Pendohuni tek Zoti – Aksa 20.03.2020

Lavdërimet për Zotin,  nuk besojmë dhe nuk adhurojmë tjetër veç Tij, lavdërimet për Krijuesin e çdo gjësë.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar ata dhe na kanë përcjellë mesazhin e kësaj feje.

Në vijim

O ju muslimanë! Kjo epidemi që është përhapur tek njerëzit është nga ligjet, caktimet e Zotit  për  robërit e Tij. Godet atë që Ai dëshiron nga muslimanët dhe të tjerë. Prandaj o robër të Zotit kthehuni tek Zoti falenderues dhe kërkoni ndihmë tek Ai që të shpëtoni nga kjo epidemi, e cila ju ka goditur dhe ju ka prekur. Bëhuni vepër mirë,  përmirsohuni dhe pendohuni për çfarë keni bërë. Ktheni padrejtësitë që keni bërë dhe jepuni njerëzve  të drejtat  e tyre. Shtoni sa më shumë kërkimin falje tek Zoti, sadakanë dhe veprat e mira. Ka ardhur në një hadith se: “Nuk do të zbresi fatkeqsi tek njeriu vetëm se pas gjynaheve të tij, dhe ajo nuk  largohet nga ai vetëm se me pendesë tek Zoti.”

O ju besimtarë! Kalojmë këto momente të vështira në ditët që përkujtojmë Isranë e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpërnguljen e tij për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Kushte të vështira për Aksanë, duke qenë e zbrazët nga namazfalësit në të, të bllokuar nga epidemia. 

O Zoti i robërve të dobët, largo nga ne këtë  fatkeqsi dhe vështirsi. 

O ju muslimanë! Udhëtimi i  të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për në xhaminë e Aksasë, është thirrje për muslimanët që të mos e ndalojnë vajtjen në të. Me të shtuarit e vajtjes në të dhe kujdesjen për të largohen fatkeqsitë, dhe triumfohet kundra armiqve tanë. Bëni durim ndaj atyre që ju kanë goditur dhe prekur nga dhimbjeve dhe epidemive. Sepse sikur ta dini pozitën tuaj tek Allahu me durimin tuaj në fatkeqsi dhe në epidemi do të ju mbulonte gëzimi dhe lumturia.

O ju besimtarë! O robër të Zotit! Kjo është një ditë e hidhur që përjeton e gjithë Palestina në përgjithësi dhe xhamia e Aksasë në veçanti, për shkak të mbylljeve të xhamiave dhe  numërit të pakët të namazfalësve në xhaminë  Aksa. Kjo në pamundësinë për të falur namazin e xhumasë.

O i Gjallë i Përhershëm, largo nga ne këtë epidemi, largo nga ne këtë fatkeqsi.  O Zot na furnizo me shëndet, mos na sprovo me sëmundje, hap për ne portat e pendesës. Me të vërtetë Ti e falën  të penduarit, dhe sikurë të jenë gjynahet e tij sa madhësia e qiejve.

O ju të lidhur me këtë vend të shenjtë! O ju muslimanë! Zoti ju  shikon ju dhe  merzinë tuaja, kur janë mbyllur dyert e xhamive. Shikon ndjesinë tuaj kur dëgjoni muezinët që thërrasin “Faluni në shtëpitë tuaja” ai ju thërret të faleni në atë vend që jeni. Ju thërret në durim dhe mirësinë tuaj që të vazhdoni të jeni grupacioni i vendosur dhe i lidhur me këtë vend. 

Dijeni se kthimi juaj është tek Zoti, caktimi  juaj është në dorë të Zotit. Qëndroni të vendosur dhe të lidhur  në fenë tuaj, ripërtërini besimin tuaj. Zbatoni këshillat e administratës së Vakëfit duke ruajtur distancën  në mes namazfalësve, mbani largësinë dhe shmangni takimet

Të gjitha këto janë në bazë të sheriatit, legjislacionit Islam, dhe me qëllimin për të ruajtur jetën e besimtarëve.

Bëni durim, derisa ta ndihmojë Zoti këtë umet, popull dhe të ju japë përsëri mirësinë për të falur namaz në xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe në çdo xhami tuajën.Thirrjet;  Ejani në namaz!Ejani në shpëtim! janë për ne  më të dashura se dynjaja dhe çfarë ka në të. Shtoni sa më shumë duatë, që të ju kthehet forca juaj, që ti kthehet  lavdia dhe krenaria Aksasë tuaj dhe të ngrihen ezanet e plota në minare. Prandaj sa më shumë lutje drejtuar Zotit. Kjo epidemi eshtë fatkeqsi që ju ka ardhur dhe lutja është arma juaj përballë vështirsive dhe epidemive. 

Robër  të Zotit! Luteni Allahun sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Xhamia Aksa është e muslimanëve - Aksa 18.09.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen,  shokët e tij dhe pasuesit e tyre.

Në vijim

O musliman! Kjo epidemi nuk njef gjini dhe ngjyrë, fe, drejtim apo vend. Në të gjithë botën po bëhen përpjekjet  për të gjetur një ilaç kundra kësaj epidemije, virusi. Ju kujtojmë udhëheqësve  dhe popujve në të gjithë  botën, dhe veteve tona  se shpëtimi nga kjo  epidemi është ndalimi i padrejtësive dhe shkatërrimeve, shthurjeve në tokë. Padrejtësia dhe përhapja e shthurjes në tokë janë nga të parat shkaqe të sajtë dhe gjithashtu nga të parat kura të sajtë.

O ju njerëz në të gjithë botën mbarë! “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”(Edh-Dharijat 50) 

O ju muslimanë! Ka nga njerëzit sot që e presin këtë epidemi me ankth dhe frikë, duke mbledhur mall dhe produkte rezervë, duke ironizuar caktimin e Zotit, me tallje dhe me parulla, sikurëse dhe me tamahin, oreksin e shtuar të  tregtarëve. Por dijeni se është më primare të vraponi, të drejtoheni për tek Allahu, të frikësoheni prej Tij, të bësoni në caktimin e Tij se e mira dhe e keqja është prej Tij, të mblidhni punët e mira tuajat për botën tjetër. Të përballeni me këtë epidemi me seriozitet duke u kthyer shpejt për tek Allahu, mos qëndroni të pavëmendshëm, neglizhent, mos qëndroni në vendnumëro. 

O Zot ruaj Aksanë tonë nga planet e keqbërësve dhe të padrejtëve, ktheje atë krenare dhe të dashur tek muslimanët sikurëse ajo ka qenë o Zoti i Botrave.

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga kjo epidemi, të kërkomë mbrojtje nga lebroza,  murtaja, dhe nga sëmundjet e këqia.

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga kënaqsia e armiqve tanë, dhe nga gjykimi i padrejtë.

O Zot na ruaj ne, vendet e Shamit, Sirisë, të gjitha vendet muslimane, nga lebroza, epidemija dhe murtaja.

O Zot na ndihmo ndaj popullit mosbesimtarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë ata që kanë të drejtë ndaj nesh, o Pranues i pendesës, o Falës dhe Mëshirues.

 

Post Author: endrit