Pakujdesia dhe rrugët për të shpëtuar prej saj

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   20-01-1446 H  26-07-2024 D

Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim

Tema Pakujdesia dhe rrugët për të shpëtuar prej saj

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur. O ju muslimanë! Allahu ka dërguar profetët e Tij që të nxjerri njerëzit nga errësira e mosbesimit dhe e padijes në dritën e besimit. Ai që ju është përgjigjur atyre ka dalë në dritën e udhëzimit, e ai që nuk ju është përgjigjur atyre ka ngelur në errësirën e injorancës d dhe neglizhencës ndaj vetes së tij dhe përsosmërisë së saj, injorancës. Neglizhenca ndaj fesë dhe botës Tjetër, Ahiretit, është origjina e të keqes dhe nga sëmundjet më të mëdha të zemrave. Përmes saj njeriu privohet nga jeta më e mirë e kësaj bote dhe e botës Tjetër dhe nga momentet e lumtura në ato, dynja dhe në Ahiret, dhe se mangësia tek njeriu nuk hynë vetëm se përmes saj.

Allahu i Madhërishëm ka marrë besëlidhjen nga njeriu se Ai është Zoti i tyre dhe Vetëm Ai adhurohet nga ata, në mënyrë që të mos justifikohen me pakujdesinë, neglizhencën. “   Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë ndaj vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?”. Ata iu përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.”. Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.” (El-A’raf 172) Allahu ka zbritur Kuranin argument të prerë, të qartë për këtë.  “ Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni dhe që të mos thoni: “Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy sekteve108 para nesh, ndërsa ne nuk kemi ditur gjë çfarë mësonin ata.” (El-En’am 155-156) Allahu i Madhërishëm e ka ndaluar të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të jetë nga të pakujdesshmit, neglizhentët, dhe ka thënë: “ …dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El-A’raf 205) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kërkonte mbrojtje prej pakujdesisë, neglizhencës me fjalën e tij: “ O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga pa aftësia  dhe nga dembelizmi, nga koprracia dhe nga pleqëria, nga ashpërsia dhe nga pakujdesia, neglizhenca.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani. Allahu e ka urdhëruar të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të paralajmërojë njerëzit para se të pendohen për neglizhencën, pakujdesinë e tyre. “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur…” ( Merjem 39) Allahu i Madhërishëm ka lajmëruar me afrimin e momentit të llogarisë së njerëzve në mënyrë që të zgjohen nga pakujdesia, neglizhenca.  “Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).” (El-Enbija’ 1) Sikurse ka qortuar ata që e dinë mirë këtë botë dhe janë të pakujdesshëm ndaj botës Tjetër, Ahiretit. Çdo popull që shkëputet nga paralajmërimi dhe lë pas dore përkujtimin do të bjerë në pakujdesi, neglizhencë. “Që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.” ( Ja Sin 6)

LEXO  Çdo gjë ndodhën me vullnetin e Zotit -Medina 13.03.2020

Allahu na ka lajmëruar duke thënë: “ Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” (Junus 92)

E nga shkaqet e pakujdesisë, neglizhencës është dashuri për këtë botë,  të vrapuarit pas saj dhe të dhënit e përparësisë dashurisë së saj para botës Tjetër, Ahiretit. Disa njerëz të urtë, dijetarë, kanë thënë: “Kush e shikon këtë botë pa marrë prej saj mësim,  pamja e zemrës së tij do të turbullohet në varësi të kësaj pakujdesie.”  Largimi nga të lexuarit e Kuranit dhe përmendja e Zotit shpien në pakujdesi, neglizhencë dhe në vdekje të zemrës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i atij që e përmendën Zotin e tij me atë që nuk e përmendën Zotin e tij është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Nga shkaqet e lënies së xhumasë është neglizhenca, përtacia dhe pakujdesi. Shoqërimi i njerëzve të pakujdesshëm, neglizhent, është rrugë drejtë saj, neglizhencës, e Allahu i Madhërishëm na ka ndaluar nga shoqërimi me ta, nga bindja ndaj tyre dhe nga të pranuarit prej tyre.   “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë…” (El-Kehf 28)

Prej mashtrimeve është kur njeriu bën keq por shikon vepra të mira dhe mendon se është falur, ku ndoshta shikon sigurinë e trupit dhe pasurisë së tij e mendon se nuk do të ketë dënim për të,  por nuk e di se neglizhenca e tij për atë me të cilën është dënuar është nga dënimet më të mëdha. Siguria nga pakujdesia është një çështje e madhe. Ajo, pakujdesia mund të preki dhe njerëzit e devotshëm  por ata shumë shpejtë i kushtojnë vëmendje, përkujtojnë dhe pendohen. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë).” (El-A’raf 201) Zgjimi nga pakujdesia dhe neglizhenca është çelësi i parë i mirësive dhe realizohet duke plotësuar urdhërat e Zotit dhe të dërguarit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!” (El-Enfal 24) Nga ata që e zgjojnë atë është leximi i librit të madh të Zotit, Kuranit; “Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.” (Al’Imran 138) Kujdesi për pesë namazet ditore është nga ato që e shpëtojnë njeriun nga pakujdesia. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush kujdeset për namezet e obliguara nuk do të shkruhet nga neglizhentët, të pakujdesshmit.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Huzejma. Ndërsa namazi i natës me dhjetë ajete është pastrim prej saj, neglizhencës dhe pakujdesisë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush falën namaz nate duke lexuar dhjetë ajet Kuranore nuk do të shkruhet nga të pakujdesshmit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Leximi Kuranit dhe i hadithit, kuvendet e dijes largojnë pakujdesinë nga zemrat. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kuvendet ku përmendet Zoti janë kuvende të Melaikeve, ndërsa tubimet e fjalëve të kota dhe të pakujdesshme janë tubime të shejtanëve. Prandaj njeriu le të zgjedhë atë që i pëlqen më shumë, dhe kush është më primari prej tyre tek ai, sepse ai është prej tyre në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.” 

LEXO  Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

Pakujdesia është perde në mes robit dhe Zotit të tij, ndërsa përmendja e Zotit largon këtë perde dhe dëbon shejtanin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El-A’raf 205) Kryerja e adhurimeve në ato momente në të cilat neglizhojnë njerëzit është nga ato që shpëton nga pakujdesia. Usametu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kam thënë, o i dërguari i Allahut, nuk të kam parë të agjërosh një muaj nga muajt e vitit sa agjëron në muajin e Shabanit?” Ka thënë: “Ky është muaj në të cilin njerëzit janë të pavëmendshëm, pa kujdesshëm, ndaj tij, në mes të Rexhepit dhe Ramazanit.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu.

Pendesa është  shkak për pastrimin e zemrës dhe sigurimin e saj nga pakujdesia. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njeriu bën një gabim i vihet një shenjë në zemrën e tij, një shenjë e zezë. Nëse pendohet dhe kërkon falje, zemra e tij pastrohet. Do të thotë largohet prej tij kjo shenjë e zezë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Vdekja është këshillë e heshtur. Ndërsa të shtuarit e përmendjes së saj është përmirësim për zemrën dhe shpëtim i saj nga pakujdesia. Shejtani prej pakujdesinë e njeriut dhe vazhdon me të derisa ta mbulojë dhe ta verbojë atë, zemrën. Kështu bëhet zemra e tij e shkujdesur strehë për shejtanin. Kush do që e lë pas dore përkujtimin e Zotit do të ndëshkohet me mjegullimin e mendjes dhe pengohet nga njohja e Zotit, shenjat e Tij dhe nga dallimi i të vërtetës nga e kota. E nëse pakujdesia zë vend i zoti i saj nuk kupton, nuk shikon, nuk dëgjon dhe nuk arsyeton. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më keq. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.” (El-A’raf 179) Kjo është arsyeja e hakmarrjes së Zotit ndaj robit të Tij dhe shkatërrimi i tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.” (El-A’raf 136) Allahu u ka premtuar të pavëmendshmeve  zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehjen në të dhe që janë të pavëmendshëm ndaj shenjave Tona, do të kenë si vendstrehim Zjarrin, për atë që kanë bërë.” (Junus 7-8) Ndërsa në ditën e Kijametit do tu hiqet perdja e pavëmendshmërisë dhe neglizhencës nga zemrat e tyre dhe do të shikojnë atë që kanë mohuar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë”.( Kaf 22) Ata e pranojnë neglizhencën e tyre dhe pendohen për këtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ dhe të afrohet premtimi i vërtetë (Kiameti), atëherë sytë e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Mjerë për ne! Ne kemi qenë të pavëmendshëm ndaj kësaj…” (El-Enbija’ 97) Dhe kur të hyjnë në Xhehenem, përsëri do të pendohen për neglizhencën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit flakërues!” (El-Mulk 10)

LEXO  Ruajtja e gjuhës - Shejh Abdullah el Buajxhan - Medine 16.11.2018

Në vijim

O ju muslimanë! Ai, Allahu, nuk është i pakujdesshëm ndaj tij, të pakujdesshmit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.” (Hud 123) Bashkimi i të keqes është pavëmendshmëria dhe epshi. Pavëmendshmëria ndaj Zotit dhe botës Tjetër, Ahiretit mbyllën portën e mirësisë, ndërsa epshi hapën portën e të keqes. Sa më shumë që zemra është larg Zotit aq më të shpejta janë dëmet ndaj saj. Sa më shumë që zemra të afrohet me Zotin largohen prej saj të këqijat. Largimi nga Zoti është shkallë shkallë, gradë, disa janë më të rënda se disa të tjera. Nuk ka shpëtim nga vuajtjet e gjynaheve përveçse duke i dhënë fund pavëmendshmërisë.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!” (Edh-Dharijat 50)

Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju musliman! Shejtani hynë tek njeriu nga pavëmendshmëria, epshi dhe zemërimi. Ndryshkja e zemrës vjen nga pavëmendshmëria dhe gjynahi, ndërsa pastrimi i saj arrihet me kërkim falje tek Zoti dhe përmendje të Tij. Nga shenjat e zemrës së shëndoshë është se ajo vazhdon të ndjekë të zotin e saj deri sa të kthehet tek Zotit, ti nënshtrohet Atij dhe të lidhet me Të.

Kush është i pavëmendshëm ndaj vetes së tij kohët e tij bëhen më të vështira dhe keqardhja bëhet më e madhe. Prandaj, kompensoni atë që ka kaluar me atë që ka mbetur. Kush korrigjon atë që ka mbetur, do të falet për atë që ka kaluar. Njeriu i arsyeshëm është ai që qëndron me veten, e merr veten e tij në llogari dhe qortim, korrigjon rrugën e tij,  përmirëson gabimin e tij dhe shqyrton gjatë natës së tij veprat e ditës së tij. Ibn Hibani, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njerëzit e aryeshëm më të mirë në pozitë janë ata që në vazhdimësi e marrin veten e tyre në llogari.” Dijeni se  Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni  të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje  të dërguarin tonë,  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë,  të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane. O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, largo tragjeditë dhe të këqijat që i kanë goditur, dhe bëj shtëpitë e tyre të paqta dhe të sigurta, o Zot i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit  tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, Kurani, dhe të gjykojnë me legjislacioni Tënd, o më i Madhi më Bujari.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.          

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1238681390825931

Post Author: endrit