Qëndrueshmëri në kohë sprovash

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    05-02-1446 H    09-08-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema Qëndrueshmëri në kohë sprovash

Lavdërimet janë për Zotin; “ Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (El-Enfal 25)

Lavdërimet janë për Zotin; “Ata edhe më parë përpiqeshin të të nxirrnin ngatërresa dhe t’i pështjellonin punët e tua, deri sa erdhi e Vërteta (fitorja) dhe u tregua e qartë feja e Allahut, gjë që ata e urrenin.” (Et-Teube 48)

Lavdërimet janë për Zotin; “… sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.” (Et-Tube 47)

Lavdërimet janë për Zotin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Sprovat, fitnet lidhen me zemrat dhe lënë gjurmë në to, ashtu siç lë gjurmë rrogozi vija-vija kur fle me fytyrë mbi të. Çdo zemër që i fut brenda plotësisht dhe i pi ato (sprovat) shënohet në të një njollë e zezë dhe çdo zemër që i kthen mbrapsht ato, shënohet në të një pikë e bardhë. Derisa sa zemrat të bëhet e bardhë si Safa, të cilën nuk e dëmtojnë sprovat sa të ekzistojnë qiejt dhe toka.”

O Zot, Jakubi u ankua tek Ti dhe e shpëtove nga trishtimi i tij, ja ktheve shikimin dhe e bashkove përsëri me djalin e tij. Ankohemi tek Ti për trishtimin e popullit tonë në Gaza, dhe të lutemi, që të shndërrosh trishtimin e tyre në gëzim dhe frikën e tyre në siguri!

O Zot, Nuhu të thirri më herët dhe e shpëtove nga shqetësimi dhe ankthi i tij. Zoti ynë, të lutemi të shpëtosh të shtypurit në Gaza nga plagët, dhimbjet dhe ankthi në të cilin ndodhen.

Zoti ynë, Junusi tu lut dhe të thirri e Ti e shpëtove nga pikëllimi i tij. O Zot, largo dhimbjen dhe shqetësimin e fëmijëve dhe grave tona në Gaza. O Zot, Ti e di se çfarë i ndodhi Ibrahimit, dhe Ti e shpëtove nga zjarri i armikut të tij. O Zot, mbro popullin tonë në Gaza. O Zot, mundësoju atyre ushqim të jenë larg nga uria dhe siguroi nga frika.

Zoti ynë, robërit tua qëndrojnë para portës Tënde, banorët e Bejtul Makdis, Kudsit, janë pranë portën Tënde duke tu lutur, të shtypurit dhe të dobëtit qëndrojnë pranë Teje, të lutemi të na mëshirosh me mëshirë që është e denjë për Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, hapi gjokset e njerëzve të Tij të dashur për të vërtetën dhe udhëzimin, si dhe  vulosi, bllokoi zemrat e disa njerëzve që të mos e kuptonin kurrë të vërtetën. “Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.” (El-Kehf 17)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Parfumi i zemrave dhe ilaçi i tyre, shpëtimi dhe shërimi i trupave të njerëzve, drita e syve dhe shkëlqimi i tyre.

“ O Zot, bekoje, mbroje të zgjedhurin nga dëmet, të gjithë profetët dhe të dërguarit që janë përmendur,

O Zot, bekoje udhëzuesin dhe familjen e tij, dhe shokët e tij që përhapën bazat e fesë.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpalli lëvizjen e tij për në Tebuk, me qellim që të ndalojë përparimin e bizantinëve, duke pasur qëllim me këtë Bejtul Makdis, Kudsin,  përgatitje për të vërtetuar të qenit e këtij qyteti Islam. E kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpalli këtë lëvizje, filloi sprova, grindja  dhe testimi. Për gjatë gjithë historisë sa herë që është përmendur toka e Israsë dhe Miraxhit, është shfaqur grindja dhe shqyrtimi. Me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u pajtuar, për udhëtim, tridhjetë mijë nga sahabet, shokët e tij, për një udhëtim një mujorë. Ndërsa ta të cilët u tunduan nga hipokritët dhe dekurajuesit, pesimistët, filluan të justifikoheshin dhe të kërkonin falje. “ …në mënyrë që Allahu të dallojë ata që thonë të vërtetën nga ata që gënjejnë.” (El ‘Ankebut 3)

