Morali i mirë – Shejh Salah Budajr – Hytbe, Medinë 21.12.2018

 

Falënderimet i takojnë Allahut, që na edukoi me Kuran e Synet në formën më të bukur, zbriti për ne pranverën me plot të mira dhe na vendosi në vende bujare.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Vetëm dhe i Pashoq, Atij i lutem dhe tek ai pendohem,dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, e dërgoi për të kompletuar virtytet e larta që janë farefisnia më e mirë, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, dhe ne na e mundësoftë të fitojmë kënaqësinë e tij me të.

O ju besimtarë, frikësojuni Allahut, pasi që të devotshmit triumfojnë, vepërligët dështojnë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni përveç  se vetëm duke qenë myslimanë”Ali Imran 102.

Të nderuar besimtarë, dijeni se nderi i njeriut është edukata që bart, dhe ky nder është më i mjaftueshëm se farefisi e prejardhja, pasi që nuk ka dyshim se nderi i vërtetë është në nismat e mëdha e jo në përpjekjet e lagura.

Çfarë e pengon njeriun e moralshëm që të mos jetë prej familjes së Abdi Menafit.

Mirësi do të thotë që morali të jetë i ngulur thellë në zemër dhe i dukshëm në gjymtyrë,

E shkuara e tyre matet me moralin e mirë dhe sjelljet e duhura, lum për atë popull që ti je kalorësi i tyre, lum për ty që rrjedh nga një komb i tillë.

Morali është ajo që lavdërohet me gjuhë e me vepër, ai është të vepruarit e të mirave dhe braktisja e të këqijave, moral do të thotë t’i nderosh më të mëdhenjtë e të jesh i butë me më të vegjlit, moral do të thotë të zbatosh virtytet e larta.

Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtetë ti je në një gradë të lartë të moralit” Kalem 4.

Atije el Aufij ka thënë: “Kjo do të thotë në një gradë të lartë të moralit.”

Moral është frika ndaj Allahut dhe bindja ndaj Atij, të bësh kujdes prej mëkateve.

E edukova veten dhe s’gjeta edukatë më të mirë për të, se devotshmëria ndaj Zotit.

Muxhahid e ka komentuar fjalën e Zotit: “Ruani vetet dhe familjet!” , këshilloni vetet dhe familjet me frikën ndaj Zotit dhe edukojini.

Edukata është e vlefshme për njerëzit në vegjëli, dhe kur rriten ai s’bën më dobi, degët kur i drejton drejtohen, por drunjtë nuk zbuten kur kërkon t’i zbusësh, bukuria nuk është në rroba që ne i veshim, bukuria e vërtetë është ajo e diturisë dhe moralit.

Është quajtur Edeb-edukatë, pasi që i nxit njerëzit për në të mira dhe i ndalon prej të këqijave.

Moral do të thotë të shprehesh bukur e të ligjërosh drejt, të flasësh ëmbël, të diskutosh shtruar, të sillesh mirë, të kesh paraqitje të drejtë, si dhe bukuri shpirti dhe gjymtyre.

Edeb-letërsi nuk do të thotë vetëm të mësosh oratori, shkencë e poezi arabe, por edukatë do të thotë të kesh moral të lartë, të gëzohesh për mirësinë e Allahut ndaj tjetrit, ta braktisë smirën e urrejtjen.

LEXO  Detyra për të nderuar fqinjin dhe nëse është i padrejtë

Edukatën e ka përvetësuar ai që flet pak, hesht shumë, flet pastër, shpreh maturi.

Ji bujarë, i butë, i mençur dhe i arsyetueshëm, larg sjelljes së keqe qoftë gjatë mërzitëse apo furisë, ruaje gjuhën prej fjalëve të pista dhe të papranuara, si dhe nga të ligat dhe gënjeshtrat.

Tre gjëra s’duhet të jenë të huaja për njeriun: edukata e mirë, moscenimi i të tjerëve dhe largimi prej dyshimeve.

Tre gjëra e zbukurojnë njeriun në emigrim, prej tyre sjellja e mirë, e dyta është morali i mirë, dhe e vulos me distancimin prej të dyshimtave.

Ibn Kajimi r.a ka thënë: “Edukata e njeriut është adresa e lumturisë së tij, ndërsa morali i keq tregon për pozitën e hidhur të njeriut, ajo që sjell mirësinë e kësaj bote dhe botës tjetër është morali i mirë, ajo që të sjell brishtësinë e kësaj bote dhe botes tjetër është sjellja e keqe.

Shikoni se si sjellja e mirë me prindërit e shpëtoi të zotin nga izolimi në shpellë, shikoni se çfarë edukate kishte Ebu Bekri me Profetin a.s, kur nuk pranoi t’i printe profetit a.s në namaz dhe tha: “Nuk i takon të birit të Kuhafes që t’i paraprijë Profetit a.s” dhe një veprim i tillë i dha prijen e umetit pas Profetit a.s.

Morali i mirë më lumturon, ashtu sikurse lumturohet mërgimtari kur kthehet në vendlindje,

Përmendja e moralit dhe mirësive, më shkund sikurse shkundet i përmalluari, nëse posedon një sjellje dhe virtyt të mirë, dije se je përzgjedhur nga krijuesi i gjithësisë, prej njerëzve ka që fati i tyre është pasuri, një tjetër dituri e një tjetër edukatë, edhe dituria nëse nuk përqafohet nga morali, humb mbrojtjen dhe së shpejti shuhet, mos mendo se dituria është e vetme e dobishme, përderisa nuk kurorëzohet me moral, sa dijetarë e kanë lëshuar diturinë sikurse litarët, si pasojë e sharjes, vrazhdësisë e ftohtësisë, sa fakihë ndihmon njerëz me dijen e tij, për intriga apo dhe mënyra divorci, nëna është shkollë që nëse e përgatit, përgatit një komb me prejardhje të shkëlqyer, nëna është një kopsht që nëse e rrethon turpi, çfarë brezi të ndritur që prodhon, nëna është mësuesja e mësuesve, gjurmët e saja lënë shenjë në horizont, edukimi i vajzave me mirësi,  për të zotin është shpëtim në vazhdimësi, ju duhet t’i edukoni vajzat tuaja, me dritën e udhëzimit dhe turpit të vazhdueshëm.

Librat e haditheve i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë këtij kapitulli, madje s’ka vepër që të mos i ketë kushtuar një kapitull të veçantë edukatës dhe nënkapituj sjelljeve të ndryshme.

Për këtë mund të shohësh librin e Edebit në veprën e Buhariut, po ashtu të Muslimit, Ebu Daudit e Tirmidhiut.

Kjo tregon se morali ka një interes të veçantë në islam dhe në traditën profetike, dhe për ta faktuar këtë interesim përmendim hadithin e Ebu Umamete el Bahilij r.a e ky nga Profeti a.s i cili ka thënë: “Unë jam garant për një shtëpi në hyrje të xhenetit për atë që e braktis debatin edhe nëse ka të drejtë, po ashtu një shtëpi në mesin e xhenetit për atë që e braktis gënjeshtrën qoftë dhe me shaka, dhe me një shtëpi në pjesën më të lartë të xhenetit për atë që e përvetëson moralin e tij” Ebu Daudi.

LEXO  Sinqeriteti dhe përulësia gjatë sezoneve të adhurimit

Abdullah ibn Mubarek ka thënë: Ne kemi më shumë nevojë për pak edukatë se për shumë dituri.

Ndërsa imam Malik ka thënë: “Nëna ime më edukonte e më thoshte: ‘Shko tek Rebiu dhe mëso prej moralit të tij, para se të mësosh dituri’.”

Abdullah ibn Uehbi ka thënë: “Tek imam Maliku përfituam më shumë prej moralit të tij se sa prej diturisë.”

Ismail ibn Uleje ka thënë: “Në mësimin e imam Malikut merrnin pjesë rreth 5000 vetë, 500 prej tyre shkruanin ndërsa të tjerët mësonin prej moralit të tij.”

Hatib Bagdadi ka thënë: “Duhet që nxënësit e hadithit të jenë njerëzit më të edukuar, më modestë, më fetarë, më pak që nevrikosen, dhe kjo si pasojë e dëgjimit tyre të vazhdueshëm të moralit të Profetit a.s dhe sjelljes së tij, sjelljes të të parëve prej familjarëve dhe shokëve të tij, si dhe prej përcjelljes së biografive të dijetarëve të ndryshëm të kaluar, duke marrë prej edukatës më të lartë dhe duke u larguar prej sjelljeve të këqija.”

Zotit i kërkoj falje për ju dhe për vete, ndaj kërkojini falje se vërtet Ai i fal të penduarit.

Falënderimet i takojnë Allahut, që i strehon ata që kërkojnë strehim tek mëshira e Tij, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Cili është shërim për të pikëlluarit dhe të pashpresët, dëshmoj se zotëria dhe Profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ai që e ndjek atë ndodhet në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë devijon dhe humb, paqja dhe bekimet e zotit të pandalura qofshin mbi të dhe familjen e tij.

Të nderuar vëllezër, frikësojuni Allahut, dijeni se Ai ju vrojton vazhdimisht ndaj mos e kundërshtoni!

“O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe jini me të drejtët” Teube 119.

O ju besimtarë, falënderoni begatitë e Zotit ndaj jush, për ju ka dërguar erën si përgëzim, retë e mbushura me bekim, shirat e njëpasnjëshëm mbi tokat e etura, mbi shkretëtirat e nxehta, mbi shkëmbinjtë e tharë, malet e forta, të thara nga thatësira e mungesa e shiut, që janë bërë dhe më të ashpër nga ç’ishin.

Ndërsa në këtë vit plot me shi, po shohim se si territori dhe malet tona kanë nisur të lulëzojnë, të mbijë mbi të lule të ndryshme me pamje të mahnitshme, gjë që tregon për mundësinë e Allahut, urtësinë dhe furnizimin e tij të gjerë.

LEXO  Këshilla dhe mësime nga fëmijëria deri në pleqëri

Kur toka të njomet e zbutet, nis të lulëzojë e jeshilohet, të ndryshme në pamje e ngjyra, por ngjyrat e tyre janë të pashembullta, sikur të ishin kapakë sysh,  madje më të bukura se sytë e zinj, s’ka gjë më të bukur që viziton, se kopshti dhe hapësira jeshile, kur e viziton të jep pamjen më të bukur, e kur largohesh të jep fllade freskuese.

Ndaj kënaqini sytë tuaj me krijimin mahnitës të Zotit, ruani edukatën e piknikëve, mos i bëni pis vendet që njerëzit i përdorin për t’u ulur, për t’u shtrirë apo për të pushuar, mos bëni pis barin e mbirë apo pemët frutore, burimet e ujit, apo rrugën e këmbësorëve, të kafshëve dhe makinave.

Ebu Hurejre r.a përcjell se Profeti a.s ka thënë:

-Ruhuni prej dy mallkuesve.

I thanë- Po cilët janë dy mallkuesit, o i dërguar i Allahut?

Ai tha: -Ai që kryen nevojën në hijen ku pushojnë njerëzit, apo në rrugën ku kalojnë” Muslimi.

Po nga ai përcjell se Profeti a.s ka thënë: “Kush hedh fekalet e tij në rrugën që frekuentohet nga myslimanët, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i melaikeve dhe mbarë njerëzve” Bejhekiu.

Dërgoni salavatë mbi të përzgjedhurin e pejgamberëve Muhamedin, ai që dërgon një salavatë mbi të, dërgon Allahu për të dhjetë të tilla.

Zot bekoje dhe madhëroje të dërguarin Tënd Muhamedin, ji i kënaqur prej familjes dhe shokëve të tij, bashkë me ta dhe ndaj nesh o bujar dhe fort dhurues!

Zoti im lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërroji armiqtë e fesë, kaploi me siguri e bollëk mbarë trevat islame, mbroje trevat e shenjta prej çdo dashakeqi, intriganti, smiraku e ziliqari!

Zoti ynë, udhëzoje prijësin tonë, shërbyesin e dy xhamive për çdo gjë që Ty të pëlqen dhe pajtohesh, drejtoje për nga e vërteta vazhdimisht, udhëzoje atë dhe princin e kurorës për atë që është e dobishme për islamin dhe myslimanët!

Ndihmoji ushtarët që gjenden në fusha lufte, ata që gjenden në kufij, ruaji ata që punojnë për sigurinë tonë dhe shpërbleji me të mira!

Zoti ynë, na e bëj të mundur që të vijmë drejt Teje me butësinë Tënde dhe jo me provimin Tënd, na bëj prej të bindurve dhe miqve Tu, mjafton me hallallin Tënd ndaj haramit, me mirësinë Tënde ndaj ndihmës të të tjerëve!

Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde prej ditës së lig, natës së lig dhe orës së lig!

Shëroji Zot të sëmurët tanë, çliroji të sprovuarit tanë, mëshiroji të vdekurit tanë, ndihmona kundër atyre që na armiqësojnë, o Zot i gjithësisë!

Ruaji Zot djemtë dhe vajzat, nxënësit dhe nxënëset, jepu sukses në provimet e tyre!

Zoti ynë, lutjet tona bëji të dëgjuara, thirrjet tona ngriji lart, me mëshirën Tënde o Zot i gjithësisë!

Post Author: admin