Xhamitë janë vetëm për muslimanët që adhurojnë Allahun

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    24-10-1445 H    03-05-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Xhamitë janë vetëm për muslimanët që adhurojnë Allahun

Lavdërimet janë për Allahun, e ka bërë haram, të ndaluar padrejtësinë për Veten e Tij dhe e ka bërë atë në mes robërve të Tij të ndaluar, haram. Allahu në një hadith Kudsi ka thënë: “ O robërit e Mi, vërtetë Unë e kam bërë haram, të ndaluar padrejtësinë për Veten Time, dhe e kam bërë atë haram, të ndaluar në mes jush, prandaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, në Dorën e Tij është çdo e mirë dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe pasuan traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi dëshmorët dhe mbi të rënët, mbi të rënët robër dhe të burgosurit, mbi namazfalësit që qëndrojnë në këmbë, në ruku dhe në sexhde, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në të gjithë tokën Palestineze.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdisit, Kudsit dhe rrethinave të tij! Allahu i Madhërishëm në Kuranin e Tij Famëlartë thotë, e Ai është që thotë të vërtetën: “ Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.” (El-Bekare 114)   

O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Të punuarit për të shkatërruar xhami është padrejtësi e nuk ka njeri më të padrejtë se ai që shkatërron xhamitë, që rrënon xhamitë dhe ndalon robërit e Zotit namazfalës, që qëndrojnë dhe e përmendin Zotin që të vizitojnë xhamitë e Zotit të Madhërishëm. “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El-Xhinn 18)

Nga padrejtësia është vrasja e grave, fëmijëve dhe të pafajshmëve, nga bijtë e popullit tonë të Palestinës, atje në Gaza dhe këtu në rripin Perëndimorë, dhe në Kudsin e shenjtë.

Nga padrejtësia është që të shkatërrohen xhamitë, atje në Gaza, dhe të ndalohen robërit e Allahut nga vizita në to dhe falja e namazit në to.

Nga padrejtësia është që populli ynë të privohet nga ilaçet, ushqimi dhe rrobat.

O ju muslimanë! Nga padrejtësia është që njeriu ti bëjë padrejtësi vëllait të tij njeri, kush do qoftë besimi i atij njeriu. Allahu i Madhërishëm ka krijuar të gjithë njerëzit dhe i furnizon të gjithë. I gjithë furnizimi i atyre dhe të tjerëve është nga furnizimi i Zotit tënd.

Nga padrejtësia është që një lloj nga njerëzit të privohen, apo një popull nga popujt, që të mbërrijnë tek ata mjetet e ushqimit, ilaçeve dhe shëndetit.

Nga padrejtësia gjithashtu është të shkatërrohen shtëpitë mbi kokat e pronarëve të tyre, të cilët nuk kanë asnjë faj vetëm se janë nga bijtë e këtij populli. Ky popull durimtar, vigjilent dhe i lidhur me këtë vend, në të gjithë tokën e Palestinës së dashur.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ndërsa xhamia e bekuar e Aksasë, e para nga dy kiblet e muslimanëve, xhamia e dytë e ndërtuar në tokë, xhamia e tretë në të cilat kërkohet udhëtimi për në to, përjeton padrejtësi dhe frikë të madhe nga armiqtë e Zotit. Nga armiqtë e xhamive, të cilët nuk respektojnë shenjtërinë e shtëpive të Zotit, xhamive, nuk njohin ligj që i mbron dhe i ruan këto shtëpi, xhamitë. Përkundrazi, se ata shkelin të gjitha ligjet dhe të gjitha organizmat, nga legjislacionet qiellore dhe ligjeve, organizmave ndërkombëtare, apo tradita njerëzore për të sulmuar xhamitë në përgjithësi dhe ndaj xhamisë së Aksasë në mënyrë specifike.

LEXO  Nderi dhe vlera e sexhdes për Zotin e Lartësuar

Xhamia e Aksasë ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë arrogancën e ekstremistëve dhe kolonëve si dhe grupacione nga pushtuesi, ajo vazhdon të vuajë arrogancën e të gjithë këtyre. I inkurajon ata në këtë gjë niveli zyrtarë në qeverinë e pushtuesit të urryer.