LEXO  Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson

Fitneja, sprova e daljes me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në temperaturën e shkretëtirës dhe në vështirësinë e udhëtimit, lënia e pasurisë dhe vendit, testuan dhe i bënë të dështojnë në provim: “Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë.” (Et-Teube 49) Sprova e dëshirave, parave dhe kënaqësive është arma e joshjes dhe e mashtrimit nga perëndimi. “Ja, ata ranë pikërisht në sprovë.” (Et-Teube 49) Ndërsa bartësin e parimeve dhe i mesazhit nuk e mashtrojnë sprovat financiare,  dhe nuk e mashtrojnë as dëshirat dhe as  tekat. Sikurse atë nuk e mashtrojnë as pozitat, as gradët dhe as medaljet. O Suraka, merr njëqind deve shpërblim dhe na sjell lajm rreth Muhamedit dhe shokut të tij. Njeriu, Suraka, qëndroi i palëkundur e Allahu hapi gjoksin e tij për besim, krenaria e tij e pengoi që të gënjente, të shpifte për Muhamedin, ndërsa  bylyzykët e Kisras ishin dhurata e tij. Ndërsa ata që shpifën dhe tradhtuan umetin e Muhamedit në cilin nivel nga zjarri i Xhehenemit do të jetë vendi i tyre?! “ Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit…” (En-Nisa’ 149) Ibn Tejmijetu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kur të ndodhin sprovat të mençurit nuk do të jenë në gjendje t’i zmbrapsin budallenjtë dhe askush nuk do të jetë i sigurt nga ndotja prej tyre, përveç atyre që Zoti i ka nën  mbrojtjen e Tij.”

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe ruhuni nga rënia në fitne, sprova.

Hudhejfetu Ibn Jemani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ruajuni nga fitnet, sprovat, askush nuk do shpëtojë të preket prej saj,  sepse, betohem në Allahun se çdo kush që do të preket prej saj, ajo do ta shkatërrojë atë sikur shkatërron uji rërën.” Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të jetë fitne, sprovë e shurdhër, memece dhe e verbër, gjuha në të do të jetë sikur goditja e shpatës. Shpëtimi prej saj arrihet përmes qëndrueshmërisë në të vërtetën.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka arritur në Tebuk me mungesë ushqimi dhe kafshë të udhëtimit. Ata ishin jashtëzakonisht të uritur dhe të etur,  por pa bërë kompromis mbi parimet dhe doktrinën, besimin. Allahu zbriti tmerrin dhe frikën në zemrat e armiqve të tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më janë dhënë pesë gjëra të cilat nuk i janë dhënë dikujt tjetër para meje, dhe u ndihmova me tmerrin në zemrat e armikut gjatë një udhëtimi një mujorë.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, qëndroi në Tebuk pesëmbëdhjetë ditë, duke qëndruar pranë kufijve të Levantit, Shamit, dhe të gjitha fiset që ishin për rreth tij ja dhanë besën, e pranuan. E pas kalimit të vështirësisë dhe Allahu i dha fitore Muhamedit me shokëve të tij përmes tmerrin në zemrat e armikut pa luftuar fare, filloi udhëtimi i kthimit të tij për në Medine. Ku janë që hoqën dorë, u tërhoqën?!

Karakteristikë e atyre që janë të prirur:  “Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz frikacakë (për të treguar si janë në të vërtetë).” (Et-Teube 56) Betohen në Zotin se ata janë me ju, vuajnë dhimbjen tuaj dhe tradhtojnë anët tuaj, por ata janë njerëz që gënjejnë. Kjo është shenja e tyre, e nëse i japin ëmbëlsi gjuhës, do ikin nga gjaku juaj sikurse ikën dhelpra.  Vërtetë ata kanë rënë pre e sprovës së pasurisë, sepse në sprova ka përfitim pasurie. “ O Ebu Dherr, si është puna jote ndërkohë që infeksioni i prekën njerëzit?” Kam thënë; “  Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Duhet të jesh i dëlirë, i pastër.” Shumë njerëz kanë rënë pre e joshjes së pasurisë në ngjarjet e fundit. Në të vërtetë, shumë njerëz kanë rënë pre e sprovës, tundimit të pasurisë, shumë njerëz kanë  rënë pre e sprovës, tundimit të pozitave dhe shumë njerëz kanë rënë pre e sprovës, tundimit të prestigjit dhe pushtetit.

LEXO  Arsyet për qëndrueshmëri të zemrave

Nga karakteristikat e atyre të heshturve dhe plogështve janë; “Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar.” (Et-Teube 50) Karakteristikë e tyre është gëzimi për pikëllimin e besimtarëve. “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje?  Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.” (En-Nisa’ 88)

Ata kanë dështuar dhe qëllimet e tyre janë bërë të dukshme. Nuk ka asnjë dobi që të ngjyrosësh fjalët dhe të dezinformosh në media. Në kohë fitnesh, sprovash, besimtari ka qëndrim të qartë dhe të prerë; Ose pasim i besimit dhe pasuesve e tij, ose pasim i njerëzve të mosbesimit dhe atyre që janë të lidhur përreth tij.  “Ja, ata ranë pikërisht në sprovë.”

Ndërsa sa u përket dëgjuesve, të cilët bartin lajme të rreme, për frikësim, dekurajim dhe propagandë zhgënjimi, ata nuk kanë asnjë efekt. Por ruajuni prej tyre.

Prej fitneve, sprovave, është sprova e të kuptuarit të prishur, sprova e lajmeve të rreme dhe sprova e qëllimeve dhe synimeve të prishura.  Ato janë sprova të dhimbshme dhe pasojat e tyre janë shkatërrimtare për njerëzit e dëshirave. Sepse ai që shkon pas dëshirave e ka tunduar, sprovuar  dëshira e tij, ndërsa ai që shkon pas kësaj bote e ka verbuar jeta e kësaj bote, interesat e saj, kësaj bote, dhe e ka mashtruar atë  shejtanit. “Ja, ata ranë pikërisht në sprovë.” (Et-Teube 49)

Për çdo zemër që ka pirë, provuar sprovën, iu përgjigj dhe u përzije me të, në zemrën e tij është vendosur një pikë e errët, dhe çdo zemër që e kundërshton sprovën dhe nuk i përgjigjet asaj, Zoti ia shtoftë qëndrueshmërinë e saj, zemrës. E ku ka qëndrueshmëri sikur qëndrueshmëria e popullit të lidhur dhe të vendosur në këtë vend?! “Do të vazhdoj një grup nga umeti im t’i përmbahet të vërtetës hapur deri në ditën e Kijametit.” Nuk ka shpëtim, ikje, nga fitnet, sprovat përveçse duke u kthyer tek Allahu i Madhërishëm. “Njihe Allahun në kohë bollëku dhe rehatie, që Ai të jetë pranë teje në vështirësi.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nxitoni me vepra të mira.” Në vepra të mira, e nga të parat e tyre të kapurit pas librit të Allahut, Kuran, dhe synet. Nga veprat e mira fisnike janë lidhja dhe të shpeshtuarit e udhëtimit për në xhaminë e bekuar të Aksasë, para se të përhapen fitnet, sprovat.

Duhet të theksohet se çdo kufizim për në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe ata që vijnë në të, si dhe kufizimet për imamët, predikuesit, punëtorët dhe administratorët, provokon tension dhe mbingarkesë.  Njerëzit racionalë duhet të frenojnë këdo që është i pamatur ndaj shenjtërisë së xhamisë së  Aksasë.

O ju muslimanë! Paraprijini me vepra të mira disa fitneve, sprovave, të cilat janë  si shtresat e një nate të errët. Fitne në të cilat, njeriu gdhihet besimtar dhe ngryset mohues, ose ngryset besimtar dhe gdhihet mohues, e shet fenë e tij për një plaçkë të kësaj dunjaje, bote. Ndërsa  sinqeriteti në vepra është mbrojtje nga fitnet, sprovat. “Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.” (Jusuf  24)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përpiloi politikën e përgjithshme për trajtimin e politeistëve në Gadishullin Arabik, pas kthimit të tij nga Tebuku, në vitin e nëntë Hixhri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke këshilluar umetin e tij në Haxhin e Lamtumirës, ka thënë: “ Gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta (ndaluara të nëpërkëmben), sikur shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji dhe këtij vendi.”

