Nga vlerat e larta të Islamit

Hutbe e Kurban Bajramit nga Meka e bekuar      10- 12-1445  H    16-06-2024 D

Shejh Abdurrahman Sudejs

Tema   Nga vlerat e larta të Islamit

Lavdërimet janë për Allahun. Zoti im, Ty të lavdëroj, prej Teje ndihmë dhe falje kërkoj, dhe tek Ti pendohemi,  Ty të lavdëroj për çdo të mirë.

Për Ty janë lavdërimet, o Zoti dhe Krijuesi im, me këto falënderime nuk mund të përmbushim mirësitë Tua që na ke dhuruar.

Ti je që na ke dhuruar dhe furnizuar, Zoti ynë na ruaj që të zhgënjehemi nga lutjet drejtuar Ty.” Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi i të mëdhenjve,   lavdërime  për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Zoti është më i Madhi, për Atë është lavdërimi më i madh dhe më i bukur, Zoti është më i Madhi ajo që turma e madhe e Haxhinjëve kënduan dhe e lavdëruan Atë për një kohë të gjatë. Zoti është më i Madhi, ajo me të cilën i veshuri me ihram u rrotullua rreth Qabes, apo ju përgjigj qëllimit të tij me bindje. Zoti është më i Madhi sa kalon në këtë vend të shenjtë, Zoti është më i Madhi sa kohë Haxhinjtë gjuajnë guralecët dhe e Madhërojnë Atë. Zoti është më i Madhi sa kohë Haxhinjtë rruajnë kokën dhe shkurtojnë flokët, Zoti është më i Madhi sa kohë muslimanët therin sakrificat dhe gëzojnë. Zoti është më i Madhi dhe zemrat e tyre janë mirënjohëse dhe Zotin e falënderojnë. Zoti është më i madhi dhe çdo e mirë, bamirësi dhe gëzim në këtë ditë përhapet. Zoti është më i Madhi, ky është Kurban Bajrami i lulëzuar. Zoti është më i Madhi, ky është dita e Haxhit të madh. Zoti është më i Madhi sa kohë e plotësojnë Haxhinjtë ritualin e tyre dhe janë pastruar. O Allah, Zoti ynë, për Ty është lavdërimi, o Ti ndaj të Cilit  falënderimet tona janë pakësuar, që dëgjon dhe di bisedat tona, lavdërimet janë për Ty sa kohë ata që bëjnë tavafin qarkullojnë apo plotësojnë ritualin e tyre, dhe derisa sa lexojnë në mes dy kodrave dhe Madhërojnë Zotin.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, ka legjitimuar për ne sezonet dhe festat.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që e ka bërë vizitën e Qabes, Haxhin, nga të gjithë njerëzit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe ata që e pasojnë me mirësi, atyre u dërgojë lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë në lindje dhe në perëndim të tokë! Haxhinjët të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Këshilla më e mirë që mund të ndiqen në vazhdimësi devotshmëri ndaj Sunduesit të Gjithëdijshmit. “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju muslimanë! Grupe të Haxhinjëve të bekuar! Gëzuar festën tuja të Kurban Bajramit. Për shumë vite dhe ju të jeni mirë. Zoti pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira.  Zoti ju ka bekuar me arritjen e kësaj dite më të lavdishme, më të pastër, më të ndritshme, ditën Haxhit të madh. Ditë ku frynë era e tij aromatike, shkëlqejnë rrugët dhe shtigjet, qetësohen, gëzohen zemrat, shpirtrat mbushen me shprehjet më të vërteta,  pranohen duatë dhe lutjet, pakësohen veprat dhe hapat e gabuar, ngrihet gradët dhe arrihen veprat e mira.  Urime për ju Haxhin Mebrur, e pranuar. Urime për ju gjynahet e falura. Urime për ju mundimet dhe përpjekjet e shpërblyera. Urime për ju mburrjen para Melaikeve nga i Plotfuqishmi, Falësi i Madh. Gëzoni me festën, Bajramin tuaj dhe jeni të lumtur. “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi dhe lavdërimet janë  për Zotin.

O ju muslimanë! Nga ritualet e mëdha dhe aktet kryesore të bindjes me të cilat afrohet njeriu tek Sunduesi, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, në këtë ditë të ndritshme, në të cilën janë të barabartë Haxhinjtë dhe të tjerët veç tyre nga muslimanët, është rituali i therjes së sakrificës, Kurbani, për Haxhinjtë është Kurbani dhuratë, ndërsa, për jo Haxhinjtë therja e sakrificës, Kurbanit. Ky ritual madhështorë ka shpërblim të madh, duke ndjekur shembullin e mikut të Zotit, Ibrahimit, dhe të dërguarin tonë, Muhamedin e nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ata të dy. Allahu i Madhërishëm thotë: “  Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë. Ne e thirrëm: “O Ibrahim, ti e përmbushe ëndrrën”. Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët! Kjo, me të vërtetë, ka qenë një sprovë e qartë! Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.” (Es-Saffat 103-107) Kështu u bë traditë dhe u përjetësua therja e Kurbanit në ditën e Festës së Kurban Bajramit, për të ngelur nishan i ndritshëm për nënshtrimin dhe besimin e madh, dhe bukuri e madhe shkëlqyese në nënshtrim ndaj urdhrit të Gjykuesit të Drejtë.  “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (El-Haxhxh 37) Që do të thotë tek Ai arrinë bindja e juaj dhe ndjenja që është vendosur në zemrat tuaja nga frika ndaj Tij, nderimi i urdhrit dhe i ritualeve të Tij.

O ju besimtarë! O ju që therni Kurban! Nga Fik’hu, legjislacioni fetar, i rregullave të Kurbanit është therja e tij në kohën e përcaktuar për therje nga legjislacioni Islam. Nuk lejohet therja e Kurbanit para kohës së namazit të Bajramit, bazuar nga ajo që është transmetuar nga Bera’e  Ibn Azibi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë gjëja e parë me të cilën fillojmë  me të në ditën tonë të festës, Kurban Bajramit, është që të falim namazin dhe pastaj të kthehemi dhe të therim Kurbanin. Kush e vepron këtë ka praktikuar synetin, traditën tonë, e kush therën para namazit të Kurbanit ai është vetëm mish që e ka therur për familjen e tij dhe nuk ka diçka prej ritualit të Kurbanit për të.” Muttefikun Alejhi. Koha e therjes së Kurbanin mbaron me perëndimin e diellit të ditës së tretë nga ditët e Teshrikut,  bazuar në fjalën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Në të gjitha ditët e Teshrikut ka therje të Kurbanit.” Hadithin e ka sjellë Imam Ahmedi në Musnedin e tij.

LEXO  Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

Nuk lejohet Kurbani i kafshës me të meta, që ka të meta të dukshme, të qarta, bazuar në hadithin e  Bera’ Ibn Azibit, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Katër nuk lejohen tek sakrifica, Kurbani: E verbra, verbëria e të cilës është e dallueshme, e sëmura që është e dallueshme sëmundja e saj, e çala që dallohet mangësia e saj, që çalon, dhe kafsha e madhe e cila nuk mund të pastrohet, nga ligështia e saj.” Hadithin e ka sjellë Imam Ahmedin dhe njerëzit e Sunenit.

