Perfeksionimi i Islamit – Shejh Usame ibn Abdullah Khajat – Mekë 7.12.2018

Falënderimet i takojnë Allahut që na e përsosi fenë, na i plotësoi mirësitë, na privilegjoi me dërgimin e Profetit Muhamed, Atë e falënderojmë pasi që falënderimi i Tij, është borxh në çdo kohë!         Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut i Pashoq, i Tij është pushteti i vërtetë, dëshmoj se Zotëria dhe profeti ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguar i Allahut, i Zoti i rrugës së drejtë dhe moralit të lartë, ai u dërgua si mëshirë për njerëzimin, Zot kaploje me paqen Tënde robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij të besueshëm dhe mbi këdo që e ndjek dhe pason udhën e tij deri në ditën e fundit.

Kini frikë Zotin, o ju robërit e Tij, frika dhe devotshmëria është përgatitja më e mirë për këtë jetë dhe ditën e madhe, dijeni se Ai ju ka krijuar për ta adhuruar vetëm Atë, jini të sinqertë në fenë e Tij, kryejini me përpikmëri urdhrat, pasi që i lumtur është ai që tregohet i sinqertë me Allahun, pason të dërguarin e Allahut deri në vdekje.

Përkujdesja e njeriut për fenë e tij, për përmirësimin dhe saktësinë e besimit është argument i qartë për arsyetimin e tij të drejtë, për të qenit në rrugë të drejtë.

Feja për besimtarin është argumenti dhe drejtuesi i tij drejt lumturisë së jetës së kësaj bote, triumfit dhe lartësimit në gradë të larta në ahiret, dhe kjo për vetë përmbajtjen e argumenteve që të mbrojnë prej humbjes, devijimit dhe rrugëve të  nënçmimit.

Profeti ynë i dashur që ishte shembull dhe i mëshirshëm me tërë ymetin e tij, na ka udhëzuar drejt një etike gjithëpërfshirëse, virtyteve të larta dhe një morali nëpërmjet të cilit perfeksionohet feja e besimtarit, me të cilin arrin gradën e kënaqësisë së Allahut dhe kjo e përcjellë qartazi në fjalën e Profetit a.s: “Shenjë se feja e njeriut është aty ku duhet është mospërfshirja në gjëra që nuk i interesojnë.” Mailk, Tirmidhiu, ibn Hiban dhe Abdurezaku.

Pavarësisht se ky hadith në origjinë është i dobët, ai përcillet në një sërë transmetimesh çka e bën të pranueshëm, ndërsa dijetarë eminentë si ibn Hibani, Ahmed Shakir dhe Muhamed Nasirudin Albani e kanë konsideruar të saktë në librat e tyre.

Imam Ibn Abdilberi, rahmet pastë në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Ky hadith është pjesë e atyre haditheve gjithëpërfshirëse me kuptime të shumta, të pathëna nga askush para Profetit Muhamed a.s.”

Ky sqarim i Ibn Abdilberit është argument i saktësimit të hadithit nga ana e tij, ndaj dhe ka thënë: “Ky hadith me fjalë kaq të shkurtra dhe të përmbledhura, bart domethënie kaq të mëdha, është ndër fjalët e pathëna para Profetit, kjo sepse ai që është në rregull me fenë braktis fjalët dhe veprat që nuk i interesojnë, kjo sepse islami kërkon zbatimin e urdhrave, braktisjen e ndalesave, dhe nëse feja arrin kulmin tek myslimani bën që të mos interesohet për gjëra të ndaluara, të dyshimta, të papëlqyeshme, të braktisë kureshtjen rreth shumë gjërave të lejuara.

Të gjitha këto nuk i e bëjnë kureshtar besimtarin, kur ai ka arritur gradën e ihsanit, sikurse e ka sqaruar vërtetësinë e kësaj Profeti a.s  në hadithin ku Xhibrili e pyet rreth islamit, imanit dhe ihsanit dhe Profeti a.s i përgjigjet: “Ta adhurosh Allahun, sikur të jesh duke e parë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, dije se Ai të sheh ty” Muslimi.

