Qëndrueshmëri dhe këmbëngulje pavarësisht vështirësive dhe fatkeqësive

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     16-01-1447H   11-07-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema   Qëndrueshmëri dhe këmbëngulje pavarësisht vështirësive dhe fatkeqësive

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka zbukuruar me përkujtimin e Tij gjuhët e atyre që përkujtojnë Atë. Besimtarët, monoteistët që e  Njësojnë Atë e lavdëruan për këtë, nga të parët dhe të fundit, Ai që ndriçoi rrugën e së vërtetës për të udhëzuarit, kështu që ata janë në rrugën e drejtë. Ai fshehu të vërtetën për të devijuarit, kështu që ata ishin në humbje të qartë.

Zotin e lavdërojmë për atë që na udhëzoi dhe na zgjodhi, Atë e falënderojmë për atë që na ka dhënë dhe na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk kemi Zot tjetër përveç Tij, nuk adhurojmë askënd tjetër përveç Tij, me sinqeritet ja kushtojmë fenë, besimin  tonë Atij, dhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Udhëheqësi, imami, i të dërguarve dhe profetëve, dhe zotëria i të gjithë bijëve të Ademit, njerëzimit mbarë. Ai përcolli mesazhin e qartë dhe na tregoi fenë e drejtë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi pjestarët e familjes së tij, mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe dijeni se devotshmëria është drita e zemrave drejt frikës së Zotit të Plotfuqishëm, rruga drejt dashurisë së Tij, prova e frikës së Tij, rruga drejt lavdisë së Tij, metoda e profetëve të Tij dhe praktika e njerëzve të mirë të Tij. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Dijeni se devotshmëria është frut i bekuar që rritet në zemrat e besimtarëve përmes disa farërave që mbillen në to. Çfarë fare e mirë, çfarë fruti i mirë dhe çfarë mbjellësi i mirë është ai që kujdeset për atë farë në zemrën e tij dhe e ujit atë me ujin e bindjes së tij ndaj Zotit të tij, Allahut të Plotfuqishëm, në mënyrë që ajo të japë dritë; Drita e shpresës në Zot, mendimi i mirë për Zotin, e nesërmja, e sotmja dhe ditët e tjera janë në dorën e Zotit dhe nën urdhrin e Zotit. Kështu na ka mësuar Allahu, Zoti ynë, dhe na ka edukuar në të i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

O ju qëndrestarë! Historia e profetit është e mbushur me qëndrime dhe ngjarje që tregojnë shkallën e optimizmit, shpresës, besimit dhe sigurisë në fitoren e Zotit, që i zotëronte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe që ai i nguliti ato në shpirtrat e shokëve të tij dhe të muslimanëve pas tij. Udhëzim, histori, qëndrime dhe ngjarje të mbushura plot me lajme të mira që frymëzojnë optimizëm, ripërtërijnë shpresën, forcojnë sigurinë dhe konfirmojnë fuqizimin e umetit tonë dhe fitoren mbi armiqtë tanë, pavarësisht sprovave, fatkeqësive, padrejtësive dhe persekutimeve që vuajmë.

O ju namazfalës! Pesimizmi është një gjendje psikologjike që e godet njeriun në momente sprovash dhe vështirësish të mëdha, dhe në momente të shtimit të kontrollit nga armiqtë, e veçanërisht kur ka vrasje, zhvendosje, prishje shtëpish dhe migrim të detyruar. Pesimizmi mund të çojë njeriun e rënë në të në dëshpërim dhe humbje të shpresës.

Një zemër e mbushur me besim dhe e lidhur me të Gjithëmëshirshmin nuk dëshpërohet pavarësisht se sa e rrethojnë atë vështirësitë  dhe sa do të rëndohen për të ngjarjet dhe realiteti. Kjo ndodh sepse ajo, zemra e tij, ndjen mëshirën, dhembshurinë, mirësinë dhe butësinë e Zotit të saj dhe ai e di se në dëshpërim dhe munges të shpresës nga mëshira e Zotit ka përgënjeshtrim,  mohim të Kuranit Fisnik, të Zotit të botëve, në të ka përgënjeshtrim të dërguarit besnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe në të ka sjellje të keqe me Zotin e Plotëfuqishëm. Për këtë arsye Zoti ka paralajmëruar që të kemi kujdes nga dëshpërimi dhe humbja e shpresës nga mëshira e Tij, Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ … por, nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humb shpresën.” (Fussilet 49) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!” (El-Hixhr 56)

LEXO  Kuptimi i devotshmërisë dhe rrugët për ta arritur atë

O ju të lidhur me këtë vend! I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte optimist në të gjitha çështjet e tij, i bindur në Zotin e tij në të gjitha kohët e tij, me mendim të mirë për Atë në të gjitha situatat e tij. Jeta e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pavarësisht vështirësive, trishtimit dhe pikëllimit që përmbante, ishte plot shpresë, optimizëm, mendim të mirë për Zotin dhe bindje të fortë në fitoren e Zotit. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithmonë përgëzonte shokët e tij për fuqizim, siguri, mbrojtje dhe paqe, pavarësisht vuajtjeve, varfërisë dhe dobësisë së tyre.

Nga Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Isha me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në shpellë, kam ngritur kokën dhe kur kam parë veten poshtë këmbëve të njerëzve, kurejshëve, dhe kam thënë: “ O i dërguari i Zotit, nëse disa prej tyre ulën shikimin e tyre do të na kishin parë.” I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Ebu Bekër, hesht, kur janë dy vete Zoti është i treti i tyre.”

Në betejën e Bedrit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shokëve të tij duke i përgëzuar, u ka thënë: “ Shkoni dhe përgëzooni, merreni lajmin e mirë, sepse Zoti i Plotfuqishëm më ka premtuar njërin nga dy grupet. Pasha Zotin, është sikur po e shikoj fatin, fundin e njerëzve.” Ndërsa gjatë betejës së Ahzabit, grupacioneve, muslimanët u prekën me lodhje dhe rraskapitje ekstreme me hapjen e hëndekut, llogoreve, nga uria, frika dhe i ftohti i madh, shtuar kësaj rrethimin e ngushtë dhe tradhtinë e planifikuar. Ata gjithashtu u goditën dhe u tmerruan nga hipokritët dhe tradhtia e tyre, si dhe vuajtjet e tyre u intensifikuan. Megjithatë, i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nguliti, mbolli tek ata shpresën, optimizmin dhe besimin në fitoren e Zotit të Plotfuqishëm. Në Ether është transmetuar nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Vërtetë optimizmi është mëshirë nga Zoti për umetin tim. Pa optimizëm asnjë nënë nuk do të ushqejë dot me gji fëmijën e saj dhe asnjë puntor, që mbjellën pemë, nuk do të mbjellë dot një pemë.”

O ju besimtarë! Në dritën e asaj që përjetojmë sot në stuhitë e fitneve dhe kohërave të vështira,  dhe në valët e njëpasnjëshme të krizave, rritet domosdoshmëria e dallimit të rrugës së shpëtimit dhe e kapjes së litarit të shpëtimit nga këto fatkeqësi. Kjo ndodh sepse këto rebelime dhe trazira, kriza të thella, paragjykimi i institucioneve ndërkombëtare çnjerëzore, rënia e standardeve morale, humbja e të drejtave individuale dhe kolektive, transformimi dhe konfuzioni i fakteve, si dhe habia dhe hutimi i mendjeve, është e domosdoshme që të shikojmë shpresën dhe shpëtimin në Librin e Zotit tonë, në Kuran,  dhe në sunetin e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sepse në to është rruga e suksesit dhe litari i shpëtimit, duke ringjallur dritën e shpresës në zemrat tona dhe duke mbjellë farat e lehtësimit në mendjet tona.

Sa vështirësi janë kapërcyer me lehtësi dhe sa shqetësime janë pasuar nga lehtësimi?! Besimtari në Zot dhe në fuqinë e Tij e di se kjo botë është kalimtare, dhe se Ai, Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, nuk e krijoi atë si një parajsë, Xhenet, tokësore pa dhimbje dhe sëmundje, as pa tragjedi dhe hidhërime, as si një Xhenet në të cilin jetojmë në lumturi të menjëhershme pa vuajtje ose pikëllim. Por Ai, Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, e bëri atë një fazë të shkurtër kalimtare, në të cilën ka atë që ka nga mjerimi dhe vështirësitë, sepse çështja e besimtarit është tërësisht e mirë. “ Sa habi është me çështjen e besimtarit,” siç tha i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ nëse e godet vështirësia, ai e pranon atë me durim dhe është i durueshëm, e nëse i vjen lehtësimi, lavdëron dhe e falënderon.”

