Meke 27-06-1441 H 21-02-2020
Shejh Saud Shurejm Tema: Të jesh i dalluar
Falenderimi i takon Allahut të Lartmadhërishëm, të Plotfuqishmit plot krenari e i lartësuar, i shpejtë në ndërshkim. Atij i përket bukuria, përsosmëria dhe thirrja e vërtetë. Ai vepron me krijesat e tij çka të dojë. Çdo gjë që është në qiej e në tokë e madhërojnë Atë mëngjes e mbrëmje.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të vetëm e të pashoq.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, njeriu me cilësi të bukura e virtyte të larta, fliste fjalë të pakta e kuptimlote, gjithmonë tregohej falës, urdhëronte të mirën, ndalonte të keqen dhe polemikat, shpëtimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi bashkëshortet e tij, shokët dhe familjarët e tij dhe mbi ata që ecin në rrugën e tyre dhe ndjekin udhëzimin e tyre deri në ditën e tubimit e të vendkthimit.
O njerëz frikësojuni Zotit tuaj me frikë të vërtetë, kapuni me islam për nyjën e fortë. Kërkojini Allahut qëndrueshmëri në fenë e Tij dhe në ndjekjen e rrugës së profetit (salallahu alejhi ue selem) që të fitoni e të shihni Mëshirëplotin në Xhenetin Me`ua.
“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).” (El Bekare; 21).
O rob të Allahut asnjë nuk është pa të meta. Ky është ligji i Allahut në krijesat e Tij. Mangësi më e madhe te njerëzit nuk është parë ndonjëherë si pamundësia e njerëve të aftë për të qenë perfektë dhe shpërfillja e të qenit i dalluar nga ana e njerëzve të vlefshëm.
Të jesh i dallueshëm është një objektiv që e synon çdo shoqëri e ndërgjegjësuar e çdo individ me interes për veten.
Ai është një qëllim i qartë që islami e ka në themel e që e ka përforcuar duke sqaruar se thelbi i gjërave shihet me llojin dhe veçorinë e jo me numrin e sasinë.
Allahu i lartësuar ka thënë: “për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë.” (Mulk; 2). E nuk thotë; kush prej jush do të veprojë më shumë sepse qëllimi është realiteti e jo forma. Më herët kanë thënë: Poshtë shkumës është safi qumësht.
Të jesh i dalluar nuk vjen me sforcim e as duke bërë atë që vetvetja nuk e përballon por dallueshmëri është ndezje e ambicjes, dhënie e mundit nga një vete e cila posedon elementët e dallueshmërisë dhe që ka ambicje për të arritur nivele të larta të saj.
Ky person për të arritur këtë objektiv shpenzon çdo gjë të shtrejtë e të vyer. Çdo njeri e ka një aspekt me të cilin dallohet veçse njerëzit ndryshojnë në nxjerrjen në pah të tij dhe në neglizhencën ndaj tij në bazë të mundësive që u paraqiten prej projekteve të kujdesit ndaj gjenive dhe në bazë të parimit të motivimit. Si ndërshkimi që e frenon njeriun nga diçka që është e shëmtuar po ashtu edhe shpërblimi është nxitësi më i mirë në ndezjen e ambicjes.
Allahu e ka dalluar njeriun me mendje të saktë me fizik të plotë që nëpërmjet tyre të shfaqë pastër veçoritë e fshehura.
Njerëzit nuk janë të njëjtë sa i përket nivelit logjik, fizik e atij jetik por me gjithë këto dallime mund të spikasë në atë që i jep Allahu. Bujku nuk është si mjeku por seicili prej tyre dallohet në profesionin e tij. Juristi nuk është si shkrimtari por seicili prej tyre dallohet në veprimtarinë e tij.
Dallueshmëria realisht nuk është vlerë totale pa relativitet. Spikatje totale nuk ka por çdo person spikat dhe dallohet në atë që i përshtatet. Njeriu nuk mund të posedojë atribute apsolute mirpo ajo që nuk arrihet tërësisht nuk lihet totalisht. Arritja e të dalluarit me vonesë është më mirë se të mos arrijë kurrë e nëse nuk mundet të jetë ndër të parët le të përpiqet të mos jetë nga fundi. Dallimi i tij ndoshta del në pah në faktin që nuk dështon kur ata që dështojnë janë shumë. Sikundër spikatja e tij llogaritet si dështim kur të dalluarit janë të shumtë. Rrëzimi nuk përllogaritet si i tillë sepse rrëzimi është një prag prej pragjeve të dallueshmërisë e që tek ajo nuk kalohet vetëm nëpërmjet tyre. Nuk është e metë të pengohesh por e metë është të të përsëritet pengesa në të njëjtën mënyrë. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Besimtari nuk kafshohet dy herë nga e njëjta birë. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Personi duhet ta ngrejë lart ambicjen e tij e nuk duhet të vendosë tavan në të qenët i dalluar sepse ambicja e lartë nëse synon pozitën e nderit nuk ndalet derisa të arrijë yjet.