Me moshën e Kurbanit dhe sakrificës konsiderohet mosha e lejuar nga ana e legjislacionit Islam. Tek deveja është pesë vite, dy vjeçe tek lopa, një vit tek dhitë dhe gjysëm viti, gjashtë muaj, tek delet. Një kafshë e vogël bëhet Kurban për një njeri dhe antarët e familjes së tij, sikurse ka ardhur në hadithin e Ebi Ejubit, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Nga sunetet e therjes së Kurbanit është se ai që bën Kurban ta marri përsipër therjen vetë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka therur vetë dy desh të rritur dhe me brirë për Kurban. Ai i ka therur me dorën e tij, ka përmendur emrin e Allahut dhe ka Madhëruar Allahun. Nga suneti është që kasapi të mos paguhet me mishin e kurbanit, prej synetit është ai që bën Kurban të hajë një të tretën e tij, të dhurojë një të tretën dhe të japi sadaka një të tretën tjetër, bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ … hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.” (El-Haxhxh 36)

Zoti ju mëshiroftë! Bëni Kurban, Zoti e pranoftë Kurbanit tuaj, plotësoftë kërkesat dhe dëshirat tuaja. Ringjallni synetin, traditën e Madhërimit të Zotit. Madhëroni Zotin deri sa madhërimi juaj të arrijë lartësitë e qiellit. Madhëroni Zotin sepse Zoti juaj është Bujarë, e do lavdërimin dhe i përgjigjet lutjeve.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërimet janë vetëm për Zotin.

Popull i besimit! O ju Haxhinjë të nderuar! Kjo fe ka sjellë vlerat më të mëdha fisnike njerëzore dhe moralin fisnik, duke e udhëhequr botën drejt vlerave të lulëzuara dhe virtyteve fisnike vezulluese,  më e rëndësishmja nga të gjitha dhe më e larta prej tyre me dakortësi: Njësimi i Zotit të botëve, që është baza e thirrjes për të gjithë të dërguarit: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat 56) Kjo duke qenë i vërtetë në adhurim  për Zotin: “ Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” (Ez-Zumer 3) Dhe vlerësimi i sunetit të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) Sikurse dhe njohja e pozitës së sahabeve, Zoti qoftë i kënaqur me ta, më të mirët e këtij umeti, me zemrat më të virtytshme, me diturinë më të thellë dhe më pak të ngarkuar. Si dhe përmbajtja e metodologjisë së të parëve tanë të mirë, Selefëve, Zoti i mëshiroftë, dhe dijetarëve të fesë,  ruajtja e pozitës së tyre dhe respektimi i ixhtihadit, përpjekjeve të tyre, largimi i gjuhës nga rënia në prekjen e nderit të tyre,  shmangia e metodologjisë tekfiriste, konsiderimi i tjetrit mohues, imoralitetit, bidatit dhe çorientimit. Gjithashtu kujdesi ndaj ibadeteve, e nga më të rëndësishmet e tyre, namazi. “  Besëlidhja mes nesh dhe atyre është namazi, e kush e braktis atë ka mohuar.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, dhe e ka konsideruar hadith të mirë të saktë. Promovimi i vlerave të tolerancës, mesatares dhe drejtësisë. “ Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë…” (El-Bekare 143) Ruajtja e sigurisë, stabilitetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes, shmangia e luftërave, angazhimeve, konflikteve dhe shqetësimeve, dhe mbrojtja, e rajonit dhe botës nga efektet e tyre shkatërruese.

“Lufta nuk është gjë tjetër veç asaj që keni ditur dhe shijuar,  dhe nuk bëhet fjalë për  një bisedë të  ngurtë,

Kur do ta largoni, largojeni atë si dëmshme, dhe ajo dëmtohet nëse  e godisni dhe e digjni.” Popull musliman! Nga vlerat e mëdha dhe të mrekullueshme Islame është të kapuri pas unitetit fetar dhe kohezionit kombëtar. “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Imam Begaviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Allahu ka dërguar të gjithë profetët për të vendosur, ngritur fenë, harmoninë dhe bashkësinë, dhe për të braktisur ndarjen dhe mospajtimin.” Zoti ju ruajte! Bëni sa më shumë kujdes nga grupet partiake, nga organizatat terroriste, nga valët e dekadencës dhe të imoralitetit.

“E nëse zemrat familjarizohen me njëra-tjetrën, ato duhet të kuptojnë gjithçka që duan.

Dora e Zotit është me bashkësinë,  mëshirë,  për të cilën punuan baballarët për brezat e ardhshëm.”

Duke pasur parasysh sigurinë e dy xhamive të shenjta dhe Haxhit, duhet të shmangen parullat politike dhe thirrjet demagogjike. Përkushtimi ndaj bashkësisë dhe imamatit, udhëheqjes,  dhe dashuria për atdheun është ligjshmëri, natyrshmëri e Gjykatësit të Drejtë. Këtu vjen roli i mediave dhe i rrjeteve sociale në forcimin e kësaj lidhjeje të fortë, kohezive, duke i kushtuar vëmendje përmbajtjes së vlefshme mediatike, dhe të investuarit në mjetet e komunikimit në shërbim të fesë,  bashkimit të fjalës, unifikimit të rrallëve, rinovimit të ligjërimit fetarë, luftës ndaj fenomenit të “Islamofobisë”, reagimi ndaj dyshimeve të njerëzve të ateizmit, devijimit dhe gabimit.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërimet janë vetëm për Zotin.

O Haxhinjë të nderuar! Në këtë ditë të lumtur dhe të bekuar, do të shijoni nota gëzimi dhe kënaqësie, familjariteti dhe lumturie, vizita dhe gëzimi, shoqërimi dhe aktiviteti, e kjo nga mirësia dhe mëshira e Zotit ndaj jush. Por kjo nuk na bën të harrojmë fatkeqësinë e vëllezërve tanë të shtypur dhe gjendjen e të dashurve tanë të vuajtur në Palestinë dhe rrethinat e xhamisë së bekuar të Aksasë. Ata vuajnë rrethim dhe shkatërrim, shpërnguljen dhe vrasjet, tiraninë dhe abuzimin. Ankohemi vetëm se tek Zoti për pikëllimin tonë, Allahu është mbështetja jonë në atë që na ka goditur. Fatkeqësitë më të mëdha kanë rezultuar gjithmonë në arritjen e dëshirave dhe synimeve.  Vështirësitë e mëdha janë mesazh për shpresën më të ndritur, në dashtë Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm. “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139)

LEXO  Nuk ka përparim dhe zhvillim vetëm se me besim

O ju të dashurit tanë! Kapuni fort pas litarit të Zotit, Kuranit, tek i Plotëfuqishmi kërkoni ndihmë, që të triumfoni dhe të fitoni, përgëzoni dhe shpresoni: “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” (El-Bekare 214)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi, lavdërime  për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Zoti na begatoftë  të gjithëve në Librin e Tij, Kuran dhe në synet, dhe na bëftë dobi me atë që ata përmbajnë nga argumetat dhe urtësitë.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet, nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Ai është që e pranon pendesën.

Hutbeja e dytë

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Lavdërimet janë për Zotin, ka veçuar sezonin e Haxhit me më shumë adhurime dhe bindje. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, për Atë janë Emrat e Bukur dhe Cilësitë më Madhështore.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari me udhëzim, me argumentet e qarta dhe me rregullat e ndritura të Haxhit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të udhëzuar dhe të devotshëm, mbi tabi’inët dhe ata që i pasuan ata në vepra të mira duke shpresuar që të fitojnë me gradët e larta të Xheneteve. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Frikësojuni Allahut, Zotit tuaj, dhe shfrytëzoni këto kohë të nderuara dhe me vlera, mbushini ato me vepra të bekuara dhe të mira, që të keni sukses dhe të fitoni, dhe të arrini mirësi dhe begati.

Popull musliman! Nga vlerat e mëdha me të cilat ka ardhur legjislacioni ynë i pastër janë: Edukimi i shoqërisë me vlera dhe pastërti, dhe të theksuarit e rolit të familjes në edukim. O ju motra fisnike dhe pasuri të mbrojtura: Kapuni fort pas Hixhabit, mbulesës dhe modestisë. Për Zotin, tek Zoti ka shpërblim modestia dhe pastërtia. Bëni kujdes nga kanalet e dyshimta dhe të turpshme, ruajuni nga faqet e neveritshme të mediave sociale, të cilat rrënojnë dhe shkatërrojnë themelet e familjes dhe rrënojnë forcën strukturuese të vlerave. Dijeni se vetëdija e një gruaje është urtësia dhe maturia, që buron nga shtylla e legjislacionit të shenjtë dhe qëllimet e tij universale, nga rregullat e tij të respektuara dhe sublime, janë ato të cilat e udhëheqin varkën e saj për  në rrugën e vlerave dhe pastërtisë, dhe që vjen nga ftesa, thirrja,  për pastërti dhe dëlirësi duke vazhduar në të.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes!”(El-Ahzab 33)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Miqtë e të Gjithëmëshirshmit! Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Ju jeni sot në ditën e Sakrificës, Kurbanit, dita e dhjetë e Dhul Hixhes. Në këtë ditë që është më e mira, Haxhinjtë drejtohen për në Mina për të hedhur gurët e Akabasë, me shtatë guralecë  radhazi. E kur Haxhiu të mbarojë hedhjen e gurëve të Akabas, bën kurban dhuratën e tij nëse është mutemetian, bashkues i disa umreve,  ose karinën, i veçuar. E nëse nuk e ka të mundur për dhurim agjëron dhjetë ditë. Më pas, Haxhiu rruan kokën e tij, e me këtë ai fiton lejen e parë, të cilit i lejohet çdo gjë përveç gratë. Pastaj Haxhinjtë drejtohen për në Meke që të kryejnë Tavafin Ifada, i cili është kush nga kushtet e Haxhit, pa të cilin  nuk plotësohet Haxhi. “ Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.” (El-Haxhxh 29)

Pas Tavafit vrapojnë në mes Safas dhe Mervas nëse janë në umre të përgjithshme, ndërsa ata që janë të veçuar dhe të veçantë nuk ka për detyrë vetëm se një ritual. Ndërsa liria, lirimi nga ritualet, e dytë arrihet me tre çështje, që janë: “ Hedhja e gurëve të Akabas, rruajtja e kokës, ose shkurtimi i flokëve, dhe tavafi i Ifades.” Nëse Haxhiu i plotëson këto tre çështje atij i lejohet çdo gjë të cilat i kishte të ndaluara me Ihram, deri dhe gratë. E nëse kryen para kohe diçka ose vonon diçka prej tyre nuk ka problem  në dashtë Allahu, sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën e Kurbanit për çdo gjë që është pyetur nëse e kanë kryer para ose e kanë vonuar përveçse ka thënë: “ Bëje dhe nuk ka problem.”

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Madhërimi i Zotit është i madh, lavdërimet e Zotit janë të shumta, Madhërimi i Zotit është në mëngjes dhe në darkë.

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Nga detyrat e Haxhit është që të kaloni natë në Mina, duke pasuar kështu synetin e të përzgjedhurit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërsa ditën e nesërme, me lejen e Zotit, që është dita e njëmbëdhjetë e muajit të Dhul Hixhes, dita e parë nga ditët e bekuara të Teshrikut, për të cilat Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut).” (El-Bekare 203) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Ato janë ditët e Teshrikut.” Ndërsa  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ditët e Teshrikut janë ditë të të ngrënit dhe të pirit, dhe ditë të përmendjes së Allahut të Madhërishëm.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Besimtari duhet të jetë aktiv dhe produktiv - Meka 29.01.2021 

Zoti ju mëshiroftë, shtoni sa më shumë nga të përmendurit e Allahut dhe madhërimi i Tij në këtë ditë të bekuara, në zbatim të urdhrit të Zotit tuaj, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, në përputhje me synetin e të dërguarit tuaj, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe duke ndjekur gjurmët e të parëve tuaj të mirë, Selefëve, Zoti i mëshiroftë. Sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, në këto ditë të bekuara Madhëronin Allahun. Ndërsa Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, madhëronte Zotin në çadrën e tij në Mina, dhe njerëzit bienin Tekbir, Madhëronin Allahun me tekbirin e tij.

 Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili  ka thënë: “ Merrni nga unë ritualet tuaja.”, në këto ditë të bekuara; Hedhja e tre gurëve  pas mesditës, të renditura sipas madhësisë, të voglat, pastaj të mesmet, dhe pastaj të mëdhat, e që është Akabeja, secila prej tyre me shtatë guralecë radhazi, ai thoshte “Allahu Ekber”, Zoti është më i Madhi,  me secilin guralecë, të kaluarit e natës në Mina, që është detyrë nga detyrat e Haxhit. Haxhiut i lejohet që ta përshpejtojnë në dy ditë e para, sikurse ai mundet që ta vonë këtë për në ditën e tretë që është më e mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut.” (El-Bekare 203) Nëse Haxhiu dëshiron që të largohet nga Meka e ka për detyrë që të bëj tavafin e lamtumirë,  nisur nga hadithi i Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, që thotë: “ Ai ka urdhëruar njerëzit që të kalojnë kohën e fundit të tyre në Qabe, përveçse ai e lehtësoi këtë për femrat në menstruacione.”

“ U ndalën aty sikurse ata erdhën, dhe u strehuan tek Ai të Cilit i nënshtrohen shpirtrat dhe trupat,

Bënë tavaf  Qaben, e ajo është shpërblim për përpjekjet dhe me këtë plotësohet Ihrami.”

Allahun e Madhërishëm e lutim me Emrat e Tij të Bukur dhe me Cilësit e Tij të Larta që të pranojë nga Haxhinjtë Haxhin e tyre, ta bëj Haxhin e tyre Mebrur, të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera, gjynahet e tyre të falura, vërtetë Ai është Kujdestari më i Mirë dhe Bujari më i Madh.

Zoti ju mëshiroftë, zbatoni urdhrin e Zotit tuaj, në lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin e përzgjedhur dhe profetin e dalluar, për të cilin ju ka premtuar shpërblim dhe nder të madh, ku Allahu i Lartësuar ka thënë fjalë Bujare: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjarët e tij të pastër dhe të mirë, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tij të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, të gjithë shokët e tij, tabi’inët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit. Na jep sukses ne dhe të gjithë muslimanëve në çdo punë që është e pranuar dhe e vlerësuar nga Ti.

O Zot, o i Gjallë o i Përhershëm, o Krijuesi i qiejve dhe tokës, prano nga Haxhinjtë e  shtëpisë Tënde, Qabes, Haxhin e tyre, dhe jepu sukses atyre në bindjen dhe devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, o më i Madhi dhe më Bujari, lartëso Islamin dhe muslimanët, përmirëso marrëdhëniet në mes muslimanëve, furnizoi ata me udhëzim, devotshmëri, pastërti dhe pasuri, jepu sukses atyre në unitet dhe harmoni, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde ruaj ata nga të këqijat dhe gjynahet, udhëzoi ata në rrugën e paqes.  