LEXO  Cilësitë e të devotshmëve - Dr. Usama ibn Abdilah Khajat - 05.10.2018

Kush e adhuron Allahun duke ndjerë afërsinë dhe prezencën e Zotit të tij, e ka perfeksionuar Islamin dhe kjo prodhon mos implikimin në gjëra që nuk i i interesojnë, e bën të angazhohet me besimin e drejtë dhe kompletimin e tij, vepron drejtë, i kushton rëndësi gjërave më parësore pa të cilat jeta nuk ka shije.

E kundërta e kësaj, është ai që humb kohën e shtrenjtë në gjëra që nuk i interesojnë dhe merret me gjëra të parëndësishme prej fjalëve dhe veprimeve, duke u larguar prej gjërave që i bëjnë dobi dhe e lartësojnë lart, nëpërmjet tyre arrin synimet e denja dhe të ndershme, arritjen e gradave të larta, sa humbje e madhe që është kjo.

Të veprosh dhe flasësh kot pa asnjë lloj interesi, është ashtu sikurse thotë Shejhul Islam ibn Tejmije: Kjo është në dëm të tij dhe jo në interes të tij, në hadithin mutefek alejhi përcillet: “Kush beson Allahun dhe ditën e fundit, le të flasë drejtë ose të heshtë.”

Kjo do të thotë se Profeti a.s e urdhëron besimtarin për dy gjëra: të flasë drejtë ose të heshtë, ndaj ta thuash të drejtën është më e mirë se të heshtësh dhe të heshtësh, nga shqiptimi i së keqes është më me vlerë se të flasësh.

Besimtari është i urdhëruar të flasë të drejtën ose të heshtë, e nëse i jep preferencë kuriozitetit në c çastin kur i kërkohet të heshtë, kjo tregon për implikimin në diçka të urryer.

Për këtë arsye Profeti a.s  ka thënë: “Shenjë e përvetësimit të fesë nga ana e myslimanit është braktisja  e gjërave që nuk i interesojnë.”

E kur njeriu implikohet në gjëra që nuk i interesojnë pakësohet islami i tij dhe kjo është në dëm të tij pasi që humb kushti i rënë dakord, nuk është kusht të jetë meritorë i dënimit me zjarr, mjafton pakësimi dhe zbritja në gradë.

Prej angazhimit të  njeriut me gjëra që nuk i interesojnë, është dhe të mësuarit e gjërave të panevojshme duke braktisur ato që janë elementare në të cilat gjendet përmirësimi i zemrave dhe pastrimi i shpirtit, sjellja dobi njerëzve dhe lartësimi i vatanit dhe kombit të tij.

Prej kësaj është dhe mosruatja e gjuhës, ndaj shqiptimeve të padrejta, pasimi i gjërave të panevojshme dhe të padobishme prej lajmeve të njerëzve dhe gjendjes së tyre, pasurive dhe shpenzimeve të tyre, bërjen e llogarive të tyre, hetimin në thëniet dhe veprat e tyre që janë në arenat e tyre shtëpiake, mes familjarëve dhe fëmijëve të tyre pa pasur ndonjë qëllim fetar,  përveç shfaqjes së sekreteve dhe privatësive të tyre.

Pjesë e kësaj është dhe të folurit për diçka që njeriu nuk është kompetent dhe nuk e përvetëson apo nuk ka eksperiencë, dhe këtë e bën vetëm e vetëm për të kaluar kohën dhe për t’u dëfryer, apo për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, dhe kjo mund ta implikojë të përzihet në gjëra të ndyra, zbulimin e sekreteve të tjerëve, akuzimin e besimtareve të ndershme por të pavëmendshëm, përhapjen e thashethemeve, akuzave dhe shpifjeve.

Shtoi kësaj dhe të ashtuquajturat analiza dhe hamendësime të ndërtuara mbi supozime, të guxosh të interpretosh të kotën si të drejtë dhe mbi këtë dyshim dhe kotësi, ai vepron e punon.

Ajo që e ndihmon njeriun të braktisë të merret me atë që si takon është kujtimi i vetes se detyrat janë më të shumta, se sa koha që kemi në dispozicion.

LEXO  Përgjegjësija ndaj atyre që kemi në kujdestari - Shejh Usama Khajat - Meke 1.3.2019

Ebu Hurejre përcjell prej Profetit a.s i cili ka thënë: “Mosha e ymetit tim është mes 60-70 dhe të pakët janë ata që e kalojnë një moshë të tillë.” Tirmidhiu, Ibn Maxhe.

Kur kjo jetë nuk është e mjaftueshme për kryerjen e obligimeve, vallë a mjafton për të ndjekur kureshtjet?

Njeriu është përgjegjës për jetën se ku e kalon, sikurse përcillet në hadithin e Ebu Bekrete el Eslemij e ky prej Profetit a.s i cili ka thënë: “Nuk do lëvizë prej vendit njeriu në ditën e kiametit, derisa të pyetet për jetën se ku e ka kaluar, me diturinë çfarë ka vepruar, pasurinë nga e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, trupin e tij në çfarë e ka tretur.” Tirmidhiu.

Çdo gjë që njeriu ka folur shënohen dhe mbi atë shpërblehet, kjo për ta ditur se njeriu është përgjegjës për atë që flet, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se çfarë pëshpërit ai në vetvete, Ne jemi më afër tij se damari i qafës së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. Ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” Kaf 16-18.

Në lidhje me këtë ajet, Imam Ibn Kethiri ka thënë: “Meleku shkruan dhe shënon gjithçka dhe kjo kuptohet nga fjala e Zotit: ‘Ai nuk hedh ndonjë fjalë’, dhe kjo përfshin çdo fjalë të folur.”

Bilal ibn Harith përcjell nga Profeti a.s i cili ka thënë: “Flet njeriu fjalë që e kënaqin Zotin dhe se pret se çfarë grade ajo arrin, mirëpo përfton me të kënaqësinë e Zotit deri ditën që do takohet me të dhe flet njeriu fjalë që e zemëron Zotin duke mos e menduar se ku arrin, dhe i shënohet zemërimi i Zotit deri në ditën që do takohet me të.” Malik, Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu.

Përcjellësi i hadithit Alkame Lejthiu ka thënë: “Paralajmërimi i këtij hadithi më ka ndaluar shpesh prej shumë fjalësh.”

Të synosh tërheqjen e vëmendjes është një qëllim i poshtër dhe virtyt i nënçmuar, me të nuk arrihet vetëm se zemërimi i Allahut dhe ai i besimtarëve.

Ndaj frikësojuni Zotit dhe ndiqni rrugën e të dashurve të Zotit, duke braktisur fjalët dhe veprat që nuk ju interesojnë: “Ata janë të cilët i ka udhëzuar Allahu dhe të tillët janë të mençurit” Zumer-18.

Zoti më bekoftë mua dhe ju me librin e Zotit dhe synetin e Profetit, Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për mbarë myslimanët prej çdo gabimi, vërtetë Ai është Falës i Madh.

Falënderimet i takojnë Allahut që gjithçka e ka numëruar, Atë e falënderoj, Ai është i pa ortak, i gjithëpushtetshëm, nuk ka bashkëshorte e fëmijë, Atë e dëshmoj si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, sikurse dëshmoj se zotëria  dhe profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, profeti i mëshirës dhe udhëzimit, Zot bekoje dhe lartësoje Muhamedin dhe robin Tënd, mbi familjen e tij, shokët e tij të ndritur!

Përcillet se Hasen Basriu ka thënë: “Shenja që tregon se Allahu nuk është i kënaqur me robin e Tij, është angazhimi i njeriut me gjëra që nuk i interesojnë.”

I mençur është ai që dëshiron Allahun dhe i përvishet ahiretit, e ruan gjuhën, i mban sytë hapur, fjalët i konsideron prej veprës, se ai që e konsideron fjalën vepër flet pak dhe vetëm për gjëra që i interesojnë.

LEXO  Besimtari duhet të jetë aktiv dhe produktiv - Meka 29.01.2021 

Ibn Rexhebi ka thënë: “Gjëja që synohet më shumtë me mosimplikimin në atë që s’të lidh gjë është ruajtja e gjuhës prej fjalëve të kota, dhe mjafton si dëm që shkakton gjuha fakti që e pengon njeriun prej shumë veprave të ndershme që të lartësojnë në gradë, ta zbukurojnë jetën dhe të japin fundin e lumtur.”

Ndaj frikësojuni Allahut, merruni me gjëra që ju bëjnë dobi në këtë jetë dhe ahiret, largohuni prej fjalëve dhe veprave që s’ju interesojnë!

Vazhdimisht kujtojeni se Allahu ju ka urdhëruar që të dërgoni salavate mbi zotërinë e krijesave, mëshirës së gjithësisë: “Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë Salavatë mbi profetin, o ju që keni besuar, dërgoni salavatë mbi të dhe shumë selame!” Ahzabë 56.

Zot lartësoje e bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e lartësove dhe bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Lavdëruari dhe i Lartësuari.

Ji i kënaqur Zot prej katër kalifëve të drejtë, Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut, si dhe mbi mbarë sahabët e tabiinët, mbi bashkëshortet e tij që ishin nëna për besimtarët, mbi këdo që pason rrugën e tyre dhe bashkë me ta dhe ne o Bujari i bujarëve!

Zoti ynë lartësoje islamin dhe myslimanët, ruana unitetin e fesë, shkatërroji armiqtë e saj dhe çdo tiran, bashkoji zemrat e besimtarëve dhe qëllimet e tyre, drejtoji prijësit e tyre, bashkoi në një fjalë të vetme të vërtetën.

Zot ndihmoje fenë, librin dhe synetin e të dërguarit Tënd, si dhe robërit e tu besimtarë e luftëtarë të sinqertë.

Sigurona Zot në trevat tona, drejtoji prijësit dhe udhëheqësit tanë, drejtoje për nga e vërteta udhëheqësin tonë, shërbëtorin e dy xhamive të shenjta, rrethoje nga këshilltarë të devotshëm, drejtoje për në gjëra që të kënaqin Ty, drejtoje dhe princin e kurorës për në gjëra që janë në të mirë të islamit dhe myslimanëve.

Zoti ynë jepna fundin e lumtur në gjithçka, mbrona nga poshtërimi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Zot mbrona prej armiqve tanë dhe armiqve të Tu si të dëshirosh, Ty t’i lëmë në dorë, prej teje kërkojmë të na mbrosh nga e keqja e tyre!

Zoti ynë mundësona të bëjmë mirë, të largohemi nga e keqja, t’i duam të dobëtit, falna e mëshirona, e nëse zbret sprova, na e merr shpirtin pa i përjetuar ato.

Zot na e ruaj fenë për të cilën jetojmë, ruana dynjanë në të cilën banojmë, na e bjerë mbarë ahiretin tek i cili do të kthehemi, jetën na e rretho prej mirësive e vdekjen bëje qetësi e prehje.

Ruana Zot nga begatia që tretet, nga shëndeti që përkeqësohet, nga dënimi i befasishëm dhe çdo zemërim Yti!

Zot shëroi të sëmurët tanë, mëshiroji të vdekurit tanë, na e mundëso të arrijmë kënaqësinë Tënde, na mundëso vepra të mira!

“Zoti ynë, ne u treguam të padrejtë me vetet tona, e nëse Ti nuk na fal e mëshiro, ne do të jemi prej të humburve!” Araf 23.

Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në ahiret dhe ruana nga dënimi i zjarrit.

Zot bekoje profetin tonë Muhamedin, familjen dhe mbarë shokët e tij dhe falënderimi i takon zotit të botëve.

Meka / by

Post Author: admin