Dallueshmëria, o rob të Allahut, në realitet është dhënia e asaj që ke e jo të përpiqesh kot për diçka që se ke.
Çdo person e di më mirë se në cilat fusha ia vlen të spikasë dhe fushat të cilat nuk bëjnë për të e ai nuk është për to.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) këtë perceptim ia parashtronte shokëve të tij sipas ambicjes që shihte tek secili tyre. Një person erdhi tek ai dhe iu ankua për gjendjen e tij duke thënë: O i Dërguar i Allahut, ritet e islamit më janë bërë shumë, më trego diçka e të kapem fort pas saj. Ai i tha: “Gjuhën tënde mbaje vazhdimisht të njomë me përmendjen e Allahut.” Transmeton Tirmidhiu.
Ebu Dherr r.a ka thënë: O i Dërguar i Allahut a nuk po më jep ndonjë detyrë!? Ai me dorën e tij më goditi supin e pastaj më tha: “O Ebu Dherr ti je i dobët e ajo është amanet e ditën e kijametit do të jetë poshtërim e pikëllim përveç atij që e merr atë me hak duke e kryer obligimin në të.” Transmeton Muslimi.
Kjo do të thotë se i dobëti në administrim nuk mund të arrijë pozitën e dallueshmërisë sepse ajo ka nevojë për forcë në përballje me sfidat dhe në manovrimin e saktë për të lehtësuar pengesat. Spikatja administrative nuk arrihet me ëndërrime e as me paraqitje të ideve të bukura por me spikatje në ide që nisin prej mundësisë së realizimit të saj në realitet me potencialin e mbartësit të saj.
Atë që se ke se jep dot.
Njeriu i zgjuar nuk e shtyn veten drejt diçkaje që bie ndesh me natyrën dhe preferencat e tij të cilat i zotëron mirë. E nëse bën diçka të tillë më shumë do të shkatërrojë se sa do të ndreqë në një kohë kur prej tij nuk pranohet vetëm se perfeksioni.
Në transmetim; Allahu dëshiron që kur dikush prej jush të veprojë diçka ta kryejë atë në mënyrë përfekte.
Perfeksioni është prej spikatjes e prej spikatjes vjen progresi. Në mënyrë të pakontestueshme, nuk mund të ketë civilizim pa bërë diferencën.
Diferencimi është elementi kryesor i shpikjeve. Të parët tanë nuk arritën pozitë të lartë vetëm se duke qenë të dalluar në të gjitha dijet e të tjerët u bënë nevojtarë ndaj tyre. Ata ishin në kryesim për çdo gjë; në qeverisje e legjislacion, në administrim, në mjeksi, në fizikë e në të tjera shkenca, njohuri e në teknologji me të cilat i bënë dobi të gjithë njerëzimit. Mbështetja kryesore e tyre në spikatje ishte konsiderata
ndaj specialitetit sepse tejkalimi i specialitetit të hedh në gabim e të largon nga vija e duhur.
Sikurse ka thënë ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) Kush flet jashtë specialitetit të vet sjell çudira.
Specializimi, padyshim shton aftësinë e cila të çon në perfeksion, në zbulime e në shpikje. Gjithashtu kufizon kaosin që buron prej përplasjeve rreth pretendimit apo shmangies së specialitetit sidomos kur kemi të bëjmë me përplasje diversiteti e jo shumëllojshmërie.
Të parët e umetit e ndanin dallueshmërinë sipas asaj që u kishte mundësuar Allahu. Zejd ibn Thabit u dallua për mësimin e gjuhëve të huaja saqë ai e zotëroi në mënyrë perfekte sirianishten në pesëmbëdhjetë ditë.
Ebu Hurejra spikati në mësimin përmendësh të haditheve të profetit (salallahu alejhi ue selem) saqë ai ka transmetuar prej tij më shumë se katër mijë hadithe.
Khalid ibn Uelid u dallua për komandën e ushtrive me zgjuarsinë ushtarake dhe aftësitë luftarake saqë i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e emërtoi si Shpata e Allahut.
Prej Mustafasë (salallahu alejhi ue selem) transmetohet se ka thënë: Më i dituri ndër ju mbi çështjet e trashëgimisë është Zejdi.
Gjithashtu tranmsetohet saktësisht prej profetit (salallahu alejhi ue selem) se ka dëshmuar se Hasan ibn Thabit është më vjershëtari në mes tyre, se Aliu është më i afti në gjykatë, se Muadhi është më i dituri i tyre në lidhje me të lejuarën dhe me të ndaluarën dhe se Ubu Ubejdeh ibn Xherra është besniku i këtij umeti.
Kjo ishte dallueshmëria tek të parët tanë të nderuar e ata janë të udhëzuarit prej Allahut prandaj udhëzimin e tyre ndiqni të keni sukses e të realizoni synimet tuaja në krenari e në sundim.
