Vazhdimi në vepra të mira dhe pas Ramazanit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    06-10-1446 H    04-04-2025 D

Shejh  Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla     

Tema  Vazhdimi në vepra të mira dhe pas Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka nderuar dhe mëshiruar, dhe na ka udhëzuar me të që është më e drejta. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për Mirësitë dhe bagatit e shumta që na ka dhuruar, të Plotëfuqishmin e falënderojmë gjithmonë në të tashmen të shkuarën dhe në të ardhmen.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, na ka bërë populli më i mirë në mes të gjithë popujve dhe na ka nderuar me të dërguarit e Tij më të mirë, njerëzit me moral të përsosur dhe më të lartë. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij,  njerëzit e vlerave dhe virtyteve të larta.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, dijeni se sezonet e mirësive nuk përfundojnë dhe kohët e adhurimit, të afruarit për tek Zoti nuk marrin fund asnjë herë.   E nëse par pak ditsh i dhamë lamtumirën njërit prej mysafirëve më bujarë dhe njërit nga muajtë më të mirë të vitit, megjithatë mundësitë vazhdojnë dhe sezonet e mira vazhdojnë, veprat e mirat nuk pushojnë. A ka njeri që është i etur për vepra të mira?! A ke nga ata që përpiqen dhe janë të kujdesshën në punë të mira.

Adhurues të Zotit! Muaji i Ramazanit është stacion për përgatitje,  shkollë për ndryshim, portë për të ecur para, arenë e veprave të mira legjitime dhe se të gjitha adhurimet që ishin një pistë garash në Ramazan mbeten për konkurrim në kohë të tjera. Këmbëngulja në bindje dhe të vazhduarit në adhurim është diçka që Islami e ka inkurajuar, që i referohet Kurani dhe i është përmbajtur njeriu më i mirë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata,  që janë të rregullt në faljet e tyre.” (El-Me’arixh 23) Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga hadithet e Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se ajo është pyetur: “ O nëna e besimtarëve, si ka qenë puna, vepra e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të? A veçonte ndonjë gjë nga ditët?”  Ajo është përgjigur duke thënë: “ Jo, por puna e tij ka qenë e vazhdueshme, dhe çdo njëri prej jush mund ta bëj atë që bënte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mund ta bënte.”

LEXO  Udhëzime Profetike në agjërimin e Ramazanit - Meka 25.03.2022

Dhe nëse puna është e pakët dhe veprat e mira janë të lehta. Një e pakët e përhershme është më e mirë se një e shumtë e ndërprerë. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga ajo, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se ajo ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur se cila nga veprat, punët është më e dashur tek Zoti?” Ka thënë: “ Vepra, puna e vazhdueshme dhe nëse është e pakët.” Sikurse ka thënë: “ Caktoni, ngarkoni vetes nga veprat, punët aq sa mund të mbartni, kryeni.” Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo do të thotë, që ju mund të vazhdoni ta bëni atë pa u dëmtuar.” Ky hadith është dëshmi,  argument i dëshirës për të qenë i shkurtër në adhurim, për të shmangur zgjatjen e tepërt, dhe se e pakta  e vazhdueshme është më e mirë se e shumta e shkëputur, ndërprerë. Sepse me të paktën e vazhdueshme zgjatet bindja, nga se e tejkalon shumë herë më shumë të shumtën e ndërprerë.

Vazhdimësia në një vepër të lehtë të mbron nga shkëputja e madhe.  Njeriu vazhdon të jetë ose duke ecur përpara ose prapa, pasi që ai është vazhdimisht në lëvizje dhe nuk ndalet kurrë. “për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).” (El-Muddeththir 37)

Mënyra më e mirë që njeriu të rifillojë veprat e mira pas Ramazanit është agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, të njëpasnjëshme ose të ndara.  Në Sahihun e Muslimit, nga hadithet e Ebu Ejub El-Ensariut, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron muajin e Ramazanit dhe më pas e pason atë me gjashtë ditë nga muaji i Shevalit është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.” Urime për atë që nga Ramazani ka marrë rrugën për tek i Gjithëmëshirshmi dhe i bëri të gjitha ditët e tij sakrificë për tu afruar për në Xhenetet e Zotit.

Zotit i kërkoj falje për vete, për  ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

LEXO  Origjina e adhurimit, ndikimet dhe kushtet për pranimin e tij

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ftoi për në kënaqësinë e Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe vëllezërit e tij.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Nëse Zoti i do robit të Tij të mirën e bën atë të qëndrueshëm në rrugën e devotshmërisë, bindjes, rrënjosën tek ai  inetgritetin, hapën për të portat e të mirave dhe ja lehtëson rrugët e adhurimit. Imam Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në këto periudha që ekspozohen ata që përpiqen, dallohet i sinqerti nga gënjeshtari. Gënjeshtari qëndron në dy këmbët dhe kthehet në natyrën dhe egon e tij. Ndërsa i sinqerti pret lehtësimin dhe nuk e humbën shpresën nga mëshira e Zotit, hedhën e veten e tij para portës së Zotit, i përgjunjur dhe i përulur, sikur ajo ena boshe. E nëse shikon që Zoti të ka vendosur  në këtë pozicion, dije se Ai dëshiron që të mëshironë dhe të mbushi enën tënde, të shpërblejë.”   Nga gjërat më të mëdha që e ndihmojnë robin për ta bërë këtë është të kërkuarit ndihmë përmes lutjes drejtuar Zotit të Madhëruar. Zoti u ka premtuar robërve të Tij përgjigje, dhe ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga gjërat për të cilat lutej ishte qëndrueshmëria në fe. Në Musnedin e Imam Ahmedit dhe në Xhami’in e Tirmidhiut i cili e ka konsideruar hadith të miri, nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e thonte shumë shpesh lutjen: “ O Rrotullues i zemrave forco zemrën time në fenë Tënde.” I kam thënë: O i dërguari i Allahut, të kemi besuar ty dhe në atë me të cilën ke ardhur, a frikësohesh për ne?” I dërguari ka thënë: “ Po, vërtetë zemrat janë në mes dy gishtërinjëve nga gishtërinjtë e Zotit dhe i rrotullon ato si të dëshirojë.”  

LEXO  Arsyet për të lënë kujtim të mirë

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Othmanin dhe Aliun, me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve me Xhenet dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.  

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik,  në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lavdinë e në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi të jesh për vëllezërit tanë të dobët në çdo vend. O Zot, shndërro dobësinë e tyre në forcë, frikën e tyre në siguri dhe mjerimin e tyre në mirësi dhe në begati, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmoi ata në Palestinë përball jehudëve agresor, pushtues. O Zot, bëhu ndihmës, përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre, dhe ndihmoi ata kundër armiqve të Tu dhe armiqve të tyre, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

O Zot, bëj veprat tona më të mira përfundimin e tyre, më të mirë e jetës tonë mbylljen e saj, dhe bëj ditën tonë më të mirë ditën kur të takojmë Ty, na ndaj nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne dhe jo i zemëruar, na forco në bindjen ndaj Teje, na ndihmo që të fitojmë kënaqësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1007926318103453

Post Author: endrit