Agjërimi dhe lidhja me xhaminë e Aksasë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      21-09-1446H   21-03-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema Agjërimi dhe lidhja me xhaminë e Aksasë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka zbukuruar zemrat e njerëzve të Tij të dashur me dritat e mirëkuptimit, freskoi fytet e të afërmve të Tij me një pije të shijshme për tu pirë, imponoi  në zemrat e të frikësuarve ndjenjën e frikës, dhembshurisë dhe keqardhjes, të cilët shpresuan dhe punuan për të  marë shpërblimin në ditën e Gjykimit. “ Atë ditë,  ai do të sillet te Zoti yt.” (El-Kijame 30) Njeriu nuk e di se  në cilin nga defterët, regjistërat është shkruar dhe se në cilin nga dy grupet do të jetë. Nëse Ai falën, me mirësinë  e Tij, nëse dënon, me drejtësinë e Tij,e  nuk ka asnjë kundërshtim për Sunduesin dhe Krijuesin.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, çdo gjë përulet para Madhështisë së Tij, çdo gjë dorëzohet para fuqisë së Tij, çdo gjë përulet para lavdisë së Tij dhe çdo gjë nënshtrohet nga frika e Tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësaur për fuqinë e Tij të përsosur dhe urtësinë e Tij të plotë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Më i miri që ka falur namaz dhe ka agjëruar, është ngritur natën në namaz për Zotin e tij në mënyrën më të mirë, më i miri që u është bindur urdhrave të Zotit të tij dhe ka qëndruar në rrugë të drejtë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, siç i takon Atij, sepse Zoti ju këshillon në frikë, devotshmëri ndaj Tij: “ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) Kush përpiqet për të bëjë vepra të mira do të ketë sukses. Përkushtojuni atyre pak ditëve që kanë mbetur nga muaji juaj në më shumë veprave të mira, ekspozohuni ndaj begative dhe mirësive të Zotit dhe shfrytëzoni mundësinë e asaj çfarë ka mbetur nga muaji juaj.

Adhurues të Zotit! Sot jetojmë me ditët e mbetura të muajit të begative dhe mirësive, dhe me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, të cilat janë netët më të mira të vitit, të cilat i dërguari juaj,  paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  i nderonte, i vlerësonte lart,  dhe përpiqej në to me një përpjekje që vështirë ta kishte arritur.

O ju të lidhur me këtë vend! Sa balle njerëzish janë në sexhde në këto netë të ndritshme! Sa zemra të  përulura dhe sytë të përlotur! Sa duart janë të ngritura për lutje dhe sa zemra të përulura? Sa këmbë janë të ngritura në minberet e tyre, për ligjërata!  Sa rreshta të rregullt janë në xhamitë e tyre! Përulësi dhe lotë, përgjërim dhe lutje, zëra dhe të qara. Zemra që janë lidhur me Zotin e qiejve, trupa të larguar nga toka, kanë ambicie të mëdha për Zotin,  kanë braktisur kuvendet dhe shtretërit, sepse ata shijojnë, gëzojnë komunikimin me Zotin, ngushëllohen me veçimin e tyre me Zotin, zemrat e tyre kënaqen duke qenë më afër me Zotin. Kënaqësia e bindjes ndaj Zotit i ka bërë që të harrojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, përkujtimi i kthimit dhe i botës Tjetër, Ahiretit,  ua ka larguar gjumin nga sytë e tyre. Kështu ata janë ngritur për namaz,  në këmbë me përulësi dhe me përkushtim. “…i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë…” ( Es-Sexhde 16) Ata bien në mjekër në sexhde, gjuha e secilit prej tyre thotë: “ O Zoti im, Ti je falës e do falje, më fal mua.” Ata janë të mirët, të drejtët dhe të pastërit, e dinë vështirsinë e ditës së Gjykimit dhe Madhështinë e të Plotëfuqishmit,  prandaj u përgatitën për situatën dhe morën masat e tyre për nisje, udhëtim. “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Es-Sexhde 17)

O ju agjërues! Le t’i friksohemi Allahut, të shoqërohemi me njerëz të mirë, të ngjasojmë me të shpëtuarit, të suksesshmit, të kërkojmë ndihmën nga Zoti dhe të ruhemi, të bëjmë kujdes nga përtacia. Këto janë dhjetë ditë aktivitet, zell dhe përpjekje, jo dhjetë ditë pasivitet, plogështi dhe dembelizëm.

Po, o ju muslimanë! Vërtetë këto janë dhjetë net madhështore, në të cilat dallohen të zellshmit, ata që përpiqen nga neglizhentët, të pakujdesshmit, dallohen ata që ecin përpara nga të prapambeturit,  dallohen të mprehtët, puntorët nga dembelët. A është dikush më neglizhent,  më dembel, i larguar, por se me fat më të keq, me mendje më të dobët dhe më pak i shkathët se ai që neglizhon të falet dhjetë netët e fundit me imam, me xhemat, në një nga shtëpitë e Zotit, në xhami?! Kur ai e di se me faljen e këtyre dhjetë netëve të namazit, sigurisht që do të arrijë Natën e Kadrit. Atë natë të cilën Zoti e ka vlerësuar, nderuar dhe e ka ngritur lartë vlerën e saj, ka shumëfishuar shpërblimin për të dhe e bëri shpërblimin për ata që punojnë. Sa që adhurimi në të është më i mirë, më me vlerë, se adhurimi i ngjashëm në tetëdhjetë e tre vjet.

LEXO  “ Përveç të dërguarit të Zotit” - Aksa 13.11.2020

O ju tëlidhur me këtë vend! Pasha Zotin, nuk ka njeri më të paditur, më dembel apo më neglizhent se ai që është përtac dhe neglizhon gjatë këtyre netëve, të cilat janë netët më të mëdha të vitit në mënyrë kategorike. Në këto net është një natë e madhe, me mirësi  dhe me vlera të mëdha, në të cilën Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka bërë adhurimin më të mirë se adhurimi i njëmijë muajve jashtë kësaj nate. Kjo natë fisnike dhe e lartë ka dëshmuar, përjetuar zbritjen e Librit të Zotit të Madhërishëm, Kuranit. Në këtë natë vendoset çdo çështje e urtë, në të zbresin engjëjt, Melaiket me mëshirë, mirësi dhe bekime. Kush do që e arrinë këtë natë me adhurim me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, do t’i falen gjynahet  e mëparshme. Ajo do të jetë mbrojtje për të nga mundimi, dënimi, gjynahet, murtajat, sëmundjet dhe të këqijat.

O ju namazfalës! Përveshni mëngët, punoni shumë dhe me vendosmëri, vazhdoni të bëni vepra të mira. E çfarë gjëje tjetër më të mirë mund të dëshironte një musliman se kjo?! Çfarë mund të jetë më e mirë apo më e madhe se kaq?! Punon pak dhe lehtë e paguhet, shpërblehet shumë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e përjeton natën e Kadrit me adhurim ndaj Zotit, me besim të sinqertë, duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen gjynahet që i ka bërë më herët.”

O ju muslimanë! Kërkojeni natën e Kadrit në këto dhjetë netë të fundit të Ramazanit dhe ekspozohuni në flladet, mirësitë e Zotit në to, sepse pasha Zotin ato janë fitime të mëdha dhe të çmuara, të cilat nëse ikin dhe kalojnë, do të kthehen vetëm tek të gjallët. E a ka ndonjëri prej nesh garanci se do t’i arrijë ato në vitin e ardhshëm?! Prandaj, le ta shfrytëzojmë këtë mundësi me energji dhe entuziazëm dhe le ta mbyllim muajin e bekuar me veprat më të mira. Vërtetë, Allahu i Madhëruar në çdo natë ka nga ata që i liron nga zjarri i Xhehenemit. A mendoni se ata janë nga njerëzit e shkujdesur dhe të papunë të rrugës?! Apo nga njerëzit pjesmarrës në tubime boshe, pa vlerë? Apo nga  ngatërrestarët e shkujdesur, përgojues, keqbërës, ata që përhapin fitne, përçarje dhe të devijuar?! Apo i shikoni ata nga mesi i atyre që janë të përkushtuar ndaj Zotit, në ruku dhe në sexhde? I privuari prej nesh është ai që e  kalon Natën e Kadrit duke u argëtuar dhe duke biseduar. Në kohën kur njerëzit rreth tij falen, përkulen, bëjnë sexhde, i luten Zotit, e përmendin dhe e lusin Zotin, ndërsa ai është i zënë me mbushjen e barkut, ose duke kënaqur sytë e tij duke parë kanale, seriale dhe ndeshje, ose duke mbushur veshët e tij  me përgojime dhe thashetheme, ose me tallje, ose është i përkushtuar të dëgjojë atë që Zoti e ka ndaluar, ose është duke fjetur në shtratin e tij,  i mbuluar në neglizhencën e tij, duke u rrotulluar në ëndrrat e tij, ose duke ecur në tregje.

O ju të lidhur me këtë vend! Ramazani rrënjos vendosmërinë dhe ndërton vullnetin tek ne. Gjatë muajit të Ramazanit muslimani thyen zakonet me të cilat ai është mësuar, qëndron larg gjërave të njohura me të cilat është mësuar dhe u shmanget dëshirave që ka patuar për një muaj, me vullnet të fortë, me vendosmëri dhe seriozitet. Agjërimi forcon vullnetin dhe përmirëson vendosmërinë. Vullneti është përgatitje dhe gatishmëri, sikurse vullneti është përpjekje dhe ambicie. “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 19) Ato janë  të lidhura ngusht me besimin.  Nëse besimi i muslimanit është i fortë, vullneti i tij është i fortë dhe vendosmëria e tij është e fortë. Vullneti dhe vendosmëria ishin të dukshme te shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ata fituan në Ramazan në betejën e parë me politeistët, në betejën e Bedrit. Çliruan Meken në muajin e Ramazanit, thyen idhujt dhe shkatërruan statuajat. Në muajin e Ramazanit u çliruar tokat Perse me betejën e Kadisijess. Në muajin e Ramazanit u çliruan tokat e Andolozisës, sikurse në këtë muaj muslimanët triumfuan përballë Tatarëve në Ajn Xhalut.

LEXO  Paqja dhe lumturia janë në paqen e zemrave

Vullneti dhe vendosmëria u shfaqën në qëndrueshmërinë, në lidhjen, në këmbënguljen dhe në durimin në Palestinë, në Gazan qëndrestare, në qytete, fshatra, kampe dhe në periferi, nga ata që u shpërngulën. Vullneti dhe vendosmëria jonë në Ramazan na bënë më të lidhur me tokën tonë, me Aksanë tonë dhe me Kud’sin tonë, megjithë përpjekjet për shkatërrim dhe shpërngulje të cilat u thyen përballë foscës së qëndrueshmërisë sonë, çfarë bëri të hutohen armiqtë tanë. E ajo çfarë po na ndodhën me vrasje, tortura, prishje, shpërngulje me focë, rrethim, izolim dhe agresion, ne jemi si male, të rrënjosur fort në tokën tonë, duke u kapur fort në të drejtën tonë me ndihmën e Zotit tonë, çfarë i ka bërë armiqtë tanë të pafuqishëm dhe të rraskapitur. Me vullnet, vendosmëri dhe mbështetje tek Zoti do të rindërtojmë xhamitë që u shkatërruan dhe spitalet dhe klinikat. Me ndihmën e Zotit, do të ndërtojmë shtëpitë, apartamentet dhe ndërtesat, do shtrojmë rrugët, do të ndërtojmë shkolla dhe universitete, do të kultivojmë tokën tonë, do të hamë nga prodhimet tona dhe do të shijojmë frytet tona.

Në muajin e Ramazanit mësuam durimin dhe qëndrueshmërinë dhe njohëm kuptimin e besnikërisë dhe përkushtimit ndaj tokës tonë. Banorët e Kudsit nuk emigrojnë nga toka e tyre, nuk heqin dorë nga vendi i tyre i shenjtë, Kudsi, e as nuk e shesin xhaminë e tyre.

Kjo tokë, ky vend dhe këto vende të shenjta janë pjesë e besimit tonë, ajo është e çdo dëshmori dhe të plagosuri, e çdo të marri peng dhe të burgosuri, e çdo njeriu të palëkundur dhe të durueshëm është dhe  e juaja, o ju namaz falës, o ju agjërues.

Nga karakteristikat e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit është e pëlqyer kryerja e itikafit, qëndrimit në xhami,  gjatë tyre. Itikafi është një mundësi e madhe për të pastruar shpirtrat dhe zemrat,  një mundësi për të qenë vetëm me Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar,  dhe është nga sunetet e vërtetuara nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hynte në itikaf, qëndronte në xhami, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, në itikaf me të hynin bashkëshortet dhe shokët e tij, sikurse kanë hyrë në itikaf dhe pas tij. Adhurues të Zotit! Itikafi është qëndrimi në xhami për adhurim, përkujtim, ibadet dhe lutje, të shtuarit e ibadeteve vullnetare, për tu angazhuar me namaz, lexim të Kuranit dhe mësime fetare, si dhe të shtuarit e lutjeve dhe përshëndetjeve mbi të dërguarin Adnan, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E si do të ishte nëse ky itikaf do të bëhej në xhaminë e bekuar të Aksasë? Çfarë bekimi dhe çfarë përgëzimi i madh.

O ju agjërues! Ne jemi në një muaj të mrekullueshëm që është afruar drejt fundit, përfundimit, u përpoqën në të ata që u përpoqën,  dhe dështuan në të ata që dështuan. Por ka ende netë të tjera për të ardhur, e ndër to mund të jetë nata më e madhe që Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka krijuar. Ajo është Nata e Kadrit, prandaj shfrytëzojeni atë që ka mbetur. Mësimi është me përfundime, mbyllje. Po, mësimi është me përfundime, mbyllje, në përsosjen e përfundimeve, mbylljeve, dhe  jo në mangësit e fillimeve. Tregoni Zotit më të mirën nga vetja në këto dhjetë ditë. Bëni sa më shumë vepra të mira dhe afroju Xhenetit,  në të cilin ka atë që syri nuk e ka parë, vesh nuk e ka dëgjuar dhe atë që zemra e njeriut nuk e ka menduar. Zotin e Madhëruar e lusim që të pranojë agjërimin dhe faljen nga ne dhe nga ju,  dhe të na mundësojë që kalojmë Ramazanin për shumë vite dhe periudha të gjata, duke qenë me shëndet, mirëqenie, siguri dhe paqe.

Zoti i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, luteni Allahut duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

LEXO  Shqetësimi dhe kujdesi i të dërguarit të Allahut për umetin

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili me mëshirën e Tij i dhuron sukses kujt të dojë nga robërit e Tij, në mënyrë që ata mësuan  vlerën e sezoneve të mirësive dhe i mbushën ato me bindje, adhurime. Ai me urtësinë e Tij ka braktisur atë që do, të cilëve u verbërohen zemrat dhe mendjet e tyre, ishin të  shkujdesur dhe të dështuan, e korrën humbjet dhe shkeljet e tyre.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi zotërinë e zotërinjëve, zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij. Njeriu më bujarë nga natyra, më i përmenduri në kuvendet më të larta, më i sinqerti në premtimet e tij dhe më mirënjohës. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju namazfalës! Zoti në fund të muajit tuaj, Ramazanit, ka caktuar, legjitimuar për ju vepra të mira për të kompensuar atë që keni humbur, lënë të mangët, nga agjërimi juaj. Këtu përfshihet pagimi, nxjerrja e sadakas së fitrit, që është detyrë, obligim nisur nga hadithi i  Abdullah bin Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy,  i cili ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na e ka bërë obligim sadakatul Fitrin me një Sa’a me hurma, ose një Sa’a me elb, për skvallin dhe për të lirin, për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe të madhin nga muslimanët.” Zekati i fitrit paguhet nga ushqimet e zakonshme të vendit, si gruri, hurmat ose orizi. Lejohet edhe pagimi me para në dorë. Prandaj, sigurohuni që ta paguani atë para namazit të Bajramit, përndryshe do të humbisni shpërblimin për pagesën e tij dhe do të kthehet një sadaka nga sadakatë normale.

O ju të lidhur me këtë vend! Me gjithë rrethimin, izolimin e vëllezërve tuaj në Gazan qëndrestare dhe Bregun Perëndimor, pengimin e tyre për të hyrë në qytetin e Kudsit dhe për t’u falur në xhaminë e bekuar të Aksasë, vërtetë Zoti i Madhëruar shkruan shpërblimin e tyre për ta, në dashtë Zoti. E atyre ju themi: Vërtetë Aksa nuk ju harron , ajo ju drejtohet, ju thërret dhe ju thotë: Minaret e mia qajnë nga merzia dhe dhimbja për shkak të ndalimit tuaj, e  dhimbjet dhe vuajtjet më të mëdha përjetojnë oborret dhe kupolat e mia. Më mungojnë lotët e të përulurve nga ju dhe zëri i fjalës “Amin” që del nga fyti juaj, me të cilat tundni anët e mia. I mungoni namazit të teravive, në të cilat i mbushin oborret e mia me zemrat që erdhën tek unë duke iu lutur Zotit të tyre dhe duke iu afruar Atij. Më mungojnë ballet e pastruara, duart lutëse, gjuhët që kujtojnë dhe trupat e gjunjëzuar, në ruku dhe në sexhde.

Më mungojnë pleqtë dhe plakat që harruan sëmundjen dhe dhimbjen, mundimet dhe lodhjen. Kanë  ardhur tek unë të mbështetur tek njëri-tjetri, për të arritur sheshet e mia, platformat e mia dhe korridoret e mia për namaz dhe lutje, duke i kërkuar Zotit të tyre kënaqësinë  e Tij,  përfundimin e mirë dhe fitimin e Xhenetit. Më mungojnë të gjithë vizitorët dhe banorët e mi. Më mungoni ju dhe u mungoni Kuraneve, uljeve të diturisë,  tubimeve dhe përkujtimit të Allahut. Shiko simotrat e mia, Meken dhe Medinen, duke shijuar vizitorë në vazhdimësi, në siguri dhe paqe, dhe duke arritur të sigurt, në paqe. Ju uroj atyre të dyjave begati të vazhdueshme, i lutem Zotit të më nderojë me atë që ka nderuar  shtëpinë e shenjtë të Tij, Qabeja,  dhe xhaminë e të dërguarit ë Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zemra ime ka mall për gjendjen time, Zot, mos më tremb me ndarjen e të dashurve të mi në ditët në vijim.

E ne i themi Aksas zëri ynë i brendshëm thotë: O Aksaja jonë, përgëzo sepse lehtësimi i Zotit është afër,  do të vijë me pa tjetër, ky është premtimi i Zotit për ne. “(Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Er-Rum 6) Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin.” (Al ‘Imran 9)

O ju namazfalës! Tregoni Zotit më të mirën nga vetja juaj, jini aty ku ju do Zoti, shmangni atë që Ai urren, jini të durueshëm, këmbëngulni dhe qëndroni të palëkundur. Jini këmbëngulës në lutje dhe kini mendim të mirë për Zotin që lutja të pranohet dhe që kërkesa juaj të plotësohet, sepse Zoti i Gjithëfuqishëm është Dhurues, Bujar,  Falës dhe Dhurues i Madh.

O Zot, na fal, na mëshiro dhe na prano pendimin, me të vërtetë  Ti je Falësi dhe Mëshirëploti.

O Zot, mos na lër me gjynah pa e falur, as shqetësim pa e lehtësuar. O Zot, mëshiro popullin e Gazas me mëshirë Tënde të madhe. O Zot, mëshiro popullin e Palestinës me mëshirë Tënde të madhe.

O Zot, të lutemi të jesh kundër atyre që na kanë sulmuar. O Zot, shkatërro bashkimin  dhe çështjen e tyre dhe ndaj tubimin e tyre, përmbys planet, kurthet e tyre, ndrysho kushtet e tyre, rrëzo flamujt e tyre, afro afatet e tyre dhe pakso, shkurto jetët e tyre, dridhi këmbët e tyre, ndrysho mendimet e tyre.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o më i Madhi  më Bujari.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, me mëshirën Tënde, o më i Madhi mëshirues, fali besimtarët dhe besimtare, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, vdekur.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Dhe fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1621856488497812

Post Author: endrit