Allahu më dhëntë mua edhe ju begati në Librin e Tij e në sunetin e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju dhe për të gjithë muslimanët e muslimanet nga çdo gjynah e gabim. Kërkojini falje e pendohuni tek Ai, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Nderimi dhe shpëtimi qoftë mbi të Zgjedhurin e profetëve.
Ligjërimi më i bukur është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është shpikje e çdo shpikje është humbje.
Të keni kujdes e të qëndroni me bashkësinë e muslimanëve sepse dora e Allahut është me bashkësinë e ai i cili shkëputet prej tyre shkon në zjarr.
Dijeni, qofshi nën kujdesin e Allahut, se sa do i dalluar të jetë dikush e i përkryer përsosmëria apsolute i përket vetëm Allahut dhe pagabueshmëria i takon profetit të Tij.
Qëllimi në të qenët i dalluar është saktësia dhe afërsia me të, vjelja e fryteve të saj përderisa janë të pjekura përpara se të thahen. Për pozitën e nderit me ngritjen e flamurit të umetit islam përpara popujve të tjerë, sepse umeti përbëhet prej individëve që përfaqësojnë tërësinë e tij me mbartjen e potencialit të dallueshmërisë i cili nuk duhet të harxhohet kot pa asnjë garim.
Gjithashtu duhet ditur se të qenët i dalluar nuk nënkupton sforcim e as shtirje të kotë sepse prej mençurisë është fakti që njeriu duhet të njohë kapacitetin e tij e të paraqitet në atë gjendje që e ka krijuar Allahu e ta shohin njerëzit ashtu sikurse e njohin e jo ti shtiret atyre. Disa njerëz janë përpjekur të jenë të dalluar jo në mënyrë të duhur e kështu ranë në dështim.
Sa njerëz stërmundohen të ecin sipas stilit të të tjerëve e me të nuk spikasin në diçka e nuk mbeten në atë lloj ecjeje me të cilën i ka krijuar Allahu.
Gjithashtu ai që është i dalluar në diçka duhet të ruhet prej egoizmit dhe vetëpëlqimit sepse sjellje të tilla janë shumë pranë të qenit i dalluar. Personin nuk ka gjë që e vret më shumë se egoizmi.
Gjithashtu këtu shtojmë faktin se të qenët i dalluar është vetë puna e personit, me ambicjen e tij, përpjekjet e tij, dorën e tij e nuk arrihet duke u ngjitur mbi shpatullat e të tjerëve, me vjedhjen e arritjeve dhe perfeksionit të tyre dhe dedikimin e tyre vetes.
Apo ti atribosh të gjitha arritjet vetëm vetes edhe pse në to kanë marrë pjesë edhe të tjerë sepse kjo e tëra konsiderohet fallsifikim i urryer dhe mantel i rremë Allahu na ruajtë prej pasojave të tij. E si të mos jetë kështu e profeti (salallahu alejhi ue
selem) ka thënë: Ai i cili fryhet me diçka që se ka është si personi që vesh rrobe që sjanë të tijat. Mutefekun alejhi.
Muslimani i kënaqur e i vetëdijësuar nëse nuk i përket njerëzve të dalluar nuk tregohet koprrac por i vjen në ndihmë atyre për të qenë një gur i vlefshëm në ndërtesën e njerëzve të dalluar.
Në hadith të saktë transmetohet se profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Mundet që dikush e mbart dijen për tek dikush që është më i aftë në dije se ai. Allahu e jep suksesin dhe ai është udhëzuesi drejt rrugës së vërtetë.
Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave, më të pastërtin e njerëzimit Muhamedin të birin e Abdullahit poseduesin e Burimit e të Ndërmjetësimit . Allahu u ka urdhëruar me diçka që e nis me Veten e Tij, e më pas me Melaiket e Tij që e madhërojnë lart Shenjtërinë e Tij e pastaj edhe me ju o besimtarë. Allahu i madhërishëm thotë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” (surja Ahzab; 56).
O Allah bekoje dhe shpëtoje robin dhe profetin Tënd Muhamedin, fytyrëndrituri plot hijeshi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i mëshirshm i mëshiruesve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë.
O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tërë muslimanëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve.
O Allahu rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo qofshin. O Allah ndihmoji vëllezërit tanë që përndiqen përshkak të fesë së tyre kudo qofshin, o i Gjallë e i Përjetshëm!
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.
O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjalli e Kujdestari përjetshëm.
O Allah përmirësoja nënpunësit e tij të afërm O i Lartmadhërishëm o Fisnik!
Jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin!
O Allahu im, te je Allahu, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Teje, Ti je i Pasuri e ne jemi të varfërit, na e zbrit shiun e mos na bëj prej atyre që e humbin shpresën.
O Allah mos na pengo të mirat që ke Ti për shkak të së keqes që kemi ne o Madhërishëm O Fisnik!
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit!
O rob të Allahut, përmendeni Allahun e madhërishëm që t`iu përmendë Ai, falenderojeni për mirësitë që t`ua shtojë, Pëmendja e Allahut është më e madhja dhe Allahu e di çka veproni.