Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes: Vlerësimi dhe shfrytëzimi i tyre

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar     28-11-1447 H     15-05-2026 D

Shejh Fejsal Gazaui     

Tema   Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes: Vlerësimi dhe shfrytëzimi i tyre

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që Zoti e udhëzon s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë shumë lutje dhe përshëndetje.

Në vijim

O ju muslimanë!  Vërtetë, nga urtësia e Zotit të Plotëfuqishëm dhe nga argumentet e Sundimit,  Njëshmërisë dhe atributeve të  Përsosmërisë së  Tij është se Ai ka pajisur disa nga krijesat e Tij me cilësi dhe virtyte të veçanta. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…”(El-Kasas 68)

Nga shfaqja e përzgjedhjes së Zotit është zgjedhja, veçimi, që Ai u bën kohërave dhe vendeve. Sa i përket kohës, shikojmë se Zoti zgjodhi muajt e Haxhit dhe muajt e shenjtë mbi muajt e tjerë. Zoti zgjodhi Ramazanin mbi të gjithë muajt e tjerë të vitit,  zgjodhi ditën e premten mbi të gjitha ditët e tjera të javës, zgjodhi ditën e Kurbanit mbi të gjitha ditët e tjera dhe zgjodhi natën e Kadrit mbi të gjitha netët e tjera.

Ndërsa sa u përket vendeve, gjejmë shembuj të kësaj forme, se Zoti i Plotfuqishëm nga vendet ka përzgjedhur vendin më të mirë dhe më të nderuar, e që është Qyteti i Shenjtë, Meka.

Adhurues të Zotit! Ja ku përjetojmë në këto bashkimin e kohës më të vlefshme me  vendin më me vlerë dhe lidhjen e muajit të shenjtë me tokën e shenjtë. Çfarë cilësish të mrekullueshme që kënaqin shpirtrat dhe ringjallin ndjenjat e besimit. “Allahu e ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë, muajin e shenjtë, kurbanin dhe shenjat e tyre vlera të përhershme për njerëzimin, në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”(El-Ma’ide 97) Kuptimi i fjalës së Tij: “Allahu e ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë, shtyllë për njerëzimin…” se kuptimi i të qenit shtyllë për ta, themeli mbi të cilën ndërtohen feja dhe çështjet e tyre të kësaj bote. Nga se ajo bëhet sebep, shkak për rimëkëmbjen e tyre në çështjet e jetës së tyre në këtë bothë dhe në jetën e përtejme të tyre, dhe përditshmërisë së tyre, të frikësuarit gjejnë strehë tek ajo, të dobëtit janë të sigurt në të, tregtarët fitojnë në të, ndërsa drejt saj drejtohen Haxhinjtë dhe ata që duan të kryejnë umren. Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “  Pozicioni i tyre është vetëm nëpërmjet qëndrimit në gjurmët e profetit të tyre dhe ligjeve të tij midis tyre, përmes rregullimit të punëve të tyre dhe arritjes së interesave të tyre, nga largimi i të gjitha llojeve të fatkeqësive dhe të këqijave prej tyre, sipas  shfaqjes së saj midis tyre dhe vendosjes së saj, shkatërrimi i tyre dhe vuajtjet e tyre, fatkeqësia dhe e keqja i godet, kur e lënë pas dore dhe largohen prej saj, drejtohen tek diçka tjetër veç saj dhe marrin diçka tjetër përveç saj.”

O ju vëllezër! Ja vlen të përmendet se muajt e shenjtë arabët i vlerësonin ata që në epokën para-Islame.  Gjatë këtyre muajve, ata nuk kërkonin gjak, nuk luftonin armik, nuk shkelnin në shenjtërinë e tyre dhe askush nuk mund të sulmonte dikë, sa që dhe nëse dikush gjente vrasësin e babait të tij, nuk e vriste atë, në këta muaj. Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka përgatitur për robërit e Tij sezone të mëdha dhe ditë me vlera të mëdha në mënyrë që të jetë një çmim për të bindurit dhe arenë, një fushë për garën e konkurrentëve. Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dhe nuk ka asnjë nga këto sezone të virtytshme përveçse Allahu  i Lartësuar ka përcaktuar në to një akt bindjeje me anë të të cilit dikush mund t’i afrohet Atij. Allahu ka dhuruar në të një mirësi  nga mirësitë e Tij, të cilat Ai ua jep atyre që kthehen tek Ai nëpërmjet mëshirës dhe mirësisë së Tij. Prandaj i lumtur është ai që shfrytëzon mundësitë e muajve, ditëve dhe orëve e tyre dhe i afrohet në to Zotit të tij nëpërmjet akteve të përcaktuara të adhurimit brenda tyre.”  “Aktet e bindjes, sa që ndoshta me një fllad prej atyre flladeve ta arrijë atë, dhe ai të jetë i lumtur me të, lumturi që do ta mbrojë atë nga Zjarri dhe çfarë është në të.”

LEXO  Padrejtësia rruga drejt shkatërrimit, drejtësia jetë për njerëzimin

Prandaj, o adhurues të Zotit, le të jemi të vetëdijshëm, se jemi në prag të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, për të cilat Zoti u betua në Librin e Tij, duke thënë: “ (Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!”(El-Fexhr 1-2) Këto dhjetë ditë janë përfundimi i muajve të njohur, muajve të Haxhit, për të cilat Zoti ka thënë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.”(El-Bekare 197) Këto janë: Sheuali, Dhul Ka’de dhe dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes. Këto dhjetë ditë, sipas shumicës së dijetarëve, janë ditët e njohura në të cilat Zoti e ka përcaktuar përkujtimin e Tij për atë që Ai ju ka siguruar nga bagëtitë, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai.” (El-Haxhxh 27-28)

Këto dhjetë ditë,  siç e kanë përmendur shumica e komentatorëve, janë dhjetë ditët që Zoti i Lartësuar dhe i Lavdëruar, i plotësoi Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh.”(El-A’raf 142) Këto dhjetë ditë përfshijnë Ditën e Arafatit dhe Ditën e Kurbanit. Këto dhjetë ditë janë ndër ditët më të larta në status dhe më të lavdishme në përkujtim. Çfarë mund të themi për to?! Çfarë përshkrimi mund të tregojë vërtet thelbin e tyre?!

Por ajo që përmendi zotëria i njerëzimit për këtë është e mjaftueshme për ne pasi ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ditët më të mira të botës janë dhjetë ditët.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa në këto ditë.” Sahabet i kanë thënë: “O i Dërguari i Allahut, as xhihadi, lufta në rrugë të Allahut?” Ai ka thënë: “ As xhihadi, lufta në rrugë të Allahut, përveç atij njeriu që del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë prej saj, bie dëshmorë, shehid.”

Veprat e mira të bëra gjatë këtyre dhjetë ditëve janë më të të këndshmet tek Zoti i Plotfuqishëm dhe me shpërblimin më të madh.

Vetëm ata që janë vërtet të privuar dhe të çorientuar do ti shpërfillnin ato. Këto dhjetë ditë kalon pranë tyre pa e vënë re vlerën që kanë për shkak të injorancës për rëndësinë e vërtetë të tyre. Por besimtari i udhëzuar vërtet e di vlerën  e tyre dhe e vlerëson shumë ato. Ky është një sezon i paracaktuar hyjnor, i pritur me padurim prej tij çdo vit Hixhri. Nëse Allahu u jep bekimin e përjetimit të tyre, ata i përqafojnë me zellin e personit që dëshiron të fitojë, dhe bëhen pjesë e rëndësishme e jetës së tyre.  Për shembull, Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dilnin në treg gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, duke recituar, thënë Tekbirin, Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi,  dhe njerëzit u bashkoheshin  në tekbirin e tyre. Said Ibn Xhubejri, Allahu e mëshiroftë, përpiqej intensivisht gjatë këtyre dhjetë ditëve, deri në pikën e lodhjes së plotë.  Said Ibn Ebi Arubah, Allahu e mëshiroftë, ndalonte nga transmetimi i haditheve gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe thoshte: “ Këto janë ditë pune, angazhimi, me vepra, e njerëzit kanë nevoja, për vepra të mira.” Janë të pakta, por janë ditët më të mira të botës gjatë gjithë jetës, në të cilat Zoti nderon të dashurit e Tij, prandaj tregoni Zotit vetëm vepra të mira gjatë tyre.

