Nga vlerat e besimit monoteist

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      17- 03-1446  H    20-09-2024 D

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema  Nga vlerat e besimit monoteist

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, tek Ai pendohemi dhe për Atë janë të gjitha lavdërimet.

“ Lavdërimi është për Ty, lavdërim me ne kënaqemi me të, dhe pse nuk arrijmë që të lavdërojmë dhe falënderojmë sa duhet,

Lavdërimi është për Ty, lavdërim i përjetshëm dhe i bekuar, sa që dhe uji i detit është i pa mjaftueshëm për arritjen e tij.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok,  vërtetim për Rububijetihi, veprimet e Tij,  Uluhijetihi, me adhurimet e Tij,  dhe Njësimin e Tij, dhe në nderim të madhështisë dhe veçantisë së Tij, Allahut të Lartësuar.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, më i pastri që ftoi për Monoteizëm, besimin në Një Zot, me bindje dhe veprim unik. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, ata që me të vërtetën arritën pozitë të fortë dhe lavdi të lartë. Dhe mbi shokët e tij që ju përkushtuan fjalës së sinqertë duke u përpjekur dhe u munduar, mbi tabiinët dhe ata që i pasuan ata në mirësi, nga ata shpresojnë në një premtim dhe i frikësohen një paralajmërimi. Zoti ynë, lutje dhe përshëndetje të shumta dhe të bollshme, deri në Ditën e Gjykimit sa më shumë e në përjetësi.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, Zotit tuaj dhe adhurojeni Atë, binduni Allahut të Lartësuar dhe Njësojeni Atë në besim.  Nuk ka për ju Zoti tjetër përveç Tij, nuk ka Sundues tjetër për ju përveç Tij dhe askush tjetër përveç Tij nuk meriton që të adhurohet.

O besimtarë! Një kohë pas të dërguarve, frynë erëra e freskët për mesazhin Islam, me ligjet e tij të natyrshme Hyjnore. Natyre normale e umetit, popullit të tokës e përqafoi atë, pa pendesë apo pritje të gjatë. Islami erdhi me akide, doktrinë të pastër, që u vendos në thellësinë e zemrave dhe me të shpirti u ngrit në nivelet më të larta. Vërtetë ajo është akideja, doktrina e monoteizmit të pastër për Zotin e Plotfuqishëm. Allahu i krijoi robërit e Tij që të jenë të drejtë por shejtanët i larguan nga feja e tyre dhe ua zbukuruan rrugët e devijimit dhe humbjes. Në një hadith Kudsi ka ardhur se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Unë i kam krijuar robërit e Mi të gjithë të pastër, të drejtë, por atyre u erdhën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, ua ndaluan atë që ua kisha lejuar, dhe i  urdhëruan të bëjnë shirk, të më bëjnë shok Mua në adhurim, atë çfarë nuk ua  kisha shpallur.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)…” (El-Bejjine 5)

Popull i besimit! Monoteizmi, Njësimi i Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, përfshinë Monoteizmin e Tij në Rububijetihi, veprimet e Tij, dhe në Uluhijetihi, adhurimet e Tij, në Emrat dhe në Cilësitë e Tij. “ Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” (El-A’raf 180) Pavarësisht statusit të qartë të monoteizmit, ruajtja e tij dhe përmbushja e kushteve dhe kërkesave të tij, veçanërisht në aspektin e zbatimit, në fushat e të vepruarit dhe në sferat e qëndrimeve, ai konsiderohet synimi më i madh në të gjithë jetën. Nga qëllimet më të mëdha të ligjit të Sheriatit, të pastër,  janë ruajtja e fesë në çdo situatë, ruajtja e doktrinës, besimit nga të gjitha llojet e shkeljeve dhe format e politeizmit, herezive dhe bidateve, risive. Kjo gjë është mishëruar më së miri në udhëzimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalë dhe me vepra. Jeta e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte një pamje e gjallë që shprehte nënshtrim dhe përgjërim, dhe në kërkim mbrojtje dhe strehim tek Allahu, Një i Vetëm.

LEXO  Muaji Rexhep dhe reflektime mbi gjendjen e muslimanëve

“ Pikturove për monoteizmin tablonë më të plotë, që largon nga mendja çdo dyshim,

Prandaj dhe shpresa, lutjet, siguria dhe besnikëria jonë janë ndaj të Plotfuqishmit të Vetëm.”

O muslimanë! Islami ka edukuar ithtarët, ndjekësit e tij në qëndrueshmërinë e monoteizmit, në besimin e shëndoshë dhe në forcën e sigurisë, në të mbështeturit vetëm në Zotin Një, në ndjekjen e sunetit dhe në respektimin, përmbajtaj ndaj qasjes së paraardhësve të këtij umeti, selefëve. Sikurse mbajti larg tyre iluzionet, dyshimet dhe fantazitë, të cilat ngatërrojnë mendjet e tyre, ndotin mendimet e tyre dhe i bëjnë ata që t’i imagjinojnë gjëra ndryshe nga e vërteta e tyre. Ai, Islami,  ndaloi çdo gjë që do ta ofendonte këtë; Nga lutja dhe ndërmjetësimin përmes të vdekurve, ose shenjtorëve, ose përmes fërkimit të varreve dhe ndërtesave të tyre, ose  faltoreve dhe kupolave ​​të tyre. Një grup njerëzish kanë tërhequr ‘pasagjerë’ drejt tyre, duke u kërkuar atyre, në vend të Zotit, që t’i ngrenë  në grada, të largojë fatkeqësitë, të plotësojë nevojat dhe të shërojë të sëmurët.  Ata pretendojnë se ato u përmbushin kërkesat e tyre më të larta, gradat më të larta, u plotësojnë qëllimet e tyre, u dhurojnë  talent dhe i sigurojnë nga fatkeqësitë. Sikur Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar,  i ka mbyllur portat e Tij përballë nevojave të krijesave të Tij, i Madhëruar dhe i Lartësuar është Allahu mbi atë që ata thonë dhe bëjnë.

Umeti, populli musliman! Gjëja më e madhe në të cilën jemi të urdhëruar është monoteizmi i Zotit të Madhëruar, dhe gjëja më e madhe nga e cila duhet të ndalojmë është politeizmi, të bëri shok në adhurim Zotit të Madhëruar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (En-Nahl 36) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!” (El-Isra’ 22) Ndërsa në hadith të saktë ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur: “Kush është gjynahi më i madh?” Ai ka thënë: “ Ti bësh Zotit rival, shok në adhurim, dhe Ai të ka krijuar ty.” Muttefikun Alejhi.

O adhurues të Zotit! Shirku, të bërit shok Zotit në adhurim, është që një pjesë e adhurimit ti drejtohet dikujt tjetër përveç Zotit, të tilla si:  therja, zotimi, lutja, kërkimi i ndihmës, kërkimi i strehimit, frika, shpresa  dhe të tjera veç tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak.” (Er-Ra’d 14) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” (El-Fatir 13)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij…” (En-Nisa’ 48) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.”(Lukman 13)

O ju muslimanë! Përkundër realitetit të hidhur që po përjeton umeti ynë Islam në shumë vende të botës, ku janë përhapur herezi dhe bidate, risi, shpikje,  që pikëllojnë zemrat e besimtarëve, dhe ku meritojnë të derdhim lot hidhërimi mbi ta. Vërtetë nuk ka mënyrë që umeti  të arrijë majat e madhështisë, shkëlqimit, lavdisë dhe dinjitetit të tij, përveçse duke ndjekur rrugën e paraardhësve tanë të drejtë, selefëve, nga sahabët, shokët e profetit, dhe tabi’inën, pasuesit e tyre, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Tek dy Sahihët, Buhari dhe Muslimi, nga hadithet e Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Brezi më i mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kush është i gjallë nga ju le të ndjekë ata që kanë vdekur, sepse i gjalli nuk është i sigurt nga fitnet.” Ata ishin shokët e të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, njerëzit me zemrat më të pastra nga ky umet, me njohuritë më të thella  dhe me ngarkesat më të pakta prej tij, umetit.

LEXO  Vlerat e Mekes së bekuar dhe detyrat e muslimanëve ndaj saj

Prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Abul Azizi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe udhëheqësit e muslimanëve pas tij kanë ngritur në synet, traditë, zbatuesi i saj është ndjekës i Librit të Zotit, Kuranit dhe plotësim i bindjes ndaj Zotit. Askush nga krijesat nuk ka të drejtë ta ndryshojë atë, as ta zëvendësojë atë ose të marrë në konsideratë ndonjë gjë që ndryshon prej saj. Kush udhëzohet prej saj, traditës, synetit, është i udhëzuar drejt, kush kërkon ndihmë me të është fitimtarë. Ndërsa kush e lë atë dhe ndjek rrugë tjetër përveç rrugës së besimtarëve, Allahu do ta dënojë me atë çfarë ka pasuar dhe do ta hedhë në Xhehenem, sa përfundim i keq që ai është.”

O adhurues të Zotit! Kështu, në këtë aspekt duhet që të jemi të kënaqur me të gjithë sahabet, shokët e të dërguarit, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata, dhe me nënat e besimtarëve, Zoti qoftë i kënaqur dhe i kënaqtë të gjitha ato, në aspektin e xhemati, bashkësisë dhe udhëheqjes, dëgjimit dhe bindjes ndaj atyre që janë përgjegjës, kujdestarëve të çështjeve tona, në mënyrën më të mirë. Kjo, në përmbushje të doktrinës së saktë Selefije, të paraardhësve tanë,  duke shmangur qasjet e gabuara dhe palët kundërshtuese.

“Unë nuk kam ligj tjetër veç legjislacionit të vërtetë, dhe nuk kam mendim, drejtim, tjetër veç mendimit  të vërtetë.”

O njerëz të monoteizmit dhe besimit në Një Zot! Mësojuni fëmijëve tuaj monoteizmin e pastër për Zotin dhe edukoni ata në metodën e paraardhësve tanë të drejtë, selefëve tanë,  Allahu qoftë i kënaqur me ta. Mbroni ata nga idetë ndërhyrëse dhe të devijuara, dhe nga besimet e devijuara dhe të gabuara. Le të jetë përkatësia, pjesëmarrja  e tyre në besimin e saktë, duhur, burim lavdie dhe krenarie për ta.

“ Çështjet më të mira janë ato që ndjekin udhëzimin e drejtë,   dhe çështjet më të këqija janë të shpikurat rishtazi, risitë.”

Vërtetë, umeti ka nevojën emergjente për dritën e dy shpalljeve, për të bashkuarit në Kuran dhe në synet, dhe për respektimin e metodës,  qasjes së paraardhësve të umetit, selefëve, për të arritur të mirat e  kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiret.  Allahun e lusim që të na mundësojë të jetojmë në Monoteizëm të pastër dhe në besim të drejtë, dhe të na ndajë nga kjo botë në metodën, qasjen e vërtetë dhe të qartë, me të vërtetë Ai është Dhurues Bujar.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El-En’am 153)

Zoti na begatoftë të gjithëve në të dy shpalljet, në Kuranin Famëlartë dhe në synet,  dhe na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve.

Zoti i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës i madh, Mëshirplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Zotëruesi i Lavdisë dhe  Madhështisë, Ai ka Emrat e mirë  dhe atributet më të bukura. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, asnjë gjë nuk i shpëton dhe nuk  mungon Atij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij, njerëzit e sinqertë kur flasin dhe kur heshtin, mbi tabi’inë dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

LEXO  Islami fe e Paqes Shejh Dr. Mahir El Muajkili - Meke - 22-3-2019

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar,  dijeni se fjala më e mirë është libri i Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjërat më të këqija janë shpikjet, të sajuarat, dhe se çdo risi, shpikje është humbje.

O besimtarë! Kujdesi më i madh tregohet për të mbrojtur aspektin e monoteizmit dhe bllokimin e rrugëve të përfshirjes në këtë kohë, epoka e hapjes mediatike, e popullaritetit të rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit, përfshirjes, të atyre përmbajnë gjëra jo etike, pa moral, që ato mund të bartin, gjë që ndikon në besimin e saktë Islam.

Vërtetë, të flasësh për bekimet e Zotit është lavdërimi i interesit të këtij vendi të bekuar që nga themelimi i tij në monoteizmin e pastër të Zotit të Plotfuqishëm, dhe luftimi i risive dhe devijimeve.  Ky vend është djepi i mesazhit, burimi i besimit dhe autenticitetit, shtëpia e Sunetit dhe themeli i besimit. Ky vend, ka qenë dhe do të mbetet, me lejen e Zotit, një model i ndritshëm dhe një zinxhir elegant në besimin e tij, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e tij. Ky është shteti i monoteizmit dhe Sunetit, i Selefizmit të vërtetë, i monoteizmit të shëndoshë, i qartësisë dhe pastërtisë së besimit. Këtu nuk ka manifestime të politeizmit, bidateve dhe risive, por respektim të parimeve dhe me vendosmëri, dhe duke mos i kushtuar vëmendje qëllimit të fushatave me besim të plotë. E  lavdërimi dhe falënderimi është për Zotin, gjë që ishte arsyeja e arritjes së sigurisë, stabilitetit, bashkimit të fjalës dhe unitetit të radhëve. Kjo tregon, thekson rëndësinë e unitetit fetar, kohezionit kombëtar, forcimit të vlerave të qytetarisë së vërtetë, besnikërisë dhe përkatësisë së sinqertë dhe mbrojtjes së të rinjve nga mendimet e devijuara dhe idetë e gabuara.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni me selam të përzgjedhurin, udhëzuesin dhe besnikun, modelin e besimtarëve, i dërguari me legjislacionin e qartë, sikurse ju ka urdhërua me këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, Allahu i Lartësuar në Librin e Tij të qartë ka thënë:  “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin, familje t tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, tabi’inën dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me të pastrat, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë, Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

 O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë,  të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve  dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, mbështet me të vërtetën, udhëzimin dhe të drejtën  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona. O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin. O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ata që vendit tonë, Islamit dhe muslimanëve   i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre,  kthe planet e tyre në kokat e tyre, dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i përgjigjesh lutjeve. 

O Zot, largo nga ne sherrin e të këqijve, kurthet e mohuesve, zilitë e ziliqarëve dhe sulmet e armiqve.

O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran,  dhe synet, dhe në metodën e selefëve, paraardhësve të umetit, o Ti që dhuron  Mirësi dhe Begati.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë nga kurthet e komplotistëve dhe nga sulmet e idhujtarëve, dhe bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, shpëto muslimanët e shtypur dhe të dobët në Palestinë.

O Zot, shpëto muslimanët e shtypur kudo në botë, o Zot i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë. Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/510756751894969

Post Author: endrit