Kurthet e Armiqve – Shejh Muhamed Husejn – Aksa 22-3-2019

Lavdërimet për Zotit. Lavdërimet për Zotin e Botrave . Zotin lavdërojmë që na ka dhënë këtë mirësi Islamin, Zotin lavdërojmë që ka zgjedhur Islamin fe të pranuar.Lavdëroj Zotin që më ka dhënë afat për të përqafuar Islamin. Lavdëroj Zotin , lavdërimin e adhuruesve falenderues.

Tek Zoti kërkojmë falje dhe pendohemi, tek Ai mbështetemi, Ty të Madhërojmë , Ti je Zoti ynë dhe ne jemi robët e Tu, nuk ka të Adhuruar tjetër Veç Teje O Zot, s’ka  përkulje, shexhde, dhe lutje vetëm se për Ty O Zot, Ty të takon Madhërimi, Ti je mbështetja e besimtarëve të sinqertë, Mbrojtësi i muslimanëve që luftojnë në rrugën Tënde,  urryes i dyfytyrshave dhe veprave të tyre, urryes i fajdexhinjëve të mallkuar. Ti je Ai që u përgjigjesh mohuesve pushtuesve të Palestinës .

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa Shok, që thotë : “E të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” (El-Ahzab 39)

O Zot na jep dritë në zemrat tona,  në veshët tanë dritë, në sytë tanë dritë, në mes duarve tona dritë,

O Zot na i lehtëso çështjet tona,  njëso rradhët tona, na ruaj gjakun tonë, O Zot të lutemi të jesh kundër atyre që na bëjnë padrejtësi dhe na sulmojnë . O Zot  tek Ty kërkojmë mbrojtje nga vesveset në gjokset tona, nga mbyllja e çështjeve, nga e keqja që mbulohet në natë dhe e keqja që mbulohet në ditë.

Dëshmojmë se Zotërija jonë , udhëheqësi jonë, shëmbulli jonë  Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij, i cili ka thënë : “ Do të vazhdojë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit. E kanë pyetur ku janë ata o i Dërguari i Allahut?  Ka thënë: “ Në Shtëpinë e Shenjtë Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e Bejtul Mak’dis”

Paqja e Allahut qoftë mbi ty o i Dërguari i Allahut, mbi familjen tënde të pastër, mbi shokët besnikë, ndjekësit e tu, dhe mbi të gjitha ata që ju pasojnë dhe dëshmojnë për ju deri në ditën e fundit.

Urime dhe përgëzime për ju o banorët e Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e Bejtul Mak’dis. Ju do të triumfoni me lejen e Allahut. Në vijim

Allahu xh. sh thotë në Suren Al Imran: “Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.” (Al-Imran 54)

Allahu xh.sh thotë në Suren  El Enfal : “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (El-Enfal 30)  Allahu i Madhërueshëm thotë të vërtetën.

O ju falës të namazit ! O bijtë e kësaj feje të madhe! Është përmendur kurthi në Kuranin Famëlart 50 herë sëbashku me sinonimet e kësaj fjale, në 14 sure. Kjo për të na treguar se sa e keqe është cilësia e ngritjes së kurthit, dhe  si tërheqje vërejtje për ata që thurin kurthe dhe intriga se Allahu xh.sh është i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëpushteshëm për të shkatërruar kurthet dhe intrigat e tyre , prishjen e planeve të tyre të djallëzuara dhe armiqsore. Allahu xh.sh është në mbrojtje dhe ndihmë të besimtarëve të cilëve u bëhet padrejtësi nga ata që ngrenë kurhte duke jua shkatërruar kurthet dhe planet e tyre djallëzore. Allahu xh.sh thotë në suren Fatir : “Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë.” (El-Fatir 10)

Kurthi i tyre është i keq por i destinuar të deshtojë. Me Mëshirën e Allahut xh.sh për robërit e tij dhe se këto dredhi të tyre godasin vetë thurësit e tyre. Allahut xh.sh thotë përsëri në Suren Fatir : “ Dredhitë e shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën.” (El-Fatir 43)

O besimtarë! Sa e madhe është   feja jonë Islame. Shtrohet pyetja çfarë kuptojmë me fjalën e Allahut xh.sh në Kuran ku thotë  ; “Allahu është planifikuesi më i mirë”?, thonë komentatorët e Kuranit se kjo shprehje ka ardhur si përballje me shprehjen  “bënin kurthe “ pra intriguesit planifikonin, dhe se Allahu xh.sh është i Mundur që tua shkatërrojë planet kurthet e tyre, të bëjë të dështojnë aventuarat djallëzore të tyre, në mbrojtje të të dobëtve dhe të pambrojturve.