LEXO  Padrejtësia rruga drejt shkatërrimit, drejtësia jetë për njerëzimin

O ju besimtarë! Kur umeti përballet me sprova, le ta dimë se nuk është vetëm tek këta. Gjenerata të tëra besimtarësh dhe një numër muslimanësh kanë kaluar para tyre që janë sprovuar dhe kanë vuajtur nga jobesimtarët. Ata vazhduan të debatojnë dhe diskutojnë me ta derisa rezultati ishte për të drejtët dhe fuqizimi ishte për besimtarët. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.” (Al ‘Imran 137) Kush ecën mbi tokë me trupin e tij, me zemrën e tij, ose të dyja, dhe mendon me mendjen e tij, do ta kuptojë kuptimin e këtij vargu: “…si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.” (Al ‘Imran 137) Dënimi dhe ndëshkimi i tyre ishte se u munduan me ndëshkime të ndryshme të kësaj bote. Shtëpitë e tyre u shkatërruan dhe humbjet e tyre u bënë të qarta për njerëzit. Lavdia e tyre u humb, mbretëria e tyre u shkatërrua, ekstravaganca dhe krenaria e tyre u eliminuan. Ky është një tregues që u tregon njerëzve të vërtetën nga e pavërteta dhe dallon njerëzit e lumturisë nga njerëzit e mjerimit.

E vërteta ka gjendje dhe rreth, dhe gënjeshtra ka zgjerimin dhe sulmin e saj, ndërsa ditët janë cikle. Por e vërteta mbetet pavarësisht se sa dobësohet, dhe gënjeshtra, pavarësisht se sa e dukshme është, ajo venitet dhe zhduket. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Zotit: “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” (El-Isra’ 81)

O ju të lidhur me këtë vend! Gënjeshtra është gënjeshtër, dhe nëse ndjekësit e saj janë të shumtë, e vërteta është e vërtetë dhe nëse mbështetësit e saj janë të paktë. Flamuri i së vërtetës është i ngritur lartë dhe nëse askush nuk e ngre atë, ndërsa flamuri i gënjeshtrës bie dhe nëse të gjithë e ngrenë atë. Ne e dimë me siguri se dobësia është caktimi i Zotit tek qeniet njerëzore dhe karakteristika e tyre në ekzistencë. Kjo dobësi është më e rëndë kur nuk ka burime, kur afrohet fatkeqësia, kur horizonti i lehtësimit është i bllokuar në realitetin e parashikueshëm dhe ushtarët e dëshpërimit sulmojnë mbretërinë e zemrës së dobët, të prekur nga pikëllimi dhe shkatërrimi. Natyra e dëshpërimit njerëzor zbulohet nga Zoti i Plotfuqishëm në Librin e Tij, Kuran, kur thotë: “… por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.”(El-Isra’ 83)                                                             Megjithatë, në atë situatë të vështirë, njerëzit e besimit kanë një karakteristikë të veçantë të mëshirës hyjnore që dallohen me të nga të tjerët. Përmes saj, ata e shikojnë realitetin e hidhur me një vizion përgëzimesh të mira që i shikojnë vetëm ata, zemrat e të cilëve janë të mbushura me besim, që janë edukuar pranë shkallëve të fronit të Tij, e shohin realitetin përmes lentes së sigurisë dhe janë të mbushur me atë që sjell besimi nga fuqia e adhurimit në pritjen e lehtësimit të madh.  Kjo, për të lehtësuar barrën e pikëllimit dhe për të hapur një dritare të madhe për një shpresë të ndritshme, që asnjë pikëllim nuk mund ta mbyllë, pavarësisht sa e rëndë është, sa e errët është apo sa shumë që ajo zgjatën.                                                                                                                                                                   O ju muslimanë! Vërtetë, kush mediton në historitë e Kuranit të Shenjtë do të gjejë se një numër popujsh, shtetesh dhe mbretërish të padrejta janë prekur, goditur me një lloj ndëshkimi që asnjë qenie njerëzore nuk mund ta duronte. Shkaqet e shkatërrimit dhe zhdukjes së tyre ishte me urdhër hyjnor, e ligji hyjnor është që Zoti i goditi ata për një urtësi që vetëm Gjykatësi i Drejtë e di. Pastaj Zoti i goditi ata me ushtarët e Tij, duke i shfarosur dhe shkatërruar ata, dhe i bërë mësim dhe argument për ata që do të vinë pas tyre.

LEXO  Për të sprovuarit... mendoni mirë për Zotin

Çdo qytetërim i padrejtë, shtypës dhe agresiv mbart brenda vetes farat e rënies dhe shkatërrimit të vet, për shkak të padrejtësisë dhe agresionit të tij. Vuajtjet, fatkeqësitë dhe katastrofat që u ndodhën tiranëve të djeshëm, do të bien, me lejen e Zotit, mbi tiranët dhe shtypësit e sotëm, sot, nesër ose pasnesër. Kjo është ligjshmëria e Zotit që nuk do të ndryshojë dhe as nuk do të zëvendësohet. Ata do të largohen e  ne do të mbetemi.

O ju të lidhur me këtë vend! Vëzhguesi i mprehtë dhe personi inteligjent dhe i urtë do t’i lexojë lajmet për shtypësit dhe tiranët në Librin e Zotit, se si ata shkelën ligjin dhe ishin arrogantë dhe shkatërruan të korrat dhe njerëzit. Ata vranë fëmijë, gra, të moshuar dhe të të rritur, shkatërruan shtëpi, prishën puse dhe shkulën pemë dhe fruta, si Faraoni dhe ndihmësit e tij, Nimrudi dhe shoqëruesit e tij, Ebreha, elefanti dhe ushtria e tij, ushtria e mongolëve dhe tatarëve me barbarizmin dhe brutalitetin e tyre, ushtria e kryqtarëve dhe arroganca e tyre. Zoti i sulmoi ata me armët e qiellit dhe i shkatërroi me hakmarrje hyjnore. Të gjithë këta njerëz dhe të ngjashmit me ta menduan se nuk do të mposhteshin, por erdhi urdhri i Zotit dhe lehtësimi i Tij. Përfundimi i mirë dhe fuqizimi ishin për besimtarët, e ato janë ditë që Ne do t’i ndërrojmë  midis njerëzve. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, me të  thyejmë terrin e errësirër dhe dëshpërimit, pesimizmit, ndezim me të llambat e shpresës dhe agimit, largojmë me të shpirtin e disfatës dhe pesimizmit,  dhe ringjallim me të vendosmërinë dhe ambicien e vdekur. Me fuqinë dhe lavdinë e Zoti, Ai i Cili shkatërroi shekujt, brezat e parë, shpërbëri ushtri dhe kombe, rrëzoi tiranë nga pallatet e tyre dhe i vendosi ata në varre.

Lutjet dhe përshndetjet janë për zotërinë e njerëzimit, zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të dërguarin e mëshirës, ndërmjetësuesi i umetit, popullit të tij. O Zot, fale dhe mëshiroje larguesin e fatkeqësisë dhe errësirës, fali dhe mëshiroji familjarët dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në ditën e Gjykimit.

O ju të lidhur me këtë vend! Xhamia Aksa është vend i shenjtë që Zoti i Plotfuqishëm e ka shenjtëruar dhe nderuar. Ajo është xhami që banon në zemrën e çdo muslimani, i cili e shikon atë me syrin e zemrës, mendjes dhe gjymtyrëve të tij ditë e natë.  Xhamia Aksa është një e drejtë e pastër e muslimanëve  dhe vetëm për muslimanët, dhe kauza e saj është kauza e të gjithë muslimanëve. Prejardhja, origjina e xhamisë Aksa është e lidhur ngushtë me ne, vetëm me ne, umetin Islam. Ne jemi umeti trashëgimtar. Prandaj, e gjithë bota mbarë, me fetë, sektet, ligjet, grupet, partitë, shoqatat dhe organizatat e saj, duhet ta dinë se xhamia Aksa është kredoja, akideja dhe besimi i muslimanëve. Ajo është kredo fetare, e vërtetë historike,  rrëfim i qartë dhe origjinal, i vërtetuar nga realiteti dhe i dokumentuar në shkrimet e shenjta. Ajo u përket muslimanëve.

Xhaminë Aksa e ka bekuar Zoti i Plotfuqishëm atë dhe gjithçka që e rrethon, është vend adhurimi vetëm për muslimanët. Askush nuk ka të drejtë të ndërtojë, të adhurojë ose të kryejë rituale përveç banorëve të saj. Askush nuk duhet të jetë i pranishëm në të përveç muslimanëve nuk është e hapur dhe nuk pranon askënd tjetër përveç nesh.

O Zot, mbro xhaminë Aksa nga komplotet e komplotistëve dhe lakmia e lakmitarëve, bëje atë të mbushur me Islam dhe muslimanë. O Zot, t[ lutemi të meresh me armiqtë tanë. O Zot, shpërndaji unitetin dhe punët e tyre, përçaji tubimet e tyre, përmbys planet e tyre, ndrysho kushtet e tyre, uli flamujt e tyre, afro afatet, përfundimin e tyre, tronditi këmbët e tyre, zhgënje shpresat e tyre, shkatërro ndërtesat e tyre dhe çrrënjos gjurmët e tyre, deri sa tek ata të mos ngelet asnjë mbetje dhe asnjë mbrojtje, angazhoi ata me veten e tyre, jepu atyre një goditje të rëndë dhe merri ata me një ndëshkim të fuqishëm.

O Zot, na fal, mëshiro dhe prano pendimin tonë, vërtetë  Ti je Pranues i pendimit, Mëshirëploti. O Zot, ne ta besojmë Ty xhaminë Aksa. O Zot, ne ta besojmë Ty popullin e Palestinës. Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1876119193232545

Post Author: endrit