Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 23-01-1447 H 18-07-2025 D
Shejh Mahir El Muajkili
Tema Përkujtimi i Zotit të Plotfuqishëm forcë dhe lumturi
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, të Pasurin, që nuk ka nevojë për diçka, Bujarin, ka plotësuar mirësitë e Tij tek ne dhe i ka përsosur ato. Madhërimet dhe lavdërimet janë për Atë, ka llogaritur çdo gjë saktësisht dhe ka përfshirë çdo gjë në mëshirën dhe dijen e Tij. Ai nuk pyetet për atë që bën, ndërsa të gjithë të tjerët përveç Tij pyeten.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat e Tij dhe miku i Tij. Njeriu me pozitën dhe statusin më të lartë, më i devotshmi nga të gjithë njerëzit dhe ai që e përkujtoi më shumë Zotin. Personi që posedoi karakterin më të mirë dhe metodën më të përsosur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, bashkëshortet dhe shokët e tij, mbi tabi’init dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O besimtarë! Këshilloj veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut të Madhërishëm, Zoti ynë, Urtësi e Tij është e Madhe, nuk i ka krijuar robërit e Tij më kot, përkundrazi, Ai ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’i provuar ata se kush prej tyre do të veprojë më mirë. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, Atij frikësojuni dhe punoni që të fitoni kënaqësinë e Tij. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Popull muslimanë! Zoti e ka krijuar njeriut të dobët. Fillimi i tij është me dobësi dhe kështu është dhe përfundimi i tij. “Allahu është Ai që ju ka krijuar të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën sërish të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (Er-Rum 54) Në jetën e kësaj bote njeriu vështirë që të shpëtojë pa u sprovuar nga vështirësitë, shqetësimet, frikërat dhe problemet. Prandaj atij i duhet një arsye, shkak për ta ndihmuar dhe për ta forcuar, që ta kompensojë dobësinë e tij dhe ta ngushëllojë. E nga më të mëdhatë e këtyre arsyeve janë përkujtimet, duatë, drejtuar Zotit që janë përmendur në sunet dhe në libër të Zotit, Kuran. Përkujtimi i Zotit është nga gjërat më të lehta me të cilin muslimani mbushën, angazhon kohën e tij, ringjallën me të zemrën e tij, lehtëson me të vetminë e tij dhe kënaqën me të Zotin e tij. Përkujtimi i Zotit nuk bezdisën shokun dhe nuk lodhën mikun. “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-R’ad 28)
Në mesin e përkujtimit të Zotit është një thesar i madh nën Fronin e të Plotfuqishmit, në të cilin i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i nxiti shokët e tij dhe inkurajoi umetin e tij në të. Në dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, transmetohet nga Ebu Musa El Esh’ariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kur i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, doli për në betejën e Hajberit, njerëzit shikuan nga një luginë dhe ngritën zërat e tyre me madhërime të Zotit. I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jini të qetë me vetet tuaja, domethënë, bëni pak kujdes me vetet tuaja, sepse nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose që mungon. Përkundrazi, ju po i luteni Atij që dëgjon gjithçka, është afër dhe Ai është me ju.” Ebu Musa, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Gjatë kohës që isha pas deves së të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai më dëgjoi duke thënë: S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Më ka thënë: “ O rob i Zotit?” I kam thënë: “ Po, urdhëro o i dërguari i Zotit!” Ai tha: “A dëshiron ta mësoj një fjalë që është thesar nga thesaret e Xhenetit?” Unë thashë: “Po, pa tjetër, o i dërguar i Zotit, sakrifikofsha babain dhe nënën time për ty.” Ai tha: “S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Kuptimi i “një thesar nga thesaret e Xhenetit”, është se shpërblimi i tij është i çmuar dhe i ruajtur për atë që e thotë në Xhenet, ashtu siç një thesar çmohet dhe ruhet në këtë botë. Pra, s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut, është një fjali e shkurtër në strukturë por e madhe në kuptim, ajo përmban monoteizëm, lavdërim dhe mbështetje tek Zoti i Madh dhe i Lartësuar, gjë që përmirëson mendjen dhe sjellën për thënësin e saj pozitë të lartë dhe kushte të mira.
Vëllezër në besim! Njeriu ka nevojë të kërkojë ndihmë nga Zoti për të bërë atë që është urdhëruar, për tu shmangur nga ato që i janë ndaluar dhe për të qenë i duruar përballë asaj që i është caktuar. Kush kërkon ndihmë, Zoti do ta ndihmojë, e ky është kuptimi i fjalës; “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Nuk ka fuqi për njeriun që t’i shmanget mosbindjes ndaj Zotit përveçse nëpërmjet mbrojtjes së Tij, nuk ka forcë që ai t’i bindet Atij përveçse nëpërmjet ndihmës së Tij, nuk ka ndryshim për të nga sëmundja në shëndet, as nga dobësia në forcë, as nga mungesa në rritje, as nuk mund ta largojë të keqen, as të arrijë të mirën përveçse nëpërmjet Zotit, Ai është i lavdëruar dhe emrat e Tij janë të shenjtëruar. “S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut” tregon refuzim të çdo ndryshimi nga një gjendje në tjetrën përveçse nëpërmjet Zotit, Zotëruesit të Madhështisë dhe Përsosmërisë. “S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut”, largon të gjitha shqetësimet dhe hidhërimet nga thënësi i saj, sepse ai që e thotë këtë kërkon ndihmë nga Krijuesi i tij, ia beson çështjen Atij, mohon fuqinë dhe forcën e tij, dhe fuqinë e çdo krijese, pavarësisht se sa i lartë është statusi i tij, përveç se fuqisë, forcës dhe madhështisë së Zotit. E nëse dikush e thotë, e bën dhe e beson këtë fjalë, si mund ta zhgënjejë më i Madhi Bujar dhe Dhuruesi më i Madh, lavdia është vetëm për Atë, Zotin Bujar dhe të Mëshirshëm.
Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A do të tregoj për një thesari nga thesaret e Xhenetit?” I kam thënë: “ Pa tjetër që po.” Ka thënë: “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Ka thënë, do të thotë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: Robi Im u nënshtrua dhe u dorëzua i bindur ndaj Meje.” Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sa i përket ndikimit të fjalës; “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” në largimin e kësaj sëmundjeje, që do të thotë sëmundja e shqetësimit dhe pikëllimit, kjo ndodh sepse kjo shprehje përmban delegim të plotë, dhe mohim të çdo fuqie dhe force përveçse në Atë, dorëzim i të gjitha çështjeve Atij dhe mosdiskutim me Të në asnjërën prej tyre. E kjo është e përgjithshme për çdo ndryshim nga një gjendje në tjetrën në botët e sipërme dhe të poshtme, fuqinë për të bërë atë ndryshim, dhe se e gjithë kjo është vetëm me Zotin e Vetëm. Kështu që asgjë nuk mund t’i rezistojë kësaj shprehjeje. Në disa nga etharet, rrëfimet ka ardhur se: “Asnjë Melek nuk zbret nga qiejt dhe as nuk ngjitet tek ata përveç se me fjalën; “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut,”. Kjo shprehje ka ndikim të mahnitshëm në largimin e shejtanit. Zoti është Ai tek i Cili kërkojmë ndihmë.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
O besimtarë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, këshillonte umetin, popullin e tij që të thonë sa më shpesh fjalën, “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut,”. Nga ato që është transmetuar për vlerën e kësaj fjale se ajo është shkak për faljen e gjynaheve dhe fshirjen e gabimeve. Kush e thotë atë në momentet e vdekjes së tij, ajo fjalë do t’i bëhet mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit. Në Sunenin e Tirmidhiut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush thotë; S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi.” Zoti i tij e beson atë, dhe thotë: “S’ka Zot tjetër përveç Meje dhe Unë jam më i Madhi.” Nëse njeriu thotë: “ S’ka zot tjetër përveç Allahut Një të Vetëm”. Ka thënë: Zoti thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Meje, Një Vetëm Unë.” Nëse njeriu thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok,” Zoti thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam Një i Vetëm i pa shok.” Nëse njeriu thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut, i Atij është pushteti dhe për Atë janë lavdërimet.” Zoti thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Meje, për Mua është pushteti dhe për Mua janë lavdërimet.” Nëse njeriu thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut, s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Zoti thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Meje, dhe s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Meje.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “ Kush e thotë këtë në momentet e sëmundjes së tij dhe pastaj vdes atë njeri nuk e prekën zjarri i Xhehenemit.”
“S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut,” është një nga shkaqet që lutja të pranohet. Kush edukohet me përkujtim të Zotit dhe gjenë ngushëllim në të, do sundojë mbi të derisa të bëhet objekt i mendimeve të tij të brendshme në gjumin e tij dhe kur është zgjuar. Një person i tillë ka më shumë gjasa të arrijë vepra të mira, t’i falen gjynahet dhe t’i pranohen lutjet. Në Sahihun e Buhariut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush zgjohet natën dhe thotë: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Atij është pushteti, për Atë janë lavdërimet dhe Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë. Lavdërimet janë për Zotin, Madhërimi është për Zotin, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi. S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut,” dhe pastaj ka thënë: “ O Zot, më fal mua, ose i lutet Zotit, i pranohet lutja e tij. E nëse merr abdes dhe falën namaz, pranohet namazi i tij.”