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso, jepu sukses dhe ruaj udhëheqësit  dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, Selman Ibn Abul Aziz,  o Bujar, o Fuqiplotë, në drejtësi, devotshmëri dhe në ato vepra që të kënaqin Ty.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të fronit të tij, Muhamed Ibn Selmanit, o Gjykues i Drejtë, o Dhurues, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve. O Zot, jepu atyre të dy shpërblimet më të mira për atë që kanë ofruar për Haxhinjtë e shtëpisë Tënde të shenjtë, Qabes. Këtu i shprehim urimet tona të sinqerta, të mbushura me lutje dhe përshëndetje të sinqerta, pushtetarëve tanë të shquar, për suksesin dhe dallimin e arritur në sezonin e Haxhit,  dhe shërbimet e dalluara me të cilat janë bekuar Haxhilerët dhe mysafirët e të Gjithëmëshirshmit.  Falënderimi dhe lavdërimet qofshin për Zotin. Kështu që Zoti i shpërbleftë drejtuesit e çështjeve tona me shpërblimin më të mirë dhe më të bollshëm. O Zot, furnizoi ata me ndihmës dhe këshillues të mirë dhe të dobishëm, të cilët i orientojnë ata në të mirën dhe i ndihmojnë në të. O Zot, përfshiji ata me mirësi të bukura, zbukuroji me përshkrime bujare dhe bëhu ndihmës dhe përkrahës i tyre, mbështetës dhe ndihmës për ta, dhe bëji ata ndihmues të Islamit dhe të muslimanëve.

O Zot, na e bëj të vazhdueshëm sigurinë dhe stabilitetin në shtëpitë tona, xhevahirin e rajoneve dhe drejtimin e vendeve, dhe bëje atë të mbushur me mirësi dhe bekime, të mbrojtur nga të këqijat dhe fatkeqësitë.

O Zot, jepi sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të sundojnë sipas legjislacionit Tënd dhe të ndjekin sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe udhëzoi ata në rrugën e drejtë dhe të paqes.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, dhe atyre që janë të lidhur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë, forco shikimin dhe gjuajtjen e tyre. Jepu sukses atyre që punojnë në shërbim të dy xhamive të shenjta, dhe të atyre që synojnë vizitën në ato të dy xhami, dhe jepu atyre shpërblimet më të mira dhe të bollshme.

O Zot, ushtarët e Tu nuk do të mposhten dhe  premtimi Yt nuk do të thyhet. O Zot, ndihmo vëllezërit tanë të shtypur në çdo vend. O Zot, shpëto xhaminë e Aksasë nga sulmet e armiqve, dhe nga padrejtësia e sionistëve uzurpatorë. O Zot, bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit. O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë! O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në xhaminë e bekuar të Aksasë, në rrethinat e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe të shtypurit në çdo vend. O Zot, shkatërro armiqtë e tyre, shkatërro dhe përndajë fuqinë dhe forcën e tyre, bëji shembull për ata që marrin mësim. 

O Zot, jepi këtij populli çështje të drejtë, në të cilën të nderohen ata që të binden dhe të udhëzohen ata që të kundërshtojnë Ty, që të urdhërohet në të për të mirën dhe të ndalohet e keqja, o Dëgjues i lutjeve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

O Zot, na bëj Bajramin tonë të gëzuar, jetën tonë të begatë, veprat tona të mira dhe të drejta, na mundëso shumë vite të tjera dhe kohë të  gjata duke qenë mirë me shëndet dhe me jetë të lumtur. O Zot, na e mundëso Bajramin ne, kujdestarëve të çështjeve tona, vendit tonë dhe muslimanëve me të mira, siguri dhe me begati,  me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“O, Njohësi i të fshehtave, o Krijues i bërthamës, o Ti që në dorën Tënde gjithësinë, e sundon dhe nënshtron,

Erdhëm, bëmë sakrificën, Kurbanin, zemrat tona u mbushën me brengën e erës së fortë që shtynë,

Tu lutëm dhe u kthyem për tek Tij, na ruaj nga zjarri dhe na mëshiro sepse mëshira Jote është shumë e gjërë.”

O Zoti i botëve!

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Madhërimi i Zotit është i madh, lavdërimet e Zotit janë të shumta, Madhërimi i Zotit është në mëngjes dhe në darkë.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit.” (Saffat 180-181)

E lutja jonë e fundit, të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

Afrim Smakaj 

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1959009017873886

Post Author: endrit