LEXO  Haxhi dhe veçoritë e umetit Islam

Këto dhjetë ditë të bekuara janë ndër kohët më të mira, minutat dhe orët e të cilave duhen shfrytëzuar. Ky është sezoni më pjellorë, bekimet e të cilit duhen kërkuar dhe burimet më të ëmbla, dhuratat e të cilave duhen shfrytëzuar. Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Duket se arsyeja për dallimin e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes është për shkak të faktit se bazat e të  gjithë adhurimeve janë të mbledhura në to, që janë: namazi, agjërimi, lëmosha dhe Haxhi, e kjo nuk është e mundur në asnjë kohë tjetër.” Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Zoti e bëri sezonin e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes një mundësi të përbashkët si për ata që udhëtojnë ashtu edhe për ata që qëndrojnë. Kush nuk është në gjendje të kryejë Haxhin në një vit të caktuar, është në gjendje të punojë në shtëpinë e tij gjatë këtyre dhjetë ditëve,  vlerësohet më mirë për të se xhihadi, i cili është më i mirë se Haxhi.”

Zoti ju ruajt! Le të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më shumë këto ditë me vepra vullnetare adhurime dhe bindjeje, le t’i afrohemi më shumë Zotit në këto ditë përmes çdo vepre të mirë që mundemi. Le të jenë motoja dhe motivimi ynë për drejtësi dhe bamirësi fjalët e të Gjithëpushtetshmit, Bujarit: “…dhe bëni vepra të mira…” (El-Haxhxh 77) Siç janë: Ruajtja e lidhjeve farefisnore, ngushëllimi i jetimëve dhe inkurajimi për t’u ushqyer. Le t’a shtojmë madhërimin, lavdërimin, lartësimin, falënderimin përkujtimet dhe lutjet të tjetër ndaj Zotit, leximin e Kuranit, agjërimin dhe qëndrimin në namaz, çdo gjë që është e mirë për ne dhe e dobishme për të tjerët, siç është ruajtja e lidhjeve dhe dhënia e lëmoshës, dhënia e këshillave dhe udhëzimit, drejtimi dhe mësimdhënia, urdhërimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.”(El-Bekare 148)

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin që e bëri Shtëpinë e Shenjtë, Qaben, strehë për njerëzit dhe vend sigurie, u dhuroi robërve të Tij nga mirësia e Tij favore dhe bekime.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga ata që bënë tavafin, ecën rreth Qabes, dhe bënë Sa’jin, dhe më i devotshmi nga ata që iu përgjigjën thirrjes së Zotit të tyre dhe u lutën. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi ata që ecën në udhëzimin e tij dhe u mjaftuan.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vlen të përmendet se dhjetë ditët e bekuara bien në fund të vitit, sikur janë kompensim për ata që kanë qenë neglizhentë dhe të mangët, në mënyrë që robi të kompensojë atë që ka humbur dhe të përgatitet për atë që e pret, duke qenë i vetëdijshëm për madhështinë e Zotit të tij, duke shpresuar në faljen dhe në kënaqësinë e Tij. Sepse jeta kalon shpejt koha fluturon dhe me çdo ditë që kalon, jeta zvogëlohet, vdekja afrohet, trupi dobësohet, shëndeti përkeqësohet, pengesat shtohen dhe mundësitë për t’i kapur ato pakësohen. Halid Ibn Ma’dan, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse hapet një portë mirësie për ndonjërin prej jush, le të nxitojë drejt saj, sepse nuk e di se kur ajo do t’i mbyllet.”

LEXO  Nga arsyet e lehtësimit të shqetësimeve dhe brengave

Le të përpiqemi për atë që na sjell dobi dhe le t’i drejtohemi Zotit me pendim të sinqertë, sepse Ai e ka bërë këtë obligim për të gjithë ne. Zoti i Plotëfuqishëm është Ai që ka thënë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31) I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, pendohuni tek Zoti, sepse unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.” Ne kemi më shumë nevojë për pendim se ai.

Dita më e mirë për një rob është dita e pendimit të tij, sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ka’b ibn Malikut, Zoti qoftë i kënaqur me të,  kur Zoti ia pranoi pendimin: “Gëzohu në ditën më të mirë që ke ka kaluar që kur të ka lindur nëna jote.”  Sa e bukur është për të penduarin të pendohet në ditën më të dashur për Zotin! Kush është i sinqertë në pendimin e tij do të ngrihet në gradë dhe Zoti do t’ia shndërrojë veprat e tij të këqija në vepra të mira.

Shpirti nderohet vetëm nëpërmjet devotshmërisë dhe abstenimit nga dëshirat. Ibrahim Ibn Ad’hem, Zoti e mëshiroftë, ka thënë“Lufta më e madhe është lufta dikujt kundër dëshirave të vetes. Kush e frenon shpirtin nga dëshirat e tij gjen qetësi nga bota dhe sprovat e saj, dhe është i mbrojtur dhe i sigurt nga dëmi i saj.” Lufta më e madhe është lufta kundër dëshirave dhe njeriu nderohet vetëm se nëpërmjet devotshmërisë. Karakteri i njerëzve me vlera njihet përmes bujarisë së tyre dhe përmbajtjen nga dëmtimi i të tjerëve. Vërtet fatkeq, i humbur, është ai që lë pas dore ditë të tilla të virtytshme dhe nuk i shfrytëzon ato, i shpërdoron këto bekime dhe nuk i ruan ato. Vërtet i privuar është ai që i shpërdoron momentet e tij më të çmuara në mendjelehtësi, gënjeshtra dhe pakujdesi, dhe do të meritojë pendim dhe hidhërim nesër. “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.”(Merjem 39)

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe dërgoni salavate mbi të dërguarin tuaj, shtoni lutjet dhe  përshëndetjet për të, duke ju përgjigjur urdhrit  të Zotit tuaj:  “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd,  Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot, ruaj këtë vend, mbretërinë e Arabisë Saudite, bëje atë vend lavdie, sigurie, begatie dhe qetësie, që të zotërojë çdo të mirë dhe të jetë i sigurt nga çdo e keqe, dhe të gjitha vendet muslimane. O Zot, kush synon të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi, kthe komplotin e tij kundër tij dhe bëj planin e tij shkatërrim për të, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot, ruaj umetin, popullin musliman nga çdo e keqe, pikëllim, vështirësi dhe shqetësim. Largo prej tij të keqen e të ligjve, komplotet e të korruptuarve dhe të këqijat e atyre që këpusin rrugët natën dhe ditën. Largo pre tij luftërat, grindjet, vështirësitë dhe sprovat, nga ato që janë shfaqur dhe të fshehtat. O Zot, jepu fitoren të shtypurve, muxhahidinëve, atyre që përpiqen në rrugën Tënde, atyre që janë të vendosur në kufij dhe mbrojtësve të fronteve tona.                                           O Zot, na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj që udhëheqja jonë të jetë në duart e atyre që të kanë frikë Ty, janë të devotshëm ndaj Teje dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zot i botëve.                                                    O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm.                                                           O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, të lutemi Ty të na japësh fitore, lavdi dhe fuqizim.                                                                     O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve.              O Zot, lehtëso vuajtjet e tyre, largo shqetësimet e tyre, përmirëso marrëdhëniet e tyre, merr në dorën Tënde çështjet e tyre, shuaj urinë e tyre, mbroji ata nga frikat e tyre, bashko forcat e tyre dhe lehtëso çështjet  e tyre, planifiko për ta dhe jo kundër tyre.

O Zot, na zgjo nga pakujdesitë, na jep sukses në kryerjen e veprave të mira, në kompensimin e asaj që kemi humbur dhe në braktisjen e veprave të këqija, na mundëso të arrijmë dhjetë ditët e bekuara që të përfitojmë nga adhurimet me të cilat ofrohemi tek Ti.

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, të përzgjedhurin Tënd, familjarët e tij të pastër dhe shokët e tij të mirë.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1562552549204753/988775730586870

Post Author: endrit