Vlerat e Mekes së bekuar dhe detyrat e muslimanëve ndaj saj

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      09- 11-1445  H    17-05-2024 D

Shejh Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla     

Tema Vlerat e Mekes së bekuar dhe detyrat e muslimanëve ndaj saj

Lavdërimet janë për Zotin, Ai krijon çfarë dëshiron dhe përzgjedh prej tyre, Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, ka Krijuar krijesat dhe ka paracaktuar fatet e tyre, ka bërë dallim në  mes kohërave, vendeve dhe sezoneve, bëri Mekën destinacion të të gjithë popujve dhe rajoneve, drejt të cilës aspirojnë zemrat e adhuruesve dhe vizitorëve dhe drejt të cilës nxitojnë karvanet e haxhilerëve dhe atyre që bëjnë Umren.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi e kërkimit falje tek Zotit nga gjynahet dhe gabimet.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të mirë, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën ku do të zhduken sekretet dhe do të zbulohen perdet.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Frikësojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, për sa kohë që të jeni në këtë botë: “ …në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.” (Gafir 39)

O ju muslimanë! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka përzgjedhur nga ditët e Tij kohë dhe sezone, dhe ka përzgjedhur nga toka e Tij vende dhe pozicione, Allahu i Madhërishëm me diturinë dhe me Urtësinë e Tij ka dashur që ta bëjë Meken e Bekuar vendin më të mirë dhe më të nderuar tek Ai, dhe më të dashur për Të. Nga Abdullah Ibn Adij’ Hamrai, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ E kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke qëndruar në Hazvere, është emri i një vendi në Meke ku ishte tregu, dhe ka thënë: Vallahi me të vërtetë tij toka më e mirë e Zotit dhe toka më e dashur e Zotit tek Zoti, e sikur të mos më kishin nxjerrë, dëbuar prej teje nuk do të kisha dalë kurrë.” Hadithin e ka sjellë Tirmidhiu dhe e ka konsideruar të saktë.

Meka e bekuar, histori dhe përkujtim, biografi dhe udhëtime, në të ka bërë Allahu që të jetë shtëpia e parë për adhurim në këtë ekzistencë në tokë,  të cilën e vizitojnë për adhurim dhe rituale nga e gjithë bota. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (si): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim) dhe (fakti që) kush hyn në të është i sigurt.” ( Al ‘Imran 96-97) Ka fituar nga të gjitha vlerat çfarë nuk gjenden tek një vend tjetër përveçse të ndara;  Bekimi, udhëzimi, shenjat, argumentat, siguria, qetësia dhe besimi, pra i Lartësuar qoftë Zoti, Zoti ynë, Mëshiruesi.

Zoti e ka lartësuar vendin e Tij të shenjtë dhe e ka ngritur lartë emrin e tij, dhe ka ngritur lartë statusin e tij, ajo është Umu El Kura, Nëna e qyteteve, qëllimi, drejtimi i fytyrave të mbarë botës, Islame, Allahu i Madhërishëm  e ka ndaluar luftën në të përveç atyre që rebelohen në të. Sepse ky është vend adhurimi dhe vendi i gëzimit dhe lumturisë. Drejt këtij vendi udhëtojnë njerëzit dhe rreth Qabes së tij bëj tavafë, rrotullohen, aty përulen dhe bien në ruku, në të bien në sexhde, dhe në të janë të sigurtë për shpirtin dhe gjakun e tyre, pasurinë dhe nderin e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten? A mos vallë ata besojnë në gjëra të kota, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!” (El ‘Ankebut 67) Siguria dhe paqja janë ndër cilësitë e tij më të mëdha dhe karakteristikat më të nderuara të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ dhe (fakti që) kush hyn në të është i sigurt.” ( Al ‘Imran  97) Mbi të derdhet furnizim pa fund dhe zbresin në të mirësi të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.” (El-Kasas 57) Në Meke është pusi i Zemzemit, shpella Hira, shpella Theur në të cilën ka zbritur Kurani, me të cilin Allahu ju është drejtuar zemrave para veshëve, ka ringjallur me të shpirtrat para trupave, Dhuruesi më i Madh ka thënë: “ Dhe ashtu (siç u kemi dërguar  Shpallje profetëve të mëparshëm), të kemi dërguar edhe ty (Muhamed) Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.” (Esh-Shura 52)

LEXO  Efektet dhe vlerat e durimit

O ju muslimanë! Meka është vendi i shenjtë, Zoti ka nderuar statusin e saj, Allahu i Madhërishëm ka lartësuar emrin e saj, e ka veçuar me vlera dhe rregulla, me të cilat ruhet ky status i saj, dhe ruhet me të shenjtëria dhe vendi i Qabes. Ka obliguar ata që e vizitojnë atë për umre ose Haxh që të hyjnë me ihram në të, dhe të zhveshurit e rrobave dhe stolive për të hyrë në të nga vende të caktuara që nga disa milje lar saj. E ka vendosur këtë rregull Allahu i Madhërishëm në gjuhën e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përshëndetje dhe përgatitje, në nderim dhe bindje ndaj saj. Nuk lejohet kryerja e nevojave përsonale jashtëqitja dhe urinimi, nevoja e madhe dhe e vogël, në drejtim të saj, bima që është rritur vetë në të nuk lejohet të pritet, gjahu në të nuk bën të kapet dhe nuk priten bimët dhe barin e saj. Nga Abdullah Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në vitin e çlirimit të Mekes, ka thënë: “ Vërtetë Allahu e ka bërë Meken të shenjtë, ka ndaluar luftën në të,  nuk i është lejuar askujt para meje, e as që do ti lejohet  askujt pas meje, ndërsa mua më është lejuar, lufta në të, në një pjese te vogël te ditës. Nuk prehen ferrat e tij, nuk prihen pemët e tij, nuk trembet gjahu i tij, nuk merret sendi i gjetur përveç nëse e njeh atë.” Abasi ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, përveç Idh’hirit, një bimë, për farkëtarët dhe shtëpitë tona!” Ka thënë: “ Përveç Idh’hirit.”  Buhariu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: Nga Halidi nga Ikrimja tregohet se ka thënë: “ A e di çfarë është: “Nuk lejohet trembja e gjahut në të?” Është të hequrit e saj nga hija dhe për t’i zënë vendin.” Ai dëshiron të heqë kafshën nga vendi i hijes, që robi të gjejë hije në vendin e saj.

LEXO  Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

Nëse kjo është siguria e kafshëve në Tokën e Shenjtë, Meke, çfarë mund të themi për qenien njerëzore që Zoti i ka nderuar dhe favorizuar mbi të gjitha kafshët e tjera?!

Namazi në të vlen sa njëqind mijë namaze në vend tjetër, ndërsa shpërblimi në të shumëfishohet. Nga Xhabir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Namazi këtu në xhaminë time, Medine, është më i vlefshëm se njëmijë namaze në një xhami tjetër, përveç xhamisë së shenjtë, Qabes. Ndërsa namazi në xhaminë e shenjtë, Qabe, është më i vlefshëm se njëqind mijë namaze në xhami të tjera veç saj.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi, e thelbi i tij është tek dy sahihët, Buhariu dhe Muslimi.

 O ju që Zoti u ka nderuar me banimin në të, Qabe, dhe ju mundësoi ta vizitojnë dhe ta shikoni Atë! Njihni meritën dhe vlerën e këtij nderi, shijoni madhështinë dhe vlerën e kësaj përzgjedhjeje, dhe falënderoni Zotin për atë që ju ka dhuruar ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë. Me mirënjohje, falënderim të Zotit,  bekimet vazhdojnë dhe shtohen.

Lum ai që e kujton nderin e Mekës, ruan gjymtyrët e tij, ruan gjuhën dhe e kontrollon atë. Përgëzim, lajmi i mirë, për atë që e përmbush këtë shenjtëri të këtij vendi, e vlerëson atë ashtu siç e meriton, ruan pozitën e tij, përmbahet në të, ruhet, nga çdo gjynah, nuk bën padrejtësi në të, nuk bën dëm dhe nuk grindet.

O banor i Mekes! Dije se janë bashkuar tek ti shenjtëria e muajit me shenjtërinë e vendit të shenjtë. Bëj kujdes që të mos i shkelësh këto shenjtëri, sepse dënim ndaj teje do të jetë më i madh. Drejtohu për tek Zotit yt, shmang shkeljet dhe gjynahet, pendohu dhe ruhu nga pasojat e dhimbjeve. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ (Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur kurejshët, për t’i siguruar ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë. Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” (El-Kurejsh 1-4)

Zoti na bekoftë të gjithëve me Kuran dhe synet, na bëftë dobi nga ato që përmbajnë nga argumentat dhe urtësitë e Zotit.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim dhe gjynah, Zotit kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë Zotin, Zotëruesi i bujarisë dhe dhurimit të madh, i merituari për adhurim dhe i Nderuari.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dhurimi i Tij është i pakufi.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, poseduesi i pozitës së lavdëruar dhe mbartësi i flamurit të ngritur lartë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshëm deri në amshim.

Në vijim

Ajo që shikojmë sot është e qartë për syrin, por vetëm ziliqarët apo mendjemëdhenjtë mund ta mohojnë, nga mirësia e sigurisë, paqes, qetësisë dhe stabilitetit që gëzon vendi i dy xhamive të shenjta, Zoti i ruajtë, që është dëshmi se Zoti i Madhërishëm e ka veçuar për të qenë Kible, drejtim për muslimanët, vendi shpalljes dhe mesazhit. Kjo përfshin vënien e tij nën udhëheqje racionale të drejtë, dhe një qeveri të shëndoshë që gjykon sipas asaj që është e drejtë dhe zbaton drejtësinë me të, sundon sipas ligjit të Zotit dhe vendos sipas tij. Kjo, për shkak të njerëzve të fortë, të fortë dhe të besueshëm të sigurisë që Ai i ka vënë në dispozicion, të cilët mbrojnë njerëzit e saj dhe do të mbrojnë tokën dhe qiellin e saj. Kështu do të mbetet, me lejen e Zotit, me udhëheqjen, sovranitetin, drejtuesit dhe kohezionin e tij, pavarësisht nga vullneti i armiqve të tij. Kushdo që përpiqet ta dëmtojë atë, e keqja do të jetë e menjëhershme për të, dhe përgjigja ndaj tij e menjëhershme dhe më shumë gjasa t’i ndodhë atij. “…dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” (El-Haxhxh 25)

LEXO  Reflektim pas haxhi - Usama ibn Abdilah el Khajat - 31.8.2018

O ju muslimanë! Me afrimin e sezonit të Haxhit, i cili është kusht nga kushtet e Islamit dhe një nga ritualet e mëdha të Zotit, shteti, Zoti e ruajte, po punon fort për ta organizuar dhe menaxhuar atë, në një mënyrë që të arrijë qëllimet e tij legjitime dhe qëllimet njerëzore, për të adhuruar Zotin Një të Vetëm, pa shok,  në siguri dhe paqe. Ndër këto është kërkesa që të bëhet e qartë për kryerjen e tij, në zbatimin e objektivave të ligjit Islam, për arritjen dhe plotësimin e interesave dhe për parandalimin dhe pakësimin e të këqijave. Me qëllim të ruajtjes së jetëve njerëzore, pronës dhe objekteve, si dhe për të lehtësuar rrugën e kryerjes së tij. Ndërsa Haxhi pa leje është shkelje e qartë ndaj sundimtarit, kujdestarit të çështjeve tona,  dhe kundërshtim i qartë ndaj teksteve të Kur’anit dhe Sunetit, që urdhërojnë për bindjen ndaj tij. Kush nuk i bindet urdhrit të tij është gjynahqarë dhe do të ndëshkohet, ai do të përgjigjet për veprat e tij të këqija, për shkak të problemeve dhe dëmeve që kjo u sjellën muslimanëve. “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa’ 59) Sa i përket atij që nuk është në gjendje të nxjerrë lejen, ai vlerësohet sikur ata që janë të pamundur. “Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën.” (Al ‘Imran 97)

O adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd dhe të dërguarin tonë, Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Othmanin dhe Aliun, dhe me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. 

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, forco ushtarët tanë që janë vendosur në kufijtë e vendit tonë! O Zot, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, në përkrahje dhe mbrojtje të tyre. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk dëmtohet, o Zot i botëve.

O Zot, na furnizo me frikën ndaj Teje nga ajo që na mbron ne nga mosbindja ndaj Teje, na furnizo ne, nga bindja ndaj Teje atë që na mundëson të arrijmë Xhenetin Tënd, dhe nga besimi atë që na lehtëson me të fatkeqësitë e kësaj bote, o Zot, na jep besim dhe bindje, mirëqenie dhe qëllim të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1180382190043757

Post Author: endrit