Mësime prej epidemisë – Meka 24.04.2020

Hytbe e Qabes        1 Ramazan (09) 1441 H    24-04-2020

Shejh Saud Shurejm        Tema: Mësime prej epidemisë

Falenderimi i takon Allahut, të Madhit, të Lartit, posedues i madhështisë, buajrisë dhe përsosmërisë. Ai e meriton falenderimin mëngjes e mbrëmje. Çështja e Tij është vendim dhe urtësi. Pëlqimi i Tij është siguri dhe mëshirë. Ai gjykon me dijen e Tij dhe fal me ëmbëlsinë e Tij. Ne e falenderojmë atë për ç`ka na merr e na jep, për ç`ka na fal e na sprovon. Vetëm Atij i takon falenderimi që nuk kemi vdekur e që nuk jemi të sëmurë, e nuk na ka goditur me diçka të keqe në gjymtyrët tona, që nuk na ka shkatërruar totalisht, që nuk na ka bërë lënës të fesë, apo mohues të Zotit tonë, apo përbuzës të besimit tonë e që nuk na ka ndërshkuar me ndonjë ndërshkim si ato të popujve para nesh. Ne falenderojmë Allahun që na bëri robër të bindur ndaj Tij. Ai ka fakte kundër nesh e ne nuk kemi kurrëfarë arësyetimi para Tij. Ne nuk kemi mundësi të marrim vetëm se atë që na e ka dhënë vetë Ai. Nuk ruhemi dot prej asgjëje vetëm prej asaj që na ruan Ai vetë. E falenderojmë për belanë që na vjen prej Tij sikurse e falenderojmë për mirësitë që na dhuron. Atij i përket falenderimi aq sa mbushet qielli dhe toka dhe sa mbushet diçka tjetër që dëshiron Ai vetë. Ti je meritor i mirënjohjes dhe i madhështisë. Këto janë fjalët më të duhura që duhet të thotë robi e të gjithë ne jemi robër ndaj Tij. Askush nuk e pengon atë që Ai jep dhe askush nuk mund të japë diçka të cilën Ai e ndal. Madhështia që gëzon dikush në këtë botë nuk do ti bëjë dobi para Teje.

Ne i kërkojmë falje për gjithçka që e përfshinë dituria e Tij e që e ka shënuar në librin e Tij. Dija e tij nuk është e mangët dhe libri i tij nuk lë gjë pa shënuar.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm e i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Këto dy dëshmi ngrenë lart fjalën dhe veprën. Peshorja në të cilën vendosen nuk çohet lart e nuk mund të peshojë rëndë ndonjë peshore kur ato hiqen prej saj. Nderimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të mirë e të pastër, mbi bashkëshortet e tij nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij të dalluar e të mbarë, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rugën e tyre me përpikmëri deri në ditën e gjykimit, shpëtim e paqe paste mbi të gjithë.

Porosis veten time dhe ju o njerëz të jemi të devotshëm ndaj Allahut, Zotit të robërve. Devotshmëria është shtyllë për zemrën dhe bazament mbështetës për

qëndresën. Asnjë musliman nuk mund të bëjë pa të. Ajo është drita e muslimanit, prehja e tij dhe zahireja e ditës së ringjalljes.

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” (Merjem; 71,72).

O muslimanë juve u ka ardhur muaji i begatë i Ramazanit, siç e ka zakon gjithmonë në kohën e tij, nuk ka munguar, vjen në vaktin e tij pa vonesë. Ky mik ju ka ardhur në pamjen e tij të njohur veçse gjendja e mikpritësve të tij nuk është si ma parë. Ky mysafir u ka ardhur mes kësaj pandemie e cila u ka prishur rehatinë njerëzve, u ka prerë lidhjet e tyre e u ka sjellë përsipër re mërzie e ankthi.

