer? Me atë çfarë ka kaluar, apo ka diçka të re brenda teje?”

I lutemi Zotit të Plotfuqishëm që ky Bajram i bekuar të jetë pikë kthese në udhëtimin e umetit musliman, të cilin Zoti e ka nderuar dhe bekuar me këto ditë të shenjta. Kur i dërguari ynë fisnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbërriti në Medinen e Ndritshme,  gjeti njerëzit e saj duke festuar dy ditë. Ai ka thënë: “ Vërtetë, Zoti i ka zëvendësuar ato të dy ditë për ju me diçka më të mirë: Ditën e Sakrificës, Kurban Bajramin,  dhe ditën e çlirimit të Agjërimit, Fitër Bajramin.”

Këto janë festat e muslimanëve në lindje dhe perëndim të tokës. Festat tona që nga koha e paraardhësve të drejtë, selefuna salih deri më sot, derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe gjithçka që është në të.

O ju muslimanë! O bij të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ndërsa mblidheni në oborret e xhamisë Aksa, i deklaroni Zotit të Plotfuqishëm së pari, profetit tuaj së dyti dhe umetit tuaj së treti, se do të mbeteni rojet e besueshme dhe kujdestarët besnikë të kësaj shtëpie të bekuar, të cilën Zoti e themeloi mbi devotshmëri, e bëri Kiblen e parë për muslimanët dhe xhaminë e tretë për në të cilën kërkohet udhëtim bashkë me dy si motrat e saj: Xhaminë e shenjtë, Qaben, dhe xhaminë e profetit fisnik, në Medinen e Ndritshme.

O ju muslimanë! O popull i tokës së Israsë dhe Miraxhit! Bajrami është një ditë kur umeti shqyrton gjendjen e tij dhe atë që ka arritur. Nëse shqyrtojmë historinë e lavdishme të umetit tuaj, e shikojmë atë si një histori të nderuar, histori të madhe nga e cila gjeneratat e hershme morën frymëzim. Është detyrë e brezave të mëvonshëm të udhëzohen me ta, të ndjekin rrugën e tyre dhe të ecin në gjurmët e tyre derisa të arrijnë suksesin dhe shpëtimin në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! O popull i tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kurban Bajrami i bekuar na kujton historinë e mirë nga njerëzit e mirë të hershëm, si e morën këtë fe metodë, rrugë të jetës dhe kushtetutë për të qeverisur umetin, duke iu referuar asaj në të gjitha çështjet e tyre. Nga ditët e rëndësishme në historinë e profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte dita kur ai qëndroi në Arafat dhe mbajti predikimin e tij të famshëm të njohur si Predikimi i Lamtumirës. Ai gjithashtu mbajti predikime gjatë ditëve të sakrificës, ku i mësoi umetit rregullat e fesë së tyre dhe bëri të qartë për ta se çfarë është e lejuar dhe e ndaluar. Nga ajo që ishte në Ditën e Arafatit Zoti i Plotfuqishëm i zbuloi profetit të Tij fisnik dhe mikut të Tij të dashur ajetin e përsosmërisë së fesë dhe plotësimit të favorit të Tij. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”(El-Ma’ide 3)

LEXO  Nuk ka përparim dhe zhvillim vetëm se me besim

Gjithashtu, nga gjërat e përmendura në predikimin e profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte: “Vërtet, gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë juaja në këtë muaj tuajin në këtë tokë tuajën.” Ai i referohej muajit të shenjtë, Ditës së Arafatit, dhe rregullave të kësaj feje të pastër. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, na ka thënë: “Silluni mirë me gratë.” Ai gjithashtu thotë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të: “Kam lënë midis jush dy gjëra të cilat, nëse u përmbaheni fort, nuk do të humbisni kurrë rrugën: Librin e Zotit, Kuranin,  dhe sunetin e profetit të Tij.”