LEXO  Mësime dhe dobi nga Hixhreti dhe Ashura

Prandaj, o ju muslimanë! Dështimi për të ndihmuar vëllezërit tuaj të shtypur është i ndaluar për ju! O  muslimanë: Sundimtarë dhe të sunduar, dështimi  për të ndihmuar të shtypurit dhe të shpërngulurit në Gaza është e ndaluar për ju, ashtu sikur shenjtëria e shtëpisë së shenjtë të Zotit,  Qabes, në muajin dhe në vendin e shenjtë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde prej sprovave, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

O Zot, të lutemi të na mundësosh të bëjmë vepra të mira, të braktisim veprat e këqija dhe të duam të varfrit. Të lutemi, o Zot, që të na falësh dhe të na mëshirosh, e nëse dëshiron që të sprovosh ndonjë popull, na merr nga kjo botë për tek Ti, pa u poshtëruar dhe pa u sprovuar.  

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I lumtur është ai që u shmanget fitneve, sprovave dhe ai që kur sprovohet bën durim në to.” Durim të mirë, Zoti është që Ndihmon për atë që ju përshkruani. Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbe të dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Ai është shëruesi i zemrave të thyera, lehtësuesi i çdo vështirësie dhe Ai që ju përgjigjet thirrjeve të nevojtarëve.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, poseduesi i fatit të madh dhe moralit të lartë. O Zot, fale zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme për  madhështinë  e Zotit, lutje të shumta dhe të mëdha sa Madhështia e Zotit të Lartësuar. 

Mundësia e artë që shoqëroi sprovat në kohën e profecisë qëndronte në atë se shpallja ishte ende në mesin e tyre.  Muslimanëve ju bashkuan njerëz që u goditën nga pendimi, të cilët iu drejtuan Zotit dhe Ai ua pranoi pendimin dhe zbriti për ata ajete Kuranore që tregon për pranimin e pendesës së tyre. Por kush do që sot ndërgjegjen e tij e ka të përzier  me gjakun e vëllezërve të tij besimtarë, dhe ka tradhtuar kombin, vendin dhe familjen e tij, atë do ta refuzojë populli i tij dhe llogaria e tij do të jetë tek Zoti.

O Zot, njerëzit dhe fëmijët tanë janë në Duart e Sundimit dhe Drejtësisë Tënde, e Ti je Sunduesi  më i Drejtë. Vërtetë Zoti e godet umetin me sprova dhe fatkeqësi në varësi të gjynaheve që kanë bërë, e nuk ka gjynah më të madh se braktisja e ligjit të Zotit në tokë.  E çfarë mund të themi në lidhje me gjendjen e umetit  sot pas një shekulli, që e ka goditur poshtërimi dhe që pengon ligjin e Zotit në tokë!? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Një dënim që zbatohet për njerëzit në tokë është më i mirë për njerëzit e tokës sesa të bjerë shi tek ata për dyzet mëngjese.”

Qëllimet më të larta të legjislacionit Islam janë ruajtja e fesë dhe mbrojtja e të drejtave të muslimanëve.

O Zot, na mundëso kthim të mirë tek Ti. O Zot, bashka fjalën e muslimanëve, o Zot unifiko rrallët e tyre. O Zot, na mundëso ne dhe të gjithë muslimanëve rrugëzgjidhje nga çdo shqetësim, lehtësim nga çdo vështirësi dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë në Gaza dhe në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh për ata ndihmë dhe mbështetje, ngushëllues dhe shpërblyes i tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbjet e sprovave. O Zot, mëshiro dëshmorët tanë,  shpëto të plagosurit tanë dhe shëro të sëmurët tanë.

O Zot, ruaj të pastrehët, o Zoti i botëve. O Zot, mundësoju ushqim, mbroji nga uria, dhe jepu siguri, mbroji nga frika. O Zot, mbro xhaminë e Aksasë nga duart e keqbërësve, nga sulmet e armiqve dhe pa besimtarëve, nga pisllëku i mohimit dhe mohuesve, dhe bëje atë të mbushur me Islam dhe muslimanë. O Zot, mundëso lirinë e të burgosurve tanë, largo vështirësitë nga të burgosurit dhe ktheji ata tek ne shëndosh e mirë.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira  për ne zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me sahabet dhe tabiinët. O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne dijetarëve tanë, mësuesve tanë dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1189465805536491

Post Author: endrit