O bijtë e tokës së Israsë! Allahu xh.sh është i Plotëfuqishëm për çdo gjë që të shkatërrojë ata që ngrenë kurthe rreth Derës së Mëshirës në Xhaminë Aksa  e cila është pjesë nga Xhamija dhe nuk ndahet nga e tëra e sajë.

Sikurë dihet, Dera e Mëshirës (vendfalje apo pjesë nga Xhamia e Aksasë)ka pasur përsëri përballje  me ekstremistët pushtues hebre që duan të bllokojnë muslimanët të falen atje.

Do të qëndroj në tre nga deklarimet e tyre ;

E Para

Një nga ekstremistët e tyre i cili është zëvëndës i një grupi të tyre të quajtur  “ shoqëria e tempullit” thotë; Ata kanë sakrifikuar tre vjetë përpjekje që të jenë kontrollues  të Portës së Mëshirës”.

Për çfarë? Me qëllimin e vetë që ta kthejnë Portën e Mëshirës në sinagogë vendfalje të tyre.

E Dyta

Bashkimi i organizave të Hejkelit (Gurit)  ka marrë disa vendime armiqsore nga të cilat: “Caktimin e një prifti jehudij si shërbëtor në ambjentete e brendshme të vendfaljes në Derën e Mëshirës.

E treta

Deklarata e të ashtuquajturit ministër i sigurisë së brendshme nga qeveria e ekstremit të djathtë thotë: “Lufta jonë kundra palestinezëve është luftë fetare dhe se ajo ka për qëllim zgjërimin e kontollin në Xhaminë e Bekuar të Aksasë.”

Ata këtë thërrasin këtë dëshirojën dhe këtë ëndërrojnë Xhaminë Aksa.

O ju që jeni present në namaz!  O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga ky minber i nderuar, dënojmë me të madhe dhe kundërshojmë ashpër këto deklarata.

Për botën mbarë sigurojmë se Dera e Mëshirës është pjesë nga Xhamia e Bekuar e Aksasë dhe se do të qëndrojë hapur për faljen e namazit, për orët e mësimeve fetarë, dhe të gjitha shërbimet fetarë që u përkasin muslimanëve. Jehudët nuk kanë lidhje me atë pjesë dhe se nuk do të lejohet të kthehet në tempill për ta.

Vendimi që është marrë nga ajo që quhet si gjykata e pajtimit Izraelit, në lidhje me  të drejtën e jehudëve në Aksa, u themi se Aksaja është më e madhe dhe më e vlefshme se të konsiderohet kartë propaganda  për zgjedhje në parlamentin e Izraelit. Është për të qeshur se si gjykatat izraelite pretendojnë se Këshilli i Evkafëve e ka shndërruar ndërtesën ,vendin tek Porta e Mëshirës, në një vend faljeje në mënyrë të paligjshme. Kjo tregon injorancën e këtyre gjykatësve, të cilët nuk dinë as gjënë më të vogël për Aksanë. Ata nuk e dinë se  e gjithë Aksaja është vend faljeje. Po me të vërtetë Aksaja e gjitha është vend faljeje. Muslimani falet ku të dojë dhe në çdo vend në Aksa, qoftë ky vend apo ndërtesë me kupole apo pa kupole. Xhamija e Aksasë nuk ndahet nga asnjë vendim qoftë politik apo gjyqsorë. Me Aksa ne konsiderojm sipas ligjit dhe fesë çdo pjesë që është e përfshirë në murin rrëthues të sajë ,sipërfaqja e të cilës  është 144 mijë metër katrore. Aksaja nuk është vetëm xhamija apo ndërtesa me kupole dhe aq, por janë Aksa të gjitha xhamijat, vendfaljet dhe tokat që e përbën atë brenda murit rrethues dhe të gjitha janë vendfalje. Muslimani falet aty ku ai do dhe në çdo vend të sajë.