Të gjitha lavdërimet dhe pushteti i takojnë  vetëm Zotit. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në dorën e Tij është çdo e mirë dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij, mbi ata që ndoqën metodën e tyre dhe pasuan gjurmët e tyre  deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga ritualet e kësaj dite të bekuar është sakrifica e kafshëve dhe afrimi me të tek Zoti i Plotfuqishëm, sepse Zoti thotë:  “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.”(El-Haxhxh 37) Prandaj, kënaquni me sakrificat, në mënyrë që ato të jenë në bilancin e veprave tuaja në Ditën e Gjykimiz. O vëllezër besimtarë! Sakrifica është e përcaktuar nga bagëtia, deve, lopë, bagëti të imta, delet, dhi,  dhe nuk është e lejuar me asgjë tjetër, sipas kushteve ligjore të detajuara në librat e jurisprudencës.

LEXO  Sinqeriteti është shpëtim, gënjeshtra humbje

O ju të dashur! Lejohet të flijohen viça të shëndetshëm, sepse gjetja e viçave që plotësojnë kriterin e moshës ligjërisht është e vështirë këto ditë. Prandaj, për t’ua lehtësuar gjërat atyre që ofrojnë flijime dhe nga mëshira për besimtarët gjatë kësaj kohe, lejohet të flijohen viça të shëndetshëm, të cilët, siç kanë thënë dijetarët, të cilët, siç thonë dijetarët, nëse u shikohen dhëmbët e plotësojnë kriterin minimal të moshës. Në mënyrë të ngjashme, mund të flijohet një qingj që është gjashtë muajsh ose më i madh.

O ju muslimanë! O banorë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Mishi i kafshëve të kurbanit është lëmoshë për të varfrit, dhuratë për të pasurit dhe më shumë hapësirë për njerëzit e familjes. Prandaj pastoni me të vetet tuaja.  Është transmetuar nga i dërguari juaj fisnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Më e mira nga paratë që shpenzohet është ajo që shpenzohet për kurban.”,  që do të thotë: Më e mira nga paratë që shpenzohet është ajo për çmimin e Kurbanit. Prandaj, përmirësoni vetet tuaja me këto Kurbane, afrohuni me to tek Zoti i Lartësuar dhe madhëroni ritet e Zotit. “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.”(El-Haxhxh 32)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! Kjo është ditë feste, ditë e forcimit të lidhjeve familjare, ditë e mëshirimit të njëri-tjetrit, ditë për të kontrolluar gratë e veja, jetimët dhe nevojtarët. Ditë për të vizituar shtëpitë e dëshmorëve dhe të burgosurve. Ditë për të forcuar lidhjet familjare dhe për të kryer vepra të mira. Prandaj, jini bujarë me çdo gjë që ju ka furnizuar Zoti, nga fjalët e mira, lidhje dhe përshëndetje.  Vizitoni sa më shumë që të mundeni për të fshirë lotët e pikëllimit nga sytë e jetimit të pikëlluar dhe për të shëruar zemrën e thyer të dikujt që është i mbyllur në shtëpinë e tij, i paaftë të dalë në ajër të pastër, në tregje ose diku tjetër, për shkak të pikëllimit ose vështirësive që i kanë rënë.

O ju muslimanë! Tregoni mëshirë ndaj njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve të bekuara dhe mos harroni përmendjen e Zotit, dhikrin, pas namazeve të obliguara.  Transmetohet nga i dashuri ynë i nderuar, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se tekbiri i Bajramit fillon në mëngjesin, sabahun,  e ditës së Arafatit dhe vazhdon deri në ditën e tretë të ditëve të Teshrikut. Domethënë, njëzet e tre namaze të detyrueshme pas të cilave ne lexojmë tekbirin nëse i kryejmë ato me xhemat, ose nëse falemi individualisht, duke ndjekur sunetin e të dashurit tonë më të nderuar, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Shtoni sa më shumë përkujtimin e Zotit dhe fjalën e Zotit: Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti pranoftë nga ne dhe ju adhurimet dhe na nderoftë në këto ditë të bekuara. Zoti ktheftë tek ne Kurban Bajramin e bekuar me flamurin e Islamit të ngritur lart, me umetin e forcuar dhe statusin e tij të ngritur, me fenë, tokën dhe popullin e tij të ruajtur. Gëzuar dhe për shumë vite Kurban Bajramin. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1607397954720212/1555907192904505

Post Author: endrit