Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 27-10-1446 H 25-04-2025 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Nuk ka përparim dhe zhvillim vetëm se me besim
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili bujarisht i jep atij që dëshiron nga mirësia e Tij, dhe pengon, privon atë që Ai dëshiron me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Askush me arsye nuk e kundërshton Atë me arsyen, mendjen e tij, dhe asnjë krijesë nuk e pyet Atë për veprimet e Tij. “Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” (El-Enbija’ 23) Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë, sikurse Ai e ka lavdëruar veten e Tij dhe sikurse e kanë lavdëruar Atë lavdëruesit nga krijesat e Tij. Kush është drejtuar me udhëzimin e Tij nuk do ta humbi rrugën e drejtë, e kush i përmbahet devotshmërisë ndaj Tij do të nderohet dhe nuk do të poshtërohet.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai di dhe falën, shikon dhe fshehën, mbulon.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, e përzgjodhi Zoti i tij dhe e dalloi nga të gjitha krijesat, e nderoi dhe e udhëzoi. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, sa kohë që fryn fllade dhe sa kohë që pëllumbat qëndrojnë në shkurre, mbi familjarët e tij të mirë dhe të pastër, mbi shokët e tij, të pastër dhe të mirë, nga Muhaxhirët dhe Ensarët, mbi tabi’inët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, sa kohë që do të ndërrohet nata dhe dita.
Në vijim
O ju njerëz! Këshilloj veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut. Pastroni zemrat tuaja para se të pastroni gjuhët tuaja. Pastroni zemrat tuaja para trupave tuaj, pastroni gjuhët tuaja par duarve tuaja. Trajtoni njerëzit sipas asaj që shikoni, jo sipas asaj që dëgjoni, dhe dëgjoni prej vëllezërve tuaj para se të dëgjoni rreth tyre, nga të tjerët për ata. Mendoni mirë për vëllezërit tuaj dhe frikësohuni nga të menduarit keq për vetet tuaja. Pjesë e etiketës së ndarjes është varrosja, mbulimi i sekreteve. Nëse dikush veç jush mbyll derën e tij, mos trokit në të. Fitoni vëllezërit tuaj me sinqeritetin tuaj dhe jo me pretendimet e tuaja. Çdo njeri do të ujitet sipas asaj që ai ka ujitur. “Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.” (El-Isra’53)
O muslimanë! Besimi, adhurimi, ndërtimi i jetës, banimi në tokë dhe përmirësimi i saj janë shtylla të domosdoshme dhe të ndërlidhura. “Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të.” (Hud 61) Muslimani ndërtoj jetën në këtë botë duke patur për qëlllim të afruarit me Zotin, për ti sjellë dobi vetes dhe robërve të tij. Në këtë mënyrë ai investon në gjithçka që u sjell dobi njerëzve dhe vendit. Besimi është i lidhur, shoqërohet me veprat e mira. “Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira…” (Er-Ra’d 29) Leximi është i shoqëruar me Emrin e Zotit: “ Lexo me emrin e Zotit tënd…” (El-‘Alak 1) Ndërsa dituria është e lidhur me frikën e Zotit: “ Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët…” (El-Fatir 28) Besimi është udhëheqësi i mendjes në mënyrë që ajo të mos bëhet e mbingarkuar dhe të adhurojë veten. Besimi është rregullatori i dijes, në mënyrë që negativiteti i tij të mos çojë në çrregullim me të cilin do ta rrënohej njerëzimi.
O ju muslimanë! Kurani Famëlartë ka folur për popujt e mëparshme dhe për atë që ata kanë arritur nga forca, ndërtimi dhe zhvillimi, pastaj shpjegoi arsyet e shkatërrimit dhe zhdukjes së tyre, në mënyrë që të mund të njohim Sunetin, ligjshmërinë e Tij, Allahut të Lartësuar. Zoti na informoi në Kuran për madhështinë e asaj që arriti populli i Adit. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!” (El-Fexhr 7-8) Gjë që tregon për madhështinë, bukurinë dhe përparimin e tyre, por se në një vend tjetër në Kuran, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan Shpalljet Tona.” ( Fussilet 15) Fuqia e tyre i mashtroi, mohuan të dërguarit e Zotit dhe e refuzuan thirrjen për besim, nga arroganca dhe mosmirënjohja. E kushdo që largohet nga përkujtimi i Zotit dhe mohon shenjat e Tij, do të mbetet i zhytur në errësirë, pavarësisht dijes dhe fuqisë që i është dhënë. “Ata që i mohojnë Shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, janë në errësirë.” (El-En’am 39) Zoti i është drejtuar të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalët e Tij: “ Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë…” (Ibrahim 1) Sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Është Ai që i ka zbritur robit të Vet Shpallje të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë.” (El-Hadidi 9) Forca dhe dinjiteti, lavdia vijnë nga besimi dhe devotshmëria, triumfi dhe mbijetesa vijnë me lartësimin, vlerësimin e riteve, rregullave të Zotit. Shkenca, dituria, pavarësisht fuqisë së saj, industria, pavarësisht përparimit, shpikjeve dhe teknologjisë së saj, nuk sjellin një jetë të lumtur dhe as qetësinë e dëshiruar mendore. “Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë.” (El-Bekare 221) E kjo në fenë tonë nuk është qortim i shkencës dhe zbulimeve të saj, as i industrive dhe mjeteve të tyre, as i shpikjeve dhe zhvillimit të tyre, dhe as që e zvogëlon statusin dhe vlerën e tyre, përkundrazi, është një theksim i faktit se drita e zbulesës, shpalljes është e nevojshme për pastrimin e shpirtërave, për të udhëhequr njerëzimin dhe për të ndriçuar rrugën.
O ju muslimanë! Prosperiteti i arritur nga akumulimi i njohurive nga shtëpia prej balte te rrokaqiejt dhe ndërtesat e larta, dhe çfarë ndodhi në mjetet e transportit gjatë historisë, në transformimin nga udhëtimi me kafshë në atë me aeroplanë, kalimi nëpër makina dhe lokomotiva, trena, dhe në postën e letrave nga pëllumbi këmbësor dhe postar tek posta dixhitale. Pavarësisht shpikjeve dhe inovacionit të madh, bukurisë dhe lehtësisë së përdorimit, përsëri ato nuk ofrojnë një alternativë zëvendësuese ndaj besimit, pastrimit të shpirtit dhe respektimit të njeriut. Zoti ju ruajtë! Reflektoni, merri parasyshë këto, në fushën e etikës, në të drejtat e njeriut, përballë viktimave të luftërave, zhvendosjeve, migrimit, varfërisë, tiranisë, despotizëmit dhe prishjes së standardeve. Lavdia i takon Zotit, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve.
Drita e shpalljes është drita më e madhe, më e lartë dhe më e çmuar. Besimtari duhet të dijë vlerën, statusin dhe fuqinë e tij, të mos e nënçmojë veten përballë gjërave materiale, ose të ndihet i turpëruar përballë tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët.” (El-A’raf 2)
Në vijim
Zoti ju ruajtë! Besimi është udhëheqësi i arsyes dhe bartës i dijes. Kur arsyeja, mendja ndahet nga besimi shëmbet qytetërimi njerëzor. Kur arsyeja, mendja luan me dijen shemben barriera midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, në mes, të mirës dhe së keqes, padrejtësisë dhe drejtësisë. Përplasen standardet dhe politikat transformohen nga politika parimesh në politika interesash. Me dije dhe besim drejtohet qytetërimi dhe lokomotiva, treni, lëviz mbi shina. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar! “ Dhe ashtu (siç u kemi dërguar Shpallje profetëve të mëparshëm), të kemi dërguar edhe ty (Muhamed) Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë, (në) rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe gjithçka që ndodhet në Tokë. Dhe vërtet, tek Allahu kthehen të gjitha çështjet!” (Esh-Shura 52-53)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Ai është Unik me çdo përsosmëri, Dhuruesi i begative të bollshme. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij që na dhuron, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e sinqertë dhe e vërtetë që na shpëton nga dita kur ku nuk ka shitblerje apo miqësi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me prejardhje fisnike dhe karakter bujar. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, shokët dhe familja më e mirë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
O muslimanë! Ngritja dhe rënia e qytetërimeve është e lidhur me njeriun. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar e bëri njeriun mëkëmbës të Tij për të banuar tokën. Prandaj, dhe arsyet e përparimit dhe prapambetjes së shoqërisë, me vullnetin e Zotit, i detyrohen vetë personit. Andaj dhe ndryshimi në botën e jashtme ndodh vetëm kur bëhet ndryshimi në brendësinë e shpirtrave. “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Er-Ra’d 11) Ligjshmëria e Zotit është se e mira mbetet sepse i sjell dobi njerëzimit, dhe ajo që nuk është e mirë nuk mbetet, zhduket, sepse nuk ka asnjë dobi në të: “Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë.” (Er-Ra’d 17) “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” (Muhammed 38)
Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut! Dijeni se përmirësimi mund të arrihet vetëm se me besim të vërtetë, të saktë. Ai, besimi i vërtetë, është që ngulitën në shpirtra ndershmërinë, sinqeritetin, besueshmërinë, dëlirësinë, vetëpërgjegjësinë, vetëkontrollin, preferencën për të vërtetën, mendjehapurinë, lartësinë e shpirtit, bujarinë, sakrificën, përulësinë, integritetin, kënaqësinë, bindjen dhe përkushtimin ndaj rendit.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inë, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, mposht tiranët, ateistët dhe të gjithë armiqtë e tjerë të besimit dhe fesë.
O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të gjithë robërit e Tu të drejtë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë në duart e atyre që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje dhe që kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zot i botëve.
O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, udhëzoje atë në drejtësi dhe devotshmëri, furnizoje atë me mbështetës të mirë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët, bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që e vërteta dhe udhëzimi, dhe në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit. O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.
O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, bëhu për ta kujdestarë dhe mbështetës, ndihmës dhe mbrojtës. O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjet e tyre, bashko forcat e tyre dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre.
O Zot, ata janë të dobët prandaj forcoi, të uritur prandaj mundësoju ushqim, të zhveshur prandaj mundësoju të vishen, të zbathur prandaj mundësoju të mbulohen. O Zot, forco vendosmërinë e tyre dhe jepu fitore vendimtare, të qartë.
O Zot, Zbritësi i librit, Kuranit, Lëvizës i reve dhe Mposhtësi i grupacioneve, mposht hebrenjtë uzurpues dhe të padrejtë. O Zot, ata kanë bërë padrejtësi, kanë sjellë shkatërrime dhe devijuan. O Zot, kthe komplotet e tyre kundër tyre dhe bëj që rrethi i së keqes të bjerë mbi ta, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.
O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve, kurthet e të pa feve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj