Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 07-04-1443 H 12-11-2021 D
Shejh Bander Balejla Tema Zoti i Madhërishëm
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin, është shfaqur tek të dashurit e Tij me të gjithë Madhështinë e Tij, ka ndriçuar zemrat e tyre me dëshminë e Cilësive të Tij të plota, dhe i njohi ata me çfarë Ai ju dhuroi nga mirësitë dhe begatitë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, është i pa shok në Ekzistencën e Tij, në Cilësitë dhe Veprat e Tij.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, mirësia më e madhe e Zotit për krijesat e Tij me profetësinë e tij dhe mesazhin e tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi shokët e tij, të afërmit dhe familjarët e tij, dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij dhe e pasojnë atë.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm. Nuk ka nder më të madh se devotshmëria dhe frika ndaj Zotit, dhe nuk ka nderim që barazohet me Islamin. Nuk ka ndërmjetësim mbi pendesën, sikurse nuk ka veshje më të bukur se shëndeti. Urime për atë që mësoi dhe e kontrollon veten, punon dhe gjenë, dhe që i frikësohet llogarisë e përgatitet për të. “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer.” (El-Muzzemmil 20)
O ju besimtarë! Nderi i diturisë është në nderim të Gjithëdijshmit, dhe nga dituritë më të ndershme dhe më me vlerë është dituria për Allahun e Madhërishëm. Allahu është Zoti që adhurohet, Zoti që falenderohet dhe lavdërohet, Sunduesi i Madh dhe i Plotëfuqishëm, i Gjalli i Përhershmi, më i Madhi dhe Bujari, Zoti dhe i Adhuruari nga të gjitha krijesat. Ai është i Pari pa fillim, i Fundit pa mbarim. I Lartësuar, largë nga çdo shembulli dhe ngjashmërie, i Madhëruari, mbi çdo urtësi mendimi dhe imagjinat. Nuk e arrijnë dot iluzionet njerëzore, dhe nuk e kuptojnë dot mendjet e njerëzve, dhe Atij nuk i ngjasojnë krijesat. “Askush nuk mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij,” (El-Bekare 255) “dhe nuk mund të ndërhyjnë tek Ai pa diturin e Tij.” (Ta Ha 110) Në hadith: “ Madhërimi është për Ty, nuk Madhëroj dikë tjetër veç Teje, Ti je i Madhëruar ashtu siç e ke përshkruar Veten.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Allahu është që meriton cilësitë e përsosura, i përshkruar me atribute Madhështore, krijesat e lartësojnë në shenjë madhërimi dhe përuljeje, frike dhe nënshtrimi, ndaj Tij. “Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”(El-Isra’ 111)
Madhështinë e Tij e ka lavdëruar, bërë tespih, i gjithë universi, nën Pushtetin e Tij është çdo gjë, “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar…” (El-Isra’ 44) “Allahun e përlëvdon çdo gjë që është në qiej e në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.” (El-Hadid 1) Atij i lutemi dhe i biem në sexhde, Atij i drejtohemi dhe kërkojmë mbrojtje, Atë e Njësojmë, besojmë dhe adhurojmë. “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.”. (El-En’am 162-163) Me Atë gjëmojnë zemrat, shpirtërat gjejnë prehje, dhe me njohjen e Tij zbukurohen mendjet, dhe të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. E si jo, kur Ai është që i ka krijuar dhe u ka dhënë jetë, i merr dhe i kthen përsëri?! Mbështeten tek Ai me durim në dëshirat e saj, jetës, strehohen tek Ai në fatkeqësitë e saj, dhe i drejtohen Atij në vështirësitë e saj. “Nuk e ka shijuar këtë jetë kush nuk është i dashuruar pas Tij, dhe nuk kërkon prej Tij prehje dhe qetësi.”
Allahu i Madhërishëm ruan atë që ka krijuar, dhe mbron atë që është në këtë botë, mbron të dashurit e Tij nga rënija në gjynahe dhe gabime, dhe i mëshiron ata në vështirësi dhe në qetësi. Ai është i butë që shpërndanë diturinë e Tij në mister dhe fshehtësi, i Gjithëdijshëm që di sekretet dhe misteret. I Plotëfuqishëm, nuk mbështet njeriu vetëm se tek Ai, dhe se nuk plotësohen punën vetëm se me mbështetjen tek Ai, dhe se nuk ka drejtim tjetër vetëm se tek Ai. “Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!” (El-Muzzemmil 9)
I Fuqishëm që thyen zemrat dhe trupat, ndalon të metat dhe bllokon rrëshkitjet, i Gjërë në shpërblim dhe sevape, ndaj të dëmtuarit, të varfërit dhe të lënduarit.
Prandaj dhe lutja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mes dy sexhdeve ka qenë: “ Zoti im, më fal dhe më mëshiro, më plotëso nevojat dhe zëvendëso humbjet.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, dhe Tirmidhiu.
Ai kontrollon çdo çështje, krijon dhe furnizon, urdhëron dhe ndalon, merr dhe jep jetë, cakton dhe zbaton, dhe ndërron natën dhe ditën. “Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e plotë.” (Er-Rahman 29) “Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur saktësisht.” (El-Xhinn 28) Ai përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë e Tij.
O ju njerëz! Allahu i Madhërishëm pasuron atë që kërkon, i jep mjaftueshëm kujdestarit të familjes, dhuron mirësi para se ta meritojmë, dhe tregohet bujarë në bamirësi pa kompensim. Nuk refuzon lutje, nuk ka kërkesë që neglizhohet nga Ai, dhe tek Ai nuk humbën asnjë përpjekje. Ai është afër në Madhështinë e Tij, dhe i Lartë në afërsinë e Tij. Nëse i drejtohesh Atij me thirrje, lutje, dëgjon thirrjen tënde, dhe nëse kërkon shpëtim nga Ai, është në dijeni të shpëtimit tënd. Nëse i përcjellën Atij, me lutje, nevojat tua, ankohesh tek Ai për shqetësimet tua, zbulon tek Ai fatkeqësitë tua, kërkon ndihmë tek Ai për çështjet tua, i lutesh Atij për depozitat e Mëshirës së Tij, do të keshë ato, që askush tjetër nuk mund ti dhurojë përveç Tij, nga jetëgjatësia, shëndetit në trup, furnizimit të gjërë, dhe hapjen e portave të mbyllura. Pastaj ka dhënë në dorën tënde çelësat e depozitave të Tij, duke të lejuar që të kërkosh prej Tij. Kur të dëshirosh përmes të lutjeve do të hapësh portat e mirësive të Tij, dhe lëshon, mbi veten, si shi mëshirën e Tij. Mos të dekurajojë vonesa e përgjigjes së Tij, sepse të dhuruarit është në varësi të nijetit, qëllimit. E ndoshta përgjigja vonohet për të qenë më e dobishme dhe më me vlerë për lutësin dhe me mirësi më të mëdha.
“ Ai është Ndihmuesi për ata që u janë bllokuar rrugët, Ai është udhërrëfyesi për ata që e kanë humbur forcën.”
Ka hapur për ty portat e pendimit, të ka udhëzuar në rrugën e kërkimit të faljes, nuk ka lën pengesë mes teje dhe Tij, nuk të ka orientuar për dikë që të ndërmjetësojë për ty tek Ai, nuk të ka ndaluar nga pendesa nëse thyhesh, bën gabim, nuk të ka përshpejtuar me ndëshkim, nuk të ka detyruar në pendesë dhe nuk të ka poshtëruar. Ka bërë, shënuar, largimin tënd nga gjynahet vepër të mirë. Të keqen tënde ta llogaritën një të vetme, ndërsa të mirën ta numër për dhjetë. Madhërimi është vetëm për Ty, o Zoti ynë.
Lavdërimi është për Ty, i Plotëfuqishmi s’të pengon asnjë gjë, në pushtetin Tënd, lavdërimi për Ty më i Lartësuar nuk ka mbi Ty. I Madhërishmi, i Lavdishmi, Krenari dhe i Lavdëruari, Zoti ynë për Ty është Madhështija, dhe për Ty është Lavdija, tek Ty është pasurie, Ty të frikësohemi. Njësimi Yt është besimi, tek Ty mbështetemi, falja Jote është shpresa jonë, kënaqësia Jote është dëshira jonë, Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, sepse Ai me të vërtetë është Falës për ata që pendohen.
Hutbeja e dytë
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët e tij dhe tabiinët, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe dijeni se njohja e Zotit të Madhërishëm është fenari ndriçues i udhëtarit dhe udhëzuesi i të hutuarit. Shejhul Islami, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kënaqësia dhe gëzimi, koha e mirë dhe lumturia, të cilat nuk mund ti shprehësh dot, arrihet me njohjen e Zotit të Madhërishëm, Njësimi i Tij dhe besimi me të.” Vërtetë njeriu nëse arrin të njohë cilësit e larta dhe të përsosura të Zotit të tij, argumentat e Madhështisë së Tij, dhe provat e Mirësisë dhe Begatisë së Tij, do ta dojë Atë me një dashuri të madhe, që është më e madhe se dashuria e vetes, familjes dhe fëmijëve. E kjo është një nga gradët dhe pozitat e larta. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).” (El-Bekare 165)
Ndërsa i dërguari i Përzgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i zotëron, posedon, tre gjëra ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur për të se çdo gjë tjetër, të dojë njeriun, dikë, vetëm për hir të Allahut, dhe të urrejë kthimin në kufër,mohim, ashtu siç e urren hedhjen në zjarr”. Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Dhe nga kërkesat e dashurisë për Zotin e Madhërishëm janë; Të adhuruarit e Allahut, Një të Vetëm pa i bërë shok, sinqeriteti ndaj Zotit, zbatimi i urdhërave të Tij dhe braktisja e ndalesave të Tij. Nga kërkesat gjithashtu është përmendja e Allahut të Madhërisëm në vazhdimësi, sepse kush e do diçka e përmendën më shumë atë gjë. Në hadithin Kudsi, Allahu i Madhërishëm thotë: “ E Unë jam me të nëse më përmendën Mua.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Pas njohjes së Zotit a ka diçka që duhet shtuar përveç këmbënguljes në atë që fitohet kënaqësia e Tij?!
Lutuni dhe përshëndeteni Muhamedin, djalin e Abdullahut, të dërguarin tonë, nga Kurejshitë i fisit Hashimi. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e Llogarisë, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o Bujarë, o Dhurues.
O Zoti ynë, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zoti ynë, ruaj mbrojtësit e fesë, ndihmo robërit e Ty besimtarë.
O Zoti ynë, largo akthin e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zoti ynë, mbështete në të vërtetën, në sukses dhe në të mirën udhëheqësin tonë dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të popullit dhe vendit, o Zoti i Botrave.
O Zoti ynë forcoi ushtarët tani që janë të lidhur dhe të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, o Zot të lutemi të jesh mbrojtës dhe mbështetës për ta, përkrahës dhe ndihmues.
O Zoti ynë, të lutemi të na japësh dituri të dobishme, furnizim të gjërë, dhe vepra të mira dhe të pranuara.
O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër.
“Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!” (Al ‘Imran 53)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
“Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorëzënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” (En-Nahl 91)