Refuzojmë çdo ndarje nga Aksaja,  sepse ajo nuk është mali Hejkel sikurëse ata pretendojnë. Namazi në Portën e Mëshirës është si në çdo pjesë të Aksasë dhe se mbyllja e sajë për një përiudhë pre 16 vjetësh ka qenë padrejtësi dhe armiqsi.

O namaz falës këtu në Aksa! O bijtë e Palestinës ! Gjykata izraelite pretendon se falja në Portën e Mëshirës është e jashtëligjshme, por çfarë ligji zbatojnë në Aksa ? Autoritetet izraelite janë pushtuese shtuar kësaj që ky vendim është nul nuk qëndron në vetvete. Ky është një vendim për diçka që nuk është dhe nuk ekziston në të vërtetë.

O namazfalës! O bijtë e Palestinë së Bekuar ! Këshilli i Lartë Islam në Kud’s , që në vitin 1967, ka nxjerrë vendim për mosnjohjen e asnjë vendimi nga gjykatat izraelite pushtuese,  dhe se e kanë zbatuar këtë vendim të Këshillit të gjitha instancat e Evkafeve Islame që në atë kohë, tani dhe deri sa të zgjasë pushtimi. Nëse u bindemi dhe i zbatojmë këto vendime kemi njohur pushtuesin. Për këtë drejtorija e Vakfeve do tu përgjigjet autoriteteve pushtuese izraelite për këtë vendim që kanë nxjerre rreth Portës së Mësshirës.

Është e qartë se autoritetet pushtuese po bëjnë përpjekje që të dërgojnë drejtorinë e Vakfeve përballë gjykatave të tyre. Por është e kotë lodhja e tyre , sepse vendimi i kësaj gjykate nuk vlen për ne sepse ai është vendim politik, dhe nuk ka vlerë ligjore në të vërtetë. Muslimanët nuk i zbatojnë të tilla vendime të pa drejta .

O namaz falës! O vëllezër në besim në çdo vend të botës!  Të vendosurit dhe të vendosurat e kanë thënë fjalën e tyre(Palestinezët e qytetit të Kud’sit) rinia dhe banorët e Aksasë e kanë thënë fjalën e tyre, të gjithë e kanë thënë se Porta e Mëshirës do të qëndrojë e hapur dhe nuk do të mbyllet. Namazi në të vazhdon si  në çdo pjesë tjetër të Aksasë, ku çdo pjesë është vendfalje (Musalah).

Autoriteteve pushtuese u themi që të largojë duart e tyre nga Aksaja. Forca dhe dhuna për të penguar  me të padrejtë besimtarëve muslimanë të falen në Aksa është e denueshme, e refuzojmë me të madhe, kjo është metodë çnjerzore e pa ligjshme , jo fetare, jo qytetare, dhe jo njerzore.

Aksaja do të mbetet Aksa, banorët e Bejtul Mak’dis dhe përreth sajë i kanë premtuar Allahut xh.sh se do të vazhdojnë në mbrojtje të Aksasë, mbrojtjen e Kibles dhe të besimit. Aksa nuk pranon bisedime dhe lëshime për asnjë grimcë toke nga toka e sajë.

Nuk na mbetet vetëm se të themi Zoti ju Bekoftë .

Në një hathit ka ardhur se : “ Dy sy nuk do ti preki zjarri, syri që ka qarë nga frika për Zotin , dhe syri që rri hapur (zgjuar) duke ruajtur në rrugë të Allahut.” I Dërguari i Allahut thotë të vërtetën, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Lutjuni Zotit Ai ju përgjigjet ju.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet për Zotin e Botrave. Lutjet dhe përshëndetjet tona për të Dashurin tonë , Muhamedin të Dërguarin e Zotit, Besnikun, dhe për familjen e tij. O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij . O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ne këtë pjesë të kësaj hutbe do të sjelli dy mesazhe.          Mesazhi i parë.

Në lidhje me masakrat e egra ndaj muslimanëve. Masakra e fundit kriminale është ajo çfarë ka ndodhur xhumanë e kaluar në Zelandën e Re, ishull që ndodhet afër Australisë.  Një kriminel sulmoj dy xhamija atje dhe la të vrarë 50 veta, të cilët ishin duke u falur, të pastër për të takuar Allahun xh.sh . Këtë krim nuk e ka kryer vetëm individi, por kjo është si pasojë e rritjes së urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve. Lind pyetja se pse? Sepse feja jonë Islami është fe madhështore dhe është përhapur në Zelandën e Re tek njerëzit falë ndjeshmërisë dhe drejtsisë njerëzore të sajë, dashuria që përhapën mes njerëzve largë urrejtjes dhe dhunës: “ S’ka detyrim në fe.” Gjatë gjithë këtyre ditëve, pas masakrës, në Zelandën e Re e kan përqafuar Islamin qindra njerëz nga popullsia e këtij vendi. Ky është argument dhe tregues se Islami është fe e të mesmes dhe largë ekstremit dhe do të qëndrojë kështu gjithmonë.

O falës të namazit !  O bijtë tokës së Israsë dhe Miraxhit! Masakra e Zelandës së Re na kujton ne me masakrën e Xhamis së Ibrahimit në qytetin  Halil në vitin 1994, e cila është kryer në të njëjtën mënyrë dhe formë çnjerzore , kafshërore dhe mizore. Para kësaj gjithashtu kanë  ndodhur masakra të tjera në Xhaminë e Bekuar të Aksasë, në vitin 1982 të cilën e kanë pasuar dhe masakra të tjera si në vitet, 1990 , 1996, dhe në vitin 2000 dhe këto kanë qenë të vazhdueshme.

O falës të namazit! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit ! ka përjetuar Palestina një numër të madh masakrash të njëpasnjëshme të cilat e kanë arritur numrin 500 dhe këto që nga viti 1947, 1948, si dhe në vitin 1949.

Çfarë ndodhën sot në Burma nga masakrat ,vrasjet derdhja e gjakut të  muslimanëve, nuk është se janë të largëta për ne. Muslimanët përballen me masakra dhe vrasje çnjerzore, kjo sepse nuk ka një vend Islam që i mbron muslimanët, kujdeset për jetët e tyre dhe sigurinë e tyre. Përplasjet  dhe përçarjeve që ndodhin në mes arabëve dhe muslimanëve, është shkaku që ka sjellë dobësimin e forcës së tyre për tu përballur me armiqt e tyre.

Nga minberi i Xhamisë së Aksasë denojmë masakrën që ka ndodhur ne Zelandën e Re, dhe i lutemi Zotit që të mëshirojë shpirtërat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën, duke ju ankuar  Zotit për padjetësitë e mizorëve dhe urrejtjen e armiqve.

O ju falës të namazit!O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Mesazhi i dytë dhe i fundit .

Kujtojmë ditën e Krenarisë e cila ka ndodhur në vitin 1968. Në këtë ditë Jordanezet dhe Palestinezët kanë kthyer Krenarinë e tyre. Janë bashkuar dhe janë bërë më të fuqishëm dhe e larguan armikun me forcën e bashkimit në mes ushtrisë së Jordanisë dhe grupeve Palestineze. Ku i shkaktuan ushtrisë së pushtuesit humbje të mëdha dhe e bënë të tërhiqet i mundur.  Kjo tregon se uniteti është forca me të cilën mund të kthejmë krenarinë.

Lutemi për shpirtërat e deshmorëve tanë dhe e falenderojmë Zotin për këtë mirësi që na ka dhënë, Islamin.: “Nëse e Ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed 7) Allahu thotë të vërtetën

O ju falës të namazit! Është një orë që pranohet lutja prandaj lutuni dhe thoni amin.

O Zot na jep siguri në vendet tona, largo ankthet dhe pikëllimin nga ne .

O Zot ruaje Xhaminë Aksa nga pushtuesit. O Zot mëshiroj dëshmorët tanë, dhe liro të burgosurit tanë.O  Zot forcoj ata që qëndrojnë në të drejtën tonë dhe jepi forcën e Salah Ed Dinit. O Allah o Siguria e atyre që nuk kanë siguri dhe Forca e atyre që janë të dobët, të lutemi nga thellësia e zemrës që të mborsh çështjet e  muslimanëve ,lartësoi, ndihmoi dhe bëji të qëndrueshë ata.

O Zot  na bëj të pendohemi tek Ty me sinqeritet, pendesë para vdekjes dhe pas vdekjes. O Zot na mëshiro pas vdekjes sonë .

O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët. Forco të drejtën Tënde dhe të drejtën e Fesë .

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret , të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

Aksa / by

Post Author: