Muslimani duhet të jetë i angazhuar vetëm me atë që i sjellën dobi

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    04-11-1446H   02-05-2025 D

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema Muslimani duhet të jetë i angazhuar vetëm me atë që i sjellën dobi

Lavdërimet i takojnë Zotit për bekimet, mirësitë  e Islamit, pastërtia e të cilave ka ndriçuar zemrat, dhe lumi i të cilave është derdhur në tokë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi përmendja e të cilës shoqëron njeriun në përjetësi dhe mbulesa e të cilës fshinë, mbulon gabimet.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, dëshmi që me përhapjen e saj mbulon  të gjithë uiversin. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri sa të bjerë shi nga qielli.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut të Gjithëdijshëm për të fshehtat, të përhapura në ndërgjegjet tuaja nga synimet dhe qëllimet.  “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Nga karakteristikat dhe cilësitë e njerëzve të vendosur dhe të plotësuar është braktisja, të hequrit dorë nga ajo që nuk i përket dhe të refuzuarit që të angazhohet, të preokupuhet me diçka që nuk është e dobishme. Ibn  El Mubarak ka thënë se e kam dëgjuar Malikun duke thënë: “ Njeriu nuk përmirësohet derisa të braktisë atë që nuk e përket. Nëse e bën këtë, atëherë Zoti është gati t’ia hapë zemrën.” Disa njerëz të mençur kanë thënë: “ Ai që është i zënë, i angazhuar me atë që nuk i përket, do ta humbasë atë që i përket, ndërsa ai që nuk është i kënaqur me atë që i mjafton, nuk ka asgjë në këtë botë që do ta kënaqë, ngopë.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pjesë e Islamit të mirë të njeriut  është braktisja nga ai të asaj që atij nuk i përket.”  Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Ibn Abul Berri ka thënë: “ Kjo është një deklaratë gjithëpërfshirëse që përmban shumë kuptime të mëdha në pak fjalë.”

Dijetarët kanë shpjeguar, bërë të qartë se çfarë i intereson muslimanit dhe çfarë nuk i intereson atij. Ibn El Mulakini ka thënë: “ Ajo që i interson njeriut nga çështjet çfarë është e nevojshme për jetën e tij në këtë botë dhe për sigurinë e tij në jetën e përtejme, në Ahiret. Kjo është e lehtë në krahasim me atë që nuk i intereson atij. Nëse njeriu e kufizon veten në atë që i interson, i përket nga çështjet  do të jetë i sigurt nga të keqija të mëdha, e siguria  ka të mira të shumta.  Siguria nga e keqja është pjesë e mirësisë së Islamit.”

Ibn El Kajjimi ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përmbledhur devotshmërinë të gjithën në një fjalë të vetme, ka thënë; “Prej Islamit të mirë të njeriut është braktisja e asaj që atij nuk i përket.” Kjo përgjithëson braktisjen, heqjen dorë, nga ajo që nuk i përket prej fjalës, shikimit, dëgjimit, prekjes, goditjes, ecjes, të menduarit dhe të gjitha lëvizjet e dukshme dhe të fshehura. Kjo fjalë është e mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse në devotshmëri.” Ndërsa Ibn Rexhepi ka thënë: “ Nëse Islami tek njeriu përmirësohet, është i mirë, ai kërkon braktisjen e gjithçkaje që nuk i përket, siç janë gjërat e ndaluara, gjërat e dyshimta, gjërat e papëlqyeshme dhe gjërat e tepërta dhe të lejuara të cilat nuk i nevojiten. E gjithë kjo nuk e shqetëson muslimanin nëse Islami i tij është i plotë.”

Frut i angazhimit të njeriut me atë që atij i përket, i intereson, dhe braktisja e asaj që nuk i përket është lartësimi, rehatia, qetësia, siguria dhe bekime, mirësi në jetë, në fjalë dhe në vepra, në familje, në pasuri dhe në fëmijë. Ibn El Haxher el Hejtemi ka thënë: “ Nëse njeriu e kufizon veten nga ajo që nuk i përket ai do të jetë i sigurt nga të gjitha fatkeqësitë dhe nga të gjitha të këqijat dhe mosmarrëveshjet. Kjo do të jetë një nga përfitimet që tregon për Islamin e mirë të tij, për qëndrueshmërinë e besimit të tij, për vërtetësinë e devotshmërisë së tij dhe për shmangien e dëshirave të tij.”

