Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 23-11-1445 H 31-05-2024 D
Shejh Ikrime Sabri
Tema Ndihma dhe mbështetja për të duruarit në rrugën e të Fuqishmit, të Lavdëruarit
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Lavdërimet për Zotin sa kohë nuk na e ka sjellë exhelin, afatin e fundit, derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të adhuruesve dhe falënderuesve. Zoti ynë, tek Ti kërkojmë falje dhe pendohemi, tek Ti mbështetemi dhe ju lavdërojmë për çdo të mirë. Ti je Zoti ynë, ne jemi robërit Tu dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Rukutë, qëndrimi në këmbë, sexhdet, përgjërimi dhe nënshtrimi janë vetëm për Ty. Madhërimi është vetëm për Ty, Ti je mbështetësi i besimtarëve të sinqertë, mbrojtësi i muslimanëve që përpiqen, luftojnë në rrugën Tënde, poshtëruesi i ndërmjetësve të mallkuar, kriminelë, të shiturit e ulët ata që punojnë për armiqtë. Ti je që mundën mohuesit, pushtues dhe arrogantë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Cili në suren Nisa’ thotë: “Mos u tregoni të dobët në përndjekjen e armikut! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë.” (En-Nisa’ 104) I Cili në suren Ahzab thotë: “e të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” (El-Ahzab 39)
“Zoti im në rrugën Tënde përfundova pjesmarrjen time, Ti je Sunduesi im në qëndrimin dhe udhëtimin tim,
Zot, përveç Teje nuk kam bërë diçka tjetër pjesë të vetes time, nuk kam mohuar me fjalë dhe as me vepra,
Unë besoj se Ti je Zoti im Një i Vetëm, tek Ty janë shpresat e mia për falje.”
O Zot, na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë kurrë, na mbro me Fuqinë Tënde që nuk pakësohet, na mbulo me Kujdesin Tënd natën dhe ditën në vështirësi dhe qetësi. O Zot, zbrit mëshirën Tënde mbi njerëzit tanë në Gazan e lavdishme! O Zot, largo shqetësimet e tyre, shëro dhe ruaj dobësinë e tyre! O Zot, fëmijët e tyre janë të uritur mundësoju atyre ushqim! O Zot, fëmijët e tyre janë të etur mundësoju atyre të pinë! O Zot, fëmijët e tyre janë të zhveshur mundësoju atyre të vishen! O Zot, fëmijët e tyre janë të sëmurë shëroi ata, o Zoti i botëve!
Dëshmojmë se zotëria, i dashuri dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i atyre që luftojnë në rrugë të Allahut, shembulli i dijetarëve aktiv, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë, o i dërguari i Allahut. Ndërsa ne në Bejtul Makdis, Kuds, dhe rrethinat e tij lutemi dhe të dërgojmë selame, për familjarët e tu të pastër, për shokët e tu të parët e të mirëve dhe të pastrit, dhe për të gjithë ata që ju pasojnë ju deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Allahu i Madhërishëm në suren Ah’zab thotë: “ O besimtarë! Kujtoni ndihmën e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.” (El-Ahzab 9)
O ju namazfalës! O ju muslimanë! O ju të lidhur dhe që vigjiloni në këtë vend, burra dhe gra! E të gjithë ne jemi të lidhur me këtë vend!
Këto ajete fisnike nga surja Ahzab, e cila është Medinase, e zbritur në Medine, bëjnë fjalë për betejën e Ahzabit, grupacioneve, betejë e cila ka ndodhur në vitin e gjashtë të Hixhretit, që është njohur gjithashtu me emrin beteja e Hendekut, sepse muslimanët hapën një hendek të madh rreth Medines së Ndritshme. Allahu i Madhërishëm i bekoi ata me mbrojtje dhe ndihmë, pasi kundër tyre thurën kurthe komplotistët dhe aleatët. Por i dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me shokët e tij, Zotit qoftë i kënaqur me ta, ju drejtuan Zotit të Plotëfuqishëm, u mbështetën në vetet e tyre duke marrë masat dhe bërë sebepet. E kështu erdhi lehtësimi dhe rrugëzgjidhja, Allahu i mori për dore i ndihmoi ata dhe mposhti grupacionet agresorë, armiqësorë, të cilët u ndanë e u shpërnda forca e tyre, dhe u kthyen të zhgënjyer e të humbur.
O ju muslimanë! Kjo është ligjshmëria e Zotit në krijesa e Tij: “Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62) “Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.” (El-Fatir 43)
O ju namazfalës! O populli më i mirë i dalë nga njerëzimi! Për të qenë i dërguari ynë fisnik dhe i nderuar, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të qenë, shembulli dhe modeli ynë në qëndrueshmëri mbi parime dhe në të bashkëpunuar në të mirë. Është përmendur më parë se ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bashkë me shokët e tij ishte izoluar me njerëzit, fisin e Ebu Talibit në Meke, sikurse e dini, për një periudhë prej tre vitesh. Kush ka qenë qëndrimi i tyre në atë kohë? Kanë bërë durim dhe ishin të palëkundur, qëndruan dhe rezistuan, derisa kanë ngrënë gjethe peme, nuk janë dorëzuar dhe nuk janë dëshpëruar, nuk kanë hequr dorë nga parimet dhe pozitat e tyre të besimit, nuk kanë bërë pazare për këtë, nuk kanë koordinuan sigurinë e tyre me ata që i izoluan. Derisa muslimanët arritën ta thyejnë rrethimin, izolimin, dhe dolën me krenari, nder dhe dinjitet. Prandaj, bëni durim, o popull i Palestinës, që të thyeni rrethimin qëndroni përballë aleancave satanike, të urryera, konspirative.
O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Dje kam shikuar një video të shkurtër në të cilën shfaqet dhembshuria e një maceje ndaj një fëmije dëshmorë, i cili ishte kujdesur më parë për të. Vërtetë ajo mace qëndronte pranë trupit të atij fëmije dëshmorë, e puth vazhdimisht dhe hidhet mbi të, duke mos dashur ta lërë, të ndahet me të. O muslimanë! Kjo është një skenë e një kafshe të vogël zemra e të cilit i zbutet para një fëmije dëshmorë. Po politikanët, zemrat e të cilëve janë ngurtësuar, zemra të cilat nuk zbuten përballë masakrave dhe katastrofave humanitare. A nuk mësojnë këto politikanë nga ajo mace e vogël? Kurani Famëlartë i ka përshkruar zemrat e ngurtësuara me gurë, apo edhe më të forta se gurët. Allahu i Madhërishëm në suren Bekare thotë: “ Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta.” (El-Bekare 74) Ndërsa në një ajet tjetër në suren Hadid, Allahu i Lartësuar thotë: “…e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Por me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” (El-Hadid 16)
Allahu i Madhërishëm i ka mallkuar zemrat e ngurtësuara me fjalën e Tij në suren Ma’ide kur thotë: “ Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra.” (El-Ma’ide 13)
Sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i ka paralajmëruar dhe kërcënuar ata njerëz me fjalën e Tij në suren Zumer kur thotë: “ Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të dukshme!” (Ez-Zumer 22)
Po, o ju muslimanë! Vërtetë qeveritë në botën Arabe dhe Islame janë në humbje të qartë, për shkak të pozicioneve të tyre të dobëta, të heshtura, neglizhente, në lidhje me atë që ndodhë nga vrasjet e fëmijëve dhe grave, dhe shkatërrimi i spitaleve, xhamive dhe universiteteve. Çfarë presin pasi që kanë kaluar tetë muaj?! Ku është mëshira?! Ku është ndjenja njerëzore?! Ne na mjafton Allahu, Ai është mbështetës i mrekullueshëm. Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut të Madhërishëm.
O ju udhëheqës! Mendoni se çfarë do të thoni kur do të qëndroni para Allahut, Zotit të Plotfuqishëm, Imponuesi, Hakmarrësi? Çfarë do të thoni? Vërtetë Zotit nuk i fshihet asnjë gjë as në qiell dhe as në tokë! Çfarë do t’i thoni?!
O ju namazfalës! O ju muslimanë! Ju kujtoj një hadith profetik të ndershëm që është i lidhur me besimin: “ Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Dije që, po qe se i gjithë njerëzit të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bëjnë mirë, pos asaj që Allahu ta ka caktuar. Sikurse, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që Allahu ta ka caktuar. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
Ndërsa ju Haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Ju shoqëroftë paqja dhe siguria, ju përshëndesim me bekimet e Allahut me shpresën që do të takohemi me ju. Përcillni përshëndetjet tona nga Palestina, nga Bejtul Makdis, Kudsi, nga xhamia e bekuar e Aksasë, nga të lidhurit me këtë vend dhe shpresuesit e shpërblimit tek Zoti, burra dhe gra, për tek i dashuri ynë, i dërguari i Allahut, Muahmedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Përcillini të dashurit tonë se çfarë po vuan populli ynë në Palestinë dhe çfarë po vuan xhamia e bekuar Aksasë.
Ndërsa ju o Haxhinjë! Kërkoni nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ti lutet Allahun për ne që të na lehtësojë dhe largojë shqetësimit, d do Zoti, pas kësaj ndryshon çështja në këtë aspekt. Atje drejtohuni tek Zoti duke qenë rreth Qabes, në mes Safas dhe Mervas dhe në malin e Arefatit.
O ju Haxhinjë, ju përshëndesim dhe një herë dhe ju themi: Haxh Mebrur, të pranuar tek Zoti, përpjekje të shpërblyera dhe tregti me të cilën nuk humbni kurrë, të ktheheni tek ne shëndosh e mirë, tu takojë dhe ju të jeni fitimtarë me lejen e Zotit.
Lavdërimet janë të gjitha për Zotin e botëve.
Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botëve.
Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të dërguarin e ndershëm, besnik, për familjen dhe për të gjithë shokët e tij.
O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij.
O Zot, bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O ju namazfalës!
Do të jap në këtë pjesë të hutbes tre mesazhe, dhe shkurtimisht.
Mesazhin e parë ua drejtojmë me përshëndetje dhe respekt universiteteve në Amerikë, Europë dhe kudo tjetër veç tyre, në të cilat lëvizi ndërgjegja dhe ndjenja njerëzore dhe e qytetëruar në zemrat e studentëve dhe studenteve nga muslimanët dhe jo muslimanët. Ata u ngritën në mbështetje të të shtypurve dhe për të denoncuar dhe refuzuar gjenocidet e fëmijëve dhe grave në Gaza. Atëherë pse po shtypen, ndalohen me dhunë? Ku është liria e fjalës dhe e shprehjes në vende që pretendojnë lirinë dhe demokracinë?! Ngritja dhe kryengritja, protesta e universiteteve i ka vënë në siklet politikanët e përbetuar, aleatë, mashtrues dhe gllabërues dhe i ka ekspozuar për atë që janë me kryengritjen e tyre. Përsërisin përshëndetjet dhe respektin tonë për të satën herë për studentët dhe studentet në Amerikë, në Evropë dhe gjetkë. Sikurse falënderojmë të gjithë popujt që kanë protestuar dhe falënderojmë gjithashtu shtetet të cilat së fundi kanë njohur shtetin e Palestinës.
O ju namazfalës! Mesazhin e dytë ua drejtojmë tregtarëve, kam për qëllim tregtarët e mallrave ushqimore dhe të ngjashme me ta, u themi tregtarëve: A dëshironi që ditën e Gjykimit të ringjalleni me tregtarët besnik, të sinqertë, të ndershëm, të besueshëm dhe të vërtetë? Apo dëshironi që ditën e Gjykimit të ringjalleni me tregtarë monopolistë dhe të pamoralshëm? Pastaj, atë pasuri që ju grumbulloni do e merrni me vete për në varr?! O ju tregtarë, frikësojuni Allahut! Mos shfrytëzoni situatën e luftës apo situatat e jashtëzakonshme. Mos monopolizoni, mos i ngrini çmimet, mos u bëni tregtarë lufte. Ka shumë e shumë hadithe të nderuara profetike që ndalojnë monopolin dhe ndalojnë manipulimin e çmimeve. Do të vijë dita kur do të mbani përgjegjësi para Zotit, në këtë botë dhe në Ahiret, botën Tjetër. Ne ju kujtojmë hadithin e nderuar profetik: “Tregtari i ndershëm dhe i besueshëm do të ringjallet, tubohet, me profetët, të sinqertët dhe dëshmorët.” Prandaj ju themi tregtarëve: A dëshironi që të ringjalleni me profetët, të sinqertët dhe dëshmorët?! Atëherë punoni për këtë gjë.
O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!
O ju namazfalës! Mesazhi tretë dhe i fundit në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë, e cila kërcënohet vazhdimisht nga rreziqet, veçanërisht në ditët e festave hebraike. Sulmi i zyrtarëve izraelitë në xhaminë e bekuar të Aksasë synon të ndryshojë status quo-në, gjendjen aktuale në Aksa, dhe duke inkurajuar grupet ekstremiste hebreje që të përshkallëzojnë bastisjet dhe shkeljet e tyre. Por ne theksojmë se e gjithë kjo nuk do t’u sigurojë atyre asnjë të drejtë në Aksa. Sikurse theksojmë se vendimi i Allahut, Zotit të botëve, në të drejtë të Aksasë nuk u nënshtrohet pazareve, lëshimeve apo shkëmbimeve. Le ta dinë të gjithë i afërti dhe largëti se Aksa është amanet në qafën e të gjithë muslimanëve, në qafën e dy miliardë muslimanëve në botë, dhe se ajo përfaqëson një pjesë të akides dhe besimit të tyre.
Nuk na mbetet në këtë vende vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin.
O ju namazfalës! Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, lehtëso shqetësimet mbi ne.
O Zot, ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe dhe mbushe atë me muslimanë.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga shqetësimet dhe trishtimet, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga frika dhe koprracia, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga dominimi i borxhit dhe shtypja e burrave të keqinjë.
O Zot, mëshiro dëshmorët tanë shëro të plagosur tanë dhe mundëso lirinë e të burgosurve tanë.
O Zot, na mbulo ne mbi tokë, na mbulo nën tokë dhe na mbulo ditën kur do të dalim para Teje.
O Zot, të lutemi të na japësh pendesë të sinqertë, pendesë para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.
O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, dhe me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj