Lavdërimet janë për Zotin, pa Caktimin e Tij nuk ndodhën asnjëgjë, nuk ka fatkeqsi që mund të bjeri pa Vullnetin e Tij, nuk kemi kthim tjetër vetëm se tek Ai. Nuk ka lehtësim vetëm se me besim në momentin e fundit, ditën e gjykimit, dhe se nuk ka dobi vetëm se në atë që Ai ka caktuar, vetëm i Tij është vendimi dhe tek Ai do të kthehemi.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij, largues i shqetësimeve dhe fatkeqsive, Ai që di të fshehtat, rrotullues i zemrave, poseduesi i Mirësive, Fisnikrisë dhe Bujarisë mbi çdo të lindur dhe ekzistues. O Zot na jep siguri dhe na ruaj nga situata e kësaj botë, nga dëshmia e përjetësisë dhe nga momentet e vështira, telashet e botës tjetër. Na ruaj nga fatkeqsitë e netëve dhe ditëve, me vërtetë Ti je posedues i fuqisë dhe mund të bësh çdo gjë.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, Allahu i Madhërueshëm e ka nderuar duke e bëtë nga pasuesit e Ademit, nga gjaku i të dashurit të Zotit Ibrahimit, nga fuqija e Musait, nga mirësia e Jakubit, bukuria e Jusufit, nga durimi i Ejubit, të qarit e Daudit, nga pushteti i Sulejmanit, dhe nga butësia e Isait. O Zot nda ndero me ndërmjertsimin e tij, na mundëso të banojmë në fqinjësinë, pranë tij, në xhenet, dhe na e jep mundësinë të pimë ujë nga ena, lumi i tij në xhenet, o Zoti i Botrave. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të nderuar, dhe të gjithë shokët e tij të pastër, nga Muhaxhirinët dhe Ensarët. Na ndero me bujarinë e tij o Zoti i Botrave.
Në vijim
Me të vërtetë fjala më e vërtëtë është libri i Allahut të Madhërishëm, Kurani, dhe fjala më e pasuar është fjala e vërtetë. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarve të Zotit. Ndërsa verbëria më e madhe është humbja, devijimi pas udhëzimit, dhe pendesa më e keqe është të penduarit në ditën e Kijametit. Nga gabimet më të rënda është gjuha e pakontrolluar, krenaria në mohim dhe mburrja me të janë thëngjijtë e zjarrit të xhehenemit.
“Sharja, ofendimi i besimtarit është shthurje, dalje nga rruga e Zotit, ndërsa vrasja e tij, besimtarit është Kufër, mohim i Zotit.” Të ngrënit e mishit të tij është kundërshti e Zotit, të tradhtuarit e tij është prej shthurjeve të njeriut. Devotshmëria është baza e sekreteve, dhe arma e njerëzve të pastër.
Adhurues të Zotit! Jetojmë në kohë sprovash, fatkeqsishë, vrasje dhe të kaluarit e kufinjëve njerzorë. Situata vështirsohet ditë pas dite. Sprovat janë disa llojesh. Mund të jetë shtyrje e ndëshkimit për atë që ka ndodhur, zbritur, sikurëse ka ndodhur me të ndershmi Jusuf, paqja e Zotit qoftë mbi të. Mund të jetë provë sikurëse ka zbritur dhe ka ndodhur me Ejubin. Mund të jetë nderim me qëllim që të afrohet njeriu sa më shumë me Zotin, sikurëse ishte dhe nderimi ndaj Jahjas, paqja e Zotit qoftë mbi të. Ai i cili nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë gabim, por përsëri përfundoi i therur, e vranë. E shikojmë se si është situata e krimeve të cilat kryhen sot, qofshin këto në vendet tona apo në vende të tjera. Keni dëgjuar për krimet e vrasjeve dhe të keqtrajtime të tjera siç është këputja e duarve apo nxjerrja e syve e të tjera si këto tortura. Është detyrë e njerëzve përgjegjës që të përhapin paqe dhe siguri në mes njerëzve në vend të frikës, tmerrit, nënshtrimit dhe padrejtësisë.
Është e ndaluar siç dihet vrasja e një kafshe me pa të drejtë, dhe ndëshkohet për këtë, e si mund të jetë me vrasjen e njeriut?! Si mund të jetë çështja me vrasjen e Muslimanit?! Si mund të jetë me vrasjen e një njeriu të mirë dhe të devotshëm?! Si mund të jetë çështja me vrasjen e atyre që urdhërojnë për drejtësi në mes njerëzve?! Si mund të jetë çështja me nënën dhe shpirti i sajtë, kur i vriten fëmijët para syve të sajtë?! Prandaj o ti nënë frikësoju Zotit dhe ngushëlloju me Fuqinë e Tij, dhe dije se banorët e tokës vdesin dhe ndërrojnë jetë, dhe banorët e qiellit nuk qëndrojnë përgjithmonë, çdo gjë do të zhduket e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, Ai që ka krijuar krijesat me Fuqinë e Tij, dhe do ti vdesi ata me Pushtetin dhe Forcën e Tij. “Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).” (Er-Ra’d 38) Urime për atë që ka bër durim në vrasjen e të dashurve të tij, duke dëshiruar dhe kërkuar kënaqsinë e Zotit. A nuk bënë durim Ejubi, Jakubi dhe i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ata?! A nuk bëri durim ai kur humbi Xhaferin dhe Hamzain, dhe kur humbi djemt dhe vajzat e tij, duke na mësuar që të jemi durimtarë?! Pushtuesi ka hyrë në tokën dhe shtëpitë tona duke marrë pronat tona dhe vrarë fëmijët tanë, ka mposhtur fuqinë tonë, burgosur vëllezërit tanë dhe na ka larguar nga vendi ynë, dhe ka përhapur të keqen në mesin tonë.
Sot jetojmë në një veshtirsi të madhe për shkak të epidemisë që quhet Korona, dhe në kushte të rënda e në veçanti në Bejtul Mak’dis, Kud’s. Qyteti, Bejtul Mak’dis është përmadhuar, ka nevojë për njerëzit e tij. Xhamia jonë e Aksasë ndien mungesën e namazfalësve, atyre që përkulen në ruku dhe bien në sexhde për Zotin në këtë xhami. Dyqanet në qytet janë të mbyllura, lëvizja është ndërprerë. Rrugëzgjidhja dhe dalja nga kjo gjendje është vetëm nga Allahu i Madhërishëm. Shkelje dhe mos zbatim të rregullave ka aty këtu, por se nuk ka shpëtues tjetër veç Zotit.
Shqetësimet tona janë të shumëta në këtë kohë të panjohur dhe të vështirë. Shqetësimi, ankthi shkatërron trupin, vështirson jetën dhe afron exhelin.
Nëse dëshironi shpëtim nga të gjitha këto dorëzoni çështjet tuaja tek Allahu dhe mbështetuni tek Ai, sepse Ai është Falës Mëshirues. “Islami ka filluar i huaj, me pak njerëz, dhe do të kthehet si ka filluar. Urime për të huajt, të paktit e umetit tim.” Njerëzit që përballen me sprova më të mëdha janë Profetët e Zotit, pastaj ndjekësit e tyre dhe shembulli i tyre. Njeriu sprovohet në varësi të besimit të tij, nëse është i lidhur fort në fenë e tij, sprova është më e madhe. E nëse është ma pak i vendosur dhe i lidhur me fenë e tij, i dobët në besim, sprovohet në varësi të besimit të tij. Sprova nuk largohet nga njeriu sa kohë ai është i gjallë dhe ecën mbi tokë dhe ai është krijesë gjynahqare.
Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të forcojmë fenë tonë, dhe të kujdesemi ndaj të shenjtave të muslimanëve në kohë të mira dhe në kohë qetësije. Po sot, kur jan përzier çështjet përmbysur situatat, sulmohet femra dhe ndodhin abuzime me të? Jemi mbytur në borxhe dhe na ja lidhur qafët tona me litar. A nuk është kjo çfarë shikojmë sot?!
Nëse ka seriozitet dhe vendosmëri nuk ka më afër se rrugëzgjidhje nga ajo që na ngushton dhe shqetëson. Njerëzit sot janë larguar nga vendet e tyre, janë përçarë në fenë e tyre, janë dobësuar në vërtetësinë e besimit të tyre nga tmerri i cili i ka mbuluar, nga frika që i ka pushtuar. Në mesin e tyre janë fëmijë të vegjël, femrave të dobëta, dhe të moshuar të cilët koha i ka munduar. Sikurse ka të rinjë tek të cilët ka hyrë shqetësimi dhe preokupimi në brendësinë e tyre. Ata janë shenjestra në çdo rast, dhe plaçkë për çdo dorë.
Ku janë njerëzit e fesë, dijes dhe njerëzit që kanë përgjegjësi? Minberet janë lënë bosh nga njerëzit e tyre, Mihrabet kan ngelur vetëm në mungesë të njerëzve të tyre, jan këputur frerër nga ata që duhet ti mbajnë. Na ka pushtuar shthurja dhe mungesa e moralit, është përhapur e keqja, shkatërrimi dhe thashethemi.
Vërtetë idjotësia më e madhe dhe humbja më e madhe është veprimi i atij populli që braktisën atë me të cilën ka ardhur i dërguari i tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe duke marrë nga popuj veç umetit të tyre. Ka humbur zgjuarsia e tyre, kan humbur rrugën, dhe ata pretendojnë se janë në të drejtën. Hyjnë në çështje që janë të vështira, ku si udhëheqës është shejtani i tyre.
Këtyre njerëzve ju themi: Flisni me fjalët e njerëzve të ndershëm dhe besnikë, vrisni fëmijët e të dërguarve, vrisni ata që kundërshtojnë tiranët, dhe përhapni sundimin e mizorëve, gjykoni në popull me vendimet e njerëzve shkatrrimtarë, sekuestroni pasuri dhe e jepni atë në vendin jo të duhur, në dorë të atyre që e keqpërdorin dhe e shpërdorojnë. Mjerë për ju në ditën kur do të takoni Zotin tuaj, dhe ju do të mbarnti shënimet, gjynahet tuaja pas shpinës tuaj. E nga gjynahet tuaja janë dhe thirrjet tuaja kundërshtuese nga padija. O ti që je kundërshtues ndaj nesh, dije se kundërshtija do të jetë nga ne, në ditën kur do të paraqesim çdo gjë që ke kundërshtuar. Njerëz që kanë kundërshtuar me pa dije dhe pa kuptim, kan gabuar në mendimin ndaj nesh, sa mirë ata që kan menduar mirë për ne.
“E nëse tradhtojnë ne nuk tradhtojmë,
e nëse kthehen ne do të kthehemi.
E nëse ata mendojnë se janë të pasur, nuk kan nevojë për ne,
dijeni se ne jemi të pasur dhe nuk kemi nevojë për ta.” Poezi
Adhurues të Zotit! Nuk kemi ndihmues tjetër veç Allahut. Ne sot nuk duhet të largohemi nga të shenjtat tona, nuk kemi ndihmues të fesë tonë, nuk kemi mbrojtës për pasuritë tona, nuk kemi largues të fatkeqsisë tonë, dhe nuk kemi dikë që shqetësohet për problemet tona, veç Allahut.
Adhurues të Zotit! Tek Allahu të mbështetemi në këtë kohë, në të cilën është përhapur shthurja dhe e keqja, s’ka qetësi dhe siguri, ku të burgosurit tanë po thuajse janë braktisur dhe harruar. Sa kërkojnë ndihmën tonë të pamundurit të cilët tashmë janë robër dhe të vrarë?! Për çfarë burgoset njeriu?! O ti drejtues, ti je koha, nëse përmirsohesh ti përmirsohet dhe koha, e nëse shkatërrohesh, shthuresh, me ty shkatërrohet dhe koha. Kush merr nën kujdes diçka nga populli i tij dhe kujdeset mirë, siç duhet, për të, ai do të jetë i vlersuar në zemrat e tyre, popullit. Nëse shtrinë dorën e tij të ndihmës në të mirë ai do të ketë dashurinë e popullit të tij. Nëse mundohet që të rregullojë situatën dhe gjendjen e tyre, Allahu i Madhërishëm ja rregullon çështjet e tij. Nëse ai ndihmon të dobët nga populli i tij, Allahu i Madhërishëm ja forcon pushtetin e tij. Nëse përmirson popullit të tij, Allahu i Madhërishëm ja shtoj jetën e tij.