O ju muslimanë! Në javët e kaluara por se që në fillim të këtij viti si dhe në vitet e kaluara xhamia e Aksasë ka qenë stacion i sulmeve të pafeve dhe vend i padrejtësisë së të padrejtëve, të cilët për besimet nuk kanë peshore, ekuilibër, si dhe nuk marrin në konsideratë fe. Teza e tyre është dhuna e tyre dhe vityti i tyre është urrejtja e tyre, verbimi i tyre është që të shikojnë bijtë e muslimanëve, që vijë dhe shkojnë nga kjo xhami, dhe e vizitojnë dhe kujdesen për të në të gjitha situatat dhe kohët. Nuk ju pëlqen kjo sjellje dhe kjo vendosmëri nga bijtë e popullit tonë durimtarë dhe i vendosur, nuk ju pëlqen armiqve të Zotit. Ndërsa grupacionet  Jehude pa marrë parasysh emrave të tyre të ndryshëm, janë këmbëngulës në armiqësi dhe sulme ndaj shenjtërisë së xhamisë së bekuar të Aksasë. Duke menduar se përsëritja e sulmeve dhe ndërhyrjeve, se mësymja e tyre ndaj xhamisë së Aksasë dhe sulmet e tyre të përsëritura ndaj saj,  mund të gjejnë pranim, të pranohen, tek bijtë e popullit tonë durimtarë dhe i vendosur, si këto mësymje, apo këto sulme apo këto pushtime.

I kotë qoftë mendimi i tyre, fluturofshin shigjetat e tyre dhe u ktheftë plani i tyre kundër tyre! Sepse bijtë e popullit tonë durimtarë dhe i lidhur me këtë vend nuk largohen, as nga xhamia e bekuar të Aksas, por se as nga një grimcë toke nga dheu i saj i pastër. Përkundrazi ata janë të vendosur dhe të lidhur dhe e shtojnë vendosmërinë dhe këmbënguljen për tu kapur pas akides, besimit të tyre, pas fesë së tyre, pas adhurimeve të tyre dhe pas Islamit të tyre. A nuk e ka bërë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar këtë xhami të bekuar pjesë të akides së çdo muslimani në këtë botë?! Kjo përmes mrekullisë së udhëtimit të Israsë dhe Miraxhit me të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. A nuk e kanë dorëzuar të gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut  emanetin e kësaj xhamie tek i dërguari juaj i madh dhe profeti juaj i nderuar, ditën kur ai ka udhëhequr namazi, imam, i të gjithë të dërguarve të Zotit, në ambientet e xhamisë së bekuar të Aksasë. Ajo është besa, fjala e të dërguarve dhe emaneti i Allahut të Madhërishëm në qafat e të gjithë muslimanëve. Sepse ne udhëzohemi me të dashurin tonë të madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nuk e shesim, nuk negociojmë dhe as nuk e heqim dorë nga bartja e këtij emaneti, nga kujdesia për xhaminë e bekuar,  xhami Islame vetëm për muslimanët, nuk mund të jetë dikush ortak me ata në të.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ajo është emanet i akides, besimit, emaneti i të dashurit tonë të shtrenjtë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, emaneti i brezave të mëparshëm nga koha e sahabeve të nderuar deri në kohën tonë sot, deri në ditën kur Allahu të trashëgojë tokën dhe ata që janë në të, sepse xhamia e Aksasë dhe të gjitha shtëpitë e Zotit janë emanet në qafat tona dhe në qafët e të gjithë muslimanëve.

LEXO  Përkujtim madhështorë në lidhje me udhëheqjen dhe popullin

O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Qetësoni vetet tuaja sikur se keni qenë dhe keni qenë gjithmonë lidhja e sinqertë dhe rojet besnikë dhe të qëndrueshëm për xhaminë e Aksasë, për Kudsin dhe për vendet e tij të shenjta, dhe për Palestinë, tokën vakuf, e cila është vakf për të gjithë muslimanët.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ato grupacione Jehude ekstreme tundohen, e ata i tundon gjendja aktuale në këto ditë, nga luftërat dhe armiqësitë ndaj bijve të popullit tonë në tokën tonë Palestineze. I tundon ata lënia në baltë e muslimanëve, apo rënia në gjumë e arabëve nga detyra dhe emaneti i tyre ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë. Por ata nuk kanë parë dhe nuk kanë qëndruar në kumtimin e përgëzimit të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për ju dhe për të gjithë muslimanët në mbarë botën se xhamia e Aksasë është emanet në qafën e të gjithëve. Atyre nuk u shkonte në mendje që xhamia e Aksasë, e cila me ruajtësit, mbrojtësit, njerëzit dhe populli i saj kanë bërë të dështojnë të gjitha përpjekjet e mëparshme dhe më të vona,  i kanë bërë të dështojnë me forcën e vendosmërisë  dhe qëndresës së tyre,  me forcën e krenarisë së tyre, akides, besimit të tyre, Islamit dhe besimit të tyre. Janë mbështetur në fjalën e Allahut të Madhërishëm ku thotë: “ Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit…” (Et-Teube 18)

