Mirësitë e namazit në xhaminë Aksa dhe lutjet për banorët e Gazës

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    05-09-1445 H    15-03-2024 D

Shejh Ikrime Sabri   

Tema  Mirësitë e namazit në xhaminë Aksa dhe lutjet për banorët e Gazës

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka zgjedhur muajin e bekuar të Ramazanit zotërinë e të gjithë muajve, në të cilin ka dhuruar mirësi dhe dritë, muslimanët jetojnë  në të me mirësi dhe gëzim. Madhërimi është për Allahun, vërtetë Ai falën gjynahet, mbulon të metat dhe lehtëson të pikëlluarit, Ai është njohës i të fshehtave.

Lavdërimet janë për Zotin! Na ka dhuruar agjërimin në muajin e Ramazanit, muaji i mëshirës dhe faljes, muaji i pendesës,  udhëzimit dhe Kuranit. Mirësia e Tij ka përshkruar gjithësinë dhe i ka dhuruar shumë bekime njeriut. Ai pranon pendesën dhe zbret mëshirën e Tij mbi besimtarët, në çdo kohë dhe vend.

O Zoti ynë, zbrit  mëshirën Tënde mbi njerëzit tanë në Gaza! O Zoti ynë, largo shqetësimet e tyre, shëro thyerjet e tyre dhe mbro dobësitë e tyre. O Zoti ynë, fëmijët e tyre janë të uritur prandaj mundësoju atyre ushqim! O Zoti ynë, fëmijët e tyre janë të etur mundësoju atyre ujë, o Zoti i botëve!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, ka obliguar për ne agjërimin devotshmëri, forcim për zemrat dhe përsosmëri  të shpirtrave,  përmes fjalës së Tij, Allahut të Madhërishëm në suren Bekare: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

O Zot, na jep në zemrat tona dritë,  në veshët tanë dritë, në shikimin tonë dritë dhe  në mesin e duarve tona dritë. O Zot, lehtëso çështjet tona dhe unifiko rrallët tona! O Zot, ndalo gjakderdhjen tonë dhe ndalo gjakderdhjen e vëllezërve tanë në Gaza.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë,  udhëheqësi, modeli  dhe ndërmjetësuesi  ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij, besniku dhe i sinqerti, udhëheqësi i të dërguarve dhe profetëve, të cilit Allahu ja fali gjynahet, pastroi kraharorin e tij, ja hoqi barrën, e cila ta rëndonte tepër kurrizin, dhe ja lartësoi emrin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte që përpiqesh shumë por përpiqesh më shumë se asnjë herë në Ramazan, sikurse ishte shumë bujarë dhe ishte më bujarë se asnjë herë tjetër në muajin e Ramazanit.  Ai që thotë: “ Kush agjëron muajin e  Ramazanit me besim dhe shpresë në shpërblim tek Zotit, do ti falen atij çfarë a kaluar nga gjynahet.” Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut, dhe ne nga  Bejtul Makdis, Kudsi, dhe rrethinat e tij lutemi dhe dërgojmë salavate për ty, për familjen tënde të nderuar dhe të pastër, për shokët e tu, të parët e të mirëve dhe rrezatues, për ata që ju pasojnë dhe bëjnë përpjekjet tuaja nga dijetarët aktiv deri në ditën e Fundit.

O ju muslimanë! O  ju namazfalës! O ju agjërues! O ju që shpresoni shpërblimin nga Zoti! O ju të cilët keni synuar vizitën e Aksasë nga të gjitha anët e Palestinës tonë të dashur, të shenjtë dhe të bekuar! O ju që kaluat postblloqet ushtarake! Them: Vërtetë marshimi juaj për në Aksanë e Bekuar për namazet e sabahut, jacisë dhe namazit të teravive, për namazin e xhumasë dhe namazet e tjera me xhemat, pavarësisht mundësive tuaja të kufizuara, i kujton dy miliardë muslimanëve, në mbarë botën për Aksanë e robëruar. Këto marshime besnike drejt Aksasë përfaqësojnë një përgjigje praktike besimi dhe një mesazh të qartë drejtuar atyre që lakmojnë Aksanë tonë, agresorëve dhe atyre që e kanë  pushtuar atë. Prandaj, nuk ka vend për pazare mbi Aksanë, as për negociata rreth saj dhe as për të hequr dorë nga një grimcë toke prej saj. Aksa është shumë më lartë se për t’iu nënshtruar ligjeve ndërkombëtare dhe  ligjeve vendore. Ajo do të mbetet e hapur, me lejen e Zotit dhe nën kujdesin e Tij, e mbushur me muslimanë adhurues të devotshëm, që qëndrojnë në të, gjatë Ramazanit dhe jashtë tij.

LEXO  Allahu të bekoftë Aksa - 22.2.2019

O ju të lidhur dhe të lidhura, të vendosur dhe vigjilent në këtë xhami, ju jeni pengesa e vështirë  përmes të cilit nuk ka asnjë mënyrë për të kaluar.

O ju namazfalës! O ju agjërues! O bij të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është xhumaja e para nga muaji i bekuar i Ramazanit! Urime dhe urime për atë që e falën namazin e xhumasë në xhaminë e bekuar të Aksasë në këtë muaj të bekuar. Namazafalësi i xhumasë ka bashkuar sot tre mirësi dhe bekime: Xhumaja ka mirësinë e vet, Xhamia e Aksasë ka mirësinë e vet dhe agjërimi ka mirësinë e vet. Prandaj, o ju agjërues, bëni kujdes për namazin e ditës së xhuma në xhaminë e bekuar të Aksasë. Çdo musliman duhet t’i përgjigjet thirrjes së të dërguarit të Zotit Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  për shpeshtimin e të udhëtuar për në Aksanë e Bekuar. Ndërsa kushdo që pengohet të arrijë në Aksa, le të falet aty ku pengohet, e ai do të marrë shpërblim të barabartë me shpërblimin e atij që falet në Aksa, dhe për këtë ka fetva, vendim fetar.

O ju namazfalës! O ju agjërues! Erdhi muaji i Ramazanit ndërsa fëmijët e Gazas janë të uritur dhe të etur, të privuar nga mjekimet dhe ilaçet. Erdhi muaji i Ramazanit ndërsa familjet e Gazas janë të zhvendosur dhe të vuajtur, në katastrofë humanitare. Erdhi muaji i Ramazanit ndërsa xhamitë e Gazas janë të shkatërruara, në minaret e tyre nuk lëshohet thirrja Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi! Kush është qëndrimi dhe pozicioni i qeverive në vendet Arabe dhe Islame? Është e dhimbshme dhe për të ardhur keq që disa prej tyre janë të heshtura dhe të gëzuara, sikurse disa të tjera refuzojnë dhe denoncojnë. Pse kjo prapambetje dhe ky nënshtrim? Ku është dinjiteti, ku është nderi dhe ku është krenaria?! Është sikur ata të mos i kenë dëgjuar hadithet fisnike të profetit në lidhje me tradhtinë.

O ju sundimtarë! Popujt tuaj të gjallë presin shumë nga ju, prandaj mos i shuani pritshmëritë e tyre!

Zoti e mëshiroftë halifet Abasite Mu’tesim, poseduesi i nderit, dinjitetit dhe krenarisë! Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç fuqisë së Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, na mjafton Allahu sa mbështetës i mrekullueshëm që është Ai. Thoni të gjithë: Na mjafton Allahu sa mbështetës i mrekullueshëm që është Ai.  

LEXO  “Zoti na ruajt” - Aksa 03.07.2020

O ju namazfalës! O ju agjërues! I dërguari ynë i nderuar dhe fisnik, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Kur vjen muaji i Ramazanit hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.” Ndërsa në një transmetim ka ardhur: “ lidhen shejtanët” Kuptimi është një.  Urtësia nga ky hadith profetik është që agjëruesi të jetë i nxitur për t’iu drejtuar Zotit, të Madhërishëm dhe të Lavdëruar, dhe që porta e pendimit të jetë plotësisht e hapur për  ata që pendohen dhe kërkojnë falje. Nisur nga kjo, shejtani Xhind nuk kanë pushtet, fuqi mbi njerëzit. A ka nga njerëzit që pendohet, që Zoti të jua  pranojë pendimin në këtë muaj?! Muaj, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i tij falja dhe fundi i të cilit është çlirimi nga zjarri.

O Zoti ynë, o Allah! O poseduesi i Fronit Madhështorë, të lutemi të na mëshirosh me Mëshirën Tënde, të na falësh gjynahet tona dhe që të na shpëtosh të gjithëve nga zjarri i Xhehenemit!

O ju namazfalës! O ju agjërues! Po, vërtetë shejtanët nga Xhindët janë të prangosur dhe të lidhur në muajin e bekuar të Ramazanit, por bëni kujdes nga shejtanët njerëz të cilët bëjnë shkatërrime në tokë, derdhin gjakun e njerëzve dhe përhapin imoralitet në mes të njerëzve të pafajshëm.  Gjithashtu bëni kujdes nga sekserët e tokës të cilët  vjedhin shtëpitë, sepse atë të gjithë janë shejtanë nga njerëzit, për ata nuk ka pendesë dhe se gjynahet i tyre dyfishohen në muajin e bekuar të Ramazanit.

O ju namazfalës! O ju agjërues! Pjesën e parë nga kjo ligjërat e ditës së xhuma e përfundoj me një hadith profeti që është i lidhur me besimin, prandaj dëgjojeni mirë: “ Kije ndërmend (ruaje) Zotin se Ai do të të ketë ndërmend (do të të ruaj) ty! Kije ndërmend Zotin, do ta gjesh para teje! Kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Zotit! Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Zotit! Dije se sikur tërë populli të mblidhej për të ndihmuar për diçka, nuk do të ndihmonin dot, përveç asaj që të ka caktuar Zoti yt. E nëse do të mblidheshin që të  bënin dëm, nuk do të dëmtonin, përveç asaj që të ka caktuar Zoti yt. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë faqet (fletët).” (d.m.th. çdo gjë është e caktuar dhe ka mbaruar).” Ndërsa në një hadith tjetër thuhet:  “Kije ndërmend Zotin, do ta gjesh para teje! Njihe Zotin në bollëk, mirësi, do të  kujtojë në vështirësi! Dije se ajo që të ka goditur, nuk ka qenë e mundur të mos të të godiste, dhe ajo që nuk të ka goditur nuk ka qenë e mundur që të godasë! Dije se ndihma është me durimin, gëzimi me dëshpërimin, ndërsa në çdo vështirësi ka lehtësi.” Të vërtetën thotë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë për Zotin e Botëve.

Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të dërguarin e ndershëm, për familjen dhe për të gjithë shokët e tij.

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij.

LEXO  Vlerat e falënderimit të Zotit

O Zot, bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O ju namazfalës! O ju agjërues! Do të jap në këtë pjesë të hutbes tre mesazhe shkurtimisht.

Mesazhi i parë: Drejtuar të pasurve, të aftëve financiarisht dhe atyre që kanë arritur kuorumin, sasinë e obliguar për zekat, është obligim për ju që të paguani zekatin për pasurinë tuaj, duke marrë në konsideratë se zekati është një nga shtyllat e Islamit. Sikurse zekati në të njëjtën kohë është e drejtë për të varfrit dhe nevojtarët, të vuajturit, të pastrehët dhe të privuarit. Allahu i Madhërishëm në suren e Dharijati, thotë: “Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.” (Edh-Dharijat 19) Sikurse Allahu i Madhërishëm në suren Mea’rixh, thotë: “ E që e caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre  për lypësin dhe për nevojtarin.” (El-Mea’rixh 24-25)

O ju namazfalës! O ju agjërues! Mesazhi i dytë ka të bëjë me dhunën në shkolla. Po, dhuna në shkolla, e që është një fenomen i rrezikshëm, për shkak të pasojave negative në arsim dhe shoqëri. Ky fenomen ka filluar të përhapet edhe në shkollat ​​e Kudsit, gjë që shpie në kaos, paqëndrueshmëri të arsimit dhe dobësim të prestigjit të mësuesit. Sikurse kjo dhunë është përhapur tek familjet dhe shtrirja e saj është zgjerua në shoqëri.  Do të ishte më mirë që prindërit e nxënësve meshkuj dhe femra ta trajtonin këtë fenomen me urtësi, durim dhe tolerancë dhe jo ti përgjigjen me dhunë. Kjo në bashkëpunim me administratat e shkollave, organet arsimore dhe mësimore. Po kështu, baballarët dhe nënat, kujdestarët e nxënësve meshkuj dhe femra, duhet të respektojnë administratën e shkollave,  të ruajnë prestigjin e mësuesve dhe mësueseve, në mënyrë që proçesi arsimor dhe edukativ të jetë i suksesshëm dhe që të gjithë të kujdesen për nivelin e arsimit në vendin tonë.

O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!

O ju namazfalës! O ju agjërues! Mesazhi i tretë dhe i fundit është në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë të cilën pushtuesi e ka vendos në atmosferë lufte dhe duke marrë masa të rrepta në muajt e kaluar. Kur ne jemi në muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e adhurimit, muajin e Kuranit Famëlartë,  është në të drejtën e çdo muslimani që të falet në xhaminë e bekuar të Aksasë. Kjo në përputhje me thirrjen e të dërguarit tonë të nderuar, Muhamedit,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili u ka kërkuar të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe në çdo vend, që të shpeshtojnë udhëtimin për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Sikurse ne kërkojmë që të lejohet hyrja e grupit të emergjencës, ekipi i ambulancës dhe i Gjysmëhënës së Kuqe, sepse ka nga të sëmurët që kanë nevojë për ambulancë.

Nuk na mbetet vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin.

O ju namazfalës! O ju agjërues!

Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin.

O Zot, prano lutjet tona, namazin tonë dhe agjërimin tonë dhe veprat tona të mira.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë dhe largo shqetësimet nga ne.

O Zot, ruaj atë që mundohet të bashkojë muslimanët  dhe që pason rrugën e Salahud Dinit.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, dëshmorët e Gazas dhe të gjithë dëshmorët e muslimanëve.  O Zot, shëro të plagosur e tyre dhe të plagosurit e muslimanëve.

 O Zot,  mundëso lirinë  e të burgosurve tanë dhe lirinë e të gjithë të burgosurve musliman.

O Zot, kërkojmë mbrojtën Tënde nga brengat dhe trishtimet, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe dembelizmi, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga rëndimi i borxheve dhe mbisundimi i burrave.  O Zot, bëje Shtëpinë e Bardhë të zezë, o Zoti i botëve.

O Zot,  të lutemi të na japësh pendesë të sinqertë, pendesë  para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët dhe me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

 “ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/293673093566788

Post Author: endrit