Kush e shton padrejtësinë dhe tiraninë e tij, i afrohet ndëshkimi dhe shkatërrimi i tij.
Adhurues të Zotit! Çdo gjë ankth, shqetësim është drejt përfundimit, dhe çdo mirësi është drejt lëvizjes, trasferohet. Kujt i shtohen shqetësimet, i shtohet vlera.
O ti musliman, mos beso në një vend që shkëlqimi i tij është drejtë përfundimit, mos u mbështet tek një mirësi sepse ajo është mysafire dhe kalimtare. Kjo botë nuk e ngopën të eturin dhe nuk ja vlen të ndiqet, shoqërohet.
Nëse kujdestarët dëshirojnë që ti japin fund padrejtësive le të ta braktisin ata vetë padrejtësitë. Nuk do të ketë ndonjë të padrejtë që nuk do të gjykohet, largohet nga padretësitë e tij.
Kush dëshiron për veten e tij që Allahu i Madhërishëm ti përgjigjet në momente të vështira, le të shtojë sa më shumë lutjet kur është në rehati.
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e dytë.
Lavdërimet janë për Zotit më i Miri Dhurues dhe Furnizues, Ai është mbrojtësi i mjaftueshëm nga fitnet dhe fatkeqsitë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka veçuar me suksesin e Tij atë që Ai ka zgjedhur. Dëshmojmë se zotërija ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me sahabet, shokët e tij të nderuar, ndaj udhëheqësve të njohur. Të lutemi o Zot të jesh i kënaqur dhe ndaj nesh sëbashku me ata, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues. O Zot largo bllokadën nga vëllezërit tanë në Gaza.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Pavarësisht të gjitha gjërave që ndodhin sot, duhet me patjetër që të kujdesemi për fenë tonë, vendet tona të shenjta, dhe për tokën tonë, dhe për moralin tonë të cilin na e ka mësuar, trashëguar i dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ne jemi umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që jemi quajtur në Teurat, “Elita, apo grupi i Mëshirshëm” dhe jemi quajtur në Inxhil “ Njerëzit e drejtë, mençur dhe të devotshëm.” Sikur ne jemi në krahët e të dërguarve, morali ynë është i lartë, mardhënijet dhe sjelljet tona janë të rregullta dhe të mëshirshme. Njerëz të premtimit dhe mbajtjes së tij. A nuk jemi ne populli dëshmitarë para të gjithë popujve të tjerë në ditën e Kijametit?! Umeti do vazhdojë të jetë në gjendje të mirë për sa kohë nderon të mëdhenjt e tij, rrespekton dijetarët e tij, përmbushën amanetin, ndihmon të dobëtit. E nëse bën diçka ndryshe nga kjo, ka krijuar boshllëk për armikun e tij, kështu ata nuk ndihmohen, nuk triumfojnë dhe largohen, shtohet varfërija dhe nuk përkrahen, nuk dëgjojnë dhe shpërndahen, urrehen mes njëri- tjetrit dhe nuk duhen. Përhapet mendjemadhsia dhe nuk mëshirojnë njëri-tjetrin. Nëse Allahu i do një popullit të keqen, shton tek ata padijen dhe injorancën, dhe pakëson tek ata njerëzit e ditur, fukehatë. Nëse flet i padituri, gjen mbështetës, e nëse flet i dituri shuhet zëri i tij, nuk dëgjohet.
Qëndro në shtëpi sepse këto janë efektet e tyre,
të dashurit qajnë dhe thyejn zemrat me denesë.
Sa janë interesuar për familjen e tyre, për të ditur gjendjen,
mëshirën dhe dhimbshurinë e tyre?
Më dha përgjigje duke më thënë lëre dashurinë,
ndjenjat, në formën e sajtë,
dhe u largova nga ajo duke e çmua atë takim me të.