O ju muslimanë! Njerëzit më të mjerë, të shtypur dhe të vuajtur janë më të preokupuarit me gjëra që nuk u përkasin atyre. Sabiku Ibn Abdullahi ka thënë:

“Shpirti nëse kërkon atë që nuk i intereson, përket, në mënyrë të padituri dhe marrëzisht, do të bjerë në atë që e shqetëson.”

Hasan El Basriu ka thënë: “ Nga shenjat e shpërfilljes, braktisjes së Zotit për robin e Tij është se Ai e bën atë të zënë, të angazhohet me gjëra që nuk i përkasin atij.”

Të angazhuarit e muslimanit me diçka prej të cilës nuk ka dobi dhe përfitim është sëmundje fatale që sjell të gjitha të këqijat.

Shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  përfshijnë: të kërkuarit e tepërt për lajme, informacion rreth njerëzve, të preokupuarit me hetimin e çështjeve të tyre, ndjekja e gjendjes së tyre, ekspozimi, zbulimi i të metave të tyre, të qenurit i etur për të ditur detajet e punëve të tyre, rrëfimi, tregimi i thënieve, fjalëve të tyre, kërkimi për të pasur njohuri rreth pronave të tyre, pasurive të tyre, grave të tyre dhe fëmijëve të tyre, kërkimi për të ditur çfarë hynë dhe çfarë del nga ata, në mënyrë që ata të turpërohen dhe të dëmtohen duke zbuluar atë që kanë fshehur nga punët e tyre. E kjo gjë është një akt i shëmtuar dhe i papëlqyeshëm që përfshihet në hadithin e përgjithshëm të Mugith Ibn Shub’atu, Zoti qoftë i këanqur me të, i cili tregon se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë Zoti urren nga ju tre gjëra: përgojimin, shpërdorimin e parasë dhe të pyeturit e shumtë.” Muttefikun Alejhi. Ibn Rexhepi ka thënë: “ Të pyeturit e shumtë të një njeriut në mënyrë specifike për hollësitë e gjendjes së tij, është diçka që personi  që pyetet në të shumtën e rasteve nuk e pëlqen, e urren.”

LEXO  Qëllimet e adhurimeve në Islam, qëllimet e mëdha nga obligimi i agjërimit

Sa shumë të mira dhe bekime ka  larguar nxitimi dhe pyetjet e shumta ndaj njerëzve për gjendjen e tyre të fshehtë dhe delikate? Sa shumë armiqësi ka mbjellë, sa mëri dhe mosmarrëveshje ka shtuar  dhe sa turp dhe pakënaqësi ka shkaktuar? Njerëzit janë të prirur natyrshëm të urrejnë ata që kërkojnë sekretet e punëve të tyre, që pyesin për gjendjen e tyre dhe që hetojnë familjet, fëmijët dhe paratë e tyre. Kushdo që heton lajmet, informacionet rreth njerëzve do të urrehet nga zemrat e tyre, do të refuzohet nga shpirtrat e tyre dhe do të urrehet nga tubimet e tyre. Është thënë: “ Kush pyetën për atë që nuk i përket, do të dëgjojë atë që i përket.”

Transmetohet se një burrë ka hyrë tek Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dhe e ka gjetur duke rregulluar sandalet e tij. Ai e ka pyetur atë për diçka dhe ai i ka treguar, i është përgjigjur. Pastaj burri i ka thënë: “  Pse po i riparon sandalet? Bli një palë tjera.”  Ibn Umeri i ka thnë: “ Për këtë ke ardhur?!” Muhamed Ibn Rushdi ka thënë: “ Abdullah Ibn Omeri e ka qortuar atë për fjalën e tij përmes pyetjes që i ka bërë kur i ka thënë: “A për këtë ke ardhur?!” sepse ai e ka pyetur, apo i ka folur atij për diçka që nuk i përket, nuk i intereson.”   

Nga shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  përfshijnë: Të hyrit në sekretin e një populli ose në bisedën e dy burrave që nuk e kanë përfshirë atë në të, ose dëgjimin e fjalëve të njerëzve që konsultohen rreth një çështjeje që u intereson, u përket atyre, ku ata janë larguar prej tij dhe nuk duan ta përfshijnë atë në të. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush dëgjon bisedat e njerëzve ndërkohë që ata e urrejnë dëgjimin e kësaj bisede nga ai, atij do t’i derdhet plumb i shkrirë në veshët e tij në Ditën e Gjykimit.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu. A’nuk është plumbi i shkrirë.

Nga Hudhejfete,  Zoti qoftë i këanqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në Xhenet nuk do të hyjë Katati, thashethemaxhi.” Muttefikun Alejhi. Katat është thashethemaxhi, dikush që dëgjon njerëzit pa dijeninë e tyre dhe pastaj vazhdon të përhapë thashetheme.

Nga shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  përfshijnë: të kërkuarit, gjurmimi i tij në të metat dhe gabimet e njerëzve, të gjurmuarit e rrëshqitjeve, gabimeve të tyre, ku ai nuk do të ketë përfitim në botën Tjetër, në Ahiret,  prej kësaj vepre të denueshme.

“ Më i keqi nga njerëzit është ai që preokupohet, angazhohet me të metat e të tjerëve, sikur një mizë që ruan vendin e plagës.”

Ibn Zinxhij el Bagdadij ka thënë:

“ Ata ecin midis njerëzve duke kërkuar të meta tek ata që nuk kanë të meta, në mënyrë që të parashikojnë shkatërrimin e tyre.

Nëse e dinë të mirën, e fshehin. Nëse e dinë të keqen, e përhapin, e nëse nuk e dinë, gënjejnë, e shtojnë.”

Pjesë e lumturisë së njeriut është të angazhohet me të metat e veta dhe jo me të metat e të tjerëve. Një poet ka thënë:

“ Nëse njeriu është i mençur dhe i devotshëm, devotshmëria e tij do ta bëj të heshti ndaj të metave  të të tjerëve

Ashtu si njeriu i sëmurë, dhimbja e tij e shpërqendron atë nga dhimbja e të gjithë njerëzve.”

Ibn Hibani ka thënë: “ Është përgjegjësi e njeriut  të mençur që të garantojë sigurisë duke braktisur spiunimin e të metave të njerëzve duke u angazhuar me korrigjimin e të metave të veta. Kushdo që merret me të metat e veta në vend të atyre të të tjerëve, trupi i tij do të pushojë dhe nuk do e lodhi zemra e tij. Sa herë që zbulon një të metë në vetvete, ajo që sheh te vëllai i tij do të bëhet më e lehtë për të. Kushdo që merret me të metat e njerëzve në vend të të metave të vetave, zemra e tij do të jetë e verbër, trupi i tij do të jetë i lodhur dhe do të jetë e vështirë për të që të braktisi të metat e veta.  Më i pafuqishmi nga njerëzit është ai që kritikon njerëzit për atë që kanë, e më i pafuqishëm se ai është ai që i kritikon ata për atë në të cilën ai është. Kushdo që kritikon njerëzit, ata do ta kritikojnë atë.”

O ju muslimanë! Nga shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  është angazhimi i tij me  biseda boshe që nuk kanë asnjë dobi. Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë,  ka thënë: “Shumica e asaj që nënkuptohet me lënien e asaj që nuk i përket, nuk i intereson,  është ruajtja e gjuhës nga bisedat boshe. Zoti i Plotfuqishëm në përshkrimin e besimtarët ka thënë: “ Të cilët shmangen nga fjalët e kota.” (El-Mu’minun 3) Ndërsa në suren Furkan ka thënë: “ …e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.” (El-Furkan 72) Ndërsa në suren Kasas ka thënë: “ dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj…” (El-Kasas 55) Lagvi, fjalët e kota, boshe janë gënjeshtrat, ku përfshihet politeizmi, gjynahet dhe fjalët e veprimet e padobishme. Serioziteti në atë që Zoti ka urdhëruar të bëjnë i ka mbajtur larg fjalëve të kota, gënjeshtrat.” Sehlun Et Tusterij ka thënë: “ Kushdo që ka mendime të këqija është i privuar nga siguria, kushdo që flet për atë që nuk i përket është i privuar nga e vërteta, sinqeriteti, dhe kushdo që merret me fjalë boshe është i privuar nga devotshmëria. Pra, nëse ai privohet nga këto të treja, ai do të shkatërrohet.”  Është thënë: “Një person i mençur duhet të jetë i vetëdijshëm për kohën e tij, i vëmendshëm ndaj punëve të tij dhe ta ruajë gjuhën e tij. Kushdo që e konsideron të folurën e tij si pjesë të veprave të tij, do të flasë pak, përveçse për atë që i përket, i intereson.”

LEXO  Vlerat e Mekes së bekuar dhe detyrat e muslimanëve ndaj saj

Hasan Ibn Humejd ka thënë:

“Nëse një i ri është i mençur, ai do të turpërohet dhe do të jetë i devotshëm, dhe do të flasi pak për atë që nuk i përket.”

Ndërsa Shejhul Islam, Ibn Tejmijetu: “Nëse ai largohet nga ajo që i është urdhëruar të bëjë, që është të heshtë, dhe kthehet të flasë fjalë boshe që nuk janë të mira, atëherë kjo është kundër  tij. Sepse kjo është e papëlqyeshme dhe gjërat e papëlqyeshme e zvogëlojnë të mirën.  Nëse ai angazhohet në atë që nuk i përket atëherë kjo zvogëlon mirësinë e Islamit të tij, dhe kjo është kundër tij.” Imam Shafi’iu ka thënë:  “Kush dëshiron që Zoti t’ia ndriçojë zemrën, le  të braktisë  të folurit për gjëra që nuk kanë të bëjnë me të.” Ai gjithashtu ka thënë: “Tre gjëra e forcojnë mendjen e njeriut:  Të ulesh me dijetarë, të ulesh me njerëz të drejtë, të mirë,  dhe të përmbahesh nga të folurit për gjëra që nuk kanë të bëjnë me ty.” Kush braktisën fjalët dhe veprat të cilat nuk janë të nevojshme apo të dobishme për të, do ta mbrojë veten. Kush dëshiron të lehtësojë gjynahet, të pakësojë barrën, të qetësojë shpirtin, të ketë përkujtim të mirë dhe vepra të mira le të heqë dorë nga preokupimi, angazhimi me atë që nuk i përket.”

Transmetohet se Malik Ibn Dinari ka thënë: “ Nëse shikon ngurtësim të zemrës tënde, dobësi në trupin tënd dhe privim në jetesën tënde, atëherë dije se ke folur për atë që nuk të përket ty.” Nga Zejd Ibn Esleme tregohet se ka thënë: “ Ka hyrë tek Ebi Duxhanetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke qenë i sëmurë por fytyra e tij i shkëlqente.” E kanë pyetur: “ Çfarë është puna e jote, pse po të shkëlen fytyra?” Ai ka thënë: “ Nga puna ime nuk ka diçka që i besoj më shumë se dy gjërave: Njëra prej tyre: Nuk kam folur kurrë për atë që nuk më përkiste, dhe tjetra: Zemra ime ka qenë e pastër për myslimanët.” Transmeton Ibn Sa’di në librin Tabekati El kebir.