Kjo pandemi i ka mbërthyer tërësisht zemrat e njerëzve saqë ata rrinë si të kishin zogj mbi krye. Ky muaj i begatë vjen në një realitet të panjohur prej të moshuarve e të padëgjuar prej të vegjëlve. Pandemi e cila është bërë pengesë mes njerëzve dhe mes asaj që kishin më parë në adhurimet e tyre, në punët e tyre, në ekonominë e tyre dhe në ecejaket e tyre.

Ky muaj u ka ardhë njerëzve në një kohë në të cilën kanë shumë nevojë të fshinë lotët e tyre, të mbledhin vetet, të tubojnë forcat, të çelin atë që është mbyllur, të ngrenë atë që ka rënë, të grumbullojnë atë që është shpërndarë, të vizitojnë atë që është shkëputur. Ata kanë ngritur kokat dhe po e presin këtë muaj me mall përvëlues si prushi që djeg për të kaluar me të një muaj dhikri, adhurimi, sadekaje, leximi e pendimi, këmbëngulës në lutjen drejtuar Zotit të tyre që ta shpejtojë largimin e kësaj errësire e t`ia këmbejë atë që kanë humbur në diçka tjetër më të mirë. Me fatkeqësitë që i ka goditur ti mundësojë pastrim e ngritje në grada, këshillë e përkujtim për të ardhmen në lidhje me atë që e shpejtojnë dhe e vonojnë në këtë jetë, në atë që marrin e që lenë prej saj të inspiruar me gjendjen e besimtarit; Kur i vjen një e mirë falënderon e ajo është mirë për të e kur e godet ndonjë vështirësi duron e ajo është e mirë për të. E kështu pas saj do të kenë myzhde, bekime, mëshirë e udhëzim prej Allahut.

“Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El Bekare; 156,157).

Ibnul Kajim Allahu e mëshiroftë ka thënë: Në zemër ka një çakërdim të cilin e rregullon vetëm kthimi tek Allahu. Në të ka frikë të cilën e largon vetëm prehja me

Zotin në vetmi. Në të ka mërzi të cilën e largon vetëm gëzimi me njohjen e Tij dhe sinqeriteti në sjellje me Të. Në të ka ankth të cilin e qetëson vetëm tubimi për Të dhe ikja nga frika prej Tij për tek Ai.

“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!” (Dharijat: 50).

Ne e falenderojmë Allahun, me falenderim të shumtë, të bukur e të bekuar që këtë nuk na e bëri fatkeqësi në fenë tonë. Të gjitha fatkeqësitë shpresohet të jenë të përballueshme përveç fatkeqësisë në fe. E si të mos jetë kështu ku në hadith përcillet se Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) lutej duke thënë: “Mos më jep fatkeqësi në fenë time.” Transmeton Taberaniu e të tjerë.

Po o muslimanë, të falenderojmë Allahu që se ka bërë atë epidemi në fenë tonë, në adhurimet tona e në moralet tona. Ndërsa pasuria shkon e vjen e Allahu ia shton të mirat kujt të dojë prej robërve të Tij dhe përcakton çdo gjë në masën e duhur. Ndërsa shëndeti herë mirë e herë keq e njeriut mund ti ndodhin shumë të papritura me të. Kush jeton nuk do të shpëtojë pa ndonjë fatkeqësi dhe e pamundur të shkëputet pa diçka të habitshme. Çdo gjë e bezdishme sado e vogël ka dhimbje, eh sa e gjatë është nata për atë që nuk fle. Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Çdo gjë që e godet muslimanin; bezdisje dhe lodhje, stres e mërzi, mundim e brengë qoftë edhe gjembi kur e thumbon, Allahu me to i shlyen atij gabimet. (Mutefekun alejhi) Buhariu dhe Muslimi.

Kjo pandemi që ka përfshirë sot botën tonë mos mendoni se ajo është totalisht gjë e keqe por ne përgjatë saj nxjerrim mësime dhe këshilla të cilat nuk i dinim më parë. Ne gjithashtu besojmë se Zoti ynë na ka dhënë shumë e na merr pak.

Kjo pandemi na ka mësuar rolin e madh që ka ndërgjegjësimi në sigurinë e komuniteteve. Nëse ndërgjegjësohemi në lidhje me veprimtaritë tona, ne nuk do të dështojmë me lejen e Allahut në përballjen me ngjarjet e reja të mëdha e të papritura. Nëpërmjet ndërgjegjësimit seicili prej nesh e di se kur duhet ta ngrejë shikimin e kur duhet ta ulë. Me të mëson se sa e rëndësishme është mënjanimi i rreziqeve përpara se të ndodhin dhe se diçka e tillë është më e mirë dhe më parësore se të largosh rreziqet pasi kanë ndodhur. Kujt i jepet sukses në vetëdijësim i jepet sukses në përkujdesje e kështu arrin të lexojë mirë mes rreshtave të krizave e pastaj i menaxhon ato me sukses duke dalë prej tyre me plagë të lehta e me humbje të pakta.

Ndërgjegjësimi dhe kujdesi janë dy gjëra plus mbi dëgjimin e mbi shikimin. Jo çdokush është i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm në atë që sheh e po kështu jo cilido që dëgjon është i tillë.

Kjo pandemi na ka mësuar se njeriu në realitet mund të jetojë edhe pa pasur shumë prej konditave plotësuese e të luksit të cilat i supozonte si gjëra të nevojshme e të domosdoshme.

Ajo tregoi se njeriu ka qenë tepër i pavëmendshëm në lidhje me zbatimin e konceptit të depozitimit në jetë e në lidhje me mirëmenaxhimin e të ardhurave të tij.

Nuk është habi o rob të Allahut që një pandemi e tillë ta zgjojë njeriun prej neglizhencës dhe që përgjatë jetës së tij në këtë botë të zbatojë konceptin e depozitimit duke u kujdesur të rezervojë një pjesë të fitimeve të tij për të lehtësuar peshën e të ardhmes nga frika se mos i vijnë situata të vështira të cilat i trokasin në derë apo vijnë pranë banesës së tij.

Diçka e tillë është një veprim i mirë e i arrirë në lidhje me menaxhimin e të ardhurave dhe spikatje në orientimin e rezervave të tij. Një kënvështrim i cili bën seleksionimin e saktë mes gjërave të domosdoshme, të nevojshme e plotësusese të cilat i ngushtohen nga një krizë në tjetrën. Çështja jetike e tij nuk stabilizohet nëse nuk vendos ekuilibër mes shpezimit, shpërndarjes dhe depozitimit. E si të mos jetë kështu ndërkohë që në të dy Sahihet shënohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Hani, ushqeni të tjerët dhe depozitoni!”

Të gjithë ne, o robër të Allahut këtë pandemi nuk duhet ta kalojmë vetëm si një ngjarje historike por duhet të nxjerrim prej sa mësime, këshilla në të gjitha çështjet tona. Të dalim prej saj, me mirësinë e Allahut më të fortë, më të ndërgjegjësuar, e më të pregatitur ndaj ngjarjeve të papritura se më parë. Ajo nuk duhet të na dobësojë forcat apo të hedhë mbi ne mbulojën e pesimizmit, të stesit e të tmerrit. E si të mos jetë kështu ndërkohë që ne besojmë Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e gjykimit dhe në përcaktimin e Tij qoftë i mirë e i keq.

Allahu e ka dalluar popullin musliman duke ia bërë zakon që të dalë prej krizave i fortë e i ndërgjegjësuar që ti mbyllë të çarat e të mos lejojë më hapësirë për gabim.

Kjo pandemi është provë prej Allahut për umetin islam që të reflektojë në madhështinë e forcës së Allahut e ta çmojë madhështinë e Tij si duhet. Ajo është një mesazh për të larguarin që të kthehet, për fajtorin që të pendohet, për të pasjellshmin të ndryshojë, për shpërdoruesin të kursejë e për atë që jeton në luks të

tregohet më modest. E këto urtësi e të tjera nuk i vëren vetëm një lloj zemre të cilën e pengon lakmia prej refletimit, shpresat e tepërta prej kthimit, mendjemadhësia prej modestisë tek Ai i Cili zotëron gjithçka, që strehon kë të dojë e Atij askush nuk mund ti dalë kundër.