O të dashurit e mi! Pjesë të Kud’si, xhamia e Aksasë, Kupola e Verdhë, dhe të tjera vendfalje në përballen dhe ankohen për padrejtësitë e tiranëve. Por se kujtoni gjithmonë se rrugëdalja është afër, do të largohet, përfundojë vështirsia dhe do të kthehet shpresa tek ky popull. Sa do e fortë të jetë errësira me patjetër do të zbardhi mëngjesi duke bartur me vete përfundimin dhe shpëtimin. Nëse vështirsia do të depërtojë në brendësi, në palcë, atje do të depërtojë dhe lehtësimi derisa ta largojë atë, të vështirën. I varfëri nuk pret tjetër vetëm se lehtësimin, i sprovuari pret vetëm shpëtimin nga sprova, dhe durimitari vetëm se ndihmën dhe triumfin ndaj armiqve.
“S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, fjalë që mbyllën me të 99 porta të telasheve dhe fatkeqsive.
O bijtë e shqetësimeve, jepni sadaka, lëmoshë, sepse fatkeqsia nuk e kalo dot atë. Përballini shqetësimet dhe ankthet me lëmoshë, Zoti largo nga ju vështirsitë tuaja. Vërtetë Allahu nuk e largon dhe nuk e ngre ndëshkimin nga umeti vetëm me sadakanë e një njeriut prej tyre. Bamirësi do të ketë një portë nga portat e xhenetit, ai i cili ndihmon në situata të vështirat. Prandaj bëni sa më shumë mirë dhe mbështetini njerëzit me fjalë të mira. Ata që ruhen nga egoja e tyre, ata janë të shpëtuarit.
Sinqeriteti në vullnet është rruga jonë drejtë lumturisë, derisa të arrijmë më të mirën dhe më shumë se aq.
O ju njerëz! Përmirsoni sjelljet tuaja, përmirsoni qëllimet tuaja, punoni për botën tjetër, që të shuani zjarret e kësaj bote. Nëse harrohet vdekja do të zbresi fatkeqsia dhe sprova. Allahun e Madhërishëm e lusim për shpëtim, për hirë të shenjtërisë së atij që e ka mbrojtur nga vapa me re.
Adhurues të Zotit! Zbukuroni kuvendet tuaja me lavdërimet dhe përshëndetjet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dijeni se salavatet tuaja për të do të kthehen në dritë për ju në ditën e kijametit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë.
Zoti ynë dhe Sunduesi ynë, S’ka Zot tjetër veç Teje që meriton të adhurohet, Ty të takon Madhërimi, me të vërtetë ne kemi qenë nga gjynahqarët. Jakubi është ankuar tek Ti për gjendjen e tij, dhe ja larguat shqetësimin dhe zemrimin e tij, ja kthyet shikimin në sytë e tij dhe e bashkuat me djalin e tij. Nuhu është lutur që ta ruash nga populli i tij mosbesues, dhe e shpëtuat nga vështirsia në të cilën ishte. Ejubi të është lutur për shërim dhe i mundësove atij shërimin. Junusi të është lutur dhe e shpëtove atë nga ngushtësija në të cilën ishte. Të është lutur Zekerija dhe i dhurove atij një djalë trashëgimtarë, pas dëshpërimit të familjes së tij dhe moshës së tij të madhe. Na ke treguar atë çfarë ka ndodhur me Ibrahimin, dhe e shpëtove atë nga zjarri dhe nga armiqt e tij. Shpëtove Lutin dhe ndjekësit e tij nga mundimet dhe të këqijat e popullit të tij. O Zot na mëshiro sikurëse i mëshirove ata, na furnizo sikurëse i furnizove ata, na ndihmo sikurëse i ndihmove ata.
O Zot na mbro me fuqinë Tënde të pafundme, o largues i të këqijave, o largues i sëmundjeve, O Ti që je në dijeni të çdo dhimbjeje, largo nga ne fatkeqsitë, epidemitë, vështirsitë, sëmundjet, dhe vdekjen e papritur, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En–Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.