“S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut”, është farë nga të mbjellat e Xhenetit. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në natën në të cilën kam bërë Isranë dhe Miraxhin ka parë Ibrahimin i cili më ka thënë: “ O Muhamed, urdhëro umetin tënd që të shtojë nga të mbjellat e Xhenetit, sepse toka e tyre është e mirë dhe gjerësia, mundësia, e tyre është e madhe.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të: “ E kush janë të mbjellat e Xhenetit?” Ka thënë: “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.”
O robër të Zotit! Shtoni sa më shumë fjalën “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Edukoni me të veten dhe familjarët tuaj. Ka shpëtuar ai që e thotë atë, ka fituar ai që mediton në të dhe ka sukses në ditën e Gjykimit ai që është thënës i saj në vazhdimësi. Ajo është nga fjalët më të dashura tek Zoti dhe një nga veprat e mira të qëndrueshme, vazhdueshme. Në Musnedin e Imam Ahmedit, transmetohet se Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, është pyet për veprat e mira të qëndrueshme, të vazhdueshme, dhe ka thënë: “ Ato janë: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Madhërimi është për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin, Zoti është më i Madhi, S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Veprat e mira të qëndrueshme janë më të mira tek Zoti yt për sa i përket shpërblimit dhe përfundimit.
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta, me të vërtetë, Ai, Allahu i Lartësuar është Dhurues, Falës, Mëshirues, i Butë dhe Mëshirëplotë, Mëshirëplotë, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka hapur për robërit e Tij portat e mëshirës së Tij, u ka ligjëruar atyre prej fjalëve ato që do t’i çojnë drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij, dhe do t’i mbajnë ata larg zemërimit dhe ndëshkimit të Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe mbi shokët e tij, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju besimtarë! Vërtetë; “ S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” është fjalë e madhe dhe e bekuar, e cila përmban përsosmërinë e besimit në Zot dhe kërkimin strehim tek Ai. Në Sunenin Ebi Daudit, me një zinxhir të mirë transmetimi ka ardhur: “ Tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është përmendur oguri i zi, supersticioni, dhe ka thënë: “ Më e mira prej tyre është një ogur i mirë dhe se ai, supersticioni, nuk e largon muslimanin. Nëse ndonjëri prej jush shikon diçka që nuk i pëlqen, le të thotë: “O Zot, askush nuk sjell vepra të mira përveç Teje dhe askush nuk i largon veprat e këqija përveç Teje dhe s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Teje.”
Është legjitime, e lejuar për këdo që del nga shtëpia e tij, për çdo interes fetar ose të kësaj bote, t’i drejtohet Zotit të tij dhe të thotë: “ Me emrin e Zotit, u mbështeta tek Zoti, s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Zotit.” E nëse e thotë këtë lutje do ti thuhet: “ U udhëzove, u sigurove dhe u mbrojte.” Pastaj shejtanët largohen prej tij, ndërsa një shejtan tjetër i thotë: “ Si mund të sillesh me një njeri që është udhëzuar, siguruar dhe mbrojtur?” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi me zinxhir transmetimi të saktë.
Sikurse, “S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut,” është fjalë për kërkim ndihme tek Zoti. Për këtë arsye është legjitimuar për ne që kur muezini të thotë; “ Ejani në namaz! Ejani në shpëtim!” që të themi; “S’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Allahut.” Duke kërkuar me të ndihmën, suksesin, mbështetjen dhe udhëzimin e Zotit. Kjo është arsyeja pse disa njerëz bëjnë gabimin ta thonë atë nga nxitimi në vend të durimit, e thonë atë kur kërkojnë strehim te Zoti dhe kur u ndodhin fatkeqësi dhe dhembje. Disa prej tyre e shkurtojnë atë në një mënyrë që shtrembëron kuptimin e saj, duke humbur kështu një të mirë të madhe dhe një shpërblim bujar.
O besimtarë! Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar në një punë bujare, të cilën e ka filluar me Veten e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, të qetë dhe të stabilizuar dhe të gjitha vendeve muslimane.
O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Ti do dhe je i kënaqur.
O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.
O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, o i Gjallë i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë, përmirëso të gjitha çështjet tona, dhe mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim dhe mbyllim sytë.
O Zot, largo shqetësimet e muslimanëve të shqetësuar, lehtëso vuajtjet e të pikëlluarve, mundëso shlyerjen e borxheve nga borxhlinjtë, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.
O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj