Mësime nga vapa e madhe

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   27-01-1446 H  02-08-2024 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema  Mësime nga vapa e madhe

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka bërë natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok në Ahiret, botën Tjetër dhe në këtë botë.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, ai me të cilin Allahu hapi sy që nuk shikonin, të verbër, veshë të shurdhër dhe zemra të bllokuara. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, të cilët mbushën botën me bindje dhe devotshmëri.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosia më e madhe është fjala e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!” (El-Bekare 203) Si dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “ Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).” (El- Bekare 223)

O ju muslimanë! Njeriu në këtë jetë përjeton disa nga shenjat universale të Zotit, prej të cilave duhet të marrë mësime dhe përfitim. Ja ku po kalojmë stinën e verës në të cilën përjetomë të nxehtin e madh, i nxehtë i cili i detyron njerëzit të përdorin mjete të ndryshme për tu mbrojtur nga i nxehti i madh dhe vështirësitë e tij. Kjo kur ata janë në këtë botë kalimtare dhe shtëpi që e ka një përfundim. Por si do të jetë në vendqëndrimin e përhershëm, ku do të jemi ose në Xhenet që nuk ka përfundim kurrë ose në Zjarr të Xhehenemit që vetëm se ndizet?! Vërtetë i zgjuar është ai që shfrytëzon mundësitë kur para tij kalojnë ligjshmëria universale e Zotit  dhe shenjat e Tij të qarta, e përgatitet për vendin e shpërblimit me çdo gjë që e kënaqën Sunduesin e tij, Allahun, dhe bëhet shkak për suksesin dhe fitoren e përhershëm.

LEXO  Disa nga arsyet e lumturisë së zemrës dhe qetësisë së shpirtit

Temperatuara e lartë e vapës së verës duhet të na kujtojë atë që është pas shpërnguljes tonë nga kjo botë, për në një shtëpi ku ka vështirësi të tmerrshme dhe skena të rënda, të tmerrshme. “ dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!” (Et-Teube 81)

O ti që e ke keqtrajtuar veten tënde me mos bindje nxito me pendesë të sinqertë për tek i Gjithëmëshirshmi para se të jetë vonë. O ti i pakujdesshëm, neglizhent, përkujto të drejtat e Krijuesi tënd, kujto të nxehtin e fortë, situatat e vështira dhe ngjarjet e frikshme kur të largohesh nga kjo botë e përkohshme. Allahu i Madhërishëm thotë: “ A nuk mendojnë ata se do të ringjallen në një Ditë të madhe, Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!” (El-Mutaffifin 4-6) Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të djersisin, sa djersa e tyre do të shkojë shtatëdhjetë kute, pash, dhe djersa do i mbulojë ata deri sa arrin tek veshët e tyre.” Ndërsa në hadithin tek Muslimi ka ardhur: “ Në ditën e Gjykimit, njerëzit do të jenë të zhytur në djersë në varësi të veprave të tyre; Prej tyre do të ketë nga ata që janë të zhytur deri në pulpat e këmbëve, prej tyre nga ata që do të jetë të zhytur deri në gjunjë, prej tyre do të ketë nga ata që do të jetë të zhytur deri në mes, dhe prej tyre do të ketë nga ata që do të jenë të zhytur komplet, të gjithë trupin e tyre.”

LEXO  Këshilla që të përfitojmë nga kohët e mëshirës dhe faljes

Prandaj, o adhurues të Zotit! Nuk ka sukses përveç se për atë që kujdeset për obligimet, nuk ka shpëtim përveç se për atë që i frikësohet Zotit të tij, dhe shmanget nga gjynahet dhe të këqijat. “ O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe!” (El-Haxhxh 1)

O Zot, na furnizo me devotshmëri ndaj Teje dhe na bëj nga ata që vrapojnë pas veprave të mira. O Zot, tek Ti kërkojmë falje, na fa të gjithëve. O Zot, tek Ti pendohemi, prano pendesën tonë, o Ti që pranon pendesën, o Mëshirues.

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe profetin tonë, Muhamedin.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm.

Lutjet dhe përshëndetjet janë për atë që nuk ka të dërguar tjetër pas tij.

Në vijim

O ju njerëz! Përmes të nxehtit të kësaj bote kujtoni të nxehtin e zjarrit të madh të Xhehenemit, bëni kujdes për sa më shumë vepra të mira dhe duke u larguar nga ato vepra që zemërojnë Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur vapa të bëhet e fortë freskohuni me namaz.” D.m.th me namazin e drekës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë ashpërsia e vapës është nga era e Xhehenemit.”.  “ Zjarri është ankuar tek Zoti i tij, dhe ka thënë; O Zoti im, njëra pjesë më han tjetrën. Atëherë Allahu i lejoi që të ketë dy frymëmarrje: një në dimër dhe një në verë. Ajo është  nxehtësia e madhe që  përjetoni në verë dhe acari i madh  që përjetoni në dimër.”  Muttefikun Alejhi.

LEXO  Përfitime nga modestia

Adhurues të Zotit! Merrni mësim nga shenjat Hyjnore, universale dhe ligjore, sepse kush do që mëson dhe mediton në to, përgjigjet dhe frikësohet,  me Mëshirën e Allahut të Lartësuar do të jetë në sukses të përhershëm dhe fitore të madhe. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin sa kohë të zëvendësohen nata me ditën.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me familjarët dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, na merr nën hijen Tënde në ditën që nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes Tënde. 

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona dhe zëvendësin e tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, bëj veprat e atyre të dyve në atë që Ti je i kënaqur! O Zot, jepu atyre të dyve  shëndet dhe jetë të mirë, sukses dhe arritje.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që është në të mirë të popullit të tyre.

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ato, sepse Ti je më i Miri që i pastron ato, Ti je Kujdestari dhe Sunduesi i tyre.

O Zot, ruaj  muslimanët në çdo vend! O  Zot, lehtëso vështirësitë e tyre! O  Zot, largo shqetësimet e tyre! O Zot, ndihmoi ata përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre! O Zot, ruaj ata në çdo vend, para duarve të tyre dhe pas shpinës së tyre, nga e djathta dhe e majta e tyre! O Zoti ynë, tek Ty kërkojmë mbrojtje që të mos goditen nga poshtë këmbëve të tyre.

O Zot, atë që ne dhe muslimanëve na do të keqen, angazhoje me veten e tij.

S’ka Zot, tjetër përveç Allahut, lavdërimet janë për Allahun, Madhërimi është për Allahun, Zoti është më i Madhi, nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/403648848904170

Post Author: endrit