Kanë vendosur për vetet e tyre që të jenë mburojë reale dhe kala e pathyeshme për të thyer çdo synim ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë.  Zjarri i vitit 1969 ka dështuar, ka dështuar sulmi i ushtarit Izraelit në Kupon e Verdhë të nderuar në vitin 1982. Sikurse kanë dështuar të gjitha përpjekjet e atyre që pretendojnë se janë mbrojtësit e tempullit të pretenduar në vitin 1990, ditën kur pretenduan se ata do të vendosin gurin për tempullin e pretenduar në ambientet e xhamisë së bekuar të Aksasë. Ata dështuan në ditën e tunelit, dështuan ditën kur disa nga komando të tyre pushtuan xhaminë e Aksasë në vitin 2000. Kanë dështuar në ditën kur deshën të vendosin porta për xhaminë e Aksasë, për të penguar muslimanët që të arrijnë në të.  Kanë dështuar ditën kur ju mbushët, hapët dhe u falët në vend faljen Porta e Mëshirës, në çdo pjesë, në çdo pëllëmbë nga toka e xhamisë së bekuar të Aksasë, të cilën e ka bekuar Allahu nga lartësia e shtatë qiejve, në librin e Tij, Kuranin Famëlartë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’1)

Ka ardhur në një hadith të ndershëm: “ Dy sy nuk do ti preki zjarri i Xhehenemit; Syri që qanë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, vigjilent në rrugë të Zotit.”  Apo siç ai ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

LEXO  Vlerat e Dhjetë Ditëve të Fundit të Ramazanit dhe e Natës së Kadrit

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, deshi që robërit e Tij të punonin për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, dhe na ka lënë në rrugë të shndritshme, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju të lidhur në këtë vend të bekuar dhe të shenjtë! Kjo tokë të cilën e përzgjedhur Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nga toka e Tij, ka ardhur në një hadith të ndershëm: “ Vërtetë Allahu ma ka garantuar mua Shamin dhe njerëzit e tij!” Sikurse ka ardhur gjithashtu: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im që zbatojnë fenë e Allahut, të përballen me armikun e tyre, nuk do tu bëjnë dëm ata që i tradhtojnë dhe as ata që i braktisin, derisa të vijë çështja e Allahut e ata duke qenë në atë gjendje.” Ndërsa në hadithin e Ebu Umamas, ka ardhur: “ I kemi thënë; Ku janë ata o o dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Ata janë në Bejtul Makdis, Kuds dhe rrethinat e tij.”

Po, ata janë trashëgimtarët e të lidhurve me këtë vend, trashëgimtarët e njerëzve qëndrestarë dhe durimtarë, trashëgimtarët e atyre që janë të bindur në shpërblim, trashëgimtarët e atyre që Allahu i Madhërishëm i ka veçuar dhe i ka nderuar që të jenë të lidhur me këtë tokë, që të jenë kujdestarët e xhamisë së kësaj toke dhe vendeve të shenjta të saj. Që të jenë bijtë e një populli të cilin Allahu e ka bekuar dhe  e ka hedhur që të përballet me armikun, sepse ata janë të aftë për këtë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Më shumë vendosmëri dhe lidhje me këtë vend, me Kudsin dhe vendet e tij shenjta, dhe me xhaminë e bekuar të Aksasë,  e cila është emanet mbi qafat  e ne të gjithëve dhe emanet mbi qafën e çdo muslimani në këtë botë. Prandaj ne duhet të kujdesemi për këtë emanet deri sa të takojmë Allahun e Madhërishëm dhe Ai të jetë i kënaqur me ne, dhe të ringjallemi nën flamurin e të dërguarit tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili bashkoi të gjithë profetët në ambientet e kësaj xhamie,  të ringjallemi  nën flamurin e ndershëm, atje nën hijen e Allahut, në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij. Të fitojmë me ndihmën e Tij, Allahut të Madhërishëm duke qenë të lidhur, për të cilët na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Xhihadi, përpjekja juaj më e mirë është të lidhurit në rrugë të Zotit.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të lidhur, vigjilimi, i një dite në rrugë të Allahut është më mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Një vend i juaji sa një kamxhik në Xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Mëngjesi apo darka në të cilën shkon njeriu është më e mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.”

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Na jep ne dhe muslimanëve  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre.

O Zot,  bëj që përfundimi  ynë të jetë me vepra të mira. 

O Zot, lehtëso rrugëzgjidhjen e të burgosurve tanë, o Zot, bashkoi ata me ne në tokën tonë krenarë, o Zoti i botëve.

Të lutemi Ty për mëshirë për të gjithë dëshmorët tanë dhe dëshmorët e muslimanëve, për shpirtrat e të cilëve do ë falim namazin e xhenazes në mungesë, pas namazit të xhumasë.      

Ndërsa ti që thërret për namaz, fto për në namaz.

Afrim Smakaj                                                        

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/354176650999114

Post Author: endrit