Ne falenderojmë Allahun që na nderoi në vendin tonë me mirësinë e kësaj nisme të shpejtë për mbrojtjen nga kjo pandemie dhe për eliminimin e saj. U shprehim mirënjohje udhëheqjes për hapat e dukshëm që ka ndërmarë për pregatitjen e mënyrave mbrojtëse ndaj kësaj pandemie.

Gjithashtu shprehim mirënjohje për të gjithë personelin e çdo dikasteri. Ne lutemi për ta që Allahu ti shpërblejë për ne me shpërblimin më të mirë e të gjithë angazhimet e tyre i bëftë shkaqe në largimin e kësaj fatkeqësie. I lutemi Allahut që ne, atyre, ju dhe të gjithë vëllezërve tanë muslimanë ti dhurojë shëndet të plotë, shpëtim dhe falje, Zoti unë është më i Miri që mund ti kërkosh e ai është Miku më i mirë e Ndihmëtari më i mirë.

Allahu na mundësoftë të përfitojmë prej dobive të Kuranit madhështor e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.

Pas këtyre fjalëve i lutem Allahut të më falë mua, ju dhe tërë muslimanët dhe muslimanet çdo gjynah e çdo gabim. Kërkojini falje dhe pendohuni tek Ai. Zoti im është Falësi dhe Mëshiruesi.

Hutbeja e dytë

LEXO  Gëzimi dhe lumturia - Meka 28.02.2020

Falenderimi i takon Allahut për bamirësitë e Tij, Atij i jemi mirënjohës për suksesin dhe dhuntitë.

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Dijeni se i Sinqerti i vërtetë (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kur vjen Ramazani happen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen shejtanët. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Allahut, Allahut mbështetjuni në shfrytëzimin e muajit tuaj, dhe shfrytëzimit të dobësisë së armikut tuaj për të cilin Zoti juaj i larmadhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, shejtani është armik për ju, andaj merreni si armik!” (Fatir; 6).

Shumë njerëz e perceptojnë armiqësinë e shejtanit ndaj tyre por ata nuk e vendosin veten e tyre në armiqësi me shejtanin. E kjo është anashkalim i dukshëm dhe ftohtësi vrastare përballë kësaj balance. Nënshtrimi dhe përballja mes bijve të njeriut dhe shejtanit nuk realizohet vetëm me vënien në jetë të këtyre dy

realiteteve. Amiqësia e tij del në pah qartësisht në fjalët e tij: “unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë” (El Araf; 16). Ai ulet e u zë pritë njerëzve në rrugën e tyre të drejtë e jo larg në anët e saj e jo në fund të saj e jo larg tij. Gjithashtu ai nuk mjaftohet duke i zënë pritë përpara por i shkon atyre në çdo anë: “E do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” (El Araf; 17).

Muslimani është vazhdimisht në përballje me shejtanin për aq kohë sa ka një zemër që rreh në këtë jetë. Kjo betejë për mposhtjen e tjetrit nuk ka gjë që e fsheh dhe ajo është e fortë, një ditë për shejtanin e një ditë në favor të njeriut, veçse beteja më e ashpër dhe më e ndezur e që muslimani është në të më i fortë se asnjëherë tjetër e shejtani është më i dobët se kurrë është beteja e shejtanit me njeriun në muajin e begatë të Ramazanit. Për këtë vjen kritika, shkatërrimi, humbja ndaj atij që i ikën kjo mundësi e volitshme. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Xhibrili erdhi e më tha: Kush e arrin muajin e ramazanit e nuk i falen gjynahet dhe hyn në zjarr e largoftë Allahu! Thuaj; Amin! Unë thashë: Amin! E në vazhdim të hadithit… Transmeton Ibnu Khuzejmeh. Tregojini vetet tuaja para Allahut me zell e me përpjekje të larta në këtë muaj.

Edhe pse kjo pandemi ka penguar frekuentimin e xhamive kjo nuk e përjashton askënd të adhurojë Zotin në shtëpinë e tij.

Është thënë: Sa njerëz të këqinj ata të cilët e njohin Allahun vetëm në Ramazan. Gjithashtu thuhet: Sa njerëz të këqin ata të cilët e njohin Allahun vetëm në xhami. Nuk e përmendin Allahun në shtëpitë e tyre, në kuvendet e tyre, kur janë në këmbë apo kur janë ulur apo kur janë shtrirë. Në një pandemi të tillë del në pak përkushtimi i njeriut ose jo në adhurim në shtëpinë e tij. Njerëzit në këtë muaj përgjatë kësaj pandemie janë më të lirë kanë më shumë kohë të cilën mund ta kalojnë në bindje ndaj Allahut. Të gjithë njerëzit nuk kanë kaluar ndonjë muaj Ramazani e të kenë qenë më të lirë se kaq. Keni frikë Allahun dhe shfrytëzojeni atë si duhet se askush nuk ka justifikim të këtë rast sepse shumica e njerëzve janë në shtëpi. Kjo është një mundësi e servirur në një tabaka prej ari. Mjerë ai i cili e çon dëm atë.

Gjithashtu ne nuk duhet të themi se na ka kapluar diçka që na preokupon ndaj muajit tonë të begatë, por e vërteta është të themi se na ka ardhë diçka që na bën të lirë ti dedikohemi atij. Ky është një shans i madh ndërkohë që njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e tyre e ta gjallërojnë këtë muaj me përmendjen e Allahut, me adhurim

për Të sepse kush mendon se Allahu adhurohet vetëm në xhami le ta dijë se po sillet keq me Allahun, po mendon keq për Të. Veprat vullnetare në shtëpi kanë shpërblim të madh dhe ndikim të fuqishëm. Nëse gjendja e kërkon që të qëndrojmë në shtëpi profeti Muhamed ] ka thënë: Toka më është bërë Xhami dhe pastrim. Çdo person të umetit tim që e arrin koha e namazit le të falet. (Mutefekun Alejhi). Gjithashtu po në dy sahihet transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Falni namaz në shtëpitë tuaja e mos i bëni ato varreza.

Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave, më të pastërtin e njerëzimit Muhamedin të birin e Abdullahit poseduesin e Burimit e të Ndërmjetësimit. Allahu u ka urdhëruar me diçka që e nis me Veten e Tij, e më pas me Melaiket e Tij që e madhërojnë lart Shenjtërinë e Tij e pastaj edhe me ju o besimtarë. Allahu i madhërishëm thotë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” (surja Ahzab; 56).

O Allah bekoje dhe shpëtoje robin dhe profetin Tënd Muhamedin, fytyrëndrituri plot hijeshi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i mëshirshmi i mëshiruesve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!

O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe robërit e tu besimtarë.

O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroi të sëmurët tanë e të sëmurët e muslimanëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjalli e Kujdestari përjetshëm.

Jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin o dëgjues i lutjes!

O Allah largoji prej nesh çmimet e larta, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirësitë dhe sprovat e rënda të dukshme e të padukshme prej vendit tonë e prej të gjithë vendeve të muslimanëve o i Larmadhërishëm e Bujar!

O Allah na mundëso fitime në sezonet e mirësive, kohët e begata e rastet e volitshme na i shndërro në rrugë e në shkallë me të cilat arrijmë tek mëshira Jote.

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit!

O rob të Allahut, përmendeni Allahun e madhërishëm që t`iu përmendë Ai, falenderojeni për mirësitë që t`ua shtojë, Pëmendja e Allahut është më e madhja dhe Allahu e di çka veproni.

 

Post Author: endrit