O ju muslimanë! Nga shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  është t’u bëjë pyetje dijetarëve rreth çështjeve, ngjarjeve dhe incidenteve që nuk i përkasin, të bëjë shumë pyetje rreth gjërave që nuk kanë ndodhur dhe nuk janë të nevojshme, shtrembërim dhe ekzagjerim. Ibn Haxheri ka thënë: “ Ëshrë vërtetuar nga një grup prej Selefëve, të parëve tanë të mirë, se nuk është e pëlqyeshme të ngarkosh me çështje që zakonisht janë të pamundura ose shumë të rralla. Ata e urrenin këtë sepse përfshihet ekzagjerimi dhe të folurit bazuar në hamendësim, pasi ai që e bën këtë nuk është i lirë nga gabimet.”  Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, shërbëtorit të tij Ikrimes, i ka thënë: “Shko dhe jepu fetva njerëzve. Kushdo që vjen tek ti duke të pyetur për diçka që ka të bëjë me të, jepi gjykim,  fetva, e kushdo që të pyet për diçka që nuk ka të bëjë me të, mos i jep gjykim,  fetva, sepse ti do të heqësh dy të tretat e barrës së njerëzve nga vetja jote.” Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Nëse Zoti ia dëshiron të mirën një robi, e udhëzon atë, bën që pyetjet e tij të jenë rreth asaj që e shqetëson, i përket atij,  dhe dijen e tij rreth asaj që i sjell dobi.” Zejd Ibn Thabit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur pyetej për diçka thoshte: “ A ishte, ka ndodhur akoma,  kjo?!” Nëse i thuhet: “Jo”, ai thoshte: “Lëre derisa të ndodhë.” Ibn Rexhepi ka thënë: “ Të kuptuarit, mësuarit e fesë dhe të pyeturit rreth dijes është e lavdërueshme vetëm nëse është për veprim, punë,  dhe jo ​​për argument dhe debat.” Ibn Batatu, për ata që pretendojnë se dinë atë që nuk është përmendur në një libër të qartë ose nga një paraardhës i mëparshëm, ka thënë: “ Një njeri që është ngarkuar me këtë detyrë dhe i ka përqendruar mendimet e tij në të, nuk do të jetë si dikush që shikon në syrin e diellit për të ditur vlerën e tij, ose si dikush që hidhet në errësirën e detit për të kuptuar thellësitë e tij. Ai vetëm sa do të largohet më shumë duke vazhduar në këtë, dhe vetëm sa do të ngatërrohet më shumë duke e parë vazhdimisht atë. Pra, le ta pranojë besimtari i mençur atë që do t’i sjellë dobi, dhe le ta lërë zënien e shikimit të tij dhe përdorimin e mendimeve të tij në përpjekjen për tu përfshirë në atë që nuk i është ngarkuar  dhe dëshirën për të arritur atë që nuk mund ta arrijë. Ai le të ndjek rrugën e mirëqenies, të zgjedh opsionin e gjerë  dhe t’i përmbahet argumentit të qartë, rrugës së qartë dhe rrugës së këndshme. Kushdo që nuk i bindet kësaj dhe shkon përtej saj duke nënvlerësuar atë që i është urdhëruar dhe duke mos iu bindur asaj që i është ndaluar, do të bjerë, për Zotin, në detet e mosmarrëveshjeve dhe valët e debatit.”

O ju muslimanë! Përpiqu t’i përmbahenin këtij parimi të madh të edukatës dhe sjelljes së mirë. Kushdo që përpiqet të përmbahet nga angazhimi me atë që nuk i përket, intereson, Zoti i tij do ta shpërblejë dhe do t’i japë atë që ai dëshiron. Muvarrik El Ixhlij ka thënë: “Kam kërkuar diçka për kaq shumë vite, por nuk kam mundur ta arrij dhe nuk do të heq dorë kurrë nga kërkimi i saj.” Ata e pyetën duke i  thënë: “Çfarë është ajo,  o Ebu el Mu’tamir?” Ka thënë: “Të ndaloj së bëri atë që nuk më përket mua.”  Ebu Lejth El Semerkandij ka thënë: “ Thuhet: Origjina e devotshmërisë është që një person të kujdeset për zemrën e tij në mënyrë që të mos mendojë në atë që nuk e intereson. Sa herë që zemra e tij shkon tek ajo që nuk e intereson, nuk i përket, ai e trajton atë derisa ta kthejë tek ajo që e intereson, i përket. Kjo është forma më intensive, më e mirë dhe më tërheqëse e xhihadit për vepruesin e tij.”

LEXO  Dashuria e Zotit, kuptimi, ndikimi dhe rezultatet e saj

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që mendojnë për atë që u përket, u intereson, që heqin dorë nga ajo që nuk u përket, dhe nga ata që i drejtohen asaj që afron më shumë me Zotin e tyre.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim,  tek Zoti kërkoni falje. Me të vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka strehuar ata që kërkojnë strehim në mirësinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i trajton me mirësitë e Tij ata që kishin humbur shpresën për shërim nga sëmundja.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Nga shembuj të angazhimit të njeriut me gjëra që nuk i përkasin  është të marrit e përgjegjësisë së tij për lëshimin e fetvave dhe vendimeve, si dhe për ofrimin e informacionit në shkencat fetare, megjithëse nuk është i kualifikuar për këtë. Ai flet për fenë pa dije, transmeton pa dije dhe lëshon fetva pa dije. Shejhul Islam, Ibn Tejmije ka thënë: “Kush flet për fenë pa dije është gënjeshtar dhe nëse nuk ka për qëllim të gënjejë.”

O ju muslimanë! Pastroni zemrat dhe gjymtyrët tuaja nga ato që nuk ju sjellin dobi, sepse nëse njeriu është i zënë me atë që nuk i sjellën dobi, do të largohet dhe nga ajo që i sjellën dobi, humbja e tij do të realizohet dhe keqardhja e tij do të jetë e madhe. Ibn El Kajjimi në një thënie fisnike, të fortë dhe të mrekullueshme, ka thënë: “Ashtu sikurse gjuha, nëse është e zënë duke folur atë që nuk është e dobishme për të, poseduesi i saj nuk do të jetë në gjendje të flasë për atë që është e dobishme për të vetëm  nëse e çliron gjuha e tij nga të folurit e gënjeshtrave. Në këtë mënyrë nëse gjymtyrët janë të zëna me diçka tjetër përveç bindjes nuk do të mund të jenë të zëna me bindje nëse nuk çlirohen nga e kundërta e saj, mosbindja. Në mënyrë të ngjashme dhe zemra që është e zënë me dashurinë, dëshirën, mallin dhe afërsinë me diçka tjetër përveç Zotit nuk mund të jetë e zënë me dashurinë, dëshirën dhe dashurinë për Zotin, dhe me përmallimi për ta takuar Atë, përveç nëse çlirohet nga lidhja e saj me diçka tjetër përveç Tij. As gjuha nuk mund të lëvizë me përkujtimin e Tij dhe gjymtyrët me shërbimin e Tij, përveç nëse çlirohet nga përkujtimi dhe shërbimi i diçkaje tjetër përveç Tij. Prandaj, nëse zemra është e mbushur me angazhimin me krijesa dhe me njohuri që nuk janë të dobishme, nuk do të ketë vend në të për angazhim me Zotin dhe njohjen e Tij, me njohjen e emrave, atributeve dhe vendimeve të Tij. Sekreti i kësaj është se dëgjimi i zemrës është si dëgjimi i veshit, nëse ajo dëgjon diçka tjetër përveç fjalës së Zotit nuk do të ketë më dëgjim ose kuptim të fjalës së Tij. Sikurse nëse anon drejt diçkaje tjetër përveç dashurisë së Zotit, nuk do të kishte më asnjë prirje drejt dashurisë së Tij. Pra, nëse zemra do të flasi për diçka tjetër përveç përkujtimit të Tij nuk do të ketë vend në të për të folur për përkujtimin e Tij, si gjuha. Prandaj dhe është transmetuar në mënyrë të saktë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ai ka thënë: ““Për çdo njërin nga ju është më mirë që barku i tij të  mbushet me qelb derisa ta shohë atë, sesa të jetë i mbushur me poezi.” Kështu ai e ka bërë të qartë se barku mund të mbushet  me poezi, e për këtë arsye ai mund të jetë i mbushur dhe me dyshime, me mëdyshje, me fantazi, me vlerësime që nuk ekzistojnë, me njohuri që nuk kanë dobi, me shaka, gjëra qesharake, me histori e me të ngjashme. Nëse zemra mbushet me këto gjëra, asaj i vijnë të vërtetat e Kuranit dhe njohuritë që i sjellin përsosmërinë dhe lumturinë i saj, por nuk gjejnë në të vend për veten dhe as pranim, kështu që e tejkalon atë dhe shkojnë përtej tij në një vend tjetër. Dhe për këtë arsye u tha:

“Pastro zemrën tënde nga të gjithë përveç Nesh dhe do na gjesh, sepse ana Jonë është një zgjidhje për çdo njeri të pastër.”

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve, pushtuesve të padrejtë, dhe pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, na jep përfundim të lumtur, plotëso me mëshirën Tënde shpresat tona, shoqëro me mirëqenie vajtjen dhe ardhjen tonë, na bëj Xhenetin Tënd përfundimin dhe destinacionin tonë, me Mirësi Tënde prano veprat tona, sepse Ti je që ju përgjigjesh lutjeve dhe shpërblyesi i veprave të mira.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/4183659268621